15.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

VV kërkon ndjekje penale për zyrtarët që neglizhuan shtëpinë e vjetër në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga organet kompetente fillimin e procedurës penale ndaj të gjithë zyrtarëve “që me mosveprimin e tyre privuan nga jeta një vajzë të pafajshme”.

Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje ka thënë se ngjarja e djeshme në Prizren trondit ndërgjegjen e secilit qytetar, në veçanti kur është pasojë e papërgjegjësisë totale të institucioneve dhe neglizhencës së tyre për t’i përmbushur detyrimet ligjore.

Sipas tyre, Komuna e Prizrenit por edhe Ministria e Kulturës kanë qenë të njoftuar lidhur me rrezikun që paraqet ajo zonë por ata nuk kanë intervenuar.

Kuvendi Komunal i Prizrenit ne vitin e kaluar ka ndarë mjete për sanimin e rrezikut që paraqesin objektet e zonës.

“Mirëpo ky intervenim nuk ka ndodhë asnjëherë dhe askush nuk e dinë se ku kanë shkuar ato mjete. Këto parregullsi dhe shpërfillje që marrin jetë njerëzish janë të papranueshme dhe patolerueshme. Ky është kulmi i degradimit të pushtetit dhe duhet të marrë fund menjëherë”, thuhet në komuniaktën për media dërguar nga Vetëvendosje.

Të hënën në Prizren një vajzë tre vjecare ka humbur jetën pas shembjes së një muri të një shtëpie të vjetër. Përvec kësaj, edhe dy anëtarë të së njejtës familje kanë marë lëndime të rënda.

Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës kanë fajësuar njëra tjetrën si përgjegjëse për mositnervenim në atë zonë, ndërsa prokuroria ka paralajmëruar se do të nisë hetimet.

Më Shumë

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Lajmet e Fundit