Uellsi shkruan historinë

Uellsi ka bërë histori duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi eliminoi Belgjikën duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Të parët në epërsi kaluan belgët. Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, shënoi një gol të bukur në minutën e 13’të, që mund të jetë në mesin e më të mirëve në Euro 2016.

Pas pranimit të golit në minutën e 13’të, Uellsi mori kontrollin e ndeshjes duke dominuar ndaj belgëve, dhe kjo iu shpërblye pasi në minutën e 31’të, kapiteni Ashley Williams shënoi për 1:1. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 55’të, Hal Robson-Kanu shënoi për 2:1 duke trullosur mbrojtjen kundërshtare. Derisa goli i nokautit erdhi në minutën e 86’të,

Sam Vokes shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Në gjysmëfinale Uellsi do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit