16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6481

Opozita dorëzon nënshkrimet, kërkon seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e 3-vjeçares

0

Subjektet opozitare në Kuvendin Komunal të Prizrenit, kanë dorëzuar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të organit më të lartë vendimmarrës lokal, për të diskutuar rreth rastit tragjik në rrugën “Marin Barleti”, ku si pasojë e shembjes së një pjese të kulmit dhe murit, humbi jetën një 3-vjeçare.

Artan Abrashi nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka konfirmuar se dje këshilltarët opozitarë kanë dorëzuar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme.

“Janë mbledhur dhe dorëzuar nënshkrimet e nevojshme pëe seancë të jashtëzakonshme. Tash pritet që të caktohet data e mbajtjes së saj”, ka konfirmuar Abrashi për PrizrenPress.

Një mur i një shtëpie të vjetër është rrënuar dhe ka lënë të vdekur një vajzë 3-vjeçare. Nëna e viktimës, Lirije Gashi ka akuzuar Komunën e Prizrenit për humbjen e jetës së vajzës së saj./PrizrenPress.com/

Vritet shefi i policisë në Paris

0

Një person i dyshuar për lidhje me të ashtuquajturin Shteti Islamik vrau me thikë një shef policie në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit në Paris, para se ai vetë të vritej nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë brenda shtëpisë.

Agresori ka qëlluar me thikë 9 herë 42-vjeçarin Jean-Baptiste Salvaing duke ia marrë jetën.
Ngjarja makabre ndodhi në Magnanville, rreth 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit francez, ndërsa viktimë e këtij sulmi ishte edhe bashkëshortja e shefit të policisë.

Agresori mori peng gruan dhe djalin 3-vjeçar të shefit të policisë duke qëndruar për 3 orë brenda në shtëpi. Policia arriti të shpëtojë djalin, por jo edhe gruan.

Dëshmitarët thanë se agresori kishte bërtitur “Allahu akbar” (Zoti është i madh) para se të vriste shefin e policisë, i cili në atë moment nuk ishte në detyrë dhe për rrjedhojë nuk kishte veshur uniformën.

Agjencia e lajmeve e njërit prej grupeve të lidhura me Shtetin Islamik, Amaq, njoftoi se ishin pikërisht ata përgjegjës për këtë sulm.

Presidenti francez, Francois Hollande, pritet të mbajë një takim të jashtëzakonshëm në pallatin Elysse për të diskutuar për këtë ngjarje, në një kohë kur në vendin e tij po zhvillohet një kompeticion i rëndësishëm si Europianl

Detaje të reja për protestën e nesërme në Prizren

0

Organizata “Ec Ma Ndryshe” do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të bëjë të ditura detaje të protestës në Prizren, e cila do të mbahet nesër në Sheshin Shatërvan, duke filluar nga ora 12:00.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se konferencën e sotme do të shpalosen detaje të organizimit dhe informata të tjera rreth protestës.

Kjo protestë po organizohet për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar, ku si pasojë e shembjes së një shtëpie, ka humbur jetën një vajzë e moshës tri vjeçare.

“Thirrjes për protestë në Prizren për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar po i përgjigjen edhe shumë organizata nga qytete të ndryshme të Kosovës. Deri në këtë moment, këto organizata janë deklaruar se e përkrahin dhe i bashkohen protestës së Prizrenit: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Instituti GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS, Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, Anibar, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GSJP, Lëvizja FOL, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Syri i Vizionit, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, OJQ THY, Klubi Politik i Studentëve”, thuhet në njoftim

Haliti: Kujdes, ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, paralajmëron se ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës dhe kërkon nga institucionet e vendit të reagojnë më shpejt. Ndërsa, për demarkacionin e kufirit ai fton opozitën që të diskutojnë secilën mundësi, për të mos lënë probleme mbrapa. Haliti pranon që për kufirin edhe një herë të bisedohet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se po bëhen plane ogurzeza në veriun e Kosovës për spastrimin etnik dhe iu rekomandon institucioneve qeveritare që të veprojnë shpejt derisa nuk është bërë vonë. Ai thotë se duhet intervenim i shpejtë “për t’ua djegë letrat në dorë”, sepse dikur bëhet shumë vonë.

“Unë jam shumë i bindur që ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës. S’po them më shumë, por ka plane që duhet t’u digjeshin në dorë atyre që i kanë bërë, por që t’u digjen planet në dorë duhen argumente, duhen të dhënat dhe duhet veprim”, tha Haliti në intervistën dhënë “Zërit”.

Haliti që është njëri nga themeluesit e UÇK-së, thotë se ndërtimi i “Luginës së Diellit” është parashikuar me Pakon e Ahtisarit, ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sipas tij, ka shumë paqartësi. /Zeri

Zhvishet e dashura e Tyga-s

0

Demi Rose mahnit sërish.

E dashura e reperit Tyga shfaqet ashtu si e ka bërë nëna.

Linjat e saj po sfidojnë edhe Kim Kardashian…

 

Politika, unike për bllokadën në drejtësi

0

Çështja e sistemit të drejtësisë në përgjithësi bashkë me të metat dhe defektet e saj, veç partive në pushtet, thuajse asnjëherë nuk është shtruar për diskutim në Kuvendin e Kosovës, as nga partitë opozitare. Veç protestave, kur është kërkuar luftimi i korrupsionit, këto të fundit asnjëherë nuk është vërejtur se e kanë pasur seriozisht dhe njëmend që ta diskutojnë këtë çështje në Kuvend. Njohësit e kësaj fushe thonë se po duket se drejtësia e dobët po u konvenon të gjitha partive politike në Kosovë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Analisti Fadil Lepaja nuk mendon se opozita nuk është angazhuar edhe për drejtësi dhe reforma në këtë fushë.“Opozita vazhdimisht ka folur për shtetin e kapur dhe për drejtësinë si një nga segmentet e saj, veçse vazhdimisht ka shprehur bindjen se pa një ndërrim në politikë s’mund të ketë ndërrime as në drejtësi, ngase nuk besojnë se Qeveria është e interesuar për ta ndërruar gjendjen aty, pasi besojnë se ata e kanë krijuar pikërisht këtë gjendje, e cila u konvenon pushtetarëve”, është shprehur analisti Fadil Lepaja për gazetën “Kosova Sot”. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se çështja e drejtësisë së kapur nuk është shtruar asnjëherë për debat në Kuvend, ashtu siç nuk është shtruar as çështja e krimit dhe korrupsionit.“Krejt tjetër është që këto çështje thuhen në media apo në protesta. Por, Kuvendi do duhej të ishte vendi i duhur për debat”, potencoi ai.

Probleme nuk janë vetëm Demarkacioni dhe Asociacioni

Profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu, thotë se një ndër çështjet kruciale dhe fundamentale të problemeve të Kosovës ose të çështjeve të pazgjidhura është edhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi.“Në këtë drejtim edhe opozita ka dështuar për shkak se është dashur që një ndër çështjet kryesore ta ngre në Parlament edhe çështjen e drejtësisë, pasi moskonsolidimi dhe mosrespektimi i ligjit dhe kjo si pasojë ka ardhur edhe në multifikimin, shumëzimin dhe praninë shumë të madhe të korrupsionit, sidomos atij të niveleve të larta në përgjithësi të kriminalitetit. Kështu që mendoj se kjo është një ndër të metat e opozitës, e cila ka për detyrë dhe obligim prioritar të kritikojë dhe t’i qesë në pah të metat e pozitës, e cila është në Parlament, dhe kësisoj këtu kemi një dështim”.

Ai më tej ka nënvizuar se opozita ka bërë mirë që e ka iniciuar çështjen e asociacionit dhe atë të demarkacionit, por, siç ka thënë profesor Salihu, nuk është mirë që vetëm ato të jenë në maje të problemeve të opozitës dhe të merret kështu vetëm me to.“Siç shihet tani, ani pse me vonesë, në rendin e parë të agjendës në Shqipëri është sistemi i drejtësisë, ku janë angazhuar BE-ja, SHBA-ja dhe me çdo mënyrë dhe metodë duan që t’ia imponojnë Shqipërisë që ta rregullojë sistemin e drejtësisë. Nëse vazhdon kështu edhe tek ne do të vijë ajo situatë sikurse në Shqipëri, edhe pse me të gjitha këto të meta pak a shumë sistemi i drejtësisë tek ne është paksa më i mirë se atje, por nëse vazhdohet kështu nuk do të jetë assesi mirë”, ka theksuar profesori i drejtës penale, Ismet Salihu, për gazetën “Kosova Sot”.

Pasojat e administrimit të UNMIK-ut

Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu, ka bërë të ditur se problemi i shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë ky është një problem që nga zanafilla, pasi, sipas tij, që nga administrimi i UNMIK-ut dhe deri më tani asnjë përpjekje si e strukturave vendore dhe qeverisjeve dhe më në fund edhe EULEX-i bashkë me qeverisjet e njëpasnjëshme nuk kanë qenë mjaft të angazhuara dhe të përkushtuara, por as të suksesshme në vënien e një sistemi të drejtë, të pavarur dhe funksional të drejtësisë.“Gabimet në radhë të parë janë tonat për arsye se në rrugëtim e sipër ka pasur ndikim të huajin dhe animim nga strukturat e brendshme gjithmonë atyre ndërkombëtare pa e njohur mirë sistemin, por as rrethanat dhe specifikat, pra sistemin evropian mbi të gjitha kontinental të drejtësisë dhe shpeshherë ka pasur tendenca edhe të futjes së elementeve anglosaksone ose një lloj lufte e pashpallur në mes të shteteve evropiane me ndikim dhe atyre anglosaksone në radhë të parë SHBA-ve për të vendosë elemente të sistemit të drejtësisë nëpër ligje të Kosovës, gjë që gjithsesi ka shkaktuar huti, probleme dhe po ashtu mosefikasitet krahas mospërgatitjes së duhur të atyre kuadrove të reja dhe mosangazhimit të duhur dhe frikës shpeshherë për t’u angazhuar sa duhet edhe të strukturave të mëhershme gjyqësore që janë aktivizuar dhe po ashtu moskrijimi i kushteve dhe ndërhyrja ndërkombëtare”, theksoi ai.

“Janë gjithë këta faktorë, të cilët kanë ndikuar që edhe kërkesat e opozitës, të cilat herë pas here kanë qenë jo sa duhet të zëshme, por kanë qenë të tilla për ta shtruar në rend dite nuk kanë pasur asnjë efekt, pasi strukturat oligarkike, të cilësdo qeverisje që nga fillimi, apo bashkëqeverisje kanë qenë mbase shumë të interesuara që të mos ketë sa duhet avancim dhe as përparim në zbatimin e ligjit dhe në funksionalizimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi”, ka pohuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Mazllum Baraliu.

Demarkacioni, votëbesim për Qeverinë

0

Kuvendi i Kosovës edhe në seancën e rregullt të kësaj jave nuk e ka në rend pune ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, e cila ka gati një vit që së bashku me asociacionin për komunat me shumicë serbe po kundërshtohet nga tri subjektet politike opozitare. Mundësinë e dështimit të sigurimit të votave të mjaftueshme për Demarkacionin, për shkak të shtimit të zërave kundër edhe brenda koalicionit qeverisës, e ka pranuar si rrezik real edhe kryeministri Mustafa në një intervistë për mediet, shkruan gazeta Kosova Sot.

Futja në një situatë të tillë krize që ka çrregulluar në masë të madhe funksionimin e jetës institucionale në vend, sidomos pamundësia eventuale e sigurimit të votave për demarkacionin, sipas njohësve të rrethanave politike në vend mundë ta çojë vendin edhe në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme. Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, pohon se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është një çështje e rëndë dhe shumë delikate për të ardhmen e vendit, por edhe për vetë fatin e Qeverisë aktuale të Kosovës.“Është fakt se Marrëveshja e demarkacionit, e nënshkruar nga ana e Thaçit dhe Hysenit me përfaqësuesit e Malit të Zi, ka krijuar një çrregullim të tërësishëm të jetës politike dhe institucionale në Kosovë. Raportet janë shndërruar në kapacitete të rënda marrëdhëniesh mes forcave politike. Ato janë shprehur edhe në Kuvend dhe jashtë tij, duke krijuar tendosje dhe raporte të ashpra edhe me organet e ndjekjes”, theksoi ai.

Mbështetësit e marrëveshjes, të ndiqen penalisht

Sipas Kelmendit, tash, kur po ecet në rrugën që kjo marrëveshje të futet në Kuvend për ratifikim nga parlamentarët, pritet të kemi tendosje tjetër të re. “E në rast se parlamentarët për shkak të ruajtjes së marrëdhënieve qeveritare e pranojnë marrëveshjen, gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë, jo vetëm midis parlamentarëve qeveritarë, respektivisht PDK-së dhe LDK-së, por edhe në raport me opozitën do të krijohen çrregullime të rënda dhe të pariparueshme. Prandaj, Kuvendi nuk duhet ta miratojë marrëveshjen si të tillë. Por, nëse kjo futet në Kuvend dhe nuk miratohet, atëherë është shumë e qartë që vendi do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të reja. Kjo për faktin se nuk ka më raporte ndërlidhëse midis PDK-së dhe LDK-së”, tha prof. Kelmendi për ‘Kosova Sot’.

Në variantin më befasues, të miratimit eventual të kësaj marrëveshje, sipas Kelmendit, përsëri destabilizimi mbetet si opsion që mund ta çojë vendin në zgjedhje. “Masat do ta kundërshtojnë dhe opozita do të rritet, prandaj mendoj se kuvendarët nuk do ta ratifikojnë marrëveshjen e tillë. Ajo ka krijuar konflikte dhe rreziqet janë shumë të mëdha që Kuvendi ta miratojë një marrëveshje të tillë antishtetërore dhe shumë të dëmshme për vendin. Madje nëse miratohet marrëveshja e tillë, atëherë jo vetëm Qeveria, por edhe kuvendarët do të kenë bërë vepër penale të dënueshme dhe duhet të përgjigjen penalisht, sepse në Kodin Penal të Kosovës theksohet taksativisht se dhënia e ndonjë pjese të territorit është vepër e rëndë penale dhe dënimet janë deri me burg të përjetshëm”, tha prof. Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot)

Ja si i kalon pushimet një miliarder me modelen braziliane

0

Ai është një pronar multimilioner palestrash dhe klubesh nate i cili aktualisht po trajnohet si boksier.

Gjithsesi, sipërmarrësi britanik Joe Fournier gjen kohë edhe për t’u argëtuar dhe kësaj here është parë në shoqërinë e një modeleje mbresëlënëse braziliane në Bahamas.

33-vjeçari, emri i të cilit u lakua gabimisht se kishte një lidhje me Nicole Scherzinger më herët gjatë muajit, u duk tepër i kënaqur në shoqërinë e modeles brune

Na mashtruan për vizat, Çollaku&CO të japin dorëheqje

0

Qeveria e Kosovës dhe ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, vetëm pak ditë para se BE-ja të jepte rekomandimin pozitiv për plotësimin e kritereve nga autoritetet kosovare për liberalizimin e vizave, por edhe pas atij momenti “betoheshin” me shumë siguri se tani qytetarët e Kosovës pushimet e kësaj vere do t’i bëjnë duke udhëtuar jashtë vendit të tyre, pa viza, sepse heqja e tyre është vetëm çështje orësh a pak ditësh,shkruan gazeta Kosova Sot.

Mirëpo, këto garanci të Qeverisë së Kosovës, e veçmas të ministrit Çollaku, shumë shpejt u fundosën në ujë dhe tani kur nuk po ndodh një gjë e tillë, po hesht edhe ai si ministër i Integrimeve, por edhe vetë Qeveria, duke pasur para vetes mundësinë që, përveç shtyrjes së atij afati të premtuar prej tyre, është akoma e pasigurt që liberalizimi do të bëhet brenda këtij viti. Çështje morale e qeveritarëve të Kosovës mbetet përgjegjësia dhe llogaridhënia para qytetarëve për këtë mashtrim të madh, ngase ambasadorja gjermane në Prishtinë përsëri e ka nxjerrë si kusht të domosdoshëm për plotësim, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një dobësi, të cilën po mundohet ta fshehë Ekzekutivi i Kosovës. Përfaqësues të subjekteve politike opozitare dhe analistët politikë konsiderojnë se një Qeveri serioze, në një rast të tillë do të duhet të jepte përgjegjësi, qoftë edhe me dorëheqje të zyrtarëve të resorëve të caktuara që e kanë mashtruar opinionin, por në praktikën kosovare diçka e tillë nuk ka ndodhur as edhe në një rast të vetëm, kurse mashtrimi me vizat ka filluar që nga mandati i parë i presidentit aktual, ish-kryeministrit Thaçi.

Thaçi dikur premtonte liberalizim për 15 muaj

“Me çështjen e liberalizimit është abuzuar në vazhdimësi. Është i madh numri i politikanëve që abuzojnë me këtë temë, tash e sa vjet. Hashim Thaçi qysh në zgjedhjet e para 6 vjetëve deklaronte se liberalizimi do të bëhej brenda 15 muajsh, por kanë kaluar 6 vjet dhe liberalizimi nuk ka ndodhur. Edhe tani, eksponentë të pushtetit mundohen të marrin kredi prej një vendimi eventual të liberalizimit, sikur ata e kanë bërë një gjë të tillë, dhe më pastaj dalin në “rrenë”. Liberalizimi nuk varet as nga deklaratat, e as nga premtimet boshe. Në rastin konkret, liberalizimi është i ndikuar nga shumë faktorë, fatkeqësisht edhe të jashtëm. Por, detyrat e shtëpisë janë kryesoret. Korrupsioni dhe krimi i organizuar po e grijnë shoqërinë kosovare.

Pa këtë standard, nuk na duhen as vizat, as premtimet”, tha për “Kosova Sot” anëtar i Kryesisë dhe drejtori i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun i AAK-së, z. Muharrem Nitaj. Edhe magjistri i shkencave politike, Ali Hertica pohon se nuk është hera e parë që qeveritarët tanë betohen dhe garantojnë diçka që nuk do të ndodhë, sepse nuk janë në rrjedhat e politikës evropiane, derisa ata vetëm mund të shëtisin dhe të mos kenë kurrë kontakt me zyrtarët e BE-së dhe nuk mund të precizojnë se kur do të ndodhë një datë politike apo historike për të ardhmen e Kosovës. “Çollaku është një ministër që askush nuk e pyet, dhe ai këtë e di fare mirë, sepse qëndrimi i tij nuk është fleksibil dhe serioz”, ka theksuar ai.

Zyrtarët të japin llogari për mashtrimin

Hertica thotë se në Kosovë dihet fare mirë se si është situata politike dhe ekonomike dhe kjo e rëndon shumë situatën e vendit drejt rrugëtimit në BE, edhe të drejtën për të lëvizur lirshëm. “Kushtëzimi për luftimin akoma më të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit tregon më së miri se BE-ja akoma e konsideron Kosovën si një shtet banditësh, militantësh politikë e kriminelësh të klientelave të subjekteve të mëdha politike. Tani, vetë heshtja e ministrit të Integrimeve, Bekim Çollaku, i ngjan një lloji të strukjes para fjalëve të tij, i cili ka dalë si figurë joserioze qeverisëse e këtij shteti. Ai sikur të jetë intelektual me moral e kredibilitet që tani duhet të jap dorëheqje, sepse e rrejti popullin me plot gojën, se vera e këtij viti do jetë verë e shkuarjes në pushime gjithandej Evropës pa telashin e vizave, kurse tani po del krejtësisht e kundërta”, theksoi ai. “Me premtimet e njëpasnjëshme që kanë pasuar, jo vetëm Çollaku, por e gjithë Qeveria e Kosovës dhe ministrat do të duhej të japin llogari për këtë mashtrim të popullit, prandaj jo rastësisht është krijuar edhe disponimi që ndryshimet pozitive mund të vijnë vetëm duke shkuar sa më shpejt vendi në zgjedhje”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”.

Kapet me kokainë, policia arreston studentin serb në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka arrestuar dy ditë më parë një të ri serb që ndiqte studimet në kryeqytetin shqiptar.

24-vjeçari G.F.A, u kap me drogë në një lokal nate në rrugën “Abdi Toptani”. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.6 gram kokainë.

Materialet iu referuan prokurorisë për hetime të mëtejshme.