19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 650

Ndarja e shkollave me ndikim edhe në hartën e qendrave të votimit në Prizren

0

Ndarja e shkollave në dy cikle ka bërë që edhe qendrat e votimit të ndahen në dysh.

Në Prizren ka dy raste të tilla.

Vite më parë nga gjiri i shkollës “Abdyl Frashëri” është themeluar edhe shkolla e mesme e ulët “Hysen Rexhepi”.

 

Njëra ka mbetur në fillim të listës së qendrave të votimit në Prizren, derisa e dyta tani është e fundit në listë.

Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” ka mbajtur numrin 2002, derisa shkolla e mesme e ulët “Hysen Rexhepi” në këto zgjedhje është emërtuar si qendra e votimit 2075.

Në QV 2002 përkatësisht në shkollën “Abdyl Frashëri” sipas KQZ-së mund të votojnë 6,575 votues. Ndërkaq në QV 2075 respektivisht në shkollën “Hysen Rexhepi” mund  të votojnë 5,542 votues.

Duke qenë në fund të listës edhe materiali i ndjeshëm zgjedhor për QV 2075 sipas menaxheres, Lumnije Rakaj ka ardhur me vonesë dhe ka bërë që procesi i votimit të nis me vonesë prej 30 minutash.

Megjithatë aktualisht votuesit po e ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare me një intensitet më të shtuar sesa në orët e mëngjesit në të dyja shkollat që gjenden në një oborr.

Ngjashëm nga gjiri i shkollës “Lekë Dukagjini”, vite më parë është themeluar edhe shkolla e mesme e ulët “Gani Saramati”.

Procesi zgjedhor po zhvillohet edhe në shkollën “Lekë Dukagjini” me 6,598 votues dhe shkolla “Gani Saramati” me 6,566 votues, të cilat figurojnë si QV 2008 dhe QV 2009. /Telegrafi/

Eskalon situata në BBVA, G Bani e godet Gjestin

0
Përplasjet mes Gjestit dhe G Banit kanë eskaluar mbrëmë.
Deri në një moment kur ky i fundit godet Gjestin me shuplakë.

Gjesti para goditjes e ngacmonte këngëtarin, ku i prekte hundën, ku si duket Bani nuk ka mundur më ti durojë provokimet dhe ta kontrollojë veten.

 

Pas mbi një orë vonesë, hapet qendra e votimit Prizren

0

Pas plot 1 orë e 10 minuta vonesë, qendra e votimit në shtëpinë e kulturës në Prizren u hap.

T7 raportoi edhe më herët për këtë vonesë, duke siguruar edhe një video nga hyrja e kësaj qendre të votimit, ku një makinë e parkuar që bartte kutinë e votimit ishte aty ani pse procesi ishte paraparë të fillonte në orën 07:00.

Procesi zgjedhor në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren ka filluar me kohë

0

Procesi zgjedhor në Qendrën e Votimit 2002 në Prizren respektivisht në shkollën “Abdyl Frashëri” ka filluar me kohë.

Sipas menaxherit të kësaj qendre, Alidin Flugaj të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.

“Përgatitjet për fillimin e procesit të votimit në Qendrën e Votimit 2002 në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren janë bërë me kohë dhe votimi ka filluar në orën 7:00. Gjithcka është gati dhe po shpresoj se kemi filluar mbarë dhe do vazhdoj kësisoj procesi deri në fund”, ka thënë Flugaj.

Sipas tij në këtë rast edhe kamerat janë vendosur në vendvotimet e kësaj qendre.

“I gjithë materiali edhe përgatitor edhe ai sensitiv ka ardhur me kohë dhe procesi ka filluar mirë”, është shprehur Flugaj.

Votuesit nga orët e hershme kanë nisur që të kryejnë obligim e tyre qytetar.

Në këtë Qendër të Votimit sipas KQZ-së mund të votojnë 6,575 votues.

Sipas KKZ-së në Prizren, në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.

Numri i votuesve në Komunën e Prizrenit sipas KQZ-së është 182,939./Telegrafi/

.

 

Si do të jetë moti në ditën e zgjedhjeve?

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të jenë nga -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metër për sekond.

 

Qendra më e madhe e votimit në Prizren nuk hapet me kohë

0
Qytetarët sot do t’ju drejtohen kutive të votimit.
Zyrtarisht nga ora 07:00, qendrat e votimit hapen.
Por, kjo s’ka ndodhur ende në qendren më të madhe në Prizren, në shkollën “Hysen Rexhepi”./Klan Kosova

Kosova nesër voton: 118 mijë votues në Prizren, 60 mijë në Suharekë dhe mbi 40 mijë në Dragash

0

Nesër, më 9 shkurt, Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare, përcjell PrizrenPress.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, 118 mijë votues do të jenë nga Prizreni, nga Suhareka 60 mijë votues, e nga Dragashi do të jenë mbi 40 mijë votues.

 

5-shja e Bashkimit

0

Bashkimi ka treguar paraqitje mjaft të mira në këtë edicion. Prizrenasit në 20 ndeshje në elitë kanë 14 fitore e gjashtë humbje.

Faqja Eurobasket ka publikuar 5shen e Bashkimit, si dhe statistikat e tyre.

Finalja e ProCredit Kupës do të zhvillohet të mërkurën mes Bashkimit dhe Trepçës, nga ora 19:00 në Prishtinë, përcjell PrizrenPress.

Statistikat janë sipas faqet Eurobasket.com.

5shja e Bashkimit:
Altin Morina
(6.8p, 3.1k, 3.2a)
Valon Bunjaku
(8.5p, 3.2k, 4a)
Lejson Zeqiri
(11.1p, 4.6k, 2a)
Mack Smith
(13.5p, 4.3k, 3.6a)
Jayveous McKinnis
(12.2p, 10.4k)

Plaçkitet shtëpia e familjes Mazreku në Malishevë, vidhen mbi 30 mijë euro para të gatshme

0

Rastet e vjedhjeve të rënda nuk kanë të ndalur nëpër qytete të ndryshme në Kosovë, ku përveç bineseve, po e pësojnë qytetarët që hajnat po i futen në shtëpi dhe po u marrin gjësende me vlerë, shkruan Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku në familjen Mazreku në Malishevë hajnat u futem me forcë dhe vodhën mijëra euro.

Rastin për Sinjalin e ka bërë të ditur pronari i shtëpisë, ku tha se hajna u futen te shtëpia e tij që sipas tij dera e hyrjes nuk ishte e kyçur me çelës, ata depërtuan brenda dhe morën nga aty 30 mijë euro para të gatshme.

Sipas informacioneve që ka sigurua Sinjali, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është iniciuar si vjedhje.

/GazetaSinjali/

Prishtina dhe Suhareka ndajnë pikët në një barazim spektakolar

0

Në një ndeshje emocionuese të javës së 19-të të Superligës së Kosovës, Prishtina dhe Suhareka ndanë pikët pas një barazimi 2-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja nisi me një ritëm të shpejtë, dhe Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 37-të me golin e Leotrim Kryeziut. Sidoqoftë, vetëm shtatë minuta më vonë, një autogol i Ardian Limanit i dha Suharekës barazimin, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, Suhareka kaloi në avantazh në minutën e 56-të me golin e Mevlan Zekës. Prishtina nuk u dorëzua dhe në minutën e 80-të, Leotrim Kryeziu realizoi golin e tij të dytë, duke i siguruar ekipit të tij një pikë të vlefshme.

Pas këtij barazimi, Prishtina ruan vendin e katërt në tabelë me 28 pikë, ndërsa Suhareka pozicionohet në vendin e pestë me 26 pikë. Gara për një vend në garat europiane mbetet e ngushtë dhe plot tension./PrizrenPress.com/