15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6482

I vjedh laptopin motrës, vëllai dënohet në gjyq me 8 muaj burg

0

Në janar të këtij viti, një 29-vjeçar në Tiranë ka marrë laptopin e motrave të tij, të cilin e ka shitur dhe paratë e fituara i ka shpenzuar brenda ditës duke luajtur bixhoz.

Ajo që nuk ka menduar ai ka qenë fakti se për këtë veprim tashmë duhet të vuajë një dënim me 8 muaj heqje lirie.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin në ngarkim të 29-vjeçarit Gentian D., duke e deklaruar atë të fajshëm për akuzën e “vjedhjes”.

Referuar vendimit të gjyqtarit Sokol Tona, procedimi penal ndaj të pandehurit ka nisur bazuar në një kallëzim të motrës së tij të bërë në 29 janar 2016 në Komisariatin e Policisë nr.4, në kryeqytet.

Sipas kallëzueses, në këtë datë, rreth orëve të mesditës, i pandehuri është kthyer në banesë dhe ka marrë në duar një kompjuter laptop që ishte i dy motrave dhe po luante me të në korridorin e shtëpisë.

“Pas një kohe kallëzuesja ka konstatuar se laptopi, të cilin motrat e mbanin në dhomën e gjumit nuk ndodhej aty.

Mbi interesimin tek i vëllai në lidhje se ku ndodhej laptopi, kallëzuesja ka konstatuar se i pandehuri e ka marrë atë dhe duke e futur në një çantë, është larguar me vrap i ndjekur prej kallëzueses A.D., derisa ai ka hipur në një taksi dhe është larguar”,- ka pohuar ajo në kallëzim.

Pas njoftimit të shërbimeve policore, është mundësuar të kapet dhe të arrestohet i pandehuri. Prej tij është mësuar se laptopin e markës “Dell” të vjedhur nga motrat e tij e ka shitur në treg kundrejt vlerës 10 mijë lekë, të cilat po atë ditë i ka shpenzuar duke luajtur bixhoz.

Bazuar në thëniet e tij është mundësuar edhe gjetja dhe sekuestrimi i sendit të vjedhur, vjedhje e pranuar prej tij, i cili i është kthyer të dëmtuarës. Gjatë gjykimit është administruar edhe dëshmia e të pandehurit Gentian D.

I pyetur në seancë gjyqsore rreth ngjarjes së kallëzuar nga motra e tij, ai është shprehur i penduar, si edhe ka pohuar se një veprim të tillë e ka kryer nga kushtet e tij sociale dhe ekonomike.

Në vendim Gjykata ka çmuar edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit, i cili ka rezultuar me precedentë të mëparshëm penalë, madje edhe i dënuar po për veprën penale të “vjedhjes”./panorama/

Dashuri me shoqen e gruas sime…

0

Ishte një ditë e tmerrshme kur ngeca në trafik, një shi i dendur binte. E urreja shiun, sepse gjithmonë shkaktonte më shumë trafik sesa mendja ime mund të duronte. Ngadalë-ngadalë lëviznim, ndërkohë që disa idiotë i binin borisë pa pushim. Po të ishte e mundur të kisha marrë një rrugë dytësore dhe t’i shpëtoja këtij trafiku. Andaj, edhe hipa me veturë në trotuar. Në trotuar nuk kishte lëvizje njerëzish, kështu që ngadalë fillova të lëvizja me veturë. Papritmas dëgjova një bam! Shikova në pasqyrë se çfarë ndodhi prapa meje. Pash që një biçikletë ishte përplasur në veturën time, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, A.

“Edhe kjo më duhej tani”, mendova. Por, u suprizova kur pash se personi që po ngiste biçikletën ishte zonjë e shtrirë në tokë pranë veturës sime. Ishte e veshur bukur dhe nuk dukej sikur ishte vrarë.

“Je mirë?”, e pyeta, ndërkohë që më shikonte e irrituar.

“Pirdhu!”, më tha.

E pyeta përsëri: “A jeni mirë?”.

Ajo u ngrit, ndërkohë që rrobat e saj ishin përlyer nga balta që ishte krijuar nga shiu.

“Më falni, ju lutem”, i thash, ndërkohë që ajo për herë të parë më shikoi në sy… Një fytyrë shumë e ëmbël, sy bojëqielli, buzë të njoma ngjyrë pink dhe flokët e kapura. Shumë profesionale, por edhe elegante.

“Gjithmonë në trotuar ecni?!”, m’u drejtua mua.

“Përpiqesha të arrija te kthesa, në mënyrë që të arrija sa më shpejt në shtëpi”, i thash, ndërkohë që i tregoja me gisht se ku ishte kthesa.

“Unë humba intervistën time të punës falë teje!”, më tha ajo e trishtuar.

U ndjeva si një idiot…

“Shiko, nëse dëshiron mund të të shoqëroj deri te shtëpia ime që është më pak se 5 minuta nga këtu”, i thash. “Mund t’i marrësh rrobat e gruas sime dhe të bësh intervistën”.

Ajo, pasi mendoi pak, më tha: “Në rregull”. Udhëtimi drejt shtëpisë ishte paska i çuditshëm dhe i frikshëm pasi ajo nuk fliste, por edhe unë nuk doja të flisja pasi e dija se faji për gjithë ndodhinë ishte i imi.

Posa hymë brenda ia tregova banjën

Hapa derën për të dhe ajo hyri brenda. I tregova se ku ishte banja dhe i thash: “Ndërkohë që ti pastrohesh unë t’i sjell rrobat e gruas sime”. Ajo tundi kokën në shenjë pohimi dhe hyri në banjë. Dëgjova kur ajo lëshoi dushin, ndërkaq unë u drejtova kah dhoma e gjumit, për t’i marrë rrobat më të përshtatshme. Gruaja ime do t’më vriste nëse do merrte vesh se ia kam dhënë rrobat e saj më të shtrenjta, por edhe unë nuk doja të tregohesha idiot, duke i dhënë asaj rroba të thjeshta.

Mora nga dollapi pantallona dhe bluzë të bukur, të përshtatshme për intervistë. I lëshova rrobat në kolltuk dhe u ula për të pritur që ajo të dilte nga banja. Pas pak, trokita në derë të banjës dhe i thash: “A kreve punë?”.

“Hyr!”, më tha ajo.

Mora rrobat që t’ia afroja. Kur hapa derën, prisja që ajo të ishte e mbështjellë me peshqir, por u shtanga kur pash se ishte e zhveshur.

“Më fal!”, i thash, ndërkohë që përpiqesha të kthehesha pas për të dalë nga banja.

“Mos dil!”, më tha me zë joshës.

Trupi i saj lakuriq…

Ndërkohë, mori dorën time dhe e vendosi në trupin e saj. E këndshme dhe shumë e lagësht. Ajo m’u afrua aq shumë sa mendova se do t’më puthte, por, në fakt, ajo u ul në gjunjë dhe filloi të m’i zbërthente pantallonat.

“Po sikur gruaja ime të na gjejë?”, i thash me zë të dridhur.

“Eh, këtë është dashur ta mendosh më parë, para se t’më sjellësh në banesën tënde!”, më tha troç.

Ishte një ditë shumë eksituese dhe kishte kaluar një kohë e gjatë qëkur unë dhe gruaja ime nuk kishin bërë diçka emocionuese. E shtrëngova fort prapanicën e saj dhe më pas të dy u rrezuam në dysheme. Dyshemeja e banjës ishte e lagësht dhe e rrëshqitshme, por nuk më interesonte. Dyshemeja e rrëshqitshme më eksitonte shumë. Ajo i hapi këmbët e saj dhe të dy u bëmë një…

“Çfarë do të mendojë L., po të na gjejë bashkë?”, tha ajo, ndërkohë u ngrit dhe më shikonte mua. Zemra ime ndaloi për disa sekonda. Si dreqin e dinte emrin e gruas sime.

“E njeh gruan time?”, e pyeta.

“Po, o idiot!”, m’u përgjigj. Ne punojmë bashkë…

“E, kur do të shihemi përsëri?”, e pyeta.

Ajo më shkeli syrin dhe m’u përgjigj: “Kur të bjerë shi përsëri…”.A./Kosovarja/

Të manipuluarit!

0

Agron Halitaj

Para se të shkelte në “tokën e shqipeve”, Donald Lu kishte lexuar për historinë e shqiptarëve. Në literaturën që kishte shfletuar, kishte gjetur se shqiptarët janë njerëz që nuk u trembet syri dhe që e kanë ndjesinë e drejtësisë. Por, kur kishte nisur punën në vendin e tyre si diplomat i dërguar nga Amerika, ishte befasuar me dy gjëra: me verbërinë e vendësve ndaj të huajve dhe me ikjen e tyre nga të kërkuarit përgjegjësi kundrejt padrejtësive që u bëhen. Mirëpo, me kalimin e kohës, kishte arritur ta nxjerr përfundimin se ky popull sillej në atë mënyrë, pasi ata që e drejtojnë apo që merren me politikë janë më të pashpirt ndaj tyre se çdo i huaj dashakeq. Atë që s’kishte arritur ta kuptonte ishte se si një popull trim, e pranon manipulimin nga politikanët.

Lu, i kishte përshkruar vetëm shqiptarët në Shqipëri, ndonëse nga prizmi i një diplomateje tjetër, ngjashëm sillen edhe ata që jetojnë në Kosovë. Angelika Viets, e cila vjen nga shteti më i fuqishëm evropian- Gjermania, njëjtë si Lu, s’e fshehu zhgënjimin përkitazi me raportin që ka populli i shtetit më të ri në Evropë me të zgjedhurit e tij. Kuvendi i Kosovës, prej kohësh nuk po arrin ta kryejë siç duhet funksionin e vet kushtetues për shkak të krizave, bojkotit, mungesës së kuorumit, mungesës së debatit dhe kalimit të ligjeve pa ndonjë analizë të mirëfilltë. Bazuar në këtë gjendje, ajo erdhi në përfundim se: “Kosovës mund vetëm t’i dëshirohet që zgjedhësit ta kuptojnë kush është duke i përfaqësuar”. Lu e Viets, si diplomat që janë, mund t’u rastisë që një ditë të takohen diku në një shtet të huaj dhe atëherë do kenë çka të flasin për shqiptarët.

Në dy shtetet me shumicë shqiptare, qytetarët që dikur ngriheshin kundër regjimeve dhe pushtuesve, tash në demokraci nuk ngrihen në mbrojtje të interesave të përbashkëta. Politikanët ngrehin perandori mbi kurriz të tyre, e ata qëndrojnë duke u mbajtur regjistër se si dhe sa shpejt po pasurohen. Vetëm në një shtet ku qytetarët dorëzohen dhe s’ kërkojnë llogari për taksën e tyre, deputeti ndihet komod kur e merr rrogën pa punuar fare, e ministri s’ndjenë përgjegjësi për dështimet në resorin që e udhëheq. Vetëm në një shtet ku nuk ndihet zëri i qytetarit, fëmijët vdesin nën rrënoja të shtëpive që formalisht janë nën mbikëqyrje të dy pushteteve-lokale e qendrore dhe askush nuk jep llogari.

Histeria në rrjetet sociale në mbështetje të viktimës nuk është zgjidhje, ashtu siç nuk është zgjidhje të lihet një organizatë e vetme në betejë kundër autoriteteve që kanë lejuar degradimin e trashëgimisë kulturore në qytetin historik të Kosovës. Po të kishte qytetari aktive, nuk do të protestohej vetëm në Prizren, por për Xhenetën tri vjeçare, do të protestohej edhe në qendër të Prishtinës, derisa drejtësia të vihej në vendin e vet.

Një qytetari aktive, do t’i kërkonte llogari Qeverisë pse para syve të saj po lejohet që në Kosovë të ndërtohet një qytet nga një shtet tjetër. Kosova nuk është e Qeverisë, por pushtetarëve u janë besuar mekanizmat për ruajtjen e sovranitetit të shtetit. Më e pakta që ka mundur të bëhet, ditën kur është vënë gurthemeli i “Luginës së Diellit” në veri të vendit, ka qenë ndërprerja e dialogut me Serbinë dhe përjashtimi i ministrave që marrin rrogë në Kosovë e punojnë haptas për shtetin fqinj.

Një qytetari aktive nuk do të lejonte as në një qytet të vogël si Klina, të derdheshin rreth 1.5 milion euro për ta shtruar një shesh më kalldrëm, në një hapësirë që jo shumë moti është asfaltuar. Klina edhe ashtu nuk ka objekte të vjetra që kërkojnë të jenë në harmoni me kubëzat prej gurëve, ashtu siç nuk kishte Kaçaniku klimë bregdetare, kur u mbëltua me palma. Parat që derdhen nëpër projekte, nuk janë të kryetarëve, as të këshilltarëve komunal, por janë të taksapaguesve. Prandaj, për mënyrën e shpenzimeve të mjeteve buxhetore, në disharmoni me nevojat që i ka një qytet, do duhej të jepte llogari edhe niveli qendror i qeverisjes.

Një qytetari aktive, nuk do të lejonte që ndërmarrjet shoqërore e publike të “privatizohen” nga njerëzit e politikës dhe t’ua lënë atyre monopolin për përfitime e punësime, të cilin edhe ashtu e mbajnë nëpër institucionet shtetërore. Politikanët nuk do të jenë në shërbim të popullit, por do të vazhdojnë ta kenë popullin në shërbim të tyre, për aq kohë sa populli nuk do të kërkojë llogari prej tyre. Politikanët do të vazhdojnë të jenë të preokupuar vetëm se si të jenë mirë me aleatët e jashtëm, t’u lajthiten atyre, të kërkojnë “paqe” me ta… Kush mund ta besoj se rruga Ferizaj – Gjilan, afër kampit “Bondsteel”, do të emërtohej “Beau Biden”, sikur i ndjeri të mos ishte i biri i zëvendëspresidentit amerikan, Joe?. Shumë më e ndershme do të ishte sikur kjo rrugë të emërtohej “Rruga e paqeruajtësve”, sepse kështu do të nderohej edhe Beau, edhe të gjithë ushtarët e tjerë që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë me mision në Kosovë.

Por, kur e ke një klasë të tillë politike, barra bie mbi qytetarët që t’u tregojnë aleatëve që vijnë nga bota demokratike se vullneti i tyre nuk është gjithmonë në harmoni me vendimet që i marrin politikanët. Se atyre nuk u duhet një klasë politike që rri kokulur përballë kritikave që u bëjnë ambasadorët e huaj, gjë që nuk tolerohet askund në botë. Qytetarëve nuk u duhet një klasë politike, që me veprimet e tyre i shtynë ata që t’i shkojnë ndërkombëtarët në dritën e syve. Lu, do të thoshte se duhet reaguar ndaj qeverive dhe s’ka nevojë të merren për flori ato që thonë ambasadorët. E ne duhet të themi: S’kemi pse të pranojmë të jemi të manipuluar. “Detyra e një patrioti të vërtetë është ta mbrojë vendin nga qeveria e tij”, thoshte njëri nga etërit e kombit amerikan, Thomas Paine.

Nëna e Xheneta Gashit nuk e pranon ndihmën e komunës – kërkon drejtësi (Video)

0

Dhembja e madhe për vajzën e humbur dhe deklaratat që u dhanë nga autoritetet e Prizrenit, nuk po e lejojnë Lirie Gashin që tani të pranojë një ofertë nga kuvendi komunal, njofton Klan Kosova.

Nëna e trevjeçares Xheneta, që javën e kaluar humbi jetën nga rrënimi i një objekti në zonën historike, refuzon propozimin që kësaj dhe vëllait binjak të Xhenetës t’i ndërtohet një shtëpi.

Klan Kosova pati kontaktuat një ditë më herët me inspektoren e Komunës që akuzohet nga nëna e Xhenetës, por ajo ka refuzuar të deklarohet për rastin. Ndërkohë, Lirie Gashi e demanton edhe drejtorin e emergjencave, Bedrija Ejupgaiq, i cili i tha televizionit se ajo nuk është banore e Prizrenit.

Pasi nga komuna nuk dëshiron gjë veç përballjës në gjykatë, e ëma e së ndjerës kërkon ndihmë nga qytetarët vullnetmirë.

Ndërkohë, në mbështetje të saj dhe në kërkim të llogarisë së drejtuesve komunalë të Prizrenit, të mërkurën do të zhvillohet një protestë nga organizata të ndryshme joqeveritare. Aty, përveç dorëheqjes së kryetarit të Prizrenit, do të kërkohet edhe largimi i ministrit të Kulturës dhe atij të Planifikimit Hapësinor. /Klan Kosova/

Kallëzim penal për vrasjen e Elvis Pistës

0

Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë në Prishtinë, ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, ndaj personave të panjohur në lidhje me vrasjen e Elvis Pistës.

Ish-kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës është vrarë dy vjet më parë në oborrin e një restoranti në Rahovec.

Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimaj, thotë se ndonëse janë intervistuar mbi 90 persona dhe janë ekzaminuar qindra prova, ende nuk është identifikuar personi që vrau Elvis Pistën.

“Janë intervistuar mbi 90 dëshmitarë në rastin Pista; janë ekzaminuar me dhjetëra prova – edhe në botën e jashtme; janë ekzaminuar me qindra prova materiale, mirëpo fatkeqësisht nuk kanë rezultuar me ndonjë dyshim të arsyeshëm ndaj ndonjë personi apo personave të caktuar”, ka thënë Selimaj, duke shtuar se do të ishte njeriu më i lumtur nëse do të arrijë të zbulojë autorët e kësaj vrasjeje.

Elvis Pista u vra më 15 qershor 2014 pasi doli nga restoranti “Jaha Petrol” në Rahovec, ku po qëndronte bashkë me gruan dhe disa miq. Policia atëherë njoftoi se Pista u qëllua me katër plumba nga një armë me shurdhues. /kallxo/

Xheneta, u vra

0

Ardiana Shala Prishtina

Fëmija që i ra muri mbi trupin e vogël nuk ishte viktimë e nji fatkeqësie. Sepse, fatkeqësitë ndodhin të paprituna, janë jashtë kontrollit të njeriut. Vijnë pa paralajmërim. Ky fëmijë, vdiq prej budallakisë tonë dhe injorancës e arrogancës së politikanëve tanë. E budallakia, injoranca dhe arroganca janë paralajmëruesit ma të mirë të nji krimi.

Ky fëmijë u vra. Njerëz, këtu ka ndodhë nji vrasje. Këtë fëmijë e vrau kryetari i Komunës së Prizrenit, ministri i Kulturës dhe ministri i Mjedisit. E na populli, na që ia vumë lulet mbi vorr me lotë e statuse nëpër Facebook; na që ndjemë me nanën e këtij fëmiu; na që ndjemë dhimbjen e asaj grueje; na që u gëzuem që hala jemi njerëz masi që ndjemë kaq shum; na jemi përgjegjësit ma të mëdhenj, sepse falë neve mas gjithë atyne vujtjeve shekullore, këtu hala emërtohen injorantët në krye të detyrës si ministra e drejtora komune.

Sepse, na hala po vuejmë për krenari kuq e zi; po mashtrohemi mas flamurave; na hala po vuejmë për me u ndi të mëdhenj dhe përgjegjësinë tonë intelektuale ndaj bindjeve tona kombëtare (çkado që quejmë komb), na po e maskojmë me komplekse të njeriut të vogël se “e meritojna me u gëzue, se na ka mungue kuq e zi, e asht normale tash me u tranue, se kemi vujtë me shekuj e tash jemi të barabartë me të tjerët në nji fushë….”.

Të barabartë! Ata jetojnë si njerëz. Na, jo!

Deka e Xhenetës, nuk asht për me u habitë. Prandaj, as trishtimin nuk po ua kuptoj njerëzve, sepse çka nuk të habitë, vështirë asht me të trishtue. Edhepse nuk besoj në Zot, po më krijohet nji bindje që edhepse nuk ekziston Zoti, për neve shqiptarëve nji ekziston patjetër, e asht tue na mbrojtë. Përndryshe, nuk asht e kuptueshme qysh neve nuk na desin bile kah nji fëmijë në ditë, prej mureve që rrëzohen, kerreve që fluturojnë dhe ajrit që thithim.

Unë muj me thanë që ia kuptoj dhimbjen nanës së Xhenetës, por kisha me rrejtë. Sepse, e vërteta asht, që ajo e ka jetën e saj, unë temen. Ajo humbi nji fëmijë, unë jo. Ajo ka me ndje dhimbjen për vite me radhë, unë mas nji jave shkoj në deti. E vërteta asht gjithashtu, që fëmija i saj asht veç nji emën për mu. E vërteta asht, se empatia jem nuk e ngjallë Xhenetën, dhe me këtë popull injorant, e vërtetë asht gjithashtu, që ndjenjat e mia nuk kanë me parandalue dekën e nji fëmije tjetër, me e ditë që mentë më dalin. Tjetërçka asht sikur të kishim me dalë mendsh bashkë.

Por deri atëherë, muret kanë me u rrëzue mbi trupat e tyne të vegjël, sikur që po ndërtohen çdo ditë mure me i ngulfatë shpirtat e tyne të pastër.

Fundi i fundit, Xheneta nuk ishte evlad i Hashim Thaçit, a i Isa Mustafës, a i Kadri Veselit, a i Kujtim Shalës, a i Ferid Aganit, a i Ramadan Mujës, a i Bedri Bytyqit, a i ndonji zoti tjetër. Xheneta ishte evlad i nji njeriu (sigurisht me bisht) që s’ka kulm mi krye, dhe jo evlad i nji zoti. Prandaj, deka e saj asht lajm, por nuk çon peshë, deka e saj mlohet me dhe, deka e saj ban kuota të mira në televizor, deka e saj na mundëson me u tregue njerëzor publikisht me naj status ultra të mençun e të ndjeshëm, deka e saj ka me u harrue hala pa iu rrit therrat mbi vorr. Po, po therrat, e aty këtu naj lule bozhuri që rritet egërsisht.
Vorret tona janë me therra. Me therra asht edhe e drejta jonë për nji jetë ku fëmijën nuk na e nxen muri i nji shtëpie të vjetër historike, që “asnjiherë në 100 vitet e fundit s’ka qenë ma e mirëmbajtun dhe mbikëqyrun…”!

Mue jetën, deka e Xhenetës nuk ka me ma ndryshue. As ty. Lajmet zavendësohen me lajme tjera çdo ditë. Pse a mos po harxhohen tragjeditë a? Stina asht e re. Në daç me ndryshue najsen, dil rrëzoje zotin që po të man lidhë si qenin. Nashta nuk je tue pa, por gjurmët e zingjirit i ke në fyt dhe e ndjen qysh po ta nalin frymën, sa herë që të vjen nji vrull me u ba njeri./sbunker/

Sherr gocash: “Ik moj k*rvë se do të shqyej”

0

Maniakë nëpër autobusë, zhveshje deri në degjenerim si dhe sherre nga më të rëndat janë denoncuar shumë herë nga raportuesit e Jetaoshqef.al. Mirëpo siç duket ato nuk kanë të sosur. Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vajzash ditën e djeshme në Elbasan.

Në videon e dërguar nga raportuesit e Jetaoshqef.al dy vajza kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, ndërkohë që kapnin njëra-tjetrën për flokësh, gjuanin shqelma, si dhe ofendonin me fjalor shtëpie.

Siç duket shumë njerëz, gra, burra e të rinj janë bashkuar, disa për t’i ndarë, disa për të bërë tifo dhe të tjerët thjesht për të shijuar “spektaklin”.

Megjithëse disa burra kanë ndërhyrë për t’i ndarë shumë herë, vajzat nuk kanë ndalur, por kanë gjuajtur njëra-tjetrën pa mëshirë.

Sipas raportuesve, arsyet që kanë çuar këto dy vajza në këtë gjendje janë banale dhe asgjë nuk e justifikon sherrin dhe dajakun që elbasanlliet i dhanë njëra-tjetrës./JOQ/

“Refugjatët shqiptarë ngacmojnë plakën gjermane 75 vjeçe”

0

“Unë u ngrita dhe atëherë refugjati filloi të këlthasë: Fuck you, fuck you, ficki ficki! – Ishte shtazëri”.

