12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6423

Ronaldo: Unë s’jam e gjithë Portugalia

0

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka thënë pas ndeshjes me Uellsin se ai nuk është e gjithë Portugalia dhe se kalimi i tyre në finale të Euro 2016 është meritë edhe e bashkëlojtarëve të tij.

Ronaldo hapi rezultatin me golin e tij dhe pastaj pasoi Nani vetëm dy minuta më vonë për 2:0.

Portugezi ka thënë se kurrë nuk ka dyshuar se ata do ta arrijnë finalen.

“Ne besojmë se gjithçka është e mundur në futboll.”

“Personalisht jam shumë i lumtur. Kjo është çka kam dashur të fitojë, pas Champions League”, ka thënë Ronaldo.

Përleshje në Suharekë

0

Policia e Kosovës bën të ditur se në Suharekë ka arrestuar dy të meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete, shkruan PrizrenPress.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës ka ndodhur edhe në fshatin Topliqan, ku është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/

Prizren: Punëtorët i shkaktojnë dëm në vlerë 20 mijë euro

0

Në Prizren një mashkull shqiptar ka raportuar se dy punëtorë kanë keqpërdorur besimin e tij duke i shkaktuar dëm material në vlerë rreth 20.000 euro, njofton Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.

Suharekë: Kanos vëllain pse i kishte ngritur padi

0

Policia e Kosovës njofton se një mashkull shqiptar nga fshati Gjinoc i Suharekës ka raportuar se ishte kanosur nga vëllai i tij, pasi që ai kishte ngritur një padi ndaj tij më herët, shkruan PrizrenPress.

Njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe nga ai kanë konfiskuar një pushkë gjueti me 30 fishek të cal 12 Ga e me leje tp skaduar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Akreditohen dy drejtime të reja në Universitetin e Prizrenit

0

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka vendosur për akreditimin e dy programeve të reja në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“AKA ka vendosur të akreditoj drejtimin e ri në Agrobiznes dhe drejtimin në Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, të cilat do të funksionojnë në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Këto programe janë komfor kërkesave të tregut”, thuhet në komunikatë të UPZ-së.

“Gjithashtu, AKA ka vendosur për riakreditimin e programit Mastër në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhimi i Turizmit në kuadër të Fakultetit Ekonomik. Gjithashtu janë riakredituar edhe dy programet e Fakultetit të Edukimit, Programi Fillor dhe ai Parafillor”.

“Ditëve në vijim, UPZ do të hapë Konkursin për regjistrim të studentëve të rinjë në vitin akademik 2016/2017 në këto programet dhe në programet tjera ekzistuese, në Ekonomik, Filologji, Juridik dhe FSHK. Vlen të theksohet se në komisionet për hartimin e këtyre programeve kanë qenë Prof. Bekim Gashi, kryetar, Prof. Isuf Lushi, dhe Prof. Hysen Bytyçi”. /PrizrenPress.com/

Rrufeja e vret bariun 40 vjeçar në Dragash

0

Rreth orës 21:00 një qytetar e ka informuar policinë së vëllai i tij, S. H. 40 vjeç, bari delesh, ishte goditur nga rrufeja në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit, njofton Policia Rajonale e Prizrenit.

Pas pranimit të informacionit, njësitë të policisë dhe të emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konfirmuar rastin.

Policia thotë se është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që trupin e pa jetë ta marrin familjarët.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes konstatohet se rrufeja i ka vrarë edhe 13 dele. /PrizrenPress.com/

UPZ pjesë e një projekti ndërkombëtar për shkëmbime universitare

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, në partneritet me “Université Bretagne Sud” në Lorient të Francës, bashkërisht kanë përfituar një projekt në fushën e arsimit të lartë nga Komisioni Evropian. Është fjala për projektin “International Credit Mobility”, në kuadër të të cilit parashihet shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik.

Për të shqyrtuar mundësitë që ofrohen nga Komisioni Evropian për të përfituar fonde dhe projekte të ndryshme me interes për universitetet, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, bashkë me rektorin e Universitetit te Mitrovicës, Alush Musaj dhe prorektorin për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të Mitrovicës, Rifat Morina, kanë vizituar “Université Bretagne Sud” në Lorient të Francës, ku janë takuar me presidentin e këtij universiteti, Jean Peeters.

Në takim të tre rektorët kanë biseduar për zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe mundësitë që ofrohen nga Komisioni Evropian për të aplikuar për ndonjë projekt në fushën e arsimit të lartë. Gjatë qëndrimit në Lorient të Francës, rektorët Vataj e Musaj, kanë vizituar edhe kampusin e “Université Bretagne Sud”, ku zhvilluan takime me dekanë të fakulteteve dhe profesorë të lëmive të ndryshme.

Gjithashtu me 4 korrik 2016 ata morën pjesë edhe në Seminarin Franko-Ballkanik ne Paris te Francës, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Puneve te Jashtme të Francës. Në këtë seminar, kane marre pjese perfaqesues te dhjetëra universiteteve franceze dhe universiteteve te shteteve te Ballkanit Perendimor, ku ndër të tjera u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve nga Franca me ato nga Ballkani.

Për mundësinë e gjetjes se partnereve tjerë në fushën e bashkëpunimit në kuadër të projekteve evropiane, poashtu të shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ, rektorët Vataj dhe Musaj, biseduan më konkretisht me përfaqësues të Universitetit të Bordos, Universitetit të Lile dhe Universitetit të Lyon. /PrizrenPress.com/

Policia e New Yorkut bën shqiponjën

0

Tre policë bëjnë simbolin e shqiptarëve New Yorkut. Me uniformë të Policisë ata janë fotografuar dhe të njëjtën e kanë postuar në Facebook.

Nuk dihet përkatësia e dy të tjerëve por polici i mesit është shqiptar nga Kosova. Ai është Artan Konjuhi, i lindur dhe i rritur në Prishtinë por që tash jeton në Amerikë.

Konjuhi 28 vjeçar së bashku me familje ka emigruar në Amerikë pak para luftës në Kosovë ndërsa që nga 1 korriku është bërë polic i New Yorkut

Lavdet që s’u thanë

0

Legjenda e muzikës rok nga Gjermania, Till Lindeman, lideri i grupit “Rammstein”, ka thënë se ka qenë cak i propagandës së Kremlinit, kur mediat ruse gabimisht e kanë cituar atë duke thurur lavde për Vladimir Putinin.

Ai i akuzon mediat ruse se e kanë ndryshuar edhe pamjen e një bluze që ai e kishte veshur duke e vendosur fotografinë e presidentit rus, derisa Lindeman shihet duke marrë pozë aprovuese për Putinin.

Në një intervistë të publikuar në fund të muajit qershor në tabloidin gjerman, Bild, Lindeman ka thënë se fotografia që është përhapur nëpër internet është manipuluar në mënyrë digjitale.

Sipas tij, në bluzën që shihet në atë fotografi nuk ka qenë fytyra e Putinit, por një kafkë.

Till Lindeman

Në artikullin e BILD-it gjerman, të titulluar “Unë isha viktimë e propagandës së Putinit”, Lindeman ka thënë se ai në fakt e mbante në duar një telefon që e kishte foton e Putinit të ngjitur për të, por ky telefon nuk është pronë e tij, por e një personi tjetër që ia kishte lënë në dorë për ta bërë fotografinë.

Ai gjithashtu e ka mohuar se ndonjëherë ka folur me fjalë miradie për Putinin, ashtu siç është cituar nga mediat ruse.

Mediat ruse më 27 dhe 28 qershor e kanë cituar Lindeman duke thënë: “Në Gjermani, (kancelarja) Angela Merkel nuk mund ta arrijë popullaritetin e njëjtë që e ka Putini. Më pëlqen ai, është lider serioz dhe jo kukull – ndryshe prej të tjerëve”.

“I konsideroj të padrejta sulmet ndaj vendit tuaj”, kanë vazhduar citatet e tij në mediat ruse dhe vazhdojnë tutje: “Rusia po e mbron intereset e saja. Sanksionet duhet të vendosen ndaj atyre që po e bëjnë një lojë të pandershme dhe po provokojnë konflikt ndërkombëtar. Për çdo rast, jam i sigurt se muzika do e shpëtojë botën”.

Mirëpo, Lindeman, që konsiderohet lider i zhanrit të ri të muzikës rok të Gjermanisë, ka mohuar të ketë thënë ndonjëren prej atyre fjalëve.

Bild e ka cituar Lindeman duke thënë: “Janë të gjitha broçkulla! Ne kemi bërë muzikë në Moskë më 19 qershor. Miqtë e agjentit tonë rus, Ed Radnikov erdhën te ne pak para se të fillonte koncerti dhe ma hodhën një telefon në dorë duke më thënë ‘ke të fala nga Vladimir Putin!’ Më pas më pyetën sa më pëlqen Moska. Unë ju bëra me shenjë me gishtin e madh (që gjithçka është mirë) dhe thashë: ‘Moska është qytet i shkëlqyeshëm’. Kjo ishte e tëra.”

Fotografia e ndryshuar, megjithatë, ka qarkulluar në të gjitha mediat ruse.

Megjithë përpjekjet e një skeme propagandistike të menduar mirë, gabimet në raportime mund të kenë ndodhur si rezultat i një veprimi reklamues patriotik që ka shkuar keq.

Më 29 qershor, Gazeta.ru ka raportuar se fotografia e ndryshuar dhe citatet fillimisht kanë qarkulluar nëpër mediat ruse më 20 qershor, ashtu siç janë raportuar nga Caviar – kompania ruse që prodhon mbulesa për telefona me shenja patriotike që e kanë edhe futurën e Putinit në të.

Caviar nuk ka pranuar që të konfirmojë raportimet për gabime të bëra nga shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë.

Lenta.ru më pas e ka cituar një komunikatë nga Caviar duke e marrë përgjegjësinë për ndryshimet, mirëpo një komunikatë e tillë nuk mund të gjendet në faqen e internetit të Caviar.

Disa prej mediave ruse tash i kanë hequr nga portalet e tyre fotografinë dhe komentet për liderin e “Rammstein”. Versioni në gjermanisht i agjencisë së lajmeve, “Sputnik” momentalisht e ka të postuar një fotografi pa ndërhyrje të Lindeman.

Mirëpo, versioni në çekisht i Sputnikut deri në fund të qershorit vazhdonte ta mbante fotografinë e ndryshuar të Lindemanit, duke e cituar Metron, gazetën që jepet gratis nëpër Moskë.

Metro deri më 27 qershor e kishte në faqen e saj në internet artikullin. Mirëpo, më vonë, Metro e publikoi edhe një korrigjim për artikullin e parë.

Burg për Messin

0

Ylli i futbollit botëror Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burgim, pasi një gjykatë në Barcelonë, aty ku edhe aktivizohet me “blaugranat”, e shpalli atë fajtor për 3 akuza të lidhura me evazionin fiskal.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të gjykatës gjatë kësaj të mërkure. Gjykata dënoi gjithashtu edhe të atin e futbollistit argjentinas, Jorge Messi, sërish me 21 muaj burg dhe për të njëjtat akuza.

Megjithatë vendimi për dënimin e tyre mund të apelohet përmes Gjykatës Supreme spanjolle. Gjithsesi, bazuar mbi ligjet e Spanjës, vajtja në burg e Messit dhe të atit të tij është thuajse e pamundur, pasi për dënimet nën dy vite burgim mund të shlyhen edhe në liri me kusht.

Gjykata ka urdhëruar Messin të paguajë një gjobë prej rreth 2 milionë eurosh, ndërsa babain e tij me 1.5 milionë euro për këto shkelje.