19.3 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 6500

Liderët opozitarë takohen në AAK

0

Liderët e partive opozitare, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, do të takohen në orën 11:00 tek zyrat e AAK-së.

Një ditë më parë liderë të opozitës, deputetë dhe përkrahës të tyre, e që sipas Policisë së Kosovës ishin rreth 150 pjesëmarrës, janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj arrestimit të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donikë Kadaj-Bujupi.

Në kundërshtim edhe të fletëarresteve për tre deputetë të tjerë opozitar, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin, ata kanë gjuajtur objektin e Qeverisë, me ngjyrë, kube betoni e koktej molotovi, andej kah po qëndronin pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Këtyre veprimeve Policia e Kosovës i është përgjigjur me gaz lotësjellës për shpërndarjen e protestuesve. /GazetaTribuna/

Ngjashmëritë mes Dostojevskit dhe Vonnegut

0

11 nëntori është ditëlindja e dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj që shkruanin për pasojat e dhunës: Kurt Vonnegut dhe Fjodor Dostojevski.

Dostojevski është një autor rus i shekullit të 19-të, romanet e të cilit ndoshta ua kanë caktuar t’i lexoni gjatë verës së shkollës së mesme. Vonnegut është një shkrimtar i shekullit të 20-të që shkroi vepra filozofike dhe fanta-shkencë. Por të dy shkrimtarët janë më të ngjashëm sesa duken, shkruan “ew.com” .

Të dy, Vonnegut dhe Dostojevski, ishin të interesuar në atë se çfarë na bën njerëzor në pragun e dhunës ekstreme. Romani më i famshëm i Dostojevskit, “Krim dhe Ndëshkim”, shqyrton se çfarë ndodh me protagonistin e tij Raskolnikov, pasi ