Si roman për një film

Me filmin e tij të ri, “Cafe Society”, Woody Allen ktheu kohën prapa. Pas debutimit në Festivalin e Kanës në muajin maj, regjisori i famshëm dhe kasti i aktorëve kremtuan paraprakisht në New York premierën e filmit që do të shfaqet më 15 korrik.

Rrëfenja është ajo e një djali të ri që mbërrin në Hollywood gjatë viteve 1930 me shpresën të punojë në industrinë e filmit, bie në dashuri, e pas kësaj e gjen veten të përfshirë në një shoqëri që përkufizon frymën e kohës, klimën e saj kulturore dhe intelektuale.

“Fillimisht, në mendje e konceptova si roman për një film. Doja të ishte një libër për një film. Kur lexon një libër, njihesh me shumë personazhe të ndryshme, i ndjek ata në rrjedhën e viteve, në skenë hyjnë njerëz të tjerë, pastaj kthesh prapë tek të mëparshmit. U përpoqa t’i jap atë lloj strukture, dhe deri tani, rezultatet kanë qenë premtuese”, shprehet Allen.

Në film interpretojnë Kristen Stewart, e cila fitoi famë me rolin e Bella Swan në sagën “Twilight”, Blake Lively, Jesse Eisenberg dhe Parker Posey.

Të gjithë aktorë të zotë, por është Stewart ajo që rrëmben më shumë vëmendjen. Si skenarist e regjisor bashkë, Allen gjen gjithmonë në filmat e tij mënyrën për ta shkrirë mahnitjen me trishtimin dhe euforinë me keqardhjen. Të gjithë krijimet e tij kanë lëvizje të pritshme, por edhe surpriza, ndërsa në filmin e fundit, kritikët gjejnë një mungesë relative suspanse, e cila krijon një kënaqësi komode me ndershmërinë emocionale të ofruar në mënyrë të papritur. Në premierën e filmit, në sallë do të ketë disa emra të njohur përfshirë këtu modelen Heidi Klum dhe aktoren Debra Messing.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit