Burg për Messin

Ylli i futbollit botëror Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burgim, pasi një gjykatë në Barcelonë, aty ku edhe aktivizohet me “blaugranat”, e shpalli atë fajtor për 3 akuza të lidhura me evazionin fiskal.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të gjykatës gjatë kësaj të mërkure. Gjykata dënoi gjithashtu edhe të atin e futbollistit argjentinas, Jorge Messi, sërish me 21 muaj burg dhe për të njëjtat akuza.

Megjithatë vendimi për dënimin e tyre mund të apelohet përmes Gjykatës Supreme spanjolle. Gjithsesi, bazuar mbi ligjet e Spanjës, vajtja në burg e Messit dhe të atit të tij është thuajse e pamundur, pasi për dënimet nën dy vite burgim mund të shlyhen edhe në liri me kusht.

Gjykata ka urdhëruar Messin të paguajë një gjobë prej rreth 2 milionë eurosh, ndërsa babain e tij me 1.5 milionë euro për këto shkelje.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit