11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6401

Rritet komunikimi mes qytetarëve dhe gjykatës në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, sot i ka hapur dyert  e saj për të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të mësojnë më shumë për Gjykatën e tyre.

Komunikimi i qytetarëve me shërbyesit e drejtësisë është një parakusht për krijimin e besimit në drejtësinë që ndahet në këtë gjykatë dhe e mban të informuar gjykatën për kërkesat që kanë qytetarët.

Vizita kishte për qëllim të nxisë komunikimin më të besueshëm mes qytetarëve dhe Gjykatës Themelore në Prizren dhe tu mundësoj atyre të njihen për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Qytetarët  u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga gjyqtari i Krimeve të Rënda  i cili  është anëtari i KGJK Skender Çoçaj, si dhe zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj.

Prezantimet  fillestare  u pasuan me diskutim me qytetarët  dhe përfaqësuesve të gjykatës . Ndër të tjera u diskutua për kërkesat, nevojat dhe shqetësimet që kanë të dyja palët në raport me gjykatën dhe drejtësinë. /PrizrenPress.com/

A po bëhen gati ta vrasin Ibrahim Tatlises?

0

Ibrahim Tatlises është paralajmëruar se do të vritet.

Kështu së paku bëjnë të ditura mediat turke, të cilat raportojnë se në numrin e emergjencës së policisë turke, ka telefonuar një person duke thënë se “Do ta vrasin Tatlisesin”.

Sipas CNN turk, policia menjëherë ka vepruar duke marrë masa mbrojtëse për këngëtarin turk, transmeton Telegrafi.

Pas gjurmimit të telefonatës, policia zbuloi se në numrin e emergjencës kishin thirrur dy truproja, ndaj të cilëve janë marrë masa të menjëhershme.

Kujtojmë se këngëtari ishte sulmuar në vitin 2011, ku ishte plagosur me një plumb në kokë ndërsa ishte detyruar që të merrte një trajtim afatgjatë për t’u shëruar.

Kallashi mesazh prekës për babin

0

Ajo njihet për publikun vetëm nga format trupore seksi që ka.

Por valltarja Donjeta Kosumi – Kallashi, ka edhe anën tjetër, ajo disa herë ka treguar se është mjaftë e ndjeshme dhe emocionale, shkruan Magazina.al

Këtë herë Kallashi ka emocionuar me një mesazh për Babain e saj të ndier, për të cilin ka thënë se i mungon shumë.

“Babi, askush nuk do të jetë më i mirë se ti, me mungon shumë”, ka shkruar Kallashi

Rihanna ishte në Nice

0

Rihanna ishte në Nice të Francës, në kohën e sulmit të tmerrshëm, ku kishte të paraparë të mbante një koncert.

Megjithatë, raportet flasin se ajo ndodhet “e sigurt”.

Këngëtarja pritej të shfaqej para publikut të premten mbrëma, në Allianz Stadium në Nice. Koncerti është anuluar, ashtu si dhe të tjera evente në këtë qytet.

Të paktën 77 veta humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën kur një kamion goditi turmën në qytetin bregdetar të Nice, derisa po kremtonte 14 Korrikun. /Politiko.net

Mësohet emri i sulmuesit në Nice

0

Mediat franceze raportojnë për identitetin e vozitësit të kamionit që vrau 84 persona dhe lëndoi mbi 100 të tjerë mbrëmë në Francë.

Sipas mediave lokale raportojnë se vozitësi i kamionit ishte një vendas i quajtur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, përcjell Express.

Ndërkohë, banesa e tij është kontrolluar sot në mëngjes në Nice.

Në Vërmicë kapen tre persona duke kaluar ilegalisht kufirin

0

Në Vërmicë, mbrëmë rreth orës 22:45, tre të dyshuar shqiptar shtetas të Shqipërisë, dy femra dhe një mashkull, janë zënë duke hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Rrah gruan, e bashkë me fëmijën e dëbon nga shtëpia

0

Një burrë në Suharekë dje ka ushtuar dhunë fizike ndaj gruas së tij, dhe më pas e ka dëbuar nga shtëpia atë dhe djalin e tyre, shkruan PrizrenPress.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka sulmuar fizikisht dhe më pas e ka dëbuar nga shtëpia atë dhe djalin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë së Kosovës.

Më tej, në raport thuhet se lidhur me rastin është njoftuar punëtori i QPS-së.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Dhjetëra thasë me miell bien në autostradë (Foto)

0

Autostrada “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm është mbushur me thasë mielli.

Thasët kanë rënë nga një kamion i cili po kyçej në autostradë. Ishte kthesa e madhe ajo që i largoj thasët nga kamioni.

Vendi është sinjalizuar dhe nuk parqet ndonjë telashe për ngasësit e veturave./Indeksonline/

Thase me miell ne autostrade1

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

0

Një orë më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident.

Një lexues i Gazetës Express i ka thënë redaksisë se në këtë pjesë nuk ka rrugë të siguruar dhe policia ende nuk kishte shkuar në vendin e ngjarjes.

Shikoni fotot:

Autostrade-aksident2Autostrade-aksident1

Shkon në 84 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Nice

0

Policia franceze ka dalë me shifra të reja për sulmin e mbrëmshëm në Nice.

Sipas AFP-së numri i të vdekurve nga 80 ka shkuar në 84.

Ekziston frika se kjo shifër mund të shtohet pasi persona 18 të plagosur nga ky sulm janë në gjendje shumë të rëndë.