17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6381

Dy ministri rikthejnë në rishqyrtim vendimet e Kuvendit të Prizrenit

0

Të hënën është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa të Kuvendit të Prizrenit, ku janë përcaktuar pikat e rendit të ditës për seancën e radhës së organit më të lartë legjislativ të komunës.

Pas mbledhjes së KPF-së, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Ramadan Muja.

Para medieve ka folur kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, i cili ka bërë të ditur se ndër pikat që më së shumti janë debatuar në takim, kanë qenë ato që kanë të bëjnë me kërkesën e MAPL rishqyrtimin e vendimit të të datës 24 maj të vitit 2016, për dhënien në shfrytëzim të pronës për KRU “Hidroregjioni jugor” për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Vlashnje, rishqyrtimin e vendimit të datës 28 prill 2016, për lejimin e hartimit të hartave zonale të komunës, si dhe kërkesa e MAPH për rishqyrtimin e vendimit po të datës 28 prill 2016 nga Kuvendi i Prizrenit, për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues Urban të Hollësishëm “Qendra e Re”.

Pikërisht për kërkesat për rishqyrtim të vendimeve nga Kuvendi ka pasur vërejtje anëtari i KPF-së nga LVV, Artan Abrashi, i cili kritikoi në radhë të pushtetin lokal të Prizrenit për mungesë të komunikimit të duhur me ministritë respektive të Qeverisë së Kosovës.

Në seancën e Kuvendit të Prizrenit, e cila është caktuar për ditën e mërkurë, pritet të debatohet edhe për pikën e rendit të ditës që ka të bëjë me shqyrtimin e Propozimvendimit për lejimin e debatit publik të Propozim-Rregullores për Orarin e Punës së subjekteve afariste Tregtare, Hoteliere, Zejtare dhe Shërbyese në komunën e Prizrenit./TV Prizreni/

Pamje e vitit 1880: Ushtarët me plisa të Batalionit të Prizrenit

0

Studiuesi Bajram Mjeku ka siguruar një foto të rrallë të vitit 1880. Në këtë fotografi janë disa ushtarë shqiptarë të Perandorisë Otomane, që janë dekoruar nga sulltani për heroizmin në luftë me Greqinë.

“Në këtë fotografi është Batalioni shqiptar i Prizrenit, i cili vepronte në kuadër të Perandorisë Osmane. Ushtarët shqiptarë dallohen mirë me uniformë të Ushtrisë turke dhe me plisa mbi kokë”, thotë Mjeku.

Fotografia nuk dihet kur është realizuar, pasi nuk ka datë, por supozohet të jetë shkrepur rreth vitit 1880.

“Në medaljen lartë fotografisë në anën e djathtë, shkruan se Sulltani dekoron Batalionin e Prizrenit, i cili është shquar për heroizëm në luftë me Greqinë. Teksti është shkruar në Osmanishten e Vjetër dhe deshifrimin e ka bërë dr. Sadik Mehmeti, ligjërues në Degën e Arkivistikës në UP”, shton Mjeku. /Telegrafi/

Operacioni i tetë në gjoks

0

Modelja e famshme britanike, Katie Price ka bërë një ndërhyrje të tetë në gjoks.

Tashmë ajo ka një gjoks XXL, që e ka ekspozuar për herë të parë të dielën.

38-vjeçarja duket krenare për arritjen e re.

Femra me format më seksi

0

Dikush mund të thotë se bota është e mbushur me femra seksi.

Megjithatë JoJo Babie ia ka dalë të jetë ndër më të komentuarat e momentit.

Amerikania fiton miliona falë formave të saj dhe është një nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale.

Beyonce injorohet nga fansja (Video)

0

‘’Pokemon Go’’ po çmend të gjithë.

Adhurues të kësaj loje, tashmë mund të shihni gjithandej. Në ndonjë funeral, në ndonjë dasëm apo edhe në momente të lindjes së fëmijës.

E kësaj radhe një vajzë, konsiderohet se kreu një mëkat për shkak se injoroi yllin Beyonce derisa ajo po mbante koncertin e saj, vetëm për disa veprime virtuale në atë vend.

Vajza ishte duke luajtur ‘’Pokemon Go’’ derisa Beyonce po performonte këngën e saj.

Koncerti i Dua Lipës, të martën nis shitja e biletave

0

Kanë mbetur rreth tri javë para se kur këngëtarja e re kosovare Dua Lipa, që po ndërton karrierën e saj në Britani të Madhe e Amerikë, të kthehet në qytetin e saj të origjinës, në Prishtinë, me një koncert për adhuruesit e saj në parkun e Gërmisë.

Kompania organizative e këtij koncerti, Republika Marketing Communications Agency, njofton se biletat e koncertit të 9 gushtit, që kushtojnë 10 dhe 15 euro, do të jenë në shtije nëpër Kosovë nga dita e marte (26 korrik).

Rikujtojmë se ky koncert ka karakter bamirësie dhe se i gjithë fitimi nga shitja e biletave do të shkojnë në fondacionin e saj të bamirësisë SunnyHill Fundation.

Të interesuarit mund t’i gjejnë biletat në të gjitha pikat e Z Mobile nëpër Kosovë dhe në lokalet specifike në qytete të ndryshme siç janë “Bon Vivant”, “Soma”, “CheBar”, “Guest”, “Matisse”, “Lulu’s”, “Morena Bar”, “Papillon”, “Lounge i Vogël” dhe “Bukatore Dita” në Prishtinë, “Soho” dhe “Dio” në Pejë, në “Fellaz”, “Kafiq”, “Kinezi” dhe “Qarshia” në Prizren, në “Cacoo” dhe “Del House” në Gjakovë, në “Check-in” dhe “Bar Code” në Mitrovicë, në “Imprevu”, “Tribeca”, dhe “Taboo Bar” në Gjilan dhe në “Coco Lounge” dhe “French Lounge” në Ferizaj.

Të interesuarit që ndodhën jashtë Kosovës mund t’i sigurojnë biletat përmes RaveTravel.

Pas koncertit në Prishtinë, Lipa do të udhëtojë për në Tiranë, ku do të prezantojë një koncert të hapur në sheshin “Nënë Tereza”, më 10 gusht. / KosovaLive

Green Fest nis së shpejti

0

Lulzim Hoti nga “Green Fest”, ka bërë të ditur për KultPlus se në këtë festival do të prezantohen artistë përgjatë dy mbrëmjeve, sikurse që do të mbahet edhe edicioni i parë i panairit “Gjelbërt dhe Artizanateve 2016-edicioni i parë”.

Nga data 28 deri më 30 korrik “7 arte”, do të organizojë festivalin tradicional “Green Fest”, që këtë vit do të shënojë edicionin e gjashtë me radhë. Në këtë edicion “7 Arte” do të organizojë edhe panairin e “Gjelbërt dhe Artizanateve 2016-edicioni i parë”, shkruan KultPlus.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në kuadër të këtij edicioni në “Green Fest”, do të prezantohen artistë të shumtë, nëpërmjet të cilëve edhe synohet sensibilizimi i opinionit kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Lulzim Hoti organizator i këtij festivali ka thënë për KultPlus se qëllimi kryesor i këtij panairi është që të mbështes dhe promovojë kreativitetin, të rrisë vetëdijesimin e konsumimit të produkteve vendore dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm.

Ai më pas ka thënë se këtë vit, festivali do të pasurohet me një ngjyrim ekonomik, ku bizneset e vogla dhe të mesme nga industria kreative do të kenë rastin të promovojnë produktet e tyre. Artistët që do të performojnë në mbrëmjen e parë të këtij festivali që mbahet në Mitrovicë janë: Premenstrual Syndrome, Gipsy Groove, Shpat Deda, DJ Neritan, DJ Bekla, ndërsa në mbrëmjen e dytë do të ngjiten në skenë artistët si: Jutbina, BB Poqi & Armadillo, Asgjë Sikur Dielli, DJ Artan, Doroci.

Vendi ku “Green” do të argëtoj të rinjtë e Mitrovicës është platforma e palestrës “Minatori”, pranë urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë. Ndërkaq, në panairin “Gjelbërt & Artizanateve” , 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme vendore, OJQ të ambientit dhe ndërmarrës të industrisë kreative do të ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre. Green Fest 2016 është mbështetur nga: Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Mitrovicës – DKRS dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./KultPlus.com

Autostrada Biennale në Prizren mund të jetë e qëndrueshme

0

Konferenca ndërkombëtare “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike”, më 23 dhe 23 korrik, mblodhi në Prizren artistë, pedagogë, kuratorë dhe partnerë potencial për të reflektuar mbi rëndësinë e Bienales së artit bashkëkohor në rajon dhe më gjerë.

Në hamamim e ndërtuar ndërtuar në shekullin XVI, panelistët e ftuar, në katër seanca, debatuan mbi misionin e filluar për konsolidimin e partneriteteve mes institucioneve publike dhe private të artit, artistëve dhe grupeve joformale, përmes rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe ideve – me qëllim të përbashkët, për të nxitur krijimin e mundësive të reja për zgjerimin dhe ringjalljen e komunitetit artistik në rajon dhe më gjerë, shkruan PrizrenPress.

Përmes frymës së bashkëpunimit dhe shkëmbimeve kulturore, Autostrada Biennale, u tha se vjen si një magjistrale inovative e Bienales së Stambollit, Bienalës së Venecies dhe asaj të Prizrenit. Ajo ndjehet e provokuar të veprojë, të vëjë në pikëpyetje vështërsitë e botës bashkëkohore, duke i nxjerrë në pah kushtet sociale, ekonomike, politike dhe estetike; lokale, regjionale por edhe më gjerë.

Në seancën e parë, të titulluar “Arti dhe territoret krijuese të padefinuara”, moderuar nga Stefano Romano, u adresuan marrëdhënien e artit dhe lëvizjeve botërore. Panelistët: Iara Boubnova (ICA / Sofia, Bulgari); Sezgin Boynik (Teoricient / Helsinki, Finland); Sislej Xhafa (Artist / New York, SHBA); Yehuda Safran (Columbia University / New York, SHBA); Miran Mohar (Artist, IRWIN / Ljubjana, Sllovenia), do të folën për atë se si ka ndryshuar roli i artit në vitet e fundit.

Seanca e dytë, e titulluar “Një qytet që nuk ka galeri, por ka bienale të artit”, u moderua nga Eliza Hoxha, ndërsa në panel morën pjesë: Anna Smolak (Kuratore, Poloni); Gëzim Paçarizi (Arkitekt / Gjenevë, Zvicër); Klod Dedja (Kurator, M.A.M. Foundation / Tiranë, Shqipëri); Nikolett Er?ss (OFF Biennale / Budapest, Hungari); Petrit Halilaj (Artist, Fondacioni Hajde / Berlin, Kosova).

Kjo seancë ishte për strukturën dhe përbërjen e ardhshme të bienales dhe mundësitë e organizimit të një bienale të artit bashkëkohor, në një qytet ku nuk ka galeri arti.

Seanca e titulluar “Pikat e përbashkëta / Arti, investitorët dhe publiku”, preku pikat me interes për artin dhe investitorët si dhe domenin publik. Të ftuarit në panel: Edmond Hajrizi (Rektor, UBT / Prishtinë, Kosovë), Gregor Podnar (Galerija Gregor Podnar / Berlin, Gjermani) dhe Osman Arayici (Akademia Evolucion / Turqi) – që pati një video paraqitje, debatuan për atë se a duhet konceptet artistike domosdoshmërisht të filtrohen në filtra politike dhe ekonomike, me qëllim që të mbështete si dhe për mundësitë që investimet në art dhe kulturë të ndikojnë në ekonominë e vendit. Moderator i kësaj seance ishte Hajrulla Çeku.

Në seancën fundit, “Bienalja e artit bashkëkohor / Ndikimi saj në vend dhe rajon”, moderuar nga Rubin Beqo, folën: Ana Frangovska (Kuratore / Shkup, Maqedoni); Olson Lamaj (Miza Gallery / Tiranë, Shqipëri); Shkelzen Maliqi (Kritik arti / Prishtinë, Kosovë); Zdenka Badovinac (Moderna Galerija / Ljubljanë, Slloveni).

Panelistët diskutuan se si ishin bienalet dikur dhe si ka përparuar performanca e tyre me vite, ndërsa sollën përvoja dhe mënyra për realizimin e një bienale të qëndrueshme.

Konferenca “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike” ishte hapi i parë në ndërtimin e “Autostrada Biennale”, bienale e parë artit bashkëkohor në Kosovë, që do të mbahet në Shtator 2017, në Prizren. /PrizrenPress.com/

Prizren: Tre të arrestuar për armë e para false, një në arrati

0

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 01:00 të mesnatës, në një pikë kontrolli në rrugën “Adem Jashari”, policia e ka ndaluar një automjet të llojit BMW me targa të huaja është gjetur një pistoletë e llojit ‘Grizzly’ me dy fishekë në karikator, shkruan PrizrenPress.

Tre të dyshuar janë shoqëruar deri në stacion ndërsa i katërti ka ikur në drejtim të panjohur por i njohur për policinë.

Gjatë kontrollit të detajuar në portofolin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dy bankënota në vlerë secila prej 200 eurove pa numër serik që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit. Ndërsa hetuesit po punojnë për arrestimin e të dyshuarit të katërt. /PrizrenPress.com/

Dy të arrestuar në Prizren për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

0

Hetues policorë në Prizrenit, pas një hetimi disa ditësh rreth rastit të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, që pati ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, me ç‘rast dy persona patën marrë lëndime të lehta trupore, kanë arrestuar dy të dyshuar, me mbiemër Laçi, shkruan PrizrenPress.

Policia në Prizren ka bërë me dije se, pas intervistave në prani të avokatëve mbrojtës, për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka nënshkruar urdhrin për masën e arrestit policor për dy të dyshuarit.

Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Palla” 9 mm me gjashtë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. /PrizrenPress.com/