Dita e Muzikës në Tiranë

Në kuadër të përfshirjes së Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të “Ditës së Muzikës”, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë në partneritet me institucionet kulturore, arsimore publike dhe private, artistë profesionistë e amatorë, synon që kjo ditë të shërbejë si një maratonë muzikore dhe kulturore gjithëpërfshirëse të vendosura jashtë “skenave klasike të teatrove”, në çdo kënd të periferive dhe ku hapësirat artistike janë të munguara.

Aktivitetet synojnë të promovojnë muzikën në dy drejtime: Amatorë dhe muzikantë profesionistë inkurajohen për të performuar në hapësira të jashtme publike; Aktivitetet e organizuara janë të hapura për publikun duke përfshirë të gjitha zhanret muzikore; Gjatë ditës së muzikës, skena të vogla do të vendosen në zonat si: Sheshi Nënë Tereza, Sheshi A. Demi, Sheshi Shtraus, Reja Fuzhi, Kombinat, Helikopt, Rruga e Kavajës & BLV etj, ora 20:00 e mbrëmjes.

“Fête de la Musique” ka fillesën e saj në Parisin e viteve 1982, në datën 21 qershor, si një nismë e Ministrit të Kulturës së Francës, në mbështetje të praktikave amatore dhe profesioniste në rrugët e qytetit. Sot ky manifestim ndërkombëtar festohet në rreth 460 qytete, dhe 110 shtete në mbarë botën, pjesë e rrjetit në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria./KultPlus.com

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit