9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Italia përkrah kulturën e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, u takua me ministrin e Italisë për Trashëgimi dhe Aktivitete Kulturore dhe Turizëm, Dario Franceschini. Takimi, i cili ishte shumë miqësor, shpërfaqi raportet e shkëlqyera mes dy vendeve. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e kultivimit të mëtejmë të raporteve mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe të vlerave të përbashkëta kulturore.

Shala e falënderoi homologun Franceschini për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian për vendin tonë, si dhe për kujdesin që qeveria italiane po tregon për promovimin e vlerave kulturore të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai u shpreh i bindur se këto raporte do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen dhe se dy vendet tona mund të punojnë edhe më tej së bashku për promovimin e vlerave kulturore të popujve tanë, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, siç janë UNESCO-ja, ICCROM-i etj.

Ministri italian, Franceschini, ndërkaq, theksoi edhe një herë dëshirën e qeverisë dhe të popullit italian për thellimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës, si dhe shprehu vullnetin e pakursyer të tij për thellimin e marrëdhënieve mes dy qeverive, si dhe institucioneve të kulturës së të dyja vendeve. Në veçanti, ministri Franceschini theksoi mundësinë e bashkëpunimit në kinematografi, përfshirë edhe bashkëprodhimet filmike.

Sipas ministrit Franceschini, Italia mund të japë mbështetje të gjithanshme për edukimin e punonjësve profesionalë dhe të rinjve nga Kosova për profesione specifike, për të cilat nuk ekzistojnë programe shkollimi në Kosovë.

Ministrat Shala dhe Franceschini u pajtuan që të nënshkruhet një marrëveshje-kornizë bashkëpunimi, e cila do t’u mundësojë artistëve, institucioneve dhe ekspertëve të kulturës e të trashëgimisë kulturore shkëmbim të përvojave dhe të njohurive profesionale.  /PrizrenPress.com/

Më Shumë

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor...

Ramush Haradinaj takon drejtuesit e shoqatave të luftës në Prizren

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, takoi drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta në Prizren. Në prani të deputetëve, drejtuesve të degës së partisë në...

Lajmet e Fundit