17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6412

21 vjet nga masakra e Srebrenicës

0

Sot shënohet 21-vjetori i masakrës së Srebrenicës, ku më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, dhe ekzekutuan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në ditët që pasuan.

Këto vrasje ishin të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur gjurmët. Ndërsa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende.

Masakra, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore,shkruan shekulli. Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka quajtur vrasjet në Srebrenicë si genocid.

Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është dënuar në muajin mars me 40 vjet burg për krime lufte në Srebrenicë, ndërsa ish-udhëheqësi ushtarak, Ratko Mlladiç, është ende në gjyq në Hagë.

Tërmet i fortë godet Ekuadorin

0

Një tërmet i fortë 6.4 shkallë të Rihterit e ka goditur sot në mëngjes Ekuadorin, ka bërë të ditur sot Enti i Gjeologjisë së Amerikës.

Epiqendra e tërmetit ishte në vendin ku një tërmet e ka goditur edhe më herët në prill.

Hajredin Kuçi i dorëzon mandatin Dhurata Hoxhës

0

Hajredin Kuçi i ka dorëzuar zyrtarisht postin e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxhës, e cila nga sot do të drejtoj këtë dikaster.

Në një konferencë për media të mbajtur në selin e PDK-së, Kuçi ka prezantuar pasardhësen e tij, derisa Hoxha ka premtuar se do të vazhdoj rrugëtimin e tij.

Cavallari gjykohet për peshën e fëmijëve

0

Kristin Cavallari është gjykuar nga shumë njerëz, për peshën e fëmijëve të saj.

Javën e kaluar, Cavallari ka ndarë një fotografi të pushimeve me dy djemtë e saj Camden Jack dhe Jaxon Wyatt, duke shijuar pushimet e katër korrikut.

“Edhe pse ne nuk jemi në Shtetet e Bashkuara, ne ende po festojmë”, ka thënë ajo.

Por fotografia të cilën ajo e ka postuar ka filluar të marrë kritika nga përdoruesit e rrjeteve sociale duke thënë se fëmijët e saj janë shumë të dobët.

“Unë e kuptoj që ju jetoni një mënyrë jetese shumë të rreptë me dietë, por këta fëmijë janë shumë të dobët “, ka shkruar një përdorues në Instagram.

Cavallari u përgjigj duke i bllokuar shpifësit.

Ylli televiziv dhe bashkëshorti i saj Jay Cutler, kanë qenë të hapur në lidhje me dieta të shëndetshme të familjes së saj.

Ajo ka thënë se duke ngrënë kryesisht peshk të egër, e ka ndihmuar edhe Cutler ta menaxhoj diabetin e tij të tipit 1 dhe të mbajë fëmijët e saj të shëndetshëm.

Shaqiri prinë për Eurogolin

0

Portugali-Francë përmbylli mbrëmë Euro 2016, me të parën që është shpallur kampioni më i ri i Evropës.

Kampionati i zhvilluar në Francë dha spektakël të madh si nga ana e tifozëve, po ashtu edhe të lojtarëve në fushë, të cilët treguan aftësitë e tyre në këtë muaj të futbollit, transmeton Koha.net.

UEFA ka publikuar edhe listën përfundimtare të golave më të bukur të Evropianit, e cila do të shpallet nga vota e fansave në faqen zyrtare të UEFA-s.

Një nga kandidatët dhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur kundër Polonisë në minutën e 82.

Momentalisht Shaqiri është duke i prirë listës për golin më të mirë me 584 vota, duke lënë prapa rivalët e tij në këtë garë Gera i Hungarisë me golin e shënuar në minutën e 19 ndaj Portugalisë, Robson-Kanu i Uellsit me golin e shënuar ndaj Belgjikës në minutën e 55, Ronaldo me golin e shënuar ndaj Uellsit në gjysmëfinale në minutën e 50, si dhe goli i finales së mbrëmshme i yllit portugez Eder në minutën e 109 ndaj Francës.

Për të votuar duhet të klikoni KËTU dhe më pas klikoni mbi imazhin që mendoni se është goli më i mirë i Evropianit, ndërsa më pas hapet një dritare tjetër në të cilën mund të votoni.

Ronaldo: E kërkoja këtë trofe

0

“Doja ta fitojë këtë trofe që nga viti 2004. Jam shumë i lumtur, është një nga momentet më të bukura të karrierës sime”. Këto janë deklaratat e kapitenit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo, pas përfundimit të finales së “Euro 2016” me fitoren e luzitanëve.

Një gol i Eder në minutën e 109 i dha fitoren Portugalisë ndaj Francës, duke bërë që më në fund Cristiano të fitojë një trofe me kombëtaren e tij, 12 vite pasi humbi finalen e Evropianit në Lisbonë, ndaj Greqisë.

“Gjithmonë kam thënë që doja të fitoja diçka me Portugalinë për të hyrë në histori dhe më në fund ia arrita. Kam fituar gjithçka me klubet dhe vetëm kjo më mungonte. E merituam. Kanë qenë shumë vite sakrifice dhe askush nuk besonte te ne”, shtoi sulmuesi i Realit të Madridit, i cili në këtë finale luajti vetëm 25 minuta, pasi u detyrua të dilte nga fusha për shkak dëmtimi.

Kjo është ministrja që do ta zëvendësojë Hajredin Kuçin

0

Gjatë takimit të djeshëm mes Kryeministrit Isa Mustafa dhe nënsekretares së Shtetit amerikan, Victoria Nuland, u flit edhe për riformatimin e kabinetit qeveritar. Sot, një ditë pas takimit, ky riformatim do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë

Javën e parë Kryeministri i vendit, Isa Mustafa emëroi Hajredin Kuçin në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Burime të Gazetës Express tregojnë se në krye të Ministrisë së Drejtësisë tani do të emërohet Dhurata Hoxha, e cila vije nga partneri i koalicionit PDK’ja.

Dhurata Hoxha aktualisht është Këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulojnë politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Hoxha gjithashtu ka qenë edhe Këshilltare e Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën pozitë ishte emëruar që nga marsi 2011 – Dhjetor 2015./GazetaExpress/

Qeveria të mërkurën procedon demarkacionin

0

Qeveria e Kosovës duket e vendosur që çështjen e kufirit me Malin e Zi në versionin aktual ta dërgojë për ratifikim në Kuvend.

Pavarësisht thirrjeve dhe kundërshtimeve të opozitës, kryeministri Isa Mustafa e ka në plan që ta çoj deri në fund kërkesën edhe të Bashkimit Evropian dhe së fundmi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime të RTV Dukagjini kanë bërë të ditur se Qeveria do të mblidhet të mërkurën në orën 10:00 dhe do të miratojë e procedoi në Kuvend marrëveshjen me Malin e Zi.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur po ashtu se procedimi i demarkacionit do të bëhet në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe nuk do të priten procedurat e rregullta ta parapara me rregulloren e Kuvendit.

“Marrëveshja me Malin e Zi do të procedohet të mërkurën. Çdo gjë është gati. Qeveria do ta miratojë atë dhe në Kuvend do të shkohet me procedurë të përshpejtuar konkretisht me thirrjen e seancës së jashtëzakonshme pasi nuk ka kohë që kjo çështje të shkoi në procedurë të rregullt”, ka shpjeguar më tej burimi.

Së fundmi janë rritur sërish debatet për çështjen e demarkacionit sidomos pasi Parlamenti Evropian e ka shtyrë votimi për viza për Kosovën për në shtator, pikërisht për shkak se sipas tyre Kosova nuk ka lëvizur me përmbushjen e kritereve e njëra nga to ishte pikërisht demarkacioni.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejoj që në Kuvend të kaloj kjo çështje, madje kanë thënë se do të përdorin të njëjtat metoda siç kanë bërë në të kaluarën në mënyrë që të mos kalojë kjo marrëveshje.

Së fundmi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmjet një video mesazhi i ka bërë thirrje deputeteve të koalicionit në Qeveri që të votojnë kundër për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Deputetë të opozitës kanë shkuar edhe më larg duke thënë së përcaktimi i vijës kufitare në këtë format mund të çoj edhe deri në konflikt të armatosur me Malin e Zi. /RTV Dukagjini

Malisheva nderon me mirënjohje shkencëtarin Arsim Bytyqi

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, Dr. Arsim Bytyqin, shkencëtar i ri, i cili është prej tre fituesve të garës ndërkombëtare “Helium Innovation Contest”, e mbajtur në New York të SHBA-ve.

Qëllimi i kësaj pritje ishte, dhënia e një mirënjohjeje për vlerat e prezantuara nga Bytyqi, në këtë garë dhe pjesëmarrja e një malishevasi në një ngjarje të tillë shkencore.

“Unë ju përgëzoj juve për paraqitjen dhe suksesin e treguar në këtë garë, por edhe fushën studimore në përgjithësi, si një shkencëtar i ri dhe një doktor shkence, në fushën biokimisë dhe nanoteknoligjisë”, i tha kryetari Begaj.

“Çdo malishevas që merr pjesë një këso ngjarje shkencore dhe prezantohet me të arriturat në shkencë, është krenari për neve të gjithë”, ka thënë kryetari Begaj, në pritjen për Bytyqin.

Nga ana tjetër, Dr. Arsim Bytyqi, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për këtë pritje dhe për vlerësimin që në vazhdimësi ju ka bërë të gjithë malishevasve, të cilët kanë treguar rezultate të ndryshme në fushat e caktuara.

“Ky vlerësim më bën të punoj edhe më shumë”, tha Bytyqi.

Dr. Arsim Bytyqi është nga Kërvasaria e Komunës së Malishevës, dhe është prej shkencëtarëve të rinj, që po arrin rezultate të mira në fushën biokimisë dhe nanoteknoligjisë. /PrizrenPress.com/

Krisje e madhe në koalicionin e elefantëve

0

“Kjo gjë po faktohet ditaditës e më shumë, ku shihet se çfarë bëhet në Kuvend, duke bllokuar projektligje për interesa personale e partiake apo edhe për prestigj. Njëkohësisht në Kosovë vota e popullit ka kohë që nuk ka vlerë. Një pjesë prej votuesve manipulohen financiarisht, disa të tjerë e aplikojnë votimin familjar në bazë të akronimeve dhe pjesa tjetër janë ata, që votojnë për arsye se janë të punësuar nëpër institucionet shtetërore të politizuara”, thekson analisti Albrim Badallaj, shkruan Gazeta Kosova Sot

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, që vijoi punimet në dy ditët e fundjavës së kaluar, dhe do të vazhdojë në disa pika të mbetura edhe sot, po dëshmon më së miri se koalicioni i madh PDK-LDK, sado i fuqishëm që është numerikisht me numrin e deputetëve, nuk është aspak funksional në interesin e qytetarit, se nga çarjet e brendshme që po hetohen herë pas here, kësaj lidhjeje politike të të ashtuquajturve “elefantë”, shumë shpejt mundë t’i vijë fundi.

Analistët politikë këtë bindje e kanë përfituar pikërisht nga çarja e madhe që ndodhi në koalicionin qeverisës, me rastin e votimit për Ligjin për investimet strategjike, i cili mori vetëm votat e LDK-së, derisa jo vetëm që nuk u votua nga PDK-ja, por edhe u kritikua e u kundërshtua fuqishëm nga shumica e deputetëve të PDK-së. Sipas analistëve, seanca e fundit e Kuvendit ishte një nga pasqyrat më të qarta që flasin se ky koalicion nuk e ka gjatë, dhe se secili partner i koalicionit lufton për interesat e veta personale, klanore e grupore në pushtet.

Ndryshe sa i takon votës së dhënë nga qytetarët për përmirësimin e jetës së tyre, sjelljet e atyre që e kanë pushtetin po tregojnë se në Kosovë vota qytetare bëhet e parëndësishme dhe e pavlefshme, pavarësisht që qytetari voton me shpresë se pushtetarët do të punojnë ashtu siç premtojnë, derisa ata pasi rehatohen në pushtet, gënjejnë e mashtrojnë, e në fakt gjithmonë ndodh e kundërta.

“Mosmarrëveshjet dhe acarimi i fundit në mes të kryeministrit të Kosovës, Mustafa, dhe kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Veseli, tregojnë së koalicionit i ka ardhur fundi dhe janë rritur kundërshtimet brendapërbrenda tij. Koalicioni qeverisës e ka harruar qëllimin e tij, të cilin e ka marrë mbi supet e veta, premtimet gjatë fushatës zgjedhore, për përmirësimin e mirëqenies sociale, ku kanë krijuar një atmosferë, e cila Kosovën e ka bërë të pavlefshme për qytetarët saj. Ky koalicion, kjo klasë politike, po lufton për interesat e veta personale, klanore e grupore, kur është në pyetje vendimmarrja për çështjet kyçe të kontrollit të planeve strategjike ata shikojnë vetëm apo u luan ndonjë send për interesin e grupit klientelist, siç ishte edhe deklarata e Mustafës se hartat demografike dhe ushtarake janë të pavlefshme për Qeverinë e Kosovës dhe ne e njohim vetëm vlerësimin e komisionit aktual, që do të thotë se biznesi është me i rëndësishëm sesa kufijtë shtetërorë”, është shprehur analisti Islam Krasniqi për Kosova Sot.

Politologu Arsim Haziri vlerëson se koalicioni i oligarkëve përfundimisht po shkon drejt përçarjes, dhe është çështje kohe se kur do të ndodhë shkurorëzimi i lidhjes së panatyrshme, që është bërë për interesa personale dhe klienteliste.

“Ky fenomen i thellimit të përçarjes, ta quajmë ashtu, është në vazhdën e kundërshtimeve që janë duke i shprehur partnerët e koalicionit. Ka pritshmëri rreth thellimit akoma edhe më të madh dhe përçarja është e pashmangshme. Injorimet, kundërshtimet që ndodhën në seancën e fundit, shpërfaqin dëshminë më të qartë se ky partneritet i ndërtuar mbi bazën e pakë- naqësive dhe kundërshtimeve edhe për pak kohë do të jetë krejtësisht jofunksional”, shprehet Haziri.

Koalicionin e sheh jofunksional dhe para shpërbërjes edhe analisti politik, Blerim Burjani.

“Ky koalicion po shihet ashiqare që nuk e ka shumë gjatë, por do të qëndrojë në mënyrë të brishtë. Me rëndësi është që tani ky koalicion në mënyrë dinamike dhe sistematike t’i përmbushë disa nevoja personale e partiake dhe të gjitha të tjerat së bashku aq sa do të arrijnë, ngase të dy palët vazhdojnë të dërgojnë akoma njerëz gati, në mënyrë dhe masë të barabartë nëpër të gjitha institucionet e pavarura, nëpër borde madje edhe në ambasada. Sa i takon teatrit me Ligjin për investime strategjike ai nuk u kalua, dhe është e pritshme që të mos kalojë, derisa kemi një pushtet ku akoma kontrollon pamëshirshëm pasurinë publike e që shtrihet deri në disa segmente të sektorit privat. Askush nuk merr përgjegjësi pse dështoi ‘Brezovica’ dhe askush nuk brengoset pse dështon Ligji për investimet strategjike, sepse gjithç- ka sot po i nënshtrohet kontrollit direkt të politikës. Tani ky kuvend nuk e ndien fare përgjegjësinë që ka para sovranit, që i ka zgjedhur ata deputetë. Deputetët e kanë bërë një lloj rutinë shkuarjen në seancë vetëm hyrje- dalje e regjistrim sa për mëditje, nuk shkojnë në seancë në funksion të përgjegjësisë për qytetarin që i ka votuar, sepse shumë nga ata kanë edhe pakënaqësitë ndaj shefave të tyre”, spikat Burjani. Ai tutje shton: Tani ata nuk kanë edhe shumë presion nga shefat e tyre, prandaj po shihet që është bërë praktikë të mos shkojnë fare në Kuvend për të adresuar përgjegjësinë në funksion të votimit për vendime serioze”, thotë Blerim Burjani për Kosova Sot.