21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6386

10 librat e famshëm që u ndaluan

0

Në vitin 1557 Papa Pali IV krijoi i pari Listën e Librave të Ndaluar, për t’i mbrojtur katolikët nga idetë kontroverse.

Katërqind e nëntë vjet më vonë, Papa Pali VI do ta shfuqizonte. Por, përpjekjet për t’i ndaluar dhe censuruar librat nuk u ndalën. Tashmë jo më nga Kisha Katolike.

Revista “TIME” ka publikuar 10 librat më të ndaluar dhe të censuruar në histori. Dhe bëhet fjalë për libra mjaft të famshëm dhe më shumë ndikim. Këta 10 libra janë cilësuar si shumë sfidues dhe mjaft problematikë. Në këtë listë është edhe libri më i famshëm amerikan “Aventurat e Hakëlber Finit” nga Mark Tuein. Revista amerikane ka futur në këtë listë edhe “best-seller-in” e viteve të fundit “Harri Poterin”.
Por nuk kishte si të mungonte në këtë listë “1984” e Xhorxh Oruellit. Ndërsa libri më sfidues dhe më problematik është i “Vargjeve Satanike” nga Salman Rushdie. Ky libër shkaktoi trazira rreth botës për faktin se disa e quajtën një trajtim blasfemues të besimit islam (në të gjithë librin, Salman Rushdie i referohet Profetit Muhamed si Mahound, emri mesjetar për Djallin). Në vitin 1989, pesë persona humbën jetën në trazirat në Pakistan dhe një turmë që hidhte gurë plagosi 60 njerëz në Indi. Edhe pse Rushdie i kërkoi falje udhëheqësit shpirtëror iranian Ajetullah Khomeini Ruhollah ai e dënoi publikisht autorin indiano-britanik me vdekje, duke vënë si shpërblim 1.000.000 $ mbi kokën e tij.

“Aventurat e Hakëlberi Finit” nga Mark Tuein

Në vitin 1885, Libraria Publike Concord në Massachusets e ndaloi librin, që kishte një vit që kish dalë për shkak të gjuhës “së ashpër” – kritikët thanë se përdorimi i gjuhës së rrugës nga Mark Tueini ishte poshtërues dhe i dëmshëm. Njëri prej tyre madje e quajti “plehrë e rëndomtë, që më shumë i shkon për shtat lagjeve të varfra, se sa njerëzve inteligjentë e të respektueshëm”. Fakti që fjala “nigger” – zezak, është e shkruar më shumë se 200 herë në të gjithë librin, në fillim nuk shkaktoi shumë polemika.
Në vitin 1905, Libraria Publike e Bruklinit ndoqi shembullin e Concord, duke e ndaluar dhe hequr nga sektori i librave për të rinj, me shpjegimin: “Hak nuk kruhej, por gërvishtej dhe një herë ai tha djersë në vend të “perspiration”. Tuein kundërshtoi duke u thënë një herë kritikuesve të tij: “Censurë do të thotë t’i thuash një burri që nuk mund të hajë një biftek, sepse një fëmijë i vogël nuk është në gjendje ta përtypë”.
Fatmirësisht për të, numri i fansave të librit ia kaloi me shumë herë atij të kritikëve.
“Është libri më i mirë që kemi patur”, deklaronte Ernest Heminguej. “Të gjithë librat amerikanë burojnë prej tij. Nuk ka patur asgjë para tij. Nuk ka patur asgjë më të mirë pas tij”. Pavarësisht lëvdatave të Heminguejit, Hak Fin mbetet një prej librave më të kundërshtuar në SHBA. Në një përpjekje për të shmangur polemikat, televizioni CBS prodhoi një përshtatje për televizion të librit në vitin 1955, në të cilin mungonte përmendja qoftë edhe një herë e skllavërisë, madje as edhe një aktor afro-amerikan për të portretizuar personazhin e Xhimit. Në vitin 1998, prindër në Tempe, Arizona paditën shkollën e mesme në qytetin e tyre, për shkak se kish përfshirë titullin e librit në listën e librave që kërkohej të lexoheshin nga nxënësit. Prindërit humbën.

“Lolita” nga Vladmir Nabokovi

I botuar fillimisht në Francë nga një gazetë pornografike, ky roman i vitit 1955 eksploron mendjen e një pedofili shumë inteligjent, por që ndien neveri për vetveten, Hambert Hambert, i cili rrëfen jetën e tij, si dhe obsesionin që e konsumon atë: epshin që ndien për vajza të vogla tërheqëse, si për shembull 12-vjeçaren Dolores Hejz.
Zyrtarët francezë e ndaluan librin duke e quajtur të turpshëm, ashtu siç ndodhi edhe në Angli, Argjentinë, Zelandën e Re dhe në Afrikën e Jugut.
Sot, termi “Lolita” përdoret për të përshkruar një sirenë adoleshente seksi, ndonëse Nabokovi, nga ana e tij, asnjëherë nuk kish patur për qëllim të krijonte kësi lloj lidhjesh. Në fakt, ai një herë pothuajse e dogji dorëshkrimin e librit nga neveria që ndiente, dhe debatoi gjatë me botuesit e librit të tij, pasi nuk dëshironte të vendosej në kopertinë fotografia e një adoleshenteje.

“Rojë në thekërishtën buzë greminës” nga: J.D. Salinger

Brenda dy javësh pas publikimit në 1951 romani “Rojë në thekërishtën buzë greminës” (“The Catcher in the Rye”) i autorit amerikan J.D. Salinger hyri në listën e librave më të shitur të New York Times. Që atëherë, libri – që shqyrton tri ditë në jetën e një djali të trazuar 16-vjeçar ka qenë një “e preferuar e censurës që nga publikimi i tij”, sipas Shoqatës Amerikane të Bibliotekave. Në vitin 1960, drejtuesit e shkollave në një shkollë të lartë në Tulsa, Okla, shkarkuan një mësues të anglishtes për caktimin e librit për tu lexuar nga studentët.
Ndërsa mësuesi më vonë fitoi ankesën e tij për shkarkimin, libri ka mbetur jashtë listës së parë të librave për t’u lexuar.
Një komunitet tjetër në Columbus, Ohio e konsideroi librin si kundra të bardhëve dhe formoi një delegacion për ta ndaluar leximin e tij në shkollat lokale. Një bibliotekë e ndaloi atë për shkelje të kodeve për “gjuhën vulgare të tepërt, skena seksuale, gjëra që lidhen me çështjet morale, dhuna e tepruar.”
Kur u pyet për ndalim e librit, Salinger një herë tha: “Disa nga miqtë e mi më të mirë janë fëmijë. Në fakt, të gjithë miqtë e mi më të mirë janë fëmijë. Është pothuajse e padurueshme për mua që të kuptoj se libri im do të mbahet në një raft larg tyre”.

Seritë e Harry Potterit, J.K. Rowling

Në vitin 2001, një grup prindërish në Ljuston, Mein ofruan një skenim të modës së vjetër, me djegie librash duke hedhur në zjarr një seri librash që ata pretendonin se nxisnin dhunë, shtrigani dhe adhurim të djallit. (Departamenti i zjarrfikësve ndërhyri përpara se të ndizej shkrepësja e parë, dhe organizatorët e protestës siguruan një palë gërshërë me të cilët të grisnin librat).
Ndonëse Herri Poteri ishte ende në “foshnjërinë” e vet letrare, saga e djaloshit magjistar ka fituar tashmë një pjesë të madhe kundërshtarësh: shfaqje të ngjashme pakënaqësie publike ndodhën në të gjithë Amerikën. Ndërkohë që Rauling ka përfunduar serinë, libri vazhdon të shkaktojë shpërthime shqetësuese emocionesh të publikut.

“E di përse këndon zogu në kafaz” nga Maya Angelou

Libri me kujtime i vitit 1970, i pari ndër pesë vepra autobiografike të Angelout zemëroi censorët për shkak të përshkrimit grafik që i bënte racizmit dhe seksit, sidomos pasazhet në të cilët ajo kujton se si ishte përdhunuar nga i dashuri i të ëmës kur kish qenë vetëm tetë vjeç. (Në libër, i cili më vonë u nominua edhe për Çmimin Kombëtar të Librit, Angelou aludon shpesh për Biblën, duke shkruar: Trupi jep, sepse fëmija mundet, ndërsa mendja e përdhunuesit nuk mundet).
Shoqata Amerikane e Librarive e ka renditur ndër pesë librat më të kundërshtuar të shekullit 21. Titulli i librit i referohet poemës së Pol Lorens Dunbar, të shkruar në vitin 1899. Dunbar është një prej poetëve afro-amerikanë më të shquar të Amerikës. Në vitin 1993, Angelou do të lexonte një poemë origjinale gjatë ceremonisë së betimit të Presidentit Bill Klinton, duke u bërë kështu e dyta poete në historinë e Shteteve të Bashkuara, pas fjalimit të Robert Frostit në vitin 1960, në ceremoninë e betimit të Xhon Fitzgerald Kenedit.

“Kandidi” nga Volteri

Kjo satirë klasike franceze vë në lojë dhe satirizon të gjithë gjërat e shenjta – ushtritë, kishat, filozofët, e madje edhe vetë doktrinën e optimizmit. Në kërkim “të botës më të mirë të mundshme”, protagonisti gjithmonë shpresëplotë i Volterit takon në vend të saj, të gjithë tragjeditë që jeta ka për të ofruar, dhe vazhdon duke i përshkruar secilën prej tyre në një mënyrë të shpejtë, të përpiktë dhe duke u bazuar në fakte. Efekti, sa të bën të qeshësh, aq është edhe tronditës. (Imagjinoni Monty Pythonin aty nga viti 1759).
Fraza në këtë libër: “Le ta hamë Jezuitin. Le ta hamë të tërin!” u shndërrua në moment, në një frazë shumë të përhapur. Këshilli i Madh i Gjenevës dhe administratorët në Paris e ndaluan librin menjëherë pas botimit, ndonëse brenda një viti u shitën 30 mijë kopje, duke e shndërruar në bestseller.
Në vitin 1930, Dogana e SHBA kapi kopje të librit të lidhura në Harvard dhe në vitin 1944, Zyra Postare e Shteteve të Bashkuara kërkoi që “Dëlirësia” të hiqej nga katalogu i kompanisë së madhe të shitjeve me pakicë, “Concord Books”.

“1984” nga Xhorxh Oruell

Është ironike, por edhe me vend që libri “1984” të hyjë në listën e Shoqatës së Librarive Amerikane të librave përgjithësisht të kundërshtuar, duke patur parasysh paralajmërimin e tij, krejt të hapur, ndaj censurës totalitare. I shkruar në vitin 1949 nga autori britanik, ndërkohë që ky kish zënë shtratin e vdekjes nga tuberkulozi, libri është një kronikë e të ardhmes së zymtë të një shoqërie të privuar krejt nga liria, privatësia dhe e vërteta.
Disa prej kritikëve e quajtën atëherë librin një sulm të maskuar kundër Jozef Stalinit dhe pastrimeve të famshëm të mesnatës të diktatorit sovjetik, megjithëse, çuditërisht disa prindër në Xhekson Kaunti, Florida e kundërshtuan ashpër librin në vitin 1981 duke e quajtur atë si prokomunist. Libri u bë shkak i lindjes së termave të tillë si “Big Brother” “Vëllai i Madh” dhe “Oruellian”, dhe ai vazhdon të shfaqet edhe sot e kësaj dite në kulturën pop – më së fundmi si frymëzim për një hit politik shumë të ndjekur në YouTube. Viti 1984 mund të ketë kaluar, por mesazhi i librit mbetet relevant ashtu si gjithmonë.

“Botë e re”, Aldus Haksklei

Vepra e Hakskleit e vitit 1932 – që flet për një shoqëri të droguar, teveqele dhe të prodhimit në masë – është kundërshtuar në vazhdimësi për shkak të temave të veta të seksualitetit, drogave dhe vetëvrasjes. Libri është një parodi e romanit utopik të Uellsit, “Njerëzit si perëndi” dhe shpreh neverinë e Hakskleit ndaj kulturës së rinisë dhe asaj të orientuar nga tregu në Shtetet e Bashkuara. Përtypja e çamçakëzëve, atëherë ashtu si sot një simbol i adoleshentëve amerikanë, shfaqet në libër si një mënyrë për të përhapur hormone seksi, si dhe për të nënshtruar të rriturit.
Në vizionin e Hakskleit për shekullin e 26, Henri Ford është Zoti i ri (besimtarët thonë “Our Ford” dhe jo “Our Lord”) dhe koncepti i prodhuesit të automobilave për prodhimin në masë është zbatuar në riprodhimin njerëzor. Jo më larg se viti 1993, një grup prindërish u përpoqën të nxjerrin jashtë ligjit dhe të ndalojnë librin në Korona-Norko, Kaliforni për arsye se ai “përqendrohej përreth negativitetit”.

“Vargjet satanikë”, Salman Rushdie

Ky libër shkaktoi protesta në të gjithë botën, për atë që disa e kanë quajtur një trajtim blasfemik të besimit islam (në të gjithë librin, Rushdie e quan profetin Muhamed si Mahund, emri mesjetar për djallin). Në vitin 1989, pesë vetë vdiqën në protesta në Pakistan dhe një turmë që qëllonte me gurë plagosi 60 vetë në Indi.
Ndonëse Rushdie nxori një apologji, lideri shpirtëror iranian Ajatollah Ruhollah Khomeini dënoi publikisht me vdekje autorin indiano-britanik, duke vendosur një shpërblim 1 milionë dollarë për kokën e tij (një vrasës iranian do të merrte 3 milionë dollarë, premtoi Khomeini).
Ndërkohë që shtetet evropianë tërhoqën diplomatët e tyre nga Teherani, disa autorë myslimanë si fituesi i Cmimit Nobel, Naguib Mahfuz e mbrojti Rushdien dhe akuzoi Ajatollahun për “terrorizëm intelektual”. Ndërkohë, zyrtarë venezuelianë kërcënuan këdo që zotëronte ose lexonte librin me 15 muaj burg.
Japonia gjobiste këdo që shiste botimin në anglisht të librit; një përkthyes japonez më vonë u qëllua për vdekje, për angazhimin e tij me librin. Dy shitës të mëdhenj në SHBA – Uolldën Buks dhe Barns & Nobël – e hoqën librin nga raftet pasi morën kërcënime me vdekje. Dhe ndërkohë që botuesi i Rushdie, Viking Penguin denoncoi këtë lloj “censure me terrorizëm dhe kanosje”, rreziqet për akte dhune detyruan kompaninë të mbyllë përkohësisht zyrën e vet në Nju Jork, për të përmirësuar sigurinë. Nën mbrojtjen e autoriteteve britanike, vetë Rushdie jetoi i fshehur për afro një dekadë.

“Mein Kampf” i Adolf Hitlerit

Libri gjysmë biografik i Hitlerit, “Mein Kampf”, “Lufta ime” ka hapur gjithnjë debate. Botimi i tij ishte i ndaluar ligjërisht. Por pas skadimit të së drejtës së autorit në fund të vitit 2015, libri doli në shitje nw Gjermani, Shqipëri dhe në disa vende të tjera të botës. Botimi i ri gjerman i manifestit politik të Hitlerit për herë të parë pas 70 vjetësh, hapi debate të mëdha, nëse kjo vepër antisemite duhej botuar apo jo.
Landi gjerman i Bavarisë, që gëzonte të drejtën e autorit për librin e Hitlerit që nga viti 1945, i kishte refuzuar kërkesat e botimit, në shenjë respekti për viktimat e nazizmit. Por më 1 janar 2016, vepra u bë pronë publike.
Libri i Hitlerit është ndaluar në disa vende, përfshirë Austrinë dhe Holandën dhe është tabu në Izrael, ku gjenden vetëm kopje të shkurtuara për efekt studimi. Disa studiues izraelitë mendojnë se është e nevojshme të ketë një version të plotë në vend.
“Mein Kampf” është një përmbledhje e ideologjisë së Hitlerit dhe konsiderohet si baza e politikave të tij të socializmit kombëtar. Ai e shkroi atë kur ishte në burg, në Bavari, ku po kryente dënimin për tradhti, pas dështimit të një grushti shteti të vitit 1923 në Mynih. (TO)

Kuvendi i Shqipërisë voton reformën në drejtësi

0

Paketa e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi është votuar nga deputetët e Shqipërisë me 140 vota pro.

Si rrallë herë Kuvendi ishte i mbushur plotë me deputetë, të cilët miratuan reformën historike në drejtësi.

“Suksese kësaj reforme historike dhe le të vazhdojë ky konsensus historik”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

10 vjet burg për ruso-amerikanin që ka vepruar si agjent i Rusisë

0

Personi, Alexander Fishenko, pronar i një kompanie në Teksas të Shteteve të Bashkuara, i cili kishte vepruar si agjent për qeverinë e Rusisë dhe ilegalisht në Rusi i kishte eksportuar të arriturat më të reja të teknologjisë ushtarake, është dënuar me 10 vjet burg.

Një gjykatë federale në Nju Jork mbrëmë vonë ka urdhëruar dënim me burg për Fishenkon, 50 vjeçar, shtetas ruso-amerikan, i cili në muajin shtator të vitit të kaluar e ka pranuar fajësinë për krime përfshirë veprimin si agjent rus.

Gjykata, po ashtu, ka urdhëruar që Fishenko t’i kthejë 500 mijë dollarë nga shitja e teknologjisë së ndjeshme në Rusi, në periudhën 2002 – 2012.

Pesë persona të tjerë, po ashtu, e kanë pranuar fajësinë lidhur me keqbërjet e kompanisë Arc Electorincs Inc, pronë e Alexander Fishenkos. Tre prej këtyre pesë vetëve janë dënuar, ndërsa dy të tjerë janë në ikje.

Plani i Ramë Vatajt për ta bërë profesor “kushën” e tij

0

Në kohën kur Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ishte në rrugë për t’u pavarësuar nga Universiteti i Prishtinës, kishte shpallur konkurs për zgjedhjen e personelit akademik, më 27 mars të vitit 2015. Edhe pse ishte konkurs publik, nuk munguan sugjerimet dhe planifikimet për montim konkursi, me qëllimin për t’i rehatuar njerëzit e tyre.

Në këtë drejtim, Insajderi ka siguruar shkëmbimin e e-maileve mes Ramë Vatajt – rektor në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Isa Elezajt – asokohe prorektor në universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, dhe aktualisht profesor në UP, dhe Rexhep Rexhepajt, një profesor të cilin planifikonin ta rehatonin në konkursin e universitetit “Fehmi Agani”.

Ramë Vataj ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Anëtar i Komisionit për Arsim. Po ashtu, ka qenë këshilltar i ish- ministrit të Arsimit, Enver Hoxhajt. Vataj ka qenë edhe kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës.

Në e-mailin e parë, Ramë Vataj, i sugjeron Rexhep Rexhepajt, të cilit i drejtohet me “kusho”, që të aplikojë në këtë konkurs.

Pozita për të cilën ia sugjeron atij ishte ‘Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e shkencave natyrore dhe metodologji I dhe II (Programi Parashkollor dhe Fillor) dhe Edukim mjedisor (Programi Parashkollor dhe Fillor)’.

“I dashur kushë, dëshiroj dhe besoj të jeni mirë të gjithë. Edhe ne jemi mirë, megjithëse po lodhem me punët e përditshme në Universitet”, e kishte nisur letrën e tij Vataj drejtuar Rexhepajt.

Por Vataj, këtë propozim e kishte bërë më sugjerimin edhe të Isa Elezajt, i cili ishte prorektor në Universitetin e Gjakovës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

“Kam një porosi nga profesori Isa Elezaj, që është edhe sugjerim i imi, që të konkurosh në një konkurs që ka dalur këto ditë, në Universitetin e Gjakovës”, i sugjeronte Vataj atij.

Por Vataj shkon edhe më tutje, duke i thënë “kushës” që profesori Isa Elezaj i rri gati kandidaturës së tij.

“Profa Isë është i disponimit që t’i rrin gati kandidaturës tënde, meqenëse edhe ti e meriton”, vlerësonte Vataj. Premtimet nuk përfundojnë me kaq. Vataj i thotë se “të mirat vijnë me radhë”.

“Kryesorja është që njëherë të fillosh, pastaj të tjerat gjëra vijnë me radhë”, shkruante Ramë Vataj.

Insajderi i ka shkruar Ramë Vatajt, i cili në cilësinë e protagonistit e ka nisur këtë muhabet, por ai nuk ka dhënë sqarim rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë, “kusha” i Vatajt ia kthen e-mailin duke i thënë se, për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit, nuk arrin të vijë në Kosovë. Ai i falënderon Vatajn dhe Elezajn për iniciativën.

“Deshta edhe njëherë të falënderoj përzemërsisht Ty dhe Prof. Isa Elezin për konsideratën. Deshta që këto ditë të vijë personalisht në Kosovë por nuk po ia arrije -për momentin jam në Berlin….”, shkruan në e-mailin e Rexhep Rexhepajt drejtuar Ramë Vatajt.

“Nuk po kamë mundsi të konkuroj në konkursin e UNI të Gjakovës sepse kamë konkuru në shkurt të këtijë viti për një projekt me të cilin janë edhe dy vende të tjera pune të ndërlidhura- edhe pse nuk kamë mundsi me paragjyku perfundimin…”, shkruante më tej Rexhepaj në drejtim të Vatajt.

“Pasi që nuk po arrijë që të jamë ashtu siq po dëshiroj -me mbetet që edhe njëher të falenderojë përzemërsisht Ty e disa koleg tuaj. Përzemërsisht të fala Kusha”, përfundon letra e Rexhepajt. Insajderi ka kontaktuar me Rexhep Rexhepajn, për ta sqaruar këtë komunikim, por ai nuk i është përgjigjur interesimit të gazetës.

Në këto e-maile ishte edhe Isa Elezaj, të cilit i ishte përmendur emrin si sugjerues, e më pas edhe si ‘gardian’ në rast se aplikon Rexhepaj. Por Elezaj nuk ishte përgjigjur në e-mailet që ishin shkëmbyer mes Vatajt dhe Rexhepajt, edhe pse ai vazhdimisht ishte në sistemin CC të e-maileve. Insajderi e ka pyetur Elezajn nëse heshtja e tij ndaj kësaj dukurie është parë si miratim nga ana e tij, por ai nuk gjeti gatishmëri për të sqaruar.

Megjithatë, Rexhep Rexhepaj nuk është i punësuar në Universitetin e Gjakovës. Këtë e ka konfirmuar vetë rektori i këtij universiteti, Shaban Buza.

“Ky person nuk ka qenë/është i punësuar ose i angazhuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani””, është përgjigjur Buza në interesimin e Insajderit.

Por, është e çuditshme se si Ramë Vataj – rektor i Universitetit të Prizrenit, ka provuar të ndikojë në atë të Gjakovës.Por kjo ka një lidhje.

Vataj dhe Elezaj janë miq të vjetër. Ata i lidh edhe profesioni. Vataj, derisa nuk ishte rektor në Prizren, ai punonte si profesor në Universitetin e Prishtinës, gjegjësisht në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, departamenti i Kimisë.

Në po të njëjtin vend punon edhe Isa Elezaj. Që nga viti 1983 e deri më 2010 Elezaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës. Kurse gjatë viteve 2006-2009 Isa Elazaj ka qenë Dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore. /Insajderi.com/

DokuFest udhëton për në Shkodër

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest, do të udhëtojë për në Shkodër për tu prezantuar edhe para publikut shkodran, në vigjilje të edicionit të tij të 15-të.

Më 22 dhe 23 korrik në Qendrën Rinore “Arka”, aty ku Kolë Idromeno realizoi shfaqjen e parë filmike në Shqipëri, do të shfaqen filmat e përzgjedhur nga kuratorët.

Rikujtojmë së sivjet DokuFest mbahet në Prizren mes datave 5-13 gusht dhe kësaj radhe ka për temë korrupsionin.

Shkarkohet Petrit Selimi

0

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë nr. 09/87 të 13 majit, ku Petrit Selimi ishte emëruar koordinator i Mileniumit Sfidat e Mijëvjeçarit.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se për këtë vendim kanë marr vërejtje nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe për këtë do te shfuqizohet ky vendim.

Kuçi tha se Mileniumi i Mijëvjeçarit do të udhëhiqet nga stafi civil./ Lajmi.net

Drejtësia e kapur amnistoi “të fortët” e pushtetit

0

Republika e Kosovës, larg sundimit të ligjit. Të inkriminuarit, shpesh e patën edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sipas analistëve, aty ku ka pasur mjete, e kemi korrupsionin dhe keqpërdorimin më të madh dhe, siç duket, askush nuk qenka merakosur për të zhvilluar shtetin dhe as për të bërë reformim të institucioneve, por vetëm për mënyra se si të zhvatet shteti dhe qytetari në mënyrë sa më perfide

Shumë njohës të fushës së drejtësisë kanë shfaqur dilemën e tyre se Qeveria ‘Mustafa’ ka kapitulluar vullnetshëm në përballjen e saj para sfidave për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe dukurive të tjera negative për shoqërinë tonë. Veç saj, ata thonë se kjo Qeveri ka hezituar dhe dështuar qëllimshëm për luftimin e monopoleve dhe të mafio-oligarkisë së madhe kosovare të kundërligjshme e kundërkushtetuese, por edhe kundër zhvatjeve, plaçkitjeve e vjedhjeve të buxhetit ekzistues. Ndaj, ata janë të mendimit se edhe nuk duhet çuditur se përse BE-ja, KE-ja, por edhe SHBA-ja, çdo ditë me këmbëngulësi kërkojnë luftimin dukurive të lartcekura.

Rrjedhimisht, është shtruar edhe pyetja se çka është duke pritur Prokuroria e Shtetit, që nuk po i dëgjon këto thirrje nga SHBA-ja, BE-ja, por edhe nga populli për të filluar dhe për t’i hetuar qeveritarët e lartë, të dyshuar si të inkriminuar në krim e korrupsion?

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se me siguri do të vijë dita që edhe “peshqit e mëdhenj” do të dalin para drejtësisë, por, siç tha, ende është e largët kjo ditë.

“Ndërsa, BE-ja dhe faktorët ndërkombëtarë po luajnë një lojë dyfishe në Kosovë, sepse në njërën anë kërkojnë arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’, që janë shefat e krimit të organizuar, derisa në anën tjetër i përkrahin pikërisht këta ‘peshq të mëdhenj’, të cilët janë në pozita kyçe të institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Më tej, Salihaj ka nënvizuar se është shumë e qartë se edhe Prokuroria e Shtetit po shihet se nuk e ka ndërmend fare që t’i arrestojë “peshqit e mëdhenj”, andaj, sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk mund të shpresojnë fare se do të ndodhë një gjë e tillë.

Analisti Shefqet Dibrani thotë se kjo Qeveri në shumë plane ka kapitulluar, jo aq vullnetshëm sa duket, ngase ata kanë krijuar një jetë luksoze për veten dhe familjet e tyre.

“Pavetëdijshëm besoj se kanë kapitulluar, pasi ne jemi dëshmitarë se ndërtimi i institucioneve shtetërore është bërë mbi koncepte të gabuara, me ndikime provinciale dhe duke u thirrur në doket dhe zakonet e tyre. Kësisoj, për më keq, gjatë ka dominuar bindja se me vendin duhet të udhëheqë vetëm ai që ka dalë malit, përkatësisht që ka rrokur pushkën për të luftuar, duke anashkaluar nivelin intelektual dhe atë akademik. E, ky mentalitet solli në krye të gjigantëve ekonomikë, nëpër borde të shumta, në drejtori institucionesh, njerëzit e porositur, të cilët kishin detyrë edhe për të shantazhuar, për të korruptuar e për të kërcënuar sa më shumë intelektualë, derisa emërues i përbashkët ishte qëllimi për të zhvatur e jo për të zhvilluar vendin dhe për të penguar e jo për të përparuar e për të reformuar sistemet udhëheqëse, duke përfshirë edhe drejtësinë”, u shpreh ai. / Kosova Sot

Kim Kardashian me serial të ri

0

Kim Kardashian së fundmi është frymëzuar nga blogerë të ndryshëm të cilët promovojnë trendet e fundit të modës. Për këtë arsye Kim ka vendosur të krijojë një serial të ri, i cili do të vërë në konkurrim blogerë të ndryshëm për aftësitë dhe kreativitetin që ata kanë në industrinë e modës dhe të grimit.

Për herë të parë, Kim do të qëndrojë në prapaskenë si një producente ekzekutive dhe është shprehur se fituesi do të punojë përkrah saj si drejtues të aplikacioneve të bukurisë së familjes Kardashian.

Ky serial, i cili momentalisht nuk ka një titull, pritet të nisë së shpejti përkrah “Keeping up with the Kardashians” dhe aplikimet për të kanë nisur, por akoma nuk është bërë publike nëse Kim do të jetë pjesë e saj në ekran.

Imamët turq shpërndahen në tërë Kosovën, mbajnë ligjërata e mësime (Dokument)

0

Dhjetëra imamë turq ishin angazhuar ramazanin e fundit në Kosovë, që nga leximi i Kur’anit e deri te mbajtja e ligjëratave nëpër xhamitë e vendit. BIK’u nuk ka komentuar se kush i ka paguar ata dhe a u monitoruan gjatë ligjërimit. Express sjell listën e plotë të këtyre imamëve që operuan në Kosovë

Ndikimi i frymës së islamit politik në Kosovë nuk vjen vetëm nga Arabia Sauditë, për të cilin ndikim kohë më parë pati një seri shkrimesh kritike edhe “The New York Times”. Edhe Republika e Turqisë, përmes Departamentit për Çështje Fetare, të njohur si “Dijaneti”, po e shtrin këtë ndikim.

Gazeta Express ka siguruar listën e së paku 24 imamëve që ishin shpërndarë nëpër xhamitë më me ndikimi në Kosovë gjatë ramazanit të fundit.

Express ka pritur gjatë tërë ditës që të marrë një koment nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), përgjegjëse për aktivitetet në xhamitë e vendit, por të njëjtët nuk kanë komentuar për këtë listë, e as për aktivitetin që këta imamë turq kanë zhvilluar në Kosovë.

Sipas këtij dokumenti, imamët turq në Kosovë kanë qenë të angazhuar që nga aktivitet e mësimit përmendësh të librit të shenjtë të myslimaneve, i njohur si “Hivzi i Kur’anit”, te leximi i tërësishëm i tij për një muaj në grup, ose ajo që njihet si “hatmeja”, e deri në mbajtjen e ligjëratave- “vaizi”. BIK’u nuk ka komentuar se a i ka monitoruar ligjëratat dhe përmbajtjen e tyre.

Këta imamë që janë shpërndarë në disa qytete kosovare janë strehuar kryesisht nga një organizatë joqeveritare (OJQ) me emrin “Istanbul”, derisa një pjesë e tyre kanë qenë të strehuar edhe nëpër shtëpi private.

Në BIK nuk kanë treguar as edhe se kush i ka paguar ata – BIK’u në Kosovë apo “Dijaneti” i Turqisë, një institucion ky që është kritikuar për rënie nën ndikimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Prania e imamëve turq në Kosovë nuk është mundësuar vetëm nëpërmjet dy bashkësive islame të dy vendeve përkatës, por në këtë punë ishte e përfshirë edhe Ambasada e Turqisë.

Së paku në vitin 2014 Abdullah Vasfi Yüce, një turk që punon në Prishtinë, publikoi fotografi me disa imamë turq të cilët thotë se janë takuar edhe me ish-ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.

Ndikimi i Turqisë në Kosovë është i dukshëm në ekonomi, ku ata kontrollojnë sot, përmes privatizimit, kompani të fuqishme.

Por, ndikimin e tyre nuk e ndalin vetëm aty.

David Phlips nga Universiteti i Kolumbias, duke folur kohë më parë në Kosovë për rolin e edukimit në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, ka thënë se vendi ynë duhet të ketë kujdes nga miqtë e rrejshëm, e që në këtë rast, sipas tij, është Turqia.

“Në fund dua t’ju jap një paralajmërim për miqtë e rrejshëm. Agjenda e Turqisë këtu ka te bëjë me agjenda të cilat janë të partisë së Erdoganit dhe ata kanë për qëllim të çojnë përpara një agjendë të përhapjes së islamit politik. Keni kujdes nga miqtë e rrejshëm”, porositi Phlips./GazetaExpress/

Imamet turq ne Kosove

Superseksi

0

Ajo është kritikuar ashpër online për trupin pas lindjes së fëmijës së dytë.

Por si kundërpërgjigje, Imogen Thomas ka treguar format e saj seksi në Monako.

33-vjeçarja duket në formë të mirë