13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Nëna e Xheneta Gashit nuk e pranon ndihmën e komunës – kërkon drejtësi (Video)

Dhembja e madhe për vajzën e humbur dhe deklaratat që u dhanë nga autoritetet e Prizrenit, nuk po e lejojnë Lirie Gashin që tani të pranojë një ofertë nga kuvendi komunal, njofton Klan Kosova.

Nëna e trevjeçares Xheneta, që javën e kaluar humbi jetën nga rrënimi i një objekti në zonën historike, refuzon propozimin që kësaj dhe vëllait binjak të Xhenetës t’i ndërtohet një shtëpi.

Klan Kosova pati kontaktuat një ditë më herët me inspektoren e Komunës që akuzohet nga nëna e Xhenetës, por ajo ka refuzuar të deklarohet për rastin. Ndërkohë, Lirie Gashi e demanton edhe drejtorin e emergjencave, Bedrija Ejupgaiq, i cili i tha televizionit se ajo nuk është banore e Prizrenit.

Pasi nga komuna nuk dëshiron gjë veç përballjës në gjykatë, e ëma e së ndjerës kërkon ndihmë nga qytetarët vullnetmirë.

Ndërkohë, në mbështetje të saj dhe në kërkim të llogarisë së drejtuesve komunalë të Prizrenit, të mërkurën do të zhvillohet një protestë nga organizata të ndryshme joqeveritare. Aty, përveç dorëheqjes së kryetarit të Prizrenit, do të kërkohet edhe largimi i ministrit të Kulturës dhe atij të Planifikimit Hapësinor. /Klan Kosova/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit