14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6380

Hajnat vjedhin dukat në shtëpi të tre vëllezërve në Malishevë

0

Hajnat kanë vjedhur një sasi të arit në tri shtëpi të fshatit Llozicë të Malishevës, shkruan PrizrenPress.

Policia bën të ditur se viktima ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë thyer shtëpinë e tij dhe të dy vëllezërve të tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi ari dhe dy telefona celularë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia. /PrizrenPress.com/

VV në Malishevë: Konkursi i ri, problemet e vjetra në sektorin e arsimit

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë ka reaguar lidhur me konkursin që ditë më parë është shpallur nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune, për plotesimin e vendeve të lira për 27 mësimdhënës dhe 6 drejtorë shkollash.

Sipas VV-së, ka vite që arsimi në Komunën e Malishevës është kapur dhe përdoret nga pushteti lokal si mekanizëm i punësimeve partiake dhe rehatimeve të familjarëve të pushtetarëve të cilat kanë vënë sektorin e arsimit në gjendje të rëndë dhe pothuajse të pashpresë ku viktimat e vetme mbeten nxënësit, fëmijët tanë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Malishevë, vazhdimisht ka reaguar dhe paralajmëruar për degradimin që po i bëhet sektorit të arsimit në Malishevë, duke e shprehur kështu gjithnjë shqetësimin tonë për pasojat afatgjata që do t’i kenë këto veprime të paligjshme dhe kriminale të cilat për vite të tëra e kanë shkatërruar institucionin që do duhej të shpërndante dije”, thuhet në komunikatë, përcjellë PrizrenPress.

“Sot, ne i bashkohemi shqetësimit dhe thirrjes së prindërve, mësimdhënësve të devotshëm dhe profesional dhe qytetarëve të Malishevës për ndalimin e praktikave të deritanishme degraduese në procesin më të rëndësishëm të shkollimit dhe formimit të nxënësve”.

“Ne kërkojmë nga Kryetari Begaj dhe drejtori i arsimit që t’i jepet fund larjeve të borxheve partiake-familjare me vende pune në arsim por edhe kudo, në të kundërtën vazhdimi i praktikave të mëparshme jo vetëm që e përkeqëson gjendjen në arsim, por edhe paraqet rrezik fizik për sigurinë e nxënësve ku deri më tani ka pasur një numër rastesh nga të cilat janë cenuar të drejtat dhe siguria e nxënësve por edhe e mësimdhënësve duke vënë në pikëpyetje misionin që kanë institucionet arsimore”.

“Ne presim që procesi i përzgjedhjes së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave të bëhet konform ligjeve dhe rregulloreve të parapara për sistemin e arsimit parauniversitarë në Kosovë, duke zbatuar edhe praktikat më të mira, dhe në këtë mënyrë t’i japin fund, manipulimeve të çfarëdo forme në këtë sektor duke shfrytëzuar zbrazëtirat eventuale për të zgjedhur staf joprofesional, joadekuat dhe mbi të gjitha të paaftë por që po rastisin të jenë anëtarë të Nismës apo familjarë të ngushtë të strukturave të kësaj partie”.

“Prandaj, duke u nisur nga këto fakte, dhe duke pasur parasysh që shkollat dhe institucionet arsimore duhet t`i shërbejnë dijes dhe avancimit të nxënësve, dhe jo agjendave partiake klienteliste, ne i rekomandojmë kryetarit të komunës si dhe drejtorisë së arsimit ndërmarrjen e këtyre hapave të cilët ne i konsiderojmë që janë si parakusht për parandalimin e qasjes institucionale degraduese ndaj sektorit të arsimit, gjithashtu konsiderojmë që rekomandimet tona janë edhe si parakusht për të siguruar përzgjedhje të paanshme dhe profesionale të stafit edukativ-arsimor.

– Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, në radhë të parë duhet t’i eliminoi të gjitha parregullësit dhe format e manipulimit, si fshehjen e orëve, zëvendësimet e jashtëligjshme, si dhe ndaljen e të gjitha veprimeve me anë të cilave e ka degraduar deri me tani sektorin e arsimit ne komunën tonë.
– Të bëjë shkëputjen e kontratave të punës me gjithë ata punonjës të arsimit të cilët janë të përfshirë në çfarëdo forme në skandale të ndryshme të manipulimit, sidomos me ata të cilët janë pjesë e skandalit të falsifikimit me diploma, dhe me gjithë të tjerët që në çfarëdo forme kanë shkelur ligjin dhe etiken profesionale të punonjësit në arsim.
– Të kërkoj vazhdimisht përgjegjësi dhe llogaridhënie, ndaj drejtorëve dhe mësimdhënësve për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë që ndodhin brenda dhe jashtë procesit mësimor, për numrin e madh të mungesave të nxënësve, e të mësimdhënësve, dhe për të gjitha problemet e sidomos ato në aspektin disiplinor.
– Të kërkoj përgjegjësi dhe të ndërmarr masat disiplinore ndaj gjithë atyre të cilët në çfarëdo forme bëhen pjesë e manipulimit të testeve kombëtare të arritshmërisë dhe testeve të maturës, dukuri kjo e cila vazhdimisht e ka përcjell sektorin e arsimit edhe në Malishevë, e që askush deri me tani nuk është ndëshkuar, ndërsa viktimë e atyre manipulimeve janë vet nxënësit.
– Ne gjithashtu kërkojmë që Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, gjatë këtij procesi t’i zbatojë në tërësi udhëzimet administrative dhe rregulloret e Ministrisë së Arsimit që përcaktojnë kriteret dhe procedurat bazë për përzgjedhjen e kandidatëve të suksesshëm duke mos e vazhduar praktikën e intervistimeve të kandidatëve pa teste dhe pyetësor logjiko-profesional dhe me qasje denigruese ndaj kandidatëve.
– Drejtoria e arsimit të formojë një databazë e cila paraselekton dhe renditë kandidatët sipas pikëve dhe e cila duhet të bazohet sipas kritereve në udhëzimet administrative, studimet pasuniversitare-masteri, përvojën e punës, numrin i trajnimeve profesionale dhe notën mesatare në studime. Kjo databazë duhet të përmbajë listën e cila ndanë kandidatët që plotësojnë kriteret për intervistë nga ata që nuk i plotësojnë ato dhe e njëjta të bëhet publike në tabelën e shpalljeve në komunë, në shkollat përkatëse dhe sidomos në uebfaqen e komunës.
– Intervistimi i kandidatëve për drejtor të shkollave të bëhet në panel të gjerë ku përfshihet përfaqësuesi i prindërve, kurse gjatë procesit të intervistimit të mundësohet prezenca e prindërve dhe komunitetit. Kandidatët për drejtorë të shkollave të shpalosin para panelit intervistues dhe të pranishmëve të tjerë (nxënës, prindër, qytetarë) planin e tyre zhvillimor të shkollës për të cilat konkurrojnë”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Malishevë, beson se përfillja e këtyre rekomandimeve nga ana e drejtorisë së arsimit i shërben në radhë të parë shkëputjes përfundimtare të manipulimit me sektorin e arsimit, i shërben çkapjes së institucionit të dijes nga politika dhe nga grupet tjera të interesit. Mbi të gjitha i shërben kthimit të dinjitetit të mësimdhënësve të cilët pastaj do të jenë në shërbim të edukimit dhe të avancimit të dijes së nxënësve”. /PrizrenPress.com/

Vdekja e Dianës, Princi Harry zbulon pengun e tij më të madh

0

Princi Harry i Britanisë së Madhe zbulon se pengu i tij më i madh është fakti se nuk ka folur më parë për pasojat që ka lënë vdekja e nënës së tij, Princeshës Diana.

31–vjeçari ishte vetëm 12–vjeç kur Princesha e Uellsit humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris, në vitin 1997.

Harry foli gjatë një eventi bamirësie për personat me aftësi të kufizuara mendore. Ai u filmua teksa bisedonte edhe me ish – futbollistin e Manchester United, Rio Ferdinand.

“Më vjen keq që nuk kam folur kurrë për të. Për 28 vite të jetës time nuk kam folur kurrë”, rrëfeu Harry për Ferdinand.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë event, ai shpjegoi se është shumë e rëndësishme që personat të cilët vuajnë humbjen e dikujt të flasin, të shprehin ndjenjat e tyre.

“Është normale që të vuash dhe të flasësh për atë që ndjen. Nuk është dobësi. Dobësi është të kesh një problem dhe të mos e pranosh dhe të mos e zgjidhësh atë”, deklaroi ai.

Princ Harry

Ja pse nuk duhet të ngatërroheni me Melisën

0

Melissa Giraldo është një modele kolumbiane e lindur në Medellin. Linja perfekte dhe nje karriere e suksesshme në botën e modës.

Ajo ka kaluar kufijtë e vendlindjes pasi tashmë është bërë e njohur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasioni i Melisses është sporti dhe në veçanti ajo preferon të marrë leksione kikboksi dhe patinazhi. Ajo e para është një arsye që ju të mos ngatërroheni me të./TCh/

Femra që frymëzon librat e mi…

0

“Gjëja e parë që mëson një shkrimtar është se çdo rrëfim artistik, pavarësisht zhanrit dhe gjatësisë së rrëfimit, ka dy shtylla themelore: syzheun (logjika e konfliktit) dhe personazhin. Këto të dyja janë aq të ndërlidhura me njëra-tjetrën, saqë diskutimi se kush është i pari është i njëjtë me debatin nëse pula e bëri vezën apo veza pulën”, kështu e sheh Albatros Rexhaj sfidën për krijimin e një personazhi të gjinisë së kundërt. Sipas tij, një personazh i motivuar shkakton pështjellime që ndihen nëpër të gjithë universin dhe gjeneron e vë në lëvizje një konflikt të fuqishëm që mund të zgjatë për aq sa dëshiron shkrimtari. Por, në anën tjetër, jo përherë një konflikt i fuqishëm gjen dhe zbulon më së paku një personazh të motivuar.”Personalisht jam ithtar i idesë se vetë personazhi e krijon dramën dhe se finesat e rrëfimit, para se ato të shpërfaqen në universin letrar, ngjizen dhe zhvillohen brenda vetë personazhit, derisa të arrijnë pikën e shpërthimit. Shkrimtari duhet ta njohë personazhin e tij po aq sa e njeh edhe veten, por në të njëjtën kohë duhet të ketë kujdes që sa më pak të ndërhyjë në mënyrën se si mendon personazhi. Pavarësisht tundimit për ta menaxhuar në njëfarë mënyre mendjen e personazhit, shkrimtari lipset të lejojë pavarësinë e mendimit të tij, personazhit, pra, në mënyrë që ai të ketë mendjen e vet dhe jo të jetë, si të thuash, një klon i mendimeve të shkrimtarit”, thotë ai. Albatros Rexhaj e sheh të ardhmen me sytë e Michel Houellebecq.

“Jeta vjen e bëhet dëshpëruese, ndoshta se rinia ikën dhe vjen plakja”, shprehej shkrimtari i njohur francez në një intervistë pak kohë më parë. Por sërish Houellebecq beson te romantizmi, tek ai romantizëm që vjen nga brenda dhe bëhet aq i fortë te ty, teksa mendon se nuk do ta takoje kurrë. Ka diçka të ngjashme mes konceptit të tij dhe Rexhajt, që e sheh letërsinë si një formë për të depërtuar tej në indet e dashurisë, duke këmbëngulur se ajo ekziston si te “Zonja Z”. Por çmendon shkrimtari nga Kosova për truallin letrar të letërsisë së sotme shqipe …

Borghesi e konsideronte letërsinë si një qenie imagjinare, duke e konsideruar atë si një shumësi të të gjitha shenjave të universit …?

Konsideroj se secili shkrimtar e krijon një ide të vetën mbi atë se çfarë është letërsia dhe, në mendimin tim, pikërisht ky detaj e bën një shkrimtar të dallueshëm nga tjetri. Për mua, letërsia është vazhdimësi e qenies sime dhe një nga mënyrat me anë të së cilës unë lidhem me qendrën e universit – koncept të cilin e kam shpjeguar te romani im “Edith”. Besoj në atë se universi, përfshirë edhe ne si pjesë e tij, është një dhe i pandarë, një organizëm kompleks dhe i gjallë në mënyrën e vet. Për mua, letërsia është një nga mënyrat se si universi komunikon me të gjithë ne.

Nëse doni të hidhni sytë në peizazhin më të bukur të botës, lexoni një libër shprehej ai. Cilin libër do të zgjidhje?

Mendoj se kjo zgjedhje nuk është diçka e fiksuar. Gjatë jetës, njeriu ndryshon dhe rrjedhimisht ndryshon edhe mënyra se si e shohim dhe si e ndiejmë veten dhe botën. Hë për hë, në raport me botën, ndjesitë e mia nuk janë në rrafshin e asaj që mund të cilësohet si diçka e bukur, pasi konsideroj se bota është në prag të një epoke shumë të errët që do të shënohet me shumë dhembje dhe vuajtje. Këtë peizazh të botës aktualisht e gjej te libri “Nënshtrimi” nga Michel Houellebecq. Bashkë me letërsinë ka lindur dhe shkenca hulumtuese e saj … Në të gjitha kohërat shkrimtarë dhe filozofë kanë pasur dëshirën për të pasur një shtëpi të përbashkët, ku përmes një çaji a gote alkooli të flisnin për librat.

Në cilën prej këtyre strehëzave letrare do të doje të kaloje disa orë?

Shkencëtarët për letërsinë dhe shkrimtarët kanë nevojë për njëri-tjetrin, por jo rrallëherë edhe bien në konflikt mes tyre

Për mendimin tim, mendimi shkencor për një vepër letrare është diçka që kërkon kohë dhe nuk mund të bëhet aty për aty. Nuk duhet harruar se shkenca për letërsinë ka refuzuar emra të mëdhenj si Xhojsi dhe të tjerë. Mendimi i plotë e objektiv për një shkrimtar, rrjedhimisht edhe për veprën e tij, vjen vetëm pas një kohe dhe merr parasysh edhe ndikimin në shoqëri që mund ta ketë një vepër e caktuar. Sa i përket shtëpisë së përbashkët – një strehë ku shkrimtarët mund të gjejnë njëlloj qetësie për mendimet e tyre, por edhe sigurinë e nevojshme për të debatuar me të tjerët – mendoj se ne jemi larg nga diçka e tillë, sepse nuk ekziston diçka që do të mund të cilësohej si një komunitet shkrimtarësh. Fjala “komunitet” nuk nënkupton vetëm tërësinë numerike të shkrimtarëve, por edhe praninë e një komunikimi korrekt dhe një mirësjelljeje themelore në raport me njëri-tjetrin dhe në raport me kritikën. Konsideroj se fatkeqësisht korrektësia dhe mirësjellja minimale moti ka ikur nga komuniteti i artistëve. Për mua, strehëza ime është ai vend ku ndihem i qetë dhe i sigurt, pak rëndësi ka nëse është bar, librari, market apo çfarëdo.

Në Shqipëri apo Kosovë, revistat letrare kanë pasur rrugëtimin e tyre … Si e kujtoni kontaktin tuaj me këto revista letrare?

Kontaktin me revistat letrare në shqip e kam pasur gjatë ditëve të mia në gjimnaz, por ato i takonin një kohe tjetër. Aktualisht nuk kam ndonjë kontakt me revista letrare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, por ndjek nga afër revistat në rajon dhe ato që botohen në gjuhën angleze. Jam abonent i rregullt dhe mezi e pres ditën kur do të më vijnë në shtëpi ose në versionin elektronik në iPad-in tim. Vitet e fundit, as revistat letrare, por as kritika letrare nuk kanë mundur të jenë në kohët e tyre të mira.

A është kjo një krizë që ka ardhur bashkë me brerjen e mendimit letrar?

Për mendimin tim, problemi me letërsinë dhe kritikën shqipe qëndron në ngurrimin (për mua të pakuptimtë) që të përqafohet mendësia e shekullit 21. Dua të përkujtoj se nobelisti Patrick Modiani, gjatë marrjes së çmimit në Stokholm, tha se, si rrjedhojë e bumit teknologjik dhe përqafimit masiv të rrjeteve sociale, po lind një mënyrë e re e të shkruarit, rrjedhimisht edhe një letërsi e re. Fatkeqësisht, letrat shqipe janë vetëngujuar në mendësinë e viteve ’70-’80 të shekullit të kaluar dhe letërsinë e shohin me filtrat e asaj kohe. Unë për vete kam bërë një prerje cezariane me atë mendësi dhe konsideroj se kjo shënon edhe një nga shtyllat e suksesit tim, sepse lexuesi më ka pranuar si eksponent i një letërsie të re në shqip. Kolegët e mi, por edhe komuniteti më i gjerë, duhet të heqin dorë nga idealizimi i tepërt i artit dhe letërsisë, por duhet të jemi më realist në raport me veten, artin, por edhe njëri-tjetrin.

Cila është sfida e krijimit të një personazhi të gjinisë së kundërt?

Kjo sfidë bëhet edhe më e madhe kur shkrimtari duhet të krijojë një personazh të gjinisë së kundërt.Kur kam krijuar personazhin e Zonjës Z, sfida ime më e madhe ishte që të mos përshfaqja një personazh femër sipas konceptit tim se si duhet të mendojë një femër. Arsyeja përse Zonja Z është një personazh intrigues, qëndron pikërisht te pavarësia e mendimit të saj. Ajo është tejet e pavarur nga mendimet e mia, mendon e vepron në botën e vet tërësisht femërore dhe jo në një botë “femërore” të dizajnuar sipas parapëlqimeve dhe dëshirave të mia si autor, por edhe si mashkull. Kjo lloj sfide është edhe më e madhe kur një shkrimtare femër përpiqet të konceptojë dhe të sjellë në jetë një personazh mashkull. Historia e letërsisë tregon se ka shumë pak shembuj të suksesshëm kur një shkrimtare femër ka arritur të realizojë personazhe të fuqishme mashkullore, që mendojnë, flasin dhe veprojnë si meshkuj të vërtetë dhe jo të kontrolluar nga autoret. Mary Shelley, Jane Austen dhe Charlote Bront janë shembujt model të krijimit të personazheve meshkuj, por në letërsinë bashkëkohore nuk ka edhe aq shumë autore që të kenë arritur t’i çlirojnë personazhet e tyre meshkuj nga mënyra e tyre e të menduarit si shkrimtare. Në letërsinë shqipe, ky problem është edhe më i madh, për arsye se, mbase të ndikuar nga mënyra jonë e vrazhdë e të jetuarit, autoret femra kanë prirje që personazhin mashkull ta veshin bardhë ose zi. Nuk dua të jap leksione për atë se si të veprohet, por, gjithnjë nisur nga përvoja ime, mendoj se çelësi i suksesit fshihet te komunikimi i sinqertë mes shkrimtarit dhe redaktorit letrar. Shkrimtaret femra duhet të hulumtojnë dhe të gjejnë redaktorin letrar me të cilin mund të bashkëpunojnë, por edhe të mos hezitojnë që të pyesin, të hulumtojnë dhe të debatojnë me meshkuj të gjithëllojshëm, të profileve dhe përkatësive të ndryshme sociale, derisa ta kuptojnë mënyrën se si mendon vërtet një mashkull. Te libri “Zonja Z” kam pasur fatin të punoj me dy redaktore femra, të cilat, pos që kanë shikuar pjesën stilistike të librit, po ashtu janë përqendruar në finesat e mënyrës së të menduarit të personazhit. Para se të krijoja Zonjën Z, pos shënimeve të mia që i kisha nga bisedat me muzën time, personin real që ka shërbyer si model për të krijuar personazhin, kam zhvilluar me dhjetëra, në mos më shumë, biseda me femra të profileve të ndryshme, gjithnjë me synimin që të kapja finesat e mënyrës së të menduarit si femër. Por, në fund, “krehjen” përfundimtare dhe kujdesin deri në detajet më të imta e kam bërë me dy redaktoret e mia. Debati me redaktorin nuk është i lehtë, por është e domosdoshme që shkrimtari ta kuptojë se mendimi alternativ apo sugjerimet janë po aq të rëndësishme sa edhe mendimi i tij për veprën e vet. Në fillimet e mia kam pasur fatin që të punoj me Sejdin Cekanin, një redaktor letrar që nuk ngurron të përfshihet në debate të zjarrta profesionale me shkrimtarin, por që, në të njëjtën kohë, asnjëherë nuk harron se në vepër duhet të nxirret më e mira e shkrimtarit dhe jo të tregohet epërsia intelektuale dhe profesionale e redaktorit. Në fund, e ndiej të nevojshme të them se jam shumë i vetëdijshëm se profesioni i redaktorit letrar (si autoritet që shikon jo vetëm gjuhën, por edhe stilin dhe të gjithë strukturën e librit) te ne po kthehet në një specie në zhdukje. Dhe, me kohën, mungesa e redaktorëve profesionistë do të jetë një handikap i madh për të gjithë shkrimtarët, femra apo meshkuj.

Për demarkacionin të dëgjohet zëri i ekspertëve

0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi i ka bërë thirrje Qeverisë të tërhiqet dhe të dëgjojë zërin e ekspertëve sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Isufi ka thënë se deputetët nuk duhet të bien në lajthitjet për ta votuar versionin aktual të demarkacionit por, sipas tij, duhet ta dëgjojnë zërin e ekspertëve dhe të binden se versioni i Komisionit qeveritar nuk është i vërtetë.

Isufi ka shprehur optimizëm se tryeza e 3 gushtit për demarkacionin do të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi kufirin e Kosovës me Malin e Zi.

Ai ka thënë se në këtë tryezë ekspertët eminentë do të tregojnë se pikat kufitare Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë të padiskutueshme në bazë të hartave dhe dokumentacionit.

Ja kush e bllokoi Ligjin antimafia në Kosovë

0

Muaji qershor ka qenë afati i fundit i kalendarit legjislativ të Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e të ashtuquajturit Ligj antimafia- Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, por tani jemi në muajin korrik, në javën e fundit, dhe ky ligj nuk është miratuar në Qeveri, për t’u proceduar tutje në procedurë normale të shqyrtimit dhe diskutimit nga Kuvendi i Kosovës.

Gazeta ka dërguar gjatë ditës së djeshme pyetje edhe në Ministrinë e Drejtësisë, që është resori përgjegjës që e ka në planin legjislativ hartimin e këtij ligji, por nuk kemi arritur të marrim përgjigje se çfarë po ndodh me vonesat e procedimit për miratim të Ligjit antimafia. Tanimë edhe ekspertët e kësaj fushe dyshojnë se zvarritja e këtij ligji po bëhet qëllimisht. Sipas tyre, nuk mund të anashkalohet domosdoja e hartimit të asaj përmbajtjeje të ligjit, të cilit së pari do t’i tremben pushtetarët e politikanët që në asnjë mënyrë nuk mund ta justifikojnë pasurinë e fituar në rrugë të paligjshme. Gjithashtu mbizotëron edhe dyshimi se në proces e sipër të blerjes së kohës, edhe ky ligj do të mund të manipulohet në atë mënyrë që, duke lënë zbrazësi të ndryshme në përmbajtje, të vazhdojë akoma të mbrojë mafio-politikanët dhe pasurinë e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme, dhe këtë ligj ta keqpërdorin pushtetarët për t’i dëmtuar ata që nuk bashkëpunojnë me ta për të krijuar lidhje korruptive e kriminale.

Ndryshimet kushtetuese të kushtëzuara nga serbët Profesor Mazllum Baraliu konsideron se kjo zvarritje mund të jetë rezultat i veprimit të qëllimshëm të ngadalësimit të procedurës së bërjes së këtij ligji, si praktikë e avashllëkut të punës së organeve gjegjëse që punojnë në fushën e legjislacionit në kuadër të Qeverisë së vendi, dhe kjo mund të bëhet pikërisht për të ikur, për të shpëtuar nga konsekuencat, sepse disa segmenteve institucionale dhe qeverisëse nuk u konvenon që të nxirret një ligj i tillë, ngase dihet paraprakisht misioni dhe qëllimi i bërjes së këtij ligji.

“Mirëpo, tani kur jemi në një situatë të tillë, ku paraqitet si domosdoshmëri ballafaqimi i drejtpërdrejtë me luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit, ndoshta do të ishte më mirë që të fillohet dhe të bëhet një pako e tërë e ligjeve antikorrupsion, përfshirë këtu edhe Ligjin antimafia, si pako e ligjeve që do të ndikonin të reformohet si tërësi sistemi i drejtë- sisë dhe gjyqësisë, si një model i përafërt me atë që po ndodh në Shqipëri”, është shprehur ai. ” Ndoshta jo si tërësi që të ketë edhe implikime kushtetuese, sepse ato do të kërkonin dy të tretat e deputetëve.dhe këtë mund ta paraqesë si pengesë Lista serbe dhe përfaqësuesit e Vuçiqit në Kuvendin e Kosovës, por kryesorja është që do të duhej pa vonesë ndërtim i një qasjeje të re, shumë të saktë e serioze, në fushën e sundimit të ligjit. Kjo qasje duhet të jetë më shumë se një ligj që është menduar deri më tash, sepse vetëm në atë mënyrë do të mund të vihen në binarë sistemi i drejtësisë dhe avancimi i tij në funksion të stabilizimit të shtetit ligjor”, tha profesor Mazllum Baraliu për “Kosova Sot”

Dështimet e planeve, traditë institucionale Edhe ekspertja e fushës së sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, Albana Rexha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, konsideron se kjo zvarritje e bërjes së këtij ligji mund të jetë një nga ato sëmundjet kronike që vazhdimisht i mundojnë institucionet tona dhe i bëjnë të dështojnë në realizimin e plotë të planit vjetor të bërjes së ligjeve, pavarësisht nëse ndodh qëllimshëm apo për arsye të mungesës së ekspertizës.

“Vlerësoj se është bërë tashmë traditë e qeverive të Kosovës, që plani legjislativ të mos përmbushet, ashtu siç parashihet në fillimvit, prandaj edhe këtë vit besoj se nuk do të befasohemi. Pjesë e kësaj vonese është edhe Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, i cili ende nuk është vendosur në mbledhjen e Qeverisë dhe rrjedhimisht nuk është sjellë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim, ndonëse ky ligj është ndër më të rëndësishmit në strategjinë legjislative dhe ligj ky me interes nacional për shtetndërtimin e Kosovës”, ka potencuar ajo, duke e vlerësuar një ndër ligjet kryesore të kornizës legjislative antikorrupsion. “Por, siç duket, për Qeverinë lufta kundër korrupsionit është vetëm prioritet fjalësh, por jo prioritet në praktikë, përkundër kërkesave të vazhdueshme të shoqërisë civile dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për të instaluar rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Albana Rexha për “Kosova Sot”.

Edhe ajo nuk e fsheh dyshimin e bazuar se zvarritja e ligjit bëhet qëllimisht nga politika, e cila i frikësohet atij, bërjes së ligjit për vetëndëshkim, rezistencë që ndodhi në Shqipëri, por u votua falë presionit të faktorit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile. “Natyrisht, ky ligj prek direkt të gjithë ata ta cilët janë të përfshirë në afera korruptive, prandaj edhe mund të ketë hezitim dhe shtyrje të procesit derisa të ketë hapësirë për të bërë një gjë të tillë. Edhe në Shqipëri u deshën rreth 18 muaj për të miratuar ndryshimet e reformës në drejtësi, dhe kjo si pasojë e presionit të vazhdueshëm nga ana e faktorit ndërkombëtare dhe jo nga vullneti i liderëve politikë”, tha Rexha për “Kosova Sot”

Michelle Lewin me ‘bikini vdekjeprurrse’

0

“Bikini vdekjeprurrse” janë quajtur ato të supermodeles Michelle Lewin e cila i ka lënë pa frymë të gjithë në plazh.

Modelja venezueljane e fitness-it, Michelle Lewin, po kalon disa ditë pushimi dhe qetësie në plazhet fantastike të Miami-t, por me bikinit e saj ajo duket që ka një trup mjaft të tonifikuar dhe seksi.

Mesazhi prekës i djalit të dëshmorit ne Facebook

0

Islam Krasniqi

Duke i lexuar njoftimet në Facebook, me ra nje postim në sy, i cili ma turbulloj mendjen, i cili me beri të mendoj shum gjëra të cilat nuk i kisha menduar asnjë herë me parë, hallet e një të riut i cili ishtë femiu i deshmorit, dhe i cili i’a jepte lamtumiren prindit të tij pran varrit.

” I dashuri baba, me fal të lutem, me fal që po e marr këtë vendim qe ti kurr nuk do të me falesh as nën varre, sot uneë palova teshat mia, sot po i vë qelsin shtëpis tone, po e le nënen time dhe tënden në prag të shtëpis si dy qyqe, po ju kthej shpinen të afermëve qe ti mi le, se po nisem me një rruge të re.

Porosia jote e fundit ishte qe të rritemi, të shkollohemi dhe të punojm për ndertimin e shtetit, që aq shum e deshte, të cilit vend ti ja fale edhe jetën. Pavarsisht nga skamja dhe varfëria e madhe që e u shtri mbi familjen tonë, ne u shkolluam, por në punë askund spo mund te kyqemi, sepse shokte e tu të pushkes, po na shohin vetëm në fushatat zgjedhore, apo në përvjetorin tënd , i kane zane ka 10 vende punë, e ne femij deshmorëve duhet të presëmi pensionin tënd që të mbushum barkun buk, andaj sot po mora një vendim që do të vuaj terë jetën, por spo kam rrugë tjetër, sot po nisemi për europ apo edhe me large.

Ata që ty të vrane dhe masakruan qindra mira fëmije gra dhe pleq, ata po trajtohen si familje mbretërore nga qeveria e Kosovës ne A’tdheun tënd, po sillen sot si pronar të Kosoves, të gjithë të punesuar, dhe po bejn qfar po dojn sikur në kohen e milloshoviqit..

Apo e shiheni së në qfar gjendej kemi ranë, nuk e dim së ku po jetojëm, femijet e deshmorve, po traëjtohen njeit siq trajtohen ne serbi apo maqedoni, ku femijet e deshmorëve u lane në meshiren e Zotit. A është ky shperblimi që e meritojn familjet e deshmorëve, apo kjo ishte projekt i bashkësis nderëkombetare, që lideret tane të shkelin mbi familjet e deshmorëve, për ti përmbushur kërkesat e serbis, që të marrin me shum poena karrshi ndërkombetarëve..

Nje thënie Ruse thote: “Nuk kam frikë nga ligji, por nga gjykatësi”, nga ai i cili e ndan këtë drejtesi, nga ai qe po i prin keti populli, i cili është ber milioner, duke u thirrur ne vlerat e luftes dhe te paqes, me djersen tone, e ne po jeton ne varfëri të thelle, ne skamje, duke shpresuar për nje dite me të mirë. Nesë nuk ndryshon ky sistem, nesë nuk vetdisohen këta lider, kjo elit politike, populli një ditë do të largohen të gjithe, sepse shpresen e të ardhmes ja vrat ju vetë me punët e ndyta te juajat.

Ky njeri po iku nga halli, sepse edhe ky duhët ti ushqej dhe te kujdeset per familjen tij dhe jo se është më pak shqipetar, jo se e do me pak at’dheun e tij, por ai po largohet së atëdheui tij u bë goja e peshkaqenit, ku gjithqka po përbin pameshirëshum. Qeveria duhet që ti fletë vetës dhe ti thotë stop të keqës, tua marr zyrtarëve dhe militantëve të vetë vendet e shumfishta të punës dhe të punësoj kuadro të reja, që enërgjin dhe diturin e tyrë të shkrin në vendin e tyrë, e jo nepër baushtella e kanalizime të Euroes!…

Shpella muze e Kabashit të Prizrenit, ilaç për sëmundje të ndryshme

0

Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër dhe shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e mëvonshme historike: në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenarja ilire e periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pahulumtuar nga arkeologët, shkruan gazeta Kosova Sot.

Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë ilirodardane, dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet. Në fshat, gjenden themelet e bazilikave, tregon arkeologu Shafi Gashi.

“Edhe mikrotoponimet në këtë lokalitetit janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit, Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj”, tregon ai.

Historia Qazim Kabashi shprehet se Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore.

“Në fshatin malor, Kabash ekziston manastiri i lashtë, manastiri i “Shën Pjetrit”, që në popull njihet si “Kisha e Keqe” e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë, këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit”, shprehet ai.

Ajri i pastër shëronte “veremin”

Mirëpo, sipas Kabashit, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në “Sveti Petar”. Në dokumentet serbe, ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumentet si objekte serbe. Fshati Kabash ndahet në dy zona, në mëhallën e Gurit dhe mëhallën Zenelaj. Rexhë Ukaj, banor i fshatit, tregon se dikur pleqtë tregonin se njerëzit kanë besuar shumë në gurin e ajrin e Kabashit.

“Të gjithë ata me sëmundje të tuberkulozit, siç është e njohur në popull “veremi” shkonin atje dhe shëroheshin ndoshta vetëm për një verë. Ajri i pastër uji i pastër dhe i begatë pastaj besimi i përkushtuar në të gjitha këta gurë ka shëruar shumë sëmundje”, shprehet ai.

Megjithatë, edhe gratë që nuk arrinin të lindnin shkoni atje që të shëroheshin, falë kushteve klimatike por edhe falë respektit psikik.

Xhemile Berisha një plakë 87 -vjeçare nga Prizreni tregon se në Kabash te e “gëzuara shpellë muze” ka shkuar me rejën e saj dhe atje ka qëndruar nja dy javë vere, dhe pas këtij rasti beson se nusja e saj u bë me fëmijë.

Banorët kërkojnë që lokaliteti të bëhet fshat turistik

Zona e Kabashit është një kompleks i gjerë arkeologjik dhe historik, me bukuri të rralla natyrore, prandaj kërkesë e banorëve është që institucionet lokale – Komuna, dhe ato qendrore – Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Mbrojtjen e Ambientit të investojnë në këtë lokalitet historik e arkeologjik dhe këtë fshat ta shndërrojnë në një zonë të bukur turistike. Buzë rrugës që shkon në mëhallën Zenelaj, në kodër mbi fshatin Korishë, gjendet Kalaja e Vjetër, që nga hulumtimet e para arkeologjike në vitin 2002 janë gjetur themelet e një bazilike të periudhës paleokrstiane, kurse në afërsi të Kalasë, një vendbanim i lashtë 1200 vjet para lindjes së Krishtit. Në Kabash gjendet edhe manastiri i “Shën Markut”, ku në vitin 1913 pushtuesit serbë kanë masakruar mbi 100 persona popullatë civile të Kabashit. / Kosova Sot