16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Qytetarët Aktivë të Prizrenit: Bashkohuni protestës për dorëheqjen e Ramadan Mujës

Grupi i Qytetarëve Aktivë Për Prizrenin bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkëngjiten protestës qytetare, të thirrur nga disa organizata të shoqërisë civile, të mërkurën me 15 qershor, nga ora 12:00, në Sheshin Shadërvan, për të kërkuar llogari dhe dorëheqje të menjëhershme të kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të mjedisit, Ferid Agani, dhe ministrit të Kulturës, Kujtim Shala.

“Në vazhdën e kundërshtimeve dhe rezistencës ndaj qeverisjes së të dënuarit Ramadan Muja, që prej dy vitesh disa herë është tërhequr vëmendja dhe është kërkuar llogari dhe dorëheqje nga zyrtarët e institucioneve komunale për mos përgjegjësinë e tyre karshi qytetarëve, me qëllim që degradimi i institucioneve dhe qytetit të Prizrenit të ndalet”, thuhet në komunikatën e këtij grupi.

“Qeverisja nga persona me precedent penal, jokompetenca, korrupsioni, nepotizmi etj., i kanë shkaktuar dëme të mëdha Prizrenit dhe kanë ulur dukshëm besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve lokale, duke e bërë kështu pushtetin komunal jolegjitim. Mirëpo, ky degradim nuk është përcjellur asnjëherë me përgjegjësi nga zyrtarët lokal dhe aq më pak nga institucionet qendrore. Madje shumë nga rastet kriminale të zyrtarëve publik kanë ngelur duke u zvarritur nëpër institucionet e drejtësisë për vite me radhe, përfshirë edhe procesin e kryetarit të dënuar, Ramadan Muja”.

“Si rrjedhojë e kësaj, Prizrenit po i humbet çdo ditë e më shumë trashëgimia kulturore-historike, po i shemben objektet e vjetra dhe ajo që është më e rëndësishmja pas gjithë kësaj papërgjegjësie institucionale, Prizreni pësoi një tragjedi me vdekjen e vajzës 3 vjeçare Xheneta Gashi”.

“Vdekja e një qytetareje si pasojë e mos-intervenimit të institucioneve është kufiri i cili nuk mund të tolerohet. Përgjegjësit e këtij krimi duhet të vihen sa më parë para drejtësisë. Qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës janë të gjithë të kërcënuar nga ky lloj pushteti, në vend të Xhenetës mund të ishte secili prej nesh. Ne s’mund ta tolerojmë edhe më gjatë një pushtet që përveç trashëgimisë vret edhe njerëz”.

“Prandaj, Qytetarët Aktivë Për Prizrenin, ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, që t’i bashkëngjiten protestës qytetare, të thirrur nga disa organizata të shoqërisë civile, të Mërkurën me 15 Qershor, nga ora 12:00, në Sheshin Shadërvan, për të kërkuar llogari dhe dorëheqje të menjëhershme të kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të mjedisit, Ferid Agani, dhe ministrit të Kulturës, Kujtim Shala”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Lajmet e Fundit