24.1 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 6384

Dashuria është gravitet

0

Letra e Albert Einstein për të bijën Lieserl:

Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan. Ajo çfarë do të zbuloj tani për njerëzimin gjithashtu do të pritet me keqkuptim dhe paragjykim.

Po të kërkoj të ruash letrat e mia për sa kohë të jetë e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqëria të ketë bërë aq progres sa të arrijë të pranojë çfarë do të shpjegojmë poshtë.

Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim. Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë; që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria.

Kur shkencëtarët kërkonin për një teori të unifikuar të Universit, harruan më të fuqishmen forcë të padukshme. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër. Dashuria shpaloset dhe zbulon. Për dashurinë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri.
Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës.

Është pikërisht ajo që kemi anashkaluar për kaq shumë kohë, mbase sepse kemi frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mësuar ende ta manipulojë.

Për t’i dhënë dashurisë vendin që meriton bëra një ndryshim të thjeshtë në ekuacionin tim më të famshëm. Nëse në vend të E = mc2 të pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisë me shpejtësinë e dritës në katror do të arrinim në përfundimin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston… sepse nuk njeh limite.

Pas dështimit të njerëzimit në shfrytëzimin e forcave të universit që na janë kthyer kundër është e rëndësishme që të ushqejmë një tjetër lloj energjie.
Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.

Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po shkatërrojnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.

Atëherë kur të mësojmë të japim dhe marrim këtë energji universale, e dashura ime Lieserl, do të konfirmojmë se dashuria sundon mbi gjithçka; dashuria është e aftë të kapërcejë mbi çdo gjë, sepse dashuria është jetë.

Jam thellësisht i penduar që nuk kam qenë i aftë të shpreh çfarë kam në zemër, që ka rrahur për ty gjatë gjithë jetës sime. Mbase është vonë për të të kërkuar ndjesë. Por, meqë koha është relative, dua të të them se të dua. Falë teje kam gjetur përgjigjen themelore.

Babai yt,

Albert Einstein

Opozita bëhet gati për zgjedhje

0

Viti i Ri mund t’i japë fund Qeverisë PDK-LDK

Koalicioni, i painteresuar të dalë në vota

Zyrtarët e partive në pushtet, ndonëse nuk e mbështesin opsionin e zgjedhjeve, nuk e fshehin faktin se duhet të jenë në gatishmëri për një gjë të tillë. Ndërsa, partitë e opozitës e pranojnë hapur se po punojnë në terren, sepse zgjedhjet duket se janë të pashmangshme

Pavarësisht situatës së ndërlikuar politike në vend dhe thellimit të krizës në Kuvendin e Kosovës, koalicioni duket i pashqetësuar për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të reja, nëse nuk ka dialog dhe kompromis për çështjet e adresuara nga opozita e bashkuar.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, i kontaktuar nga gazeta, tha se pavarësisht që në gjithë këtë mjegull dhe krizë artificiale, sipas tij, të imponuar nga sjelljet joserioze të opozitës, që po qesin kushte të papranueshme, duke përmendur edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, koalicioni qeverisës nuk i merr aspak serioze kërkesat e tilla dhe nuk ka aspak nevojë që qytetarët, votuesit e cilitdo subjekt politik, të alarmohen për mundësinë e shkuarjes së shpejt të vendit në zgjedhje të reja.

“Duhet të jemi shumë të sinqertë dhe ta pranojmë faktin se kishim një sukses mjaft të rëndësishëm të kësaj Qeverie dhe të këtij spektri politik në këtë vit të parë të mandatit qeverisës. Qytetarët, por edhe opozita e di se me sa sukses u përmbyll procesi i MSA-së. Tani kemi pritje reale edhe shumë optimiste për liberalizimin e vizave, një përgjigje finale që po presim të kemi për lajm të mirë në fillim të vitit që vjen”, thotë Musmurati…/kosova sot/

Mustafa & Thaçi, ikni!

0

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin nxit kërkesa të reja

Opozita e bashkuar kërkon dorëheqjen e Qeverisë që shkeli Kushtetutën

Ashpërsohet aksioni opozitar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Partitë opozitare kërkojnë që si në rastet e tjera, kur zyrtarët e lartë kanë dhënë dorëheqje, pasi është konstatuar se e kanë shkelur Kushtetutën, shembullin e tyre ta ndjekin edhe krerët e Qeverisë

Një ditë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave më shumicë serbe, përfaqë- suesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë kanë theksuar se ky interpretim i Kushtetueses është hiq më pak se paralajmërimi i mëhershëm i opozitës, sipas të cilit marrëveshja dhe parimet e vendosura dhe të pranuara nga qeveritarët e Kosovës janë shkelje e rëndë kushtetuese dhe nuk duhet lejuar që të jetësohen.

Ata theksojnë së kushtetuesja me interpretimin e vetë i dha goditjen drejtpërdrejt edhe legjitimitetit të kësaj qeverie, e cila tani më duhet të dorëhiqet dhe të krijohen kushtet e shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, për krijimin e një qeverie të re të rilegjitimuar nga qytetarët, e cila do ta marrë përsipër edhe procesin e dialogut me Serbinë, përfshirë këtu edhe rinegocimin e marrëveshjeve që janë arritur më 25 gusht, por me një qasje tjetër, që do të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës…/kosova sot/

Promovohet dorëshkrimi i Abdullah Thaçit

0

Në Prizren, përmes një aktiviteti kulturor është shënuar “Dita e Bibliotekës” nga Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit.Pjesë e këtij aktiviteti që u organizua në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, ishin krijues letrarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme . bashkëpunëtorë dhe lexues të Bibliotekës Ndërkomunale.

Me këtë rast, drejtoresha e këtij institucioni, Sahadete Sadikaj-Kukaj, tha se gjatë këtij viti që po e lëm pas , Biblioteka e Prizrenit ka realizuar një mori aktivitetesh duke i tejkaluar të gjitha parashikimet tona theksoi ajo, ndërsa sot me rastin e shënimit të “ Ditës së Bibliotekës” po promovojmë dorëshkrimin e parë pas vdekjes së bashkëpunëtorit tonë të çmuar, poetit Abdullah Thaçi, me titull “ Kalaja e Fjalës”, si dhe promovimin e botimit të librit “ Yllësia e vargut”, me përmbledhje të poezive të 85 krijuesve nga të gjitha trojet shqiptare, tha drejtoresha Sadikaj-Kukaj. Profesori Musa Bushrani, në mungesë të recensentit të librit “ Kalaja e fjalës”, shkrimtarit Xhevat Syla, ka lexuar kumtesën e tij për dorëshkrimet e fundit të botuara nga i ndjeri, Abdullah Thaçi.

Shkrimtari Syla shkruan se “Kalaja e fjalës”, është i pari libër që botohet nga trashëgimia poetike e pabotuar e Abdullah Thaçit, edhe pse shumica e vjershave janë botuar më parë. Edhe në këto poezi, të cilat për shkak të variacioneve kuptimore dhe të thellësisë mendimore i cilësuam poezi për fëmijë dhe të rinj, poeti Abdullah Thaçi është ai që në vazhdimësi e përparon shprehjen e tij poetike, duke na befasuar me meditime e depërtime të reja. Ai sjell risi edhe në planin tematik e motivor. Mendja e tij depërton edhe aty ku nuk ta merr mendja, ka shkruar shkrimtari Syla.

Në emër të familjes Thaçi, organizatorët e kësaj ngjarje i ka falënderuar e bija e poetit të ndjerë, Alida. Në kuadër të aktiviteteve të sotme në hollin e shtëpisë së kulturës ka qenë e hapur edhe ekspozita e titujve të rinj të librave , që këtë vit janë siguruar nga Biblioteka e Prizrenit. Në fund janë ndarë mirënjohje nga organizatorët për lexuesit e vitit të Bibliotekës si dhe janë nderuar bashkëpunëtorët e saj. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik…./tv prizreni/

Limaj paralajmëron krizë më të thellë nëse nuk dorëheqet Qeveria

0

Kryetari i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, sërish ka kërkuar nga qeveria që të jap dorëheqje.
Në një shkrim në Facebook, Limaj shkruan se çdo përpjekje për t’i ikur kësaj përgjegjësie, do ta thellojë më shumë krizën politike.

Postimi i plotë:
Ftoj koalicionin qeveritar që ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të jap dorëheqjen. Gjykata ka konstatuar se qeveria ka shkelur kushtetutën duke nënshkruar marrëveshjen e parimeve për bashkësinë me shumicë serbe.

Çfarëdo hezitimi, apo çfarëdo tendence për ti ikur përgjegjësisë, pas këtij realiteti të ri juridiko-politik që solli vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta thelloj edhe më shumë krizën politike.

Një gjë është e qartë tashmë, Kosovën më nuk mund ta qeverisin ata që e kanë shkelur kushtetutën.
Zgjidhja e vetme, e shpejt, dhe normale është dorëheqja e qeverisë dhe të shkohet në zgjedhje, rrugë tjetër nuk ka pas këtij aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese.
F. L

Shani Berisha: Vendimet e Ramadan Mujës, janë kontestuese

0

Kuvendari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Shani Berisha ka thënë se vendimet që kryetari i Komunës Ramadan Muja, ka marrë edhe gjatë këtij viti, janë të kontestuar.

“Kryetari Muja është i dënuar. Askush nga ne nuk duhet të ndjehemi mirë që kemi një kryetar të dënuar”, ka thënë Berisha.
“Vendimet e kryetarit Muja, kurdo-herë do të kontestohen”./PrizrenPress.com

Dreka e PDK-së, pa Kadri Veselin

0

Kreu i partisë më të madhe në vend, PDK-së, Hashim Thaçi, së bashku me disa deputetë kanë shtruar një drekë për këtë fund vit.

Në këto foto që ka siguruar Gazeta Rilindja, nuk janë parë edhe shumë bashkë themelues të kësaj partie, si Bajram Rexhepi, Kadri Veseli e të tjerë.

E pakonfirmuar është nëse këtu është biseduar edhe për Gjykatën Speciale, ndonëse kështu ka thënë nje burim anonim brenda kësaj partie. Mos prezenca e kryekuvendarit Veseli, lind dyshime nëse në këtë parti ka përqarje.

Alush Shala i ‘hakmerret’ Ramadan Mujës

0

Kuvendari i PDK-së në Prizren Alush Shala i është ‘hakmarrë’, sot kryetarit të Komunës së Prizrenit,Ramadan Mujës. Ai në seancën e Kuvendit Komunal, ka abstenuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

“Sot në seancën e 15- të dhe të fundit për këtë vit, në vend që t’i uroj për këtë fundvit, isha i detyruar t’i shpreh shqetësimet e mia në emër të votuesve”, ka treguar Shala.

“Në shejnë proteste kam abstenuar në qdo pikë ku është dashur të votohet”.
Kuvendari i PDK-së në Prizren, Alush Shala, ditë më parë ka reaguar pas vënies së gurthemelit të objektit të Qendrës Kulturore Boshnjake, për shkak se nuk është ftuar në ceremoninë e prerjes së shiritit.

Sipas tij, është i papranueshëm fakti se si përfaqësues (ai dhe kuvendarja Fahrije Bytyçi) të zgjedhur të banorëve të lagjes “11 Marsi” ku do të ndërtohet ky objekt, dhe si kryetar i nëndegës së partisë në këtë lagje, nuk janë ftuar nga kryetari i komunës dhe kryesuesi i Kuvendit.

“Turpi nuk ka kufi. Sot në lagjen 11 Mars vihet gurthemeli i Qendrës Kulturore Boshnjake po nuk ftohemi ne si përfaqësues të zgjedhur të kësaj lagje dhe njëherit edhe si kryetar i kësaj nëndege”, ka shkruar Shala.

Ai ka thënë se gurthemeli është vënë nga njerëz që nuk kanë marrë asnjë votë në lagjen “11 Marsi”.

“Gurthemelin e vënë ata që nuk e kanë marrë asnjë votë në këtë lagje”.

Shala për këtë çështje fajëson drejtpërdrejt kryetarin Ramadan Muja dhe kryesuesin Kujtim Gashi.

“Në emër të kryesisë së nëndegës dhe në emër të dy kuvendarëve shprehi revoltën për veprime të pahijshme si të kryetarit ashtu edhe të kryesuesit të komunës”. /PrizrenPress.com

Dorëhiqet kuvendari i LDK-së, Nexhat Bytyçi – zëvendësohet nga Vahit Karavidaj

0

Në seancën e sotme të Kuvendit të Prizrenit, betimin solemn e ka dhënë këshilltari i ri i LDK-së, Vahit Karavidaj, i cili do të zëvëndësojë kuvendarin e deritanishëm të këtij subjekti politik, Nexhat Bytyçi.

Bytyçi për arsye të panjohura ende për opinionin është dorëhequr. /TV Prizreni

MAShT-i ndau 750 bursa për studentë

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka ndarë sot 750 bursa për studentët e universiteteve publike të Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e ndarjes se këtyre bursave, ministri Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se ndihet krenar dhe me fat që po ndahen bursat për studentët më të mirë dhe për gjeneratat e reja.

“Mund ta bëjmë shtetin tonë shtet krenar të fuqishëm, sepse kemi një rini të shkëlqyeshëm. Ju studentë nesër do të jeni liderë të Kosovës”, është shprehur Bajrami.

Ai ka thënë se MAShT-i është duke punuar që vitit 2016 të jetë vit i cilësisë.