9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 641

Si lindi Shën Valentini në botë dhe në Kosovë?

0
Të dashuruarit anembanë botës e festojnë 14 shkurtin si Ditën e Shën Valentinit, një ditë dedikuar dashurisë dhe romancës.

 

Por si lindi kjo festë dhe si u bë pjesë e kulturës kosovare?

Shën Valentini ka rrënjë të thella historike, të lidhura me një prift romak të quajtur Valentin, i cili jetoi gjatë shekullit të III-të.

Sipas legjendës, ai kundërshtoi urdhrin e perandorit Klaudius II, i cili ndalonte martesat e ushtarëve, duke kurorëzuar fshehurazi shumë çifte të dashuruar.

Për këtë arsye, ai u burgos dhe u ekzekutua më 14 shkurt, duke u kthyer në një simbol të dashurisë dhe sakrificës. Më vonë, Kisha Katolike e shpalli shenjt, dhe 14 shkurti u vendos si dita e tij.

Me kalimin e kohës, festa u shndërrua nga një kremtim fetar në një ditë dedikuar dashurisë romantike.

Në Evropën mesjetare, çiftet filluan të shkëmbenin letra dhe dhurata, ndërsa në SHBA, festa u komercializua masivisht, duke u përhapur në të gjithë botën.

Në Kosovë, Shën Valentini filloi të festohej gjerësisht pas vitit 1999, kur ndikimi i kulturës perëndimore u bë më i ndjeshëm.

Fillimisht, ishte më popullore te të rinjtë, por me kalimin e viteve, bizneset dhe mediat e shndërruan në një ngjarje të madhe.

Sot, kjo ditë është një nga periudhat më të ngarkuara për lokalet, dyqanet e dhuratave dhe floristët, ndërsa rrjetet sociale mbushen me urime romantike dhe deklarata dashurie.

Sot vranët, vende-vende me riga shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri  0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.
Do të fryjë erë e  lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /

Kosova në bisht të sorrës të interesimit ndërkombëtar

0

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Zgjedhjet përfunduan, çka tani: Ende nuk po dihen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 prandaj edhe po spekulohet aq shumë se kush dhe si do ta formojë qeverinë. Natyrisht që LV-ja në bazë të ligjeve në fuqi ka të drejtën e ius prima noctis, të drejtën e herës së parë apo natës së parë të propozojë qeverinë nëse i siguron 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. E drejta e natës së parë më shumë ndërlidhet me aktivitete seksuale e që shumë përkon me politikën në Ballkan dhe në Kosovë. Nëse mandatari nuk siguron votat e mjaftueshme për qeveri i kalon presidentes si e drejtë diskrecionale e saj t’i japë mundësinë subjektit tjetër ta formojë qeverinë. Realisht, ai mandatar që i siguron 61 nënshkrime të deputetëve që pastaj do të konfirmohen me votim në Kuvend, e formon qeverinë. Kjo do të ishte qeveri e super pakicës që nuk siguron as kushte minimale që ajo të përmbush premtimet dhe synimet. Do të krijohej një ngërç institucional, me një qeveri krejtësisht jofunksionale, të lëndueshme dhe buzë greminës – rrëzimit. Nëse situata nuk ndryshon, këso qeverie do ta kemi. LV-ja edhe nëse i fiton 50 mandate, me 1 deputet të Llaple Sellës, Rashiqin nëse e merr një mandat dhe me 10 deputetë joserbë i bënë 61 vota apo qeveri të greminës që nuk do ta bëjë asnjë punë përveç se do të marrin rroga, mëditje dhe do të tredhin miza duke udhëtuar nëpër botë, pa prodhuar asnjë efekt. Po flasë me kusht nëse Kurti e mbanë fjalën duke mos bërë koalicion me asnjë parti shqiptare e as me Listën Serbe. Edhe opozita aktuale nëse nuk bën koalicion me Listën Serbe do ta formojë një qeveri, me ndoshta 63 deputetë, edhe kjo qeveri e greminës, me këmbë të thyera që lehtësisht do të rrëzohej. Edhe varianti i parë sikur edhe i dyti, më së shumti do të mbijetonin e jo qeverisnin, as edhe një vit të plotë shkaku se formimi i qeverive të tilla i merr disa muaj. Në këtë raport forcash edhe pozita si dhe opozita do ta dërgonin vendin që zgjedhje të reja duke mos e siguruar kuorumin e nevojshëm për votim për zgjedhje të presidentit/ presidentes.

Si të dilet nga kjo situatë? Nëse dikush mendon se Albin Kurti do të heq dorë nga pushteti për ta tejkaluar bllokadën institucionale, e ka shumë gabim, nuk është në tokë të bukës. Albin Kurti do të provojë çdo mundësi ta formojë qeverinë qoftë edhe vetëm ne pakica duke lënë 53-55 deputetë shqiptarë në opozitë. Për Kurtin marrja edhe e një mandati qoftë edhe jo të plotë paraqet çështje të mbijetesës politike, partiake dhe, sigurisht që do të garantonte për aq kohë edhe siguri fizike apo imunitet nga ligji. Me një fjalë, në vend se të shkojë në Prokurori dhe të dëshmojë siç e parasheh ligji ai do t’i ftonte prokurorët në zyrën e tij për t’i marrë në pyetje pse iu kanë rënë në qafë ministrave të tij , ambasadorëve apo jaranave për ndonjë milion euro të shmangur e që është shumë e papërfillshme kur e krahasojmë me buxhetin 12 miliardë euro gjatë mandatit të plotë të regjimit të tij. Për ta penguar opozitën, nëse nuk i siguron votat për qeveri të ardhshme, Albin Kurti ka njëqindmijë mundësi procedurale ta prolongojë procesin, pa ardhur në kundërshtim me ligjin. Sigurisht se këto mundësi i ka planifikuar Kurti në mendjen e tij të mbrapshtë.

Dhe, çka pas kësaj? Në zgjedhjet e fundit me vota kanë rënë vetëm LV-ja dhe AAK – NISMA. Fituese e madhe është PDK-ja por as LDK-ja nuk konsiderohet humbëse sepse është rritur nga 12 për qind në 18 për qind, pa numërimin e votave të mbetura. Në asnjë parashikim timin nuk e kam parë LDK-në nën 21 për qind, pragu minimal e as AAK- NISMA nën 10 për qind gjithashtu pragu minimal. Për PDK-në kam parashikuar se do të sillet kah 23 – 24 për qind. Prandaj kam menduar se LV-ja nuk e kalon 35 përqindëshin. Ashtu edhe do të bëhej, realisht po të rriteshin LDK-ja dhe AAK – NISMA. Në situatën aktuale që u krijua pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe pas fyerjes jonormale që ua bëri Kurti opozitës, zgjidhja më e mirë do të ishte që opozita aktuale të qëndrojë në opozitë deri te zgjedhjet e radhës dhe, jo që nuk duhet ta pengojë Kurtin ta formojë qeverinë por, përkundrazi duhet të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend për qeverinë Kurti 3, pastaj të mbetet në opozitë për ta lënë Kurtin ta bëjë rrugën qeverisëse bashkë me minoritetet joserbe dhe Listën Serbe. Nëse LDK-ja hynë në koalicion me LV-në do ta harrojë pësimin e vitit 2021 çka do ta pësonte në zgjedhjet e radhës. As PDK-në nuk do të duhej të bënte koalicion me LV-në, do ta pësonte keq dhe do të kishte rënie të madhe në zgjedhjet e radhës aq më parë që fuqia politike e LV-së, edhe pas këtyre zgjedhjeve është e madhe dhe kur të dojë apo ka përfitim, LV-ja e rrëzon qeverinë. Pastaj, zgjedhjet lokale janë afër, PDK-ja dhe LDK-ja si dhe AAK – NISMA duhet të bëjnë përgatitje të menjëhershme për të rritur numrin e votave. Sidomos kjo vlen për LDK-në që ka pësuar fijasko edhe në komunat që janë konsideruar si “Jerusalemi i LDK-së”. Çdo lakmi e opozitës për të ardhur në pushtet në këto rrethana, aspak në favor të Kosovës e shkërrmoç opozitën ndërsa e forcon LV-në, pa asnjë dyshim. Nuk ka nevojë opozita ta rrezikojë shëndetin politik kur ka një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit elektoral. LV-ja po thotë se populli përmes dhënies së 40 – 42 për qind të votave ua ka besuar edhe një mandat, mos i pengoni sepse do të jetë investim i mirë për të ardhmen e opozitës dhe rënie rapide e LV-së në ndërkohë që partnerët e koalicionit, minoritetet joserbe dhe LS-ja do t’i kenë mandatet e rezervuara dhe të garantuara. Bashkësia ndërkombëtare që personifikohet në fuqinë dhe karizmën e Trampit, në fokus e ka Ukrainën dhe Gazën, Kosova është në bisht të sorrës. Pse opozita të merret me Grenellin dhe Trampin, le të merret Kurti me partnerët joshqiptarë të koalicionit! Pse opozita të hyjë në fushat e minuara nga Kurti i cili, vetëm ai e di ku i ka vendosur dhe mund t’i vë në veprim kur ta vlerësojë se përfiton politikisht dhe e dëmton opozitën, politikisht dhe me vota. Mina të kurdisura janë veriu i Kosovës, sanksionet ndërkombëtare, papunësia, rritja e varfërisë Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, kapja e të gjitha institucioneve të mundshme, korrupsioni struktural institucional, nepotizmi pandemik si dhe inferioriteti turpërues në skenën ndërkombëtare në raport me Serbinë. Nuk ka asnjë arsye që të pengohet nga opozita formimi i qeverisë Kurti 3 dhe janë njëqindmijë arsye që të mos bëjnë koalicion me Albin Kurtin, si hajvana të emërtuar nga vet Kurti.

A do të bëhet siç po e them unë? Kam frikë se jo. Sot bossi i NATO-s tha se sipas të gjitha gjasave, qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë qeveri e koalicionit. Këtë e tha edhe ambasadori gjerman në Kosovë. Me fjalë të lakuriquara, hiç atë diplomatik nënkupton se Kurti do të detyrohet të bëjë koalicion. Ata nuk e konsiderojnë koalicion atë të LV-së me minoritetet joserbe e as me LS-në. Madje as me AAK dhe NISMA. Ata e konsiderojnë koalicion nëse LV-ja lidhet me LDK-në apo me PDK-në. Pse, në siguri do të pyetni. Ndërkombëtarët konsiderojnë se ky koalicion siguron qëndrueshmëri dhe shmang zgjedhjet e reja në vitin e ardhshëm kur të vjen në rend dite çështja e presidentit/presidentes. Pastaj këtyre iu duhen garantues për arritjen përfundimtare të marrëveshjes me Serbinë si dhe zbatimin e saj e që do të kërkojë kompromise të mëdha. Prandaj, ma merr mendja se ndërkombëtarët do ta caktojnë përbërjen e koalicionit sikur edhe arkitekturën e qeverisë, me ministra të filtruar nga vet ndërkombëtarët. Secili që do të kundërshtojë, pozitë apo opozitë mund të futet në listën e zezë si pengues të demokracisë apo moszbatues të marrëveshjeve dhe zotimeve ndërkombëtare. Nëse pengohet Kurti në formimin e qeverisë ai do ta luaj rolin e viktimës sikur të gjithë janë kundër tij. Në asnjë shtet të botës opozita nuk merr dhe nuk e ndanë përgjegjësinë me pozitën. Votojeni qeverinë Kurti 3, mund të jetë një humbje taktike por, pa asnjë dyshim do të jetë një investim shumë fitimprurës politik në të ardhmen për opozitën.

Sigurisht Muja, jo ulqinaku por mitrovicalia nuk pajtohet me këtë parashikim timin. Madje, më thanë sepse nuk e kam lexuar se ma paska ndaluar të merrem me parashikime sepse paskam dështuar te LV-ja në zgjedhjet e fundit. Po, nuk kam qenë i saktë në parashikim, e pranoj, arsyet i tregova më lartë. Merreni me mend po të kishte fuqi Armend Muja të nënshkruaj urdhër ekzekutiv si Donald Tramp, së çka do të bënte me në që nuk jemi në skemën e LV-së! Por, lexues të nderuar krahasojeni marzhën e gabimit tim për LV-në në zgjedhjet e fundit ne parashikimin e Mujës për zgjedhjet e fundit lokale ku thoshte se LV-ja i fiton sigurisht 21 e fiju komuna ndërsa i fitoi vetëm tri (3)!

Albin Kurti do t’i lusë partitë opozitare të bëjnë koalicion me te, si kusht i mbijetesës, partiake dhe personale. Fort do të dashurohet me hajvanët e opozitës dhe në vend të socialdemokracisë liberale do ta kthejë kohën e hajvanatit. Albin mo, nuk e ka për herë të parë e as të fundit. Për të larë m.t me sh…ë, po i shkruan BE-së letër për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës në kohën kur vet ua shkelë këto të drejta duke i bërë pikë e pesë. Çfarë mashtrimi dhe zhvendosje e vëmendjes!

Ronaldo sportisti më i paguar në vitin 2024

0

Për të dytin vit radhazi, Cristiano Ronaldo është në vendin e parë në renditjen e sportistëve me të ardhurat më të larta të hartuar nga Sportico, një faqe e dedikuar për biznesin sportiv të nisur në vitin 2020 nga PMC.

Portugezi ka fituar 260 milionë dollarë (249.4 milionë euro) në vitin 2024, të ndarë mes 215 milionë dollarëve të pagës së tij nga Al Nassr dhe 45 milionë dollarëve fitime shtesë.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Kjo pjesë e fundit, e cila përfshin të ardhurat nga sponsorizimi, do të zvogëlohej me 15 milionë dollarë në krahasim me vitin 2023. Në vendin e dytë është Stephen Curry, ylli i Golden State Warriors dhe fituesi i medaljes së artë olimpike në Paris.

Amerikani është aktualisht basketbollisti më i paguar në NBA, duke sjellë katër lojtarë në top 15 të hartuar nga Sportico (LeBron James i 5-ti, Giannis Antetokounmpo i 13-ti, Kevin Durant i 14-ti).

12 atletë kanë tejkaluar pragun e 100 milionë dollarëve fitime kumulative: pesë futbollistë, dy basketbollistë, dy boksierë, dy lojtarë golfi dhe një futbollist amerikan.

 

Image

Image

 

 

Gjendet e mitura nga Prizreni që u raportua e zhdukur për dy javë, thotë se ishte te një shoqe

0

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Prizreni, ku një vajzë 15-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj për rreth 2 javë.

Sinjali ka mësuar se pasi rasti ishte denoncuar, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e ka lokalizuar vendndodhjen e të miturës.

E njëjta ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar te shoqja e saj dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë./GazetaSinjali/

 

 

Vrasja në lokalin “Kobra City”- Dëshmitari fillimisht thotë se kishe dëgjuar krisma armësh, pastaj e mohon

0

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin lidhur me vrasjen e ndodhur në vitin 2023 në lokalin “Kobra City”, dëshmitari B.K, deklaroi se natën kritike kur kishte qenë klient në atë lokal, kishte dëgjuar dy-tri krisma armësh, por më pas tha se nuk i kishte dëgjuar ato.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, në pyetjen e prokurores speciale, Merita Bina-Rugova, dëshmitari tha se kishte dëgjuar dy ose tri krisma me armë.

Mirëpo, më pastaj në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Hoxha, avokatit Florent Latifaj, dëshmitari tha se nuk i kishte dëgjuar ato krisma dhe se është përgjigjur se i ka dëgjuar duke menduar të mos dalë në gënjeshtër me atë çka ka deklaruar në Polici.

“S’kam dëgju, s’ka pas asni sen, por e thash mos të dalë në rren sepse kam qenë i ofenduar nga polici, më ka shajt me familje”, tha B.K,.

Ai tha se në natën kritike ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se nuk i kujtohen detajet e rastit, duke shtuar se tani i akuzuari Dibran Hoxhaj kurdo që e ka vizituar lokalin “Kobra City”, ka qenë i sjellshëm më klientë.

Po ashtu, dëshmitari tha se Hoxhën në natën kritike e kishte parë kur ishte futur së bashku me policinë brenda lokalit dhe se nuk e kishte parë më herët.

“Pra, kur ka hy policia ka hy edhe Dibrani me ta”, shtoi ai.

Gjithashtu, B.K., tha se para se të ndodhte vrasja në lokal, gjithçka kishte qenë në rregull dhe se nuk kishte pasur përleshje.

Edhe L.A., tha se ka qenë nën ndikimin e alkoolit në natën kritike dhe se nuk i kujtohen detajet e rastit, por theksoi se kishte parë përleshje të tre personave, për çka me të filluar ajo përleshje tha se është larguar dhe ka shkuar në afërsi të tualetit të lokalit.

Po ashtu, edhe A., tha se tani të akuzuarin Dibran Hoxha nuk e kishte parë më herët, por vetëm kur kishin ardhur Policia në lokal.

Më të përfunduar dëshmia e dy dëshmitarëve, u ndërpre edhe gjykimi për të vazhduar muajve në vijim me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë sipas planifikimit  të gjykatës, përfshirë edhe dëshmitarët e dëgjuar përmes mundësisë hetuese të veçantë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Ansambli “Shota” vjen në Suharekë, festë me këngë e valle për pavarësinë

0

Komuna e Suharekës ka njoftuar se për nder të shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të organizohet koncerti festiv, me pjesëmarrjen e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Koncerti nën patronazhin e kryetarit, Bali Muharremaj, sipas njoftimit, do të mbahet të dielën më 16 shkurt 2025 në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, me fillim nga ora 18:00.

Në këtë koncert festiv, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” pritet që të ngrejë në skenë trashëgiminë e pasur kulturore përmes këngëve dhe valleve tradicionale. /Telegrafi/

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shpërndarje dhe shitje të drogës

0
Është ngritur aktakuzë ndaj një person në Prizren, për shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike.

 

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se kjo ka ndodhur gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2024.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nënparag. 1.9 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari K.T., përgjatë periudhës kohore Tetor – Nëntor 2024, në kohë të pacaktuar në Prizren, pa autorizim shpërndanë dhe shet substancë psikotrope të llojit mariuhanë në sasi të mëdha, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se gjatë një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024, rreth orës 11:40 min, në Prizren, i janë gjetur:

– Tetëmbëdhjetë (18) qese najloni të përgatitura për shitje me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 32.62 gram,

– Një (1) foli alumini me substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 3.02 gram,

– Substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 1.58 gram,

– Një (1) kavanoz qelqi brenda së cilës gjendej substanca narkotike e llojit mariuhanë me peshë 1.32 gram,

– Një (1) qese najloni me substancë e llojit mariuhanë me peshë 45.52 gram,

– Një (1) kavanoz qelqi brenda me substacën narkotike e llojit mariuhanë me peshë 49.74 gram,

– Substancë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.41 gram,

–  Pesëmbëdhjetë (15) qese të vogla paketimi dhe dymbëdhjetë (12) të mëdha,

– Një (1) rrole me foli alumini,

– Një (1) peshore digjitale me mbishkrim CONSTANT,

– Qese najloni për paketime, si dhe 6×10 €.

Prizren, 8 aktakuza kundër 11 personave

0

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Bashkimi dorëzohet në finale, Kupa nuk kthehet në Prizren as pas 24 vitesh

0

Bashkimi i Prizrenit nuk arriti të rikthejë Kupën e Kosovës në qytetin historik, duke u mposhtur në finale nga Trepça me rezultat 85:79.

Prizrenasit mbeten me një trofe të vetëm, të fituar në vitin 2001, ndërsa mitrovicasit e ngritën Kupën për herë të katërt radhazi dhe të tetën në histori të klubit.

Finalja e zhvilluar mbrëmë në Prishtinë dhuroi spektakël basketbolli, por në fund ishin “Xehetarët” ata që festuan triumfin e madh./PrizrenPress.com/