Shaqiri prinë për Eurogolin

Portugali-Francë përmbylli mbrëmë Euro 2016, me të parën që është shpallur kampioni më i ri i Evropës.

Kampionati i zhvilluar në Francë dha spektakël të madh si nga ana e tifozëve, po ashtu edhe të lojtarëve në fushë, të cilët treguan aftësitë e tyre në këtë muaj të futbollit, transmeton Koha.net.

UEFA ka publikuar edhe listën përfundimtare të golave më të bukur të Evropianit, e cila do të shpallet nga vota e fansave në faqen zyrtare të UEFA-s.

Një nga kandidatët dhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur kundër Polonisë në minutën e 82.

Momentalisht Shaqiri është duke i prirë listës për golin më të mirë me 584 vota, duke lënë prapa rivalët e tij në këtë garë Gera i Hungarisë me golin e shënuar në minutën e 19 ndaj Portugalisë, Robson-Kanu i Uellsit me golin e shënuar ndaj Belgjikës në minutën e 55, Ronaldo me golin e shënuar ndaj Uellsit në gjysmëfinale në minutën e 50, si dhe goli i finales së mbrëmshme i yllit portugez Eder në minutën e 109 ndaj Francës.

Për të votuar duhet të klikoni KËTU dhe më pas klikoni mbi imazhin që mendoni se është goli më i mirë i Evropianit, ndërsa më pas hapet një dritare tjetër në të cilën mund të votoni.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit