16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6416

Deputetët kërkojnë përballje të Murat Mehës me Zejnullah Grudën e Enver Hasanin

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po kërkojnë debat profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për demarkacionit dhe grupit të njohësve profesionistë për diskutim dhe ballafaqim faktet për çështjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Komisionin Shtetëror për Demarkacion vazhdon ta udhëheqë Murat Meha, i cili është akuzuar edhe për tradhti kombëtare pasi ka udhëhequr procesin e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, shkruan Express.

Ndryshe, deputetët, në kërkesë, kanë propozuar që pjesë e këtij debati të jenë edhe profesori Zejnullah Gruda, Enver Hasani, Florim Isufi, Përparim Ahmeti e Shpejtim Bulliqi.

Në kërkesën drejtuar Kryesisë së Kuvendit, thuhet se pjesë e këtij debati mund të jenë edhe deputetë e interesuar për këtë çështje.

Këtë kërkesë e kanë mbështetur Shpejtim Bulliqi, Arben Gashi, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Hatim Baxhaku, Shaip Muja, Ismail Kurteshi, Nuredin Ibishi, Gëzim Kelmendi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Nait Hasani, Sadri Ferati, Faton Topalli, Driton Çaushi, Salih Salihu etj.

Ndryshe, në korrik të vitit 2015, ende pa përfunduar procesi i demarkacionit me Malin e Zi, profesori Zejnullah Gruda pati deklaruar se Mali i Zi kishte hyrë 6 kilometra në territor të Kosovës.

Dueli për fronin europian

0

Francë-Portugali, një duel që vlen fronin europian.

Mbretëresha e re e kontinentit do të vendoset pas takimit final të Euro 2016 në Stade De France, ku dy superfuqitë e futbllit do të ndeshen në një sfidë pa kthim pas.

Franca një herë fituese e këtij trofeu është dukshëm e avantazhuar ndaj finalistëve të vitit 2004, pasi ka në anën e saj publikun, por portugezët shpresojnë që shpirti i sakrificës që kanë treguar në këtë rrugëtim të suksesshëm t’i drejtojë te trofeu i parë në histori.

Trajneri Didier Deschamps shpreson që ta rikthejë kupën në Francë pas 32 vjetësh, por ndaj Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Portugalia është pasqyrim i filozofisë së trajnerit Santos që brenda pak muajsh injektoi mentalitetin fitues dhe finalja do të jetë një histori ndryshe për të dyja skuadrat që kanë ndjekur rrugë të ndryshme drejt Parisit. Portugalia i ka humbur 10 ndeshjet e fundit kundër Francës, por rikthimi i Cristiano Ronaldos në nivelet më të larta është një sinjal alarmi për blutë. Triumfi ndaj Uellsit ishte testi final i luzitanëve që treguan edhe një herë se grupi që kanë në dispozicion është konsoliduar plotësisht. Asnjë nga trajnerët nuk ka probleme me dëmtimet apo pezullimet. Kjo do të jetë ndeshja e katërt në një eveniment madhor mes dy skuadrave.

Gjithsesi, ky është rasti i artë për brezin e talentuar të Portugalisë që t’i japë fund mallkimit të gjatë pa asnjë trofe.

Në 13 ndeshjet e fundit, skuadra e Santos nuk njeh humbje, ndërsa Franca vjen më komode në këtë finale pas një faze grupesh relativisht të lehtë dhe dy ndeshje të lehta në letër ndaj Irlandës e Islandës që pasuan superduelin me Gjermaninë ku blutë u dhanë një shuplakë djemve të Low.

Si Portugalia, ashtu edhe Franca, ishin pjesë e grupit eliminator të Shqipërisë me përjashtimin e faktit se “gjelat” zhvilluan ndeshje miqësore. Me 13 gola në 6 ndeshje, Franca është edhe ekipi më shumë produktiv në këtë europian dhe Griezmann do të kërkojë që këtë finale ndaj Cristiano Ronaldos ta fitojë pasi zhgënjimi që i dhuroi portugezi në Champions League ishte i madh.

Gjithsesi, për Francën, ashtu si edhe për Portugalinë, kjo është një ndeshje pa precedentë ku asnjë prej skuadrave nuk duhet ta kthejë kokën pas.

Luzitanët po ndërtojnë murin hermetik dhe një strategji të kujdesshme, ndërsa rivalët e tyre besojnë verbërisht te klasi i Paul Pogba, Dimitri Payet e Antoine Griezmann për të lumturuar popullin e tyre.

Asnjë surprizë nga dy trajnerët, sepse Portugalia synn të jetë një skuadër cinike dhe e balancuar, ashtu si Franca që nuk i lejohen aventurat sepse kjo është një finale dhe në finale, rëndësi ka vetëm fitorja.

Euro 2016 do të luajë aktin e fundit të dielën, në orën 21:00. Europa bëhet gati për të kurorëzuar mbretëreshën e re.

Kosova në albumin e Ritës

0

Mediat britanike raportojnë se albumi i ri i Rita Orës do të përfshijë edhe muzikë që do të luhet me instrumente nga Kosova, vendin e lindjes së këngëtares me famë botërore.

“Kam zgjedhur disa instrumente që e përfaqësojnë kombësinë timë, prej nga vij”.

“Do t’i bëj bashkë ato (instrumente) dhe do e bëj këtë album që të më përfaqësojë personalisht sa më shumë që është e mundshme”, ka deklaruar Rita Ora.

Këngëtarja 25 vjeçare e lindur në Prishtinë është rritur në kryeqytetin britanik, Londër prej ku e ka filluar karrierën ndërkombëtare. Albumi i saj i parë i lëshuar në qarkullim në vitin 2012 mbante titullin “ORA”, ndërsa pjesë e tij ka qenë edhe kënga, “Shine Ya Light”, video spoti i së cilës është xhiruar në Kosovë.

Karriera e saj shënojë ngecje si pasojë e problemeve me kompaninë e Jay Z, “Roc Nation” e cila e pengonte publikimin e albumit të dytë të saj. Mirëpo ajo tashmë ka sqaruar gjithçka ligjërisht me këtë kompani, ndërsa karrierën do ta vazhdojë me kompaninë “Warner”.

NGOMfest pret adhuruesit e muzikës elektronike

0

Festivali i muzikës në Prizren, NGOMfest, pret sonte, në natën e tretë, adhuruesit e muzikës elektronike në Kalanë e qytetit.

Përveç DJ-ve lokal dhe rajonal, si performues kryesor do të jenë tre DJ të Diynamic Music, Magdalena, Undercatt dhe Lehar.

Mbrëmja pritet të fillojë në ora 21:00, për të vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ky festival hapi edicionin e gjashtë me koncertin e grupit NR, të cilët shënuan 15-vjetorin dhe vijoi ditën e dytë më rok-grupin e famshëm kosovar, Jericho.

NGOMfest është festivali i muzikës dhe i aktivizimit që manifestohet në qytetin e Prizrenit.

Ka lindur si një ide origjinale e një grupi te rinjsh prizrenas të cilët në mungesë të organizimit të ngjarjeve kulturore nëpërmjet OJQ “NGO”, morën iniciativën për aktivizimin e këtij festivali.

Zafir Berisha: Politika e poshtër e ka uzurpuar drejtësinë

0

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, në një prononcim për gazetën Kosova Sot, thotë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të nevojshëm dhe të pritshëm për qytetarët në fushën e drejtësisë.

Megjithatë, sipas tij, Kryeprokurori i Shtetit i ka bërë disa akrobacione, por Berisha ngrit dilemën se sa do të vazhdohet me ato në mënyrën, siç tha, që të rritet intensiteti edhe në kontekst të njerëzve, të cilët kanë pasur përgjegjësi edhe më të mëdha institucionale, si ministra, kryeministra, pastaj kryetar të shtetit e kështu me radhë, të cilët kanë bërë shkelje ligjore dhe kjo, sipas tij, pritet të shihet përndryshe, siç tha ai, “në prokuroritë e nivelit të dytë, siç janë ato komunale dhe regjionale, d.m.th. nuk ka ndonjë simptomë se mund të ketë ndonjë ndryshim, kjo së paku në bazë të asaj që është publike nuk priten ndryshime në këtë drejtim”.

Tutje, Berisha, duke folur për disa nga prokurorët dhe gjyqtarët e ish- sistemit të kaluar, ka nënvizuar se nëse ata kanë hyrë si rezultat i bashkëpunimit të UNMIK-ut dhe të Serbisë që kanë qenë bashkë, duke i rehabilituar disa nga ishkomunistët dhe bashkëpunëtorët e regjimit të Milosheviqit dhe i kanë bërë prokurorë e gjykatës, Berisha kësisoj mendon se koha e tyre ka përfunduar, ngase, siç tha, se “tani kemi gjenerata të reja, por që këta banditë, të cilët e kanë uzurpuar drejtësinë, nuk u lëshojnë rend kuadrove të reja, gjë që kjo është edhe domosdoshmëri dhe jo rastësisht ne në Kosovë nuk kemi as rezolutë për ta ndarë të ardhmen nga e kaluara komuniste, që është një nga kriteret edhe për integrime në BE”.

Sipas Berishës, ne si shtet nuk kemi ligj për lustracionin dhe kjo nuk është krejt rastësisht, pasi po ta kemi një ligj të tillë, faktikisht disa nga njerëzit që sot drejtojnë organet e drejtësisë jo që nuk duhet të jenë në ato pozita, por të njëjtët duhet të jenë në burg, për dëmet të cilat ia kanë shkaktuar këtij vendi dhe këtij populli.

“Ja që kemi një politikë të poshtër në krye me Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin dhe rrjedhimisht nuk pritet që të bëhen ndryshime pozitive në këtë sferë”, ka potencuar deputeti Zafir Berisha për gazetën Kosova Sot.

PDK e LDK me bllokadë po e çojnë vendin në zgjedhje

0

PDK e LDK janë duke dështuar të marrin edhe vendime të parëndësishme në Parlamentin e Kosovës. Kjo për shkak se deputetët e pushtetit herë s’po shkojnë në seancë e herë s’po gjejnë pajtim. Për të zgjidhur këtë bllokadë një deputet i PDK’së po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Një kërkesë të tillë, prej kohësh, opozita e ka artikuluar edhe përmes protestave.

Mosfunksioni i Kuvendit të Kosovës nga vjeshta e kaluar ka bllokuar jo vetëm kushtin që duhet votuar për liberalizim të vizave, Demarkacionin, por edhe ligjet tjera. Në seancat plenare partnerët e koalicionit nuk po janë fare prezent për të shqyrtuar dhe votuar projektligjet e reja.

Përplasjen më të madhe në këtë mandat e kanë pasur këtë të premte derisa kanë prezantuar argumentet pro dhe kundër Projektligjit për investime strategjike.

E zgjidhja më e mirë e kësaj bllokade sipas deputetit të PDK’së Nait Hasanit është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Idenë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja nuk po e përkrahë vetëm opozita. Nait Hasani, si njëri ndër deputetët që e kritikon më së shumti partinë e tij, PDK’në, ka thënë që vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Hasani në një prononcim për Express ka thënë se mosfunksioni i Kuvendit të Kosovës tash e një kohë është arsye pse duhet të mbahen zgjedhjet e reja.

“Unë mendoj që vendi duhet të shkoj në zgjedhje për shkak të natyrës së Kuvendit. Ne presim që herët apo vone s’kemi qare pa shkuar në zgjedhje”, ka thënë Hasani.

I pyetur nëse është diskutuar edhe brenda PDK’së mundësia që vendi të shkoj në zgjedhje, Hasani ka thënë që ende jo.

“Ky është mendimi i im. Në PDK ende nuk është shqyrtuar se cila është zgjidhja që mund ta tejkalojmë këtë krizë”, ka thënë Hasani.

Kuvendi i Kosovës është jofunksional që nga vjeshta e vitit 2015. Opozita fillimisht e kishte bllokuar seancat plenare duke hedhur ujë, më pas vezë e në fund me metoda më agresive- duke gjuajtur gaz lotsjellës. Ata kundërshtonin ashpër dy marrëveshjet e fundit: ASK’në dhe Demarkacionin dhe kërkonin që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Pas prishjes së bllokut opozitar, dukej se pozita i ka dyert e hapura për të votuar projektligjet e nevojshme. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në seancat plenare partnerët e koalicionit munguan shumë duke e pamundësuar miratimin e ligjeve. Rasti i fundit është këtë të premte ku diskutohej për kontrollin për pronën shoqërore, ku shumica e deputetëve të Partisë Demokratike (PDK) nuk kanë marrë pjesë në votim, duke mos u deklaruar as për, as kundër dhe as abstenim.

Po ashtu ka dështuar të zgjidhet edhe zëvendësdrejtori i ri i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. /Express

Del Piero: Conte do ta fitojë titullin në Angli

0

Alessandro Del Piero beson se Antonio Conte do ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë me Chelsean.

Conte është emëruar në krye të “Blues”, pas aventurës me Italinë në “Euro 2016”.

Del Piero beson se ish bashkëlojtari i tij nga Juventus do të arrijë sukses në “Stamford Bridge”.

“Nuk është e lehtë, Premierliga është e mrekullueshme këtë vit sa u përket futbollistëve dhe trajnerëve, por ai ka një shans”, deklaroi Del Piero për “Sky Sports”.

“Chelsea mund të kalojë një sezon të mirë e ndoshta edhe ta fitojë titullin”, u shpreh ai.

“Thaçi Brothers & Co, ktheje pasurinë e vjedhur”

0

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvilluan një aksion simbolik në lidhje me marrëveshjen e dëmshme të demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë aksion që u krye afër banesës ku jeton presidenti Hashim Thaçi, ata në disa pankarta kanë shkruar “Thaçi Brothers & Co, ktheje pasurinë e vjedhur, mos e fal tokën e Kosovës”.

Aktivistja Teutë Rrusta tha se Thaçi nuk mund ta falë tokën e Kosovës, madje ai duhet ta kthejë pasurinë e vjedhur bashkë me vëllezërit e tij.

“Sot kemi ardhur në një pikë që nuk kemi pse i diskutojmë faktet që dëshmojnë humbjen e një pjese të territorit të Kosovës nga marrëveshja për demarkacion. Ajo çfarë duhet vënë në pah vazhdimisht është lidhja në mes të fatit të Hashim Thaçit në politikë përmes faljes së territorit”, tha Rrusta.

Hashim Thaçi ka shumë prona, pasuri e rrjet të organizuar për këtë gjë. Në ndërkohë që ai fal tokë të Kosovës që të bëhet president, dhe nuk e pranon gabimin në mënyrë që të vazhdojë të jetë president. Ndërkohë, atij i duhet të mbetet president që të mos jetë prapa grilave.

“Thaçi e përdor pozitën e Presidentit për t’u arratisur nga burgu”, shtoi ajo.

Qeveria Mustafa, nga dy kushtet kryesore për liberalizim përmend vetëm njërin, atë të demarkacionit, por kushti tjetër nga BE-ja është luftimi i korrupsioni dhe krimit të organizuar.

Nuk do të lejojmë, në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim që të ratifikohet kjo marrëveshje. Ne do ta përdorim tërë kapacitetin tonë mendor e organizativ për ta penguar një gjë të tillë.

Punonjësi i skenës – ylli i festivalit

0

Nico Terrein, një teknik i ekipit që merret me dritat në Festivalin e Garorock në Marmande të Francës është kthyer në yllin e show-it para mijëra personave.

Ai kishte dalë në skenë dhe po komunikonte me shenja me pjesën tjetër të ekipit për të përcaktuar edhe ndriçimin, por turma filloj ta imitonte në çdo lëvizje.

https://youtu.be/abGGoceFMUM

El Chapo mund të jetë arratisur sërish

0

Në Meksikë qarkullon prej ditësh si thashetheme, por ka nga ata që e bejnë të sigurt. Bosi i narkotrafikut El Chapo Guzman mund të jetë arratisur për herë të tretë nga burgu. Ende lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht, por sipas “Daily Star” lajmi ka mbushur rrjetet sociale.

El Chapo është dënuar me 20 vjet burg në vitin 1993 për vrasje dhe trafik droge.

Herën e parë u arratis në vitin 2001 ku arriti të korruptojë disa gardianë të burgut të sigurisë së lartë ku ai vuante dënimin.

Qeveria e SHBA ofroi 5 milionë dollarë për gjetjen e tij. Ai u arrestua në vitin 2014 në një tunel. Sërish ai u arratis me anë të një tuneli.

Tani ai është transferuar në një burg të sigurisë së lartë në kufi me SHBA-të, por janë të shumtë ata që besojnë se ai ka ikur sërish nga qelia.