13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6422

Në një bar duke u mbyllur

0

Loer Kume

Çdo herë, në çdo inkursion të mundshëm nëpër botë që ne i quajmë udhëtime, “Dëborat e Kilimanxharos” është një akt tribal personal i imi. Në valixhe të mëdha, ose dhe në qese dore nëpër shëtitje njëditore, krahas librit të radhës, gjithmonë marr me vete përmbledhjen e Hemingway.

Pyetja është thelbi i mendjes. Dhe pyetja e madhe mbushet me dy mënyra. Të udhëtosh. Dhe të lexosh.

Udhëtimi im, është gjithmonë një akt zbulimi. Është përpjekje e gëzuar dhe ekzaltuese për ta parë veten, i pozicionuar në kënde e largësi të ndryshme. Dhe po e njëjta gjë është me leximin, por invers, nëpërmjet leximit shoh botën në kënde dhe distanca të ndryshme. Pika takuese e këtyre dy drejtimeve është vetëm një. Të lexosh në udhëtim.

Nuk e di për çfarë arsye konkrete, cili është tharmi që më ka shtënë në dorë mua për herë të parë ‘Dëborat…’ në ndonjë rrugë për diku. Kujtimi im i largët është plazhi i Dhërmiut, një natë tetori e ngrohtë, gjetja me miq rastësorë nga Prishtina me një kitarë e shishe vere duke kënduar këngë të Pink Floyd e Bad Company. Dhe librin e Hemingway që me priste në kokën e shtratit në një hotel të çuditshëm në breg të detit. Ky kujtim është raporti i vërtetë midis udhëtimit, dhe leximit, midis të parit të vetes dhe botës.

Të merresh me “Dëborat e Kilimanxharos”, dhe me Hemingway-n vetë, do të thotë të ndeshesh me një dem, me vrasës, të shëtisësh në Spanjë, Itali, në Amerikë, në Afrikë, të shkosh për gjueti si Frances Meckomber, të shohësh Kodrat e gjelbra të Afrikës, Liqenet e Michiganit, sheshet e Madridit, arenat e toreadorëve, të merresh me safari nëpër savanë, e plot ngjarje të vogla e të detajuara nga çdo cep i botës. Të kesh përballë përmbledhjen në fjalë, do të thotë të përballesh në Paris, një festë që e ke gjithnjë me vete. Për jetën e shkrimtarit në Paris, për njerëzit, vendet ngjarjet që përbënë jetën e tij dhe vazhdimisht kudo ku shkoj, përballja ime me këtë libër shok e mik të pandashëm është përballja me ngjarjet e mia në të vërtetë. Çdo veprim timin, e regjistroj në kokë, plot detaje, duke e peshuar sa vlere ka, ç’më pasuroi, ç’më shtoi në jetën time? Çdo akt i kryer gjatë çdo udhëtimi sado i thjeshtë e prozaik qoftë, peshohet me gur peshë Dëborat e Kilimanxharos, e me pikë ekuilibri pyetjen e madhe; a po jetoj një moment për vetë, apo çdo personazh në atë libër ma apelon momentin tim.

Dhe çdo herë jam i prirur dhe shtyj veten për të krijuar ngjarje që të shkruajnë jetën time njësoj si një shkrimtar shkruan për dhjetëra jetë të personazheve. Këtë më mëson Hemingway, të gjesh dhe spikasësh ndodhi edhe në një vend të vogël e banal, të dëgjosh e mësosh ndodhi edhe personi më i papërfillshëm sipas ligjeve të zakonshme e banale të shoqërisë, të gjesh një ngjarje sublime dhe te gota e radhës mbase i vetëm, mbase në një bar duke u mbyllur.

Edhe te gjërat e shkuara keq, ka gjithmonë një arsye për një dolli, e ka gjithmonë diçka për të treguar.

“Dëbora e Kilimanxharos” më shtyjnë përherë ndërsa e shfletoj, të përballem me luftën e madhe, të të zbuluarit të botës nëpërmjet faqeve të Hemingway, apo nëpërmjet hapave të mi.

Ja pse ajo natë e largët në Dhërmi para vitesh më është ngulitur në mendje, ndërsa libri rrinte në kokën e krevatit, unë më të dashur e miq në një tarracë buzë detit po krijoja një kujtim timin, për të cilin një ditë do të shkruaj. Ndërsa leximi ishte aty që priste radhën, ku në krye ishte vetë jeta e ndodhur.

Dëborat … edhe vetë si objekt është i shtrenjtë për mua, sepse thërret një kohë të para viteve nëntëdhjetë, dalë nga biblioteka e prindit, me firmën e tim eti brenda, me thërret një kohë ku zbulesat e botës më jepeshin përmes prindërve të mi. E mbase ky atavizëm është gjithashtu, një përbërës i rëndësishëm në atë tharmin magjik të lidhjes time me këtë libër. Për këtë arsye, kur më doli përpara diku nëpër bukinistët e rrugës ky libër e mora sërish, dhe e vendosa në bibliotekën e punës pranë kokës së Aleksandërit të Madh, (një tjetër rit i vogël tribal i imi ky).

Duhet të kisha një libër rezerve, dhe pse jo origjinalin, dhe pse me firmat e të tjerë njerëzve brenda që kushedi për ç’arsye janë ndarë nga libri i tyre. Duhet ta kisha një libër rezervë për kohët që do vijnë, ku ky libër do më shoqërojë në tërë udhëtimet që ende s’kam bërë. Pikërisht ndaj, nuk e kam mbaruar ende sot e kësaj dite. Kam prapë tregime për të lexuar në atë libër. Është libër e mik udhëtimi. Një histori pa mbarim, një festë që e mbaj gjithnjë me vete ndërsa i bëj festen vetes. /Shqip

Sonte nis NGOMfest

0

Sonte nis edicioni i gjashtë i festivalit NGOMfest i cili organizohet për herë të parë në Kalanë e Prizrenit, ku do të jenë dy skena, “Main Stage” dhe “Sunrise Stage”.

Gjatë datave 7-10 korrik NGOM-i do të sjell një program të gjerë muzikor me 37 artistë të cilët do të performojnë gjatë katër ditëve të festivalit në 2 skena kryesore.

Grupi i famshëm kosovar, NR, me një koncert do të nis edicionin e gjashtë të këtij festivali karakteristik të Prizrenit, ku krahas grupit në këtë festival katër ditor do të interpretojnë edhe rok-grupi Jericho, tre DJ të Diynamic Music, Magdalena, Undercatt dhe Lehar, The Tape, Uran B., Jehonë, Panda, e shumë muzikantë të tjerë.

NGOMfest është festivali i muzikës dhe i aktivizimit që manifestohet në qytetin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Venera: Unë ia bëj të gjitha Lindit! (Video)

0

Venera Lumani dhe Lindi Islami, një nga çiftet më simpatike të njohur në kompeticionin “The Voice Of Albania 2”, kanë lançuar mbrëmjen e djeshme projektin e tyre të fundit me titull “Siento Amor”.

Kënga, siç edhe titulli prezanton, i dedikohet dashurisë së tyre, një këngë me ritme latine dhe verore. E kontaktuar nga Blitz.al, Venera ka rrëfyer detaje rreth realizimit të klipit dhe marrëdhënies së tyre në çift. Ndiqni në vijim intervistën:

Venera në “Siento Amor” është ndryshe në stilin e të kënduarit, më e ëmbël. Përse ke zgjedhur të vish në këtë mënyrë?

-Sa herë kam tentuar të ndryshoj provat më kanë rezultuar të suksesshme. Me këtë kam konstatuar se di të bëj më shumë se vetëm një stil. Me këtë parim eca edhe këtë herë.

Lindi kë pëlqen, Venerën potente të notave të larta apo këtë të ëmblën me të cilën kërcen edhe një tango?

-Unë ia bëj të gjitha Lindit. Çfarë të dojë ai…(qesh)

Sa e vërtetë është shprehja që Lindi këndon: “Edhe grindjet e zgjasin jetën”?

– Hmmm… duhet falënderuar Vojsava Alia për tekstin e bukur në radhë të parë. Ajo shprehje është bërë si “quote” tashmë, ka shumë njerëz që më shkruajnë pikërisht për atë frazë (qesh). Pastaj, sa për pyetjen, mendoj se shprehja duhet të jetë e vërtetë. Kush dashuron vërtet e kupton.

Kjo është thjesht një këngë dashurie, apo këngë dedikuar dashurisë suaj?

– Kjo është një këngë e jona shumë e ndjerë, që çdokush që dashuron si ne mund ta bëjë të vetën.

Si funksionojnë gjërat mes jush, Lindi –Venera apo Venera- Lindi? Në titujt e këngëve zakonisht kryeson Venera…

– Në jetë funksionon ashtu siç duhet dhe është e drejtë. Në këngë as që më paska shkuar ndërmend kjo që thoni ju (qesh).

Vëllai ther me thikë vëllain në marketin e tij

0

Pesëdhjetë e një vjeçari A.A. nga fshati Sërbinovo në Gostivar, dje rreth orës 07:20 min, përderisa e ka shërbyer një blerës në marketin e tij “Veton” në fshat, me thikë është sulmuar dhe plagosur nga vëllai i tij 49 vjeçar Q.A.

Pas futjes në market, Q.A. i është afruar prej mbrapa dhe disa herë me thikë e ka therë në trup, duke i shkaktuar dy plagë të rënda dhe një prerje. Është përzier blerësi 42 vjeçar dhe ka arritur që ta nxjerr sulmuesin jashtë, por edhe ai është plagosur në kokë dhe në këmbën e majtë, pas çka Q.A., ka ikur në drejtim të panjohur.

A.A. me veturë është dërguar në Spitalin e Gostivarit, prej nga, për shkak të plagëve serioze, është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Në koordinim me prokurorin publik, është kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa pak më vonë është gjetur dhe arrestuar edhe Q.A, transmeton TetovaSot.

Merkel ia shtrin Rusisë dorën e dialogut

0

Kacelaria gjermane, Angela Merkel, ia ka shtrirë Moskës dorën e dialogut të enjten, vetëm një ditë për se liderët e NATO’s të mblidhen në Varshavë për të çimentuar një frenim të ri kundër asaj që ata e shohin një Rusi të trimëruar.

Gjermania, e cila kishte ndihmuar në lehtësimin e Luftës së Ftohtë me “Ostpolitikën” e saj, apo riafrimi me shtetet komuniste në Evropën lindore, dëshiron marrëdhënie konstruktive në mes Rusisë dhe NATO’s, ka thënë Merkel, përcjell Gazeta Express.

“Kjo do të thotë përmbajtje dhe dialog, përkushtim i qartë për solidaritet me partneritet në aleancë… dhe një shtrirje të dorës për dialog,” Merkel tha në Parlament./Gazeta Express/

Gjermania apo Franca?

0

Në “Velodrome” të Marsejës do të luhet gjysmëfinalja e dytë e këtij Evropiani: ajo mes Gjermanisë dhe Francës.

Skuadra e vendit organizator do të kërkojë që të përsërisë historinë dhe të triumfojë në këtë ngjarje, siç bëri në Evropianin e vitit 1984 dhe Botërorin e vitit 1998, ndërsa Gjermania do të kërkojë një tjetër trofe pas Kupës së Botës të fituar në Brazil.

Do të jetë një ndeshje e madhe mes dy skuadrave që i kanë dhënë tonin futbollit të Kontinentit të Vjetër. Franca ishte bindëse në fitoren ndaj Islandës dhe kjo e ka rritur ndjeshëm moralin në skuadër dhe entuziazmin te tifozeria e saj. Antoine Griezmann është njeriu i momentit te Franca, i cilësuar si “princi me fytyrë fëmije”. Sulmuesi i Atletico Madrid është ai që po shkëlqen te transalpinët me 4 golat e shënuar deri tani në këtë Evropian. Deschamps e kuptoi në kohë se cili është pozicioni i duhur në fushë i 25-vjeçarit dhe e ndryshoi skemën e tij. Sistemi 4-2-3-1 është ai që i përshtatet më shumë lojës së Greizmann. Franca do të ketë të gjithë futbollistët në dispozicion, duke qenë se i kthehen edhe Rami e Kante nga skualifikimi.

Në krahun tjetër është Gjermania, një “mace e zezë” e Francës. Transalpinët nuk kanë fituar asnjë ndeshje zyrtare me “panzer”-at që nga viti 1958 në fazën e “playoff”-it të atij viti. Pas zhgënjimit të fundit në Botërorin 2014, francezët do të kërkojnë të thyejnë tabunë pikërisht këtë mbrëmje në Marsejë. Griezmann do të ketë detyrën që të kalojë murin gjerman me emrin Manuel Neuer, një mision ky që duket si në kufijtë e së pamundurës.

Gjermania, që luan gjysmëfinalen e saj të nëntë në 15 edicione të Evropianit, do të bëjë disa ndryshime në këtë ndeshje. Mungesat e Hummels (i skualifikuar) dhe Khedira e Gomez (për arsye dëmtimi) e kanë vënë në mendime të thella trajnerin Joachim Loë. Në dritë dalin emrat e Sane, Kimich dhe Draxler. Tek ata do të besojë Gjermania për të fituar dhe tentuar trofeun e dytë radhazi. Nëse e lë jashtë Francën, atëherë do t’i afrohet akoma më shumë objektivit.

Kush do të jetë Bondi i ri?

0

Pas përfundimit të kontratës me Daniel Craig për rolin e James Bond, regjisorët britanikë tashmë janë në kërkim të agjentit të ri 007, e për këtë ka shumë kandidatë.

Por në fakt 6 janë kandidaturat kryesore për të marrë rolin e një prej emrave më të famshëm të kinemasë botërore “Bond, James Bond”. E thuajse si çdo gjë tjetër britanikët kanë filluar edhe të vënë baste se kush do jetë agjenti i ri 007.

Më i favorizuari është James Norton i ndjekur nga Tom Hiddleston dhe Aidan Turner. Emri i Norton ka shokuar fansat pasi ai fillimisht kuotohej me koeficientin 26, ndërsa tani me koeficientin 1,33.

Idris Elbra i cili pas largimit zyrtar të Craig ishte më i kuatuari tani e shesh veten në vendin e katërt me një koeficient 11.

Në vend të pestë e të gjashtë janë respektivisht aktorët Damian Lewis dhe Jamie Bell.

Henry: Këtë mund ta bëjë Pogba

0

Paul Pogba ka cilësitë për t’u bërë mesfushori më i mirë në botë. Kështu ka deklaruar legjenda e Francës, Thierry Henry, shkruan Goal.com.

23 vjeçari është pritur të jetë çelësi i Les Blues në Euro 2016. Ai ka tërhequr kështu vëmendjen e top klubeve evropiane si Barcelona, Manchester United dhe Real Madrid.

“Harrojeni atë te Franca, ai mund të bëhet mesfushori më i mirë në histori.”

“Çka më pëlqen te ai tash për tash është se ai po bën atë çka ekipi vendos të bëjë; ndoshta ai po rrin si dekorim në Juventus, por tash kur Griezmann po luan prapa Giroud, ky duhet ta mbrojë atë më shumë.”

“Kjo është më shumë inteligjencë. Ai po luan në mënyrën e tij, për të siguruar stabilitetin e ekipës”, ka thënë Henry.

Buffon, më i miri i Europianit

0

Portieri më i mirë i Europianit ka mbetur jashtë tij. Është pikërisht Kapiteni i Italisë, Buffon, ai që deri tani ka dalë mbi të gjithë kolegët e tij në këtë ngjarje të madhe dhe këtë e thonë statistikat.

Portieri 38-vjeçar ka përqindjen më të mirë të pritjeve me 91%, duke lënë pas me shumë pak diferencë Fabianski të Polonisë me 90%, 18 pritje e 2 gola të pësuar. Manuel Noyer për momentin është me 88.89% të pritjeve në vendin e tretë, një statistikë kjo që mund të përmirësohet akoma më shumë. Mbetet shumë larg, belgu Thibaut Courtois, përqindja e pritjeve të të cilit shkon deri në 77.27 me 17 pritja e 5 gola të pësuar, shkruan Top Channel.

Por rekordet nuk mbyllen këtu, Buffon ka mundur që në 62 ndeshje nga 161 të luajtura të mbajë të paprekur portën e tij. Për më tepër, Buffon është përcaktuar edhe si portieri më i mirë i shekullit të 21 nga instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll dhe është një ndër futbollistët që ka marrë pjesë në 5 edicione të Kupës së Botës së bashku me Carbajal dhe Lotar Mateus.

Ajeti qëndron në Serinë A

0

Falë prezantimit mjaft të mirë gjatë Euro 2016-s, Arlind Ajeti ka hyrë në planet e shumë ekipeve, por duket se Torino ka arritur ta bindë 22-vjeçarin.

Palët kanë gjetur akordin mes tyre me kushte të cilat plotësojnë kërkesat e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë nga UEFA gjatë ndeshjes me Rumaninë e tashmë mungon vetëm hedhja e firmës.

Sipas marrëveshjes së arritur bëhet e ditur se rreth 600 mijë euro në sezon do të jetë shuma që Ajeti do të përfitojë për tre vitet e ardhshme me Torinon.

Sipas mediave italiane, futbollisti 22-vjeçar do të udhëtojë ditën e sotme drejt Torinos për të zhvilluar vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë.