13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

UPZ pjesë e një projekti ndërkombëtar për shkëmbime universitare

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, në partneritet me “Université Bretagne Sud” në Lorient të Francës, bashkërisht kanë përfituar një projekt në fushën e arsimit të lartë nga Komisioni Evropian. Është fjala për projektin “International Credit Mobility”, në kuadër të të cilit parashihet shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik.

Për të shqyrtuar mundësitë që ofrohen nga Komisioni Evropian për të përfituar fonde dhe projekte të ndryshme me interes për universitetet, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, bashkë me rektorin e Universitetit te Mitrovicës, Alush Musaj dhe prorektorin për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të Mitrovicës, Rifat Morina, kanë vizituar “Université Bretagne Sud” në Lorient të Francës, ku janë takuar me presidentin e këtij universiteti, Jean Peeters.

Në takim të tre rektorët kanë biseduar për zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe mundësitë që ofrohen nga Komisioni Evropian për të aplikuar për ndonjë projekt në fushën e arsimit të lartë. Gjatë qëndrimit në Lorient të Francës, rektorët Vataj e Musaj, kanë vizituar edhe kampusin e “Université Bretagne Sud”, ku zhvilluan takime me dekanë të fakulteteve dhe profesorë të lëmive të ndryshme.

Gjithashtu me 4 korrik 2016 ata morën pjesë edhe në Seminarin Franko-Ballkanik ne Paris te Francës, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Puneve te Jashtme të Francës. Në këtë seminar, kane marre pjese perfaqesues te dhjetëra universiteteve franceze dhe universiteteve te shteteve te Ballkanit Perendimor, ku ndër të tjera u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve nga Franca me ato nga Ballkani.

Për mundësinë e gjetjes se partnereve tjerë në fushën e bashkëpunimit në kuadër të projekteve evropiane, poashtu të shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ, rektorët Vataj dhe Musaj, biseduan më konkretisht me përfaqësues të Universitetit të Bordos, Universitetit të Lile dhe Universitetit të Lyon. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Lajmet e Fundit