21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6385

Aderime të reja në AAK-në e Prizrenit

0

Në zyrat e Degës së AAK-së në Prizren, të premten kanë aderuar disa anëtarë të rinj.

Në ceremoninë e shpërndarjes së librezave për anëtarët e rinj, ishte edhe kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë.

Haradinaj tha se i mirëpret edhe aderimet e radhës, duke shtuar se një gjë e tillë hap rrugë edhe për individ të tjerë që përmes këtij subjekti politik mund të japin kontributin e tyre në zhvillimin e gjithmbarshëm të situatës jo vetëm në Prizren.

Me anëtarësimin e këtyre qytetarëve në AAK, ishte i lumtur edhe kryetari i saj në Prizren, Lulzim Kabashi, i cili tha se AAK tashmë e ka hapur derën për të gjithë ata që kanë deshirë për të qenë pjesë e kësaj partie që në fokus të vetin ka qytetarin dhe shtetin e përparuar të Kosovës.

Të posaderuarit thanë se ndjehen të kënaqur që atyre iu është dhënë mundësia për të qenë pjesë e AAK-së, të cilës me mjaft sukses i prinë njeriu i veprave të mëdha, Ramush Haradinaj.

Pas kësaj ceremonie, drejtuesit e AAK-së kanë bërë vizita në familje të dëshmorëve dhe të tjera që janë të njohura për traditën dhe kultivimin e zejeve të ndryshme në Prizren. /TV Prizreni

Epoka për drejtësi!

0

Agron Halitaj

Ps afro tri dekadash nga rënia e komunizmit, Shqipëria hyri në një epokë të re. Hyri në epokën e nxehtë e cila pritet të përshkohet me trandje politike e institucionale, por që hapërimi nëpër të, më tepër se kusht për përafrimin me bashkësinë e shteteve demokratike evropiane dhe për ruajtjen e aleancës me SHBA-të, është domosdoshmëri për nxitjen e besimit dhe shpresës së qytetarëve shqiptarë për një shtet të së drejtës. Me fillimin e 22 korrikut 2016, Shqipëria hyri pra në epokën e revolucionit për vënie para drejtësisë, në radhë të parë të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar e më pas edhe të politikanëve që janë pasuruar brenda natës mbi kurrizin e qytetarëve skamnorë dhe të atyre që i përkasin shtresës së mesme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se të votohej reforma kushtetuese e cila ia hapi derën epokës së re, nuk u përmbajt por tregoi se sikur t’i shkruante në libër, ato çka ka dëgjuar e çfarë ka parë gjatë kohës së draftimit të kësaj reforme, do ta trazonte popullin dhe disa nga politikanët e ulur në parlamentin shqiptar. Por, ai siguroi se nuk do ta bëjë këtë, dhe keq bëri. Rama duhet t’u tregojë qytetarëve të Shqipërisë pikërisht atë ç’ka parë e dëgjuar, se sa i thellë është krimi e korrupsioni në vendin ku ata jetojnë, se si bashkëjetojnë politikanët me të korruptuarit dhe ta përmbyllë rrëfimin duke e pranuar se revolucioni për drejtësi nuk u nis as nga ai, as nga opozita por u nis nga aleatët e jashtëm, të cilët i mbyllën të gjitha shtigjet duke i lënë të hapura vetëm dy: miratimin e reformës dhe izolimin.

Padyshim se nuk ishte e lehtë për shumicën e politikanëve përfaqësues hapja e rrugës për hetimin e vetvetes, por pak më i rëndë ishte vendimi për ta kthyer shtetin në izolim, prej nga kishin dalë vetëm 26 vjet më parë. E dinin se këtë nuk do ta duronte populli, prandaj detyrimisht vendosën t’i nënshtrohen kontrollit nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe nga mekanizmat e tjerë që do të monitorohen nga të huajt. Kështu, me konsensus të pavullnetshëm, pranuan ta fusin sistemin e drejtësisë në pastrim dhe ta rrisin nivelin e llogaridhënës dhe përgjegjësisë brenda institucioneve të ligjvënies.

Një reformë e tillë kushtetuese, padyshim se i duhet edhe Kosovës. Mirë do të ishte sikur ajo të kërkohej nga ata gjyqtarë e prokurorë që punojnë me ndershmëri, nga ata politikanë që si synim kanë avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe nga ajo pjesë e shoqërisë civile që nuk është satelite e partive politike. Nëse këto grupe nuk lëvizin, një ditë këtë reformë mund ta kërkojnë drejtpërdrejt qytetarët, e në mos ata, atëherë do të jenë aleatët e jashtëm të shtetit, që do të veprojnë ngjashëm si në Shqipëri.

Veçse, dita kur do të ngrihet zëri i kundërshtimit për t’u thënë STOP atyre që abuzojnë me ligjin, sado që mund të jetë e largët, do të vijë. Derisa të mos fryjë edhe te ne era që e përshkoi Shqipërinë, vetëm gjeografikisht mund ta ndiejmë veten evropianë, sepse në esencë, jetën do të vazhdojmë ta bëjmë të egër, pa e ndjerë sigurinë që krijon rendi e ligji në një shtet demokratik.

Shqipëria është keq, por ne jemi edhe më keq. Njohësit e ekonomisë parashohin se me trendin aktual të zhvillimit, Kosova mund ta zërë Shqipërinë tek pas 20 vjetësh, me kusht që kjo e fundit të stagnojë gjatë kësaj periudhe. Por, të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk lënë shumë hapësirë për optimizëm. Vetëm në vitin e fundit, kjo agjenci ka pranuar 298 raste të dyshuara për korrupsion, 126 prej të cilave i ka përcjellë në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm. Kjo agjenci konfirmon se korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese për të gjitha institucionet e Republikës dhe pavarësisht zotimeve për një përkushtim më të madh drejt krijimit të një ambienti shoqëror të lirë nga ndikimi i korrupsionit, rezultatet ende nuk mund të konsiderohen të kënaqshme.

Pra, ne jetojmë në një shtet, që vitin e fundit e mbylli me 440.832 lëndë të pazgjidhura nga gjykatat e niveleve të ndryshme. Shqetësuese nuk është vetëm kjo shumësi lëndësh që janë mbuluar me pluhur në zyrat e gjykatësve, por është edhe mënyra se si janë përmbyllur edhe ato lëndë që kanë kaluar nëpër duar të njerëzve të drejtësisë. Prandaj në këto rrethana nuk duhet pritur iniciativa nga jashtë, por vetë duhet këmbëngulur që të krijohet së paku një Taskë Forcë që do t’i merrte në rishqyrtim të gjitha lëndët që janë parashkruar dhe t’i vërë para përgjegjësisë prokurorët e gjyqtarët që kanë thyer çdo parim etik e çdo normë juridike dhe e kanë përligjur të paligjshmen.

Përmes rishqyrtimit të këtyre lëndëve do të shpërfaqeshin jo vetëm lidhjet e politikanëve me njerëzit e drejtësisë, por edhe dëmet që i janë shkaktuar të ardhmes së shtetit përmes mbylljes së dosjeve për falsifikime diplomash, kontratash të dëmshme, kërcënimesh, shantazhesh, abuzimesh, vjedhjesh dhe pastrimesh të parave. Kjo s’është e lehtë për t’u bërë, ashtu siç nuk qe i lehtë as në Shqipëri miratimi i reformës për drejtësi, sepse penguesit kryesorë janë pikërisht ata që e kanë zhytur shtetin në krim e në korrupsion, e që për fat janë në pozicione vendimmarrëse.

Shteti ka nevojë për njerëz të pasur, por jo për asi të pasurish që nëpërmjet lidhjeve me pushtetin përvetësojnë thesarin e përbashkët dhe e rrisin mirëqenien e tyre dhe të grupit. Të pasurit, kushdo që janë, duhet të hetohen se si kanë ardhur deri te ndërtimi i fabrikave, i kompanive të ndërtimit, i gurthyesve, i spitaleve dhe i hoteleve. Duhet të hetohen se si brenda pak vitesh pune i ndërtuan shtëpitë e vilat brenda dhe jashtë Kosovës, blenë vetura luksoze, i rritën pasurit e paluajtshme dhe e mbytën konkurrencën lojale në treg.

Politikanët, prokurorët, gjyqtarët dhe administratorët e pastër s’kanë përse të shqetësohen nga reforma në drejtësi. Ajo do të të ishte në interes të tyre, por para së gjithash në interes të të gjithë qytetarëve.

Prandaj, epoka për drejtësi duhet të nisë! Sa më herët, aq më mirë!

Nisma në Prizren: Qeveria e Mujës po e keqpërdorë paranë publike për PDK-në

0

Nisma në Prizren ka akuzuar sërish për keqpërdorime Qeverinë e Ramadan Mujës. Sipas këtij subjekti politik, pushteti i Mujës po e keqpërdorë paranë pulike për interesa personale dhe grupeve të PDK-së.

“Tani më është bërë përditshmëri dhe goxha normale që pushtetarët e komunes së Prizrenit, keqpërdorin paranë publike, sa që krijohet përshtypja se një dukuri e tillë në komunën tonë, është bërë rutinore për pushtetarët që nuk din së ngopuri me djersën e qytetarit”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Drejdorët politik e të denuarit për krim dhe korrupcion të Ramadan Mujes, po vazhdojnë keqpërdorimet e parasë publike për interesa të veta personale dhe grupeve të caktuara të parapolitikes së PDK-së”.

“ Loja me tender dhe ivestimet joprofesionale dhe në kundërshtim me standardet e kërkuara, janë dukuri tashmë shqetësuese në Prizren e që bëhet me qellim të perfitimeve të ngushta”.

“ Rasti në fshatin Reqan ku drejtoria e infrastruktures lejon që rruga afër shkolles së fshatit, të bëhet shkel e shko, ku mbi kubëza hidhet asfallt, tregon më së miri që kjo është një shkelje e llojit të veqantë, gjë e cila nuk i korespondon asnjërit prej standardeve dhe kriterëve për ndertimin e rrugëve”.

“Po në të njetin fshat ka tri vite që është investuar në një qendër rinore, e që nuk është vënë akoma në shërbim të rinisë së ketij fshati për shkak të moskryerjes së punimeve si duhet. Mirëpo të këqijat në kontekst të keqmenaxhimit të këtyre pushtetarëve shkojnë akoma më tutje, e që kulmin e së keqes e tregojnë banoret e ketij fshati, duke aluduar në atë se po planifikohet ndërtimi i një ure, urë kjo që nuk do ti shërben fshatit, por individëve te cilët janë të lidhur ngusht me pushtetin, ku të njejtit dyshohen se janë pjesë edhe e manipulimeve të ndryshme”.

“NISMA për Kosoven- dega në Prizren duke marr parasysh ndjeshmërinë e shkaktuar nga dukuri të tilla, ditë e më shumë po argumeton se, pushteti në Prizren ka degraduar totalisht, ku si rrjedhojë janë duke vuajtur qytetarët tanë, veqanarisht tani që kemi edhe fluksin e mërgimtarëve tanë, të cilët sorollaten me ditë të tëra nëpër kthinat e komunes për të kryer sherbimet e tyre”.

“ Kjo pra po ndodh për arsye të papërgjegjësisë së administratës komunale. Pastaj sistemi arsimor, tani më me një drejtor të dënuar 3 vjet burg efektiv,sikur është maja e ajsbergut të pushtetit kriminal në Prizren”.

“ Vazhdojnë dhe vetëm vazhdojnë manipulimet me kuadra dhe jo rastëshisht me shumë se 159 mij euro janë fut borgje ndaj punëtorve të arsimit duke punësuar pa konkurs “./PrizrenPress.com/

Për ty e pata

0

Shkruan: Skender Berisha

Sa ke dite e gjata
me ty e pata
edhe sa ke nata
drejt teje duart zgjata…
21 korrik 2016

Dy meshkuj kanosin një burrë në Prizren, arrestohet njëri

0

Dy të dyshuar meshkuj pas një kontesti gjyqësor e kanë kanosur verbalisht një burrë, shkruan PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Policia njofton se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Vërmicë arrestohet për mospërfillje të urdhrave të ligjshëm

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Vërmicë të Prizrenit, pasi i dyshuari mashkull gjatë kontrollit nuk ka përfillur urdhrat duke refuzuar të prezantojë dokumentet e nevojshme për kalimin e kufirit, shkruan PrizrenPress.

I dyshuari nuk ka pranuar të intervistohet, pasi që sipas tij ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe është dërguar ne emergjencën e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Aksident në Korishë të Prizrenit – tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar gjatë mbrëmjes së djeshme në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit.

Aksidenti ka ardhur, sipas Policisë, kur vozitësja e dyshuara femër ka tentuar të kyçet në rrugë në mënyrë të pakujdesshme dhe është ndeshur me automjetin kamionin Mercedes, të cilin e drejtonte vozitësi mashkull, ku si pasojë, lëndime pësojnë të dy vozitësit dhe pasagjerja femër, shkruan PrizrenPress.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencë dhe më pas janë liruar për në shtëpi. /PrizrenPress.com/

Prizren: Kapet në flagrancë duke bërë seks me një femër të mitur

0

Dje, në Prizren një person është zënë në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar për keqpërdorim seksual dhe është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari, pas paraqitjes së rastit pasi që është zënë në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale me viktimën- të miturën femër k/shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /PrizrenPress.com/

Gena në lidhje me bukuroshen malazeze? (Foto)

0

Njëri nga këngëtarët më të mirë në muzikën argëtuese padyshim që është edhe ai nga Shqipëria, Gena.

Autori i hiteve si ‘Ti je jeta ime’ apo ‘Më foli’, është duke kënduar në çdo qytet ku ka shqiptarë gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.

Telegrafi ka siguruar një foto të Genës me një bukuroshe malazeze, foto që është bërë gjatë këtyre ditëve.

Besohet se Gena është në lidhje me bukuroshen malazeze por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga këngëtari i mirënjohur shqiptar.

Kujtojmë që Gena është njëri nga këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor dhe ai po vazhdon mbrëmjet e shumta në të gjitha vendet ku ka shqiptarë me muzikën e tij fantastike që e bënë live./Telegrafi/

Gena me malazezen

Irina dhe Cooper i japin fund…

0

Irina Shayk dhe Bradley Cooper i kanë dhënë fund pushimeve në liqenin Garda në Italia. Angazhimet e shumta ta modeles e aktorit nuk e kanë lejuar çiftin të qëndrojnë më gjatë në Itali.

Në ditën e fundit të pushimeve italiane supermodelja 30-vjeçare si gjithmonë ishte e mrekullueshme dhe tejet seksi. Ajo mbante veshur bikini të verdha, ndërsa tregonte trupin e saj tejet të tonifikuar.

Cifti ka kaluar një pjesë të madhe të kohës këtë verë në Europë dhe po ashtu si në vendet e tjera ku ata pushuan edhe në Itali duket se ja kanë kaluar mrekullueshëm.