Një video me titullin tendencioz “Refugjatët shqiptarë ngacmojnë plakën 75-vjeçare” është publikuar në “You Tube”. Gruaja e moshuar, e ndalur në rrugë, rrëfen në mikrofon sesa të pakënaqur janë qytetarët gjermanë nga prania e shumë e refugjatëve, që ua kanë trubulluar jetën.

Dhe në kohën kur ajo tregon shqetësimet e saj, duke nisur nga provokimet seksuale në tren prej një zezaku, një adoleshent hyn mes intervistës së saj duke i thënë se, jo të gjithë myslimanët janë të këqij dhe bën me të një debat të matur politik dhe bindës.

Plaka insiston se nuk thotë se janë të këqinj, por nuk mund të adoptohen me kristianët e megjithatë, i riu që mbështetet dhe nga dy shokë të tjerë, i thotë se ai është mysliman dhe ata nuk janë të këqinj. Po ashtu, edhe të krishterët vrasin, shprehet ai.

Djali po ashtu i kujton se çfarë ka thënë kancelarja Merkel për refugjatët, por gruaja e moshuar thotë: “Ajo nuk po i merr ata në shtëpinë e vet, madje as në Berlin, por po i degdis gjetkë”.

Dhe ndërsa ajo insiston për politikat e gabuara të Merkelit, adoleshenti i jep të kuptojë se e ka gabim, shumë gabim atë që mendon për myslimanët dhe refugjatët në tërësi.

E në fund, ai thotë: “Ok, megjithatë, ta dini që ne jemi shqiptarë! Ciao” – dhe ikën duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Ja përplasja e tyre “live” nisur nga rrëfimi i gruas gjermane:

“Është shtazëri! Unë jam 75 vjeçe! Isha ulur në trenin e metrosë. As që dua ta tregoj.

Një burrë i zi m’u ul në krah, me atë si e quani ju, telephone, laptop?! I vogël. Unë isha ulur pranë dritares dhe ai pranë meje me atë pajisjen në dorë. Kështu që ishte e qartë që ndonjëhërë do të hedhën ndonjë vështrim mbi atë. Po ai kishte një penis të ngrefosur në atë ekran! Dhe e kuptoi se unë isha duke e parë. Atëherë më pyeti:

“I mirë? Është i mirë?”

Ta dish, u ngrita dhe ika menjëhërë. Pastaj një djalë erdhi, një gjerman, ai u ul në krahun tjetër e më tha: “Vura re se ai ju ngacmoi!”

Unë ika, kur refugjati filloi të këlthasë: “Fuck you, fuck you, ficki ficki! – Ishte shtazëri!

Pesë minuta larg meje ndodhet një qëndër refugjatësh. Ata sollën 490 refugjatë në një rrugë me 250 banorë. Një grabitje pasonte tjetrën.

Në Elisen Street, mund t’jua them emrat. Ata e vodhën dy herë të njejtën shtëpi Brenda 14 ditëve. Është e pabesueshme. Polici kalonte dhe thoshte: Ok, mirë, por çfarë të bëjmë? Ata ngrinin supet. Po ata nuk kanë pse të habiten kur moshat e vjetra të votojnë të gjitha AfD, partinë e ekstremit të djathtë!

Për Vitin e Ri unë vija nga kisha dhe ishin 100 apo 150 refugjatë , por një burrë më shoqëroi në metro sepse unë nuk mund të kaloja atje vetëm”.

Pas kësaj, në bisedë ndërhyn djaloshi që debaton me gruan politikisht:

“Ok, po pse nuk është i pajtueshëm myslimanizmi me kristianizmin?” e pyet djali. Dhe ndërsa gruaja i flet për politikat e gabuara të Merkelit, ai i jep të kuptojë se ka gabim, shumë gabim atë që mendon për myslimanët dhe refugjatët në tërësi.Ok, megjithatë, ne jemi shqiptarë! Ciao” thotë ai dhe largohet me “shqiponjën e duarve”./Syri.net/

EC Ma Ndryshe shkëput komunikimin me institucionet përgjegjëse për tragjedinë në Prizren

0

Për shkak të tragjedisë së javës së kaluar në Qendrën Historike të Prizrenit, për të cilën institucionet kompetente nuk kanë dhënë ende përgjegjësi morale e ligjore, EC Ma Ndryshe ka vendosur që deri në të ardhmen të shkëpusë të gjitha format e bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Planifikimit Hapësinor.

“Institucionet e lartpërmendura i konsiderojmë përgjegjëse direkte për tragjedinë e javës së kaluar dhe derisa krerët e tyre të japin dorëheqje dhe ndiqen penalisht, nuk do të pranojmë të komunikojmë e dialogojmë në asnjë formë me ta. Ne do të jemi pjesë e protestës së 15 qershorit në Prizren dhe e veprimeve të tjera civile për të kërkuar llogari për tragjedinë”, njofton EC Ma Ndryshe.

EC Ma Ndryshe thotë se do të vazhdojë punën e vet në mobilizim të komunitetit dhe avokim publik për një qytet më të mirë. /PrizrenPress.com/

Qytetarët Aktivë të Prizrenit: Bashkohuni protestës për dorëheqjen e Ramadan Mujës

0

Grupi i Qytetarëve Aktivë Për Prizrenin bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkëngjiten protestës qytetare, të thirrur nga disa organizata të shoqërisë civile, të mërkurën me 15 qershor, nga ora 12:00, në Sheshin Shadërvan, për të kërkuar llogari dhe dorëheqje të menjëhershme të kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të mjedisit, Ferid Agani, dhe ministrit të Kulturës, Kujtim Shala.

“Në vazhdën e kundërshtimeve dhe rezistencës ndaj qeverisjes së të dënuarit Ramadan Muja, që prej dy vitesh disa herë është tërhequr vëmendja dhe është kërkuar llogari dhe dorëheqje nga zyrtarët e institucioneve komunale për mos përgjegjësinë e tyre karshi qytetarëve, me qëllim që degradimi i institucioneve dhe qytetit të Prizrenit të ndalet”, thuhet në komunikatën e këtij grupi.

“Qeverisja nga persona me precedent penal, jokompetenca, korrupsioni, nepotizmi etj., i kanë shkaktuar dëme të mëdha Prizrenit dhe kanë ulur dukshëm besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve lokale, duke e bërë kështu pushtetin komunal jolegjitim. Mirëpo, ky degradim nuk është përcjellur asnjëherë me përgjegjësi nga zyrtarët lokal dhe aq më pak nga institucionet qendrore. Madje shumë nga rastet kriminale të zyrtarëve publik kanë ngelur duke u zvarritur nëpër institucionet e drejtësisë për vite me radhe, përfshirë edhe procesin e kryetarit të dënuar, Ramadan Muja”.

“Si rrjedhojë e kësaj, Prizrenit po i humbet çdo ditë e më shumë trashëgimia kulturore-historike, po i shemben objektet e vjetra dhe ajo që është më e rëndësishmja pas gjithë kësaj papërgjegjësie institucionale, Prizreni pësoi një tragjedi me vdekjen e vajzës 3 vjeçare Xheneta Gashi”.

“Vdekja e një qytetareje si pasojë e mos-intervenimit të institucioneve është kufiri i cili nuk mund të tolerohet. Përgjegjësit e këtij krimi duhet të vihen sa më parë para drejtësisë. Qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës janë të gjithë të kërcënuar nga ky lloj pushteti, në vend të Xhenetës mund të ishte secili prej nesh. Ne s’mund ta tolerojmë edhe më gjatë një pushtet që përveç trashëgimisë vret edhe njerëz”.

“Prandaj, Qytetarët Aktivë Për Prizrenin, ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, që t’i bashkëngjiten protestës qytetare, të thirrur nga disa organizata të shoqërisë civile, të Mërkurën me 15 Qershor, nga ora 12:00, në Sheshin Shadërvan, për të kërkuar llogari dhe dorëheqje të menjëhershme të kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të mjedisit, Ferid Agani, dhe ministrit të Kulturës, Kujtim Shala”. /PrizrenPress.com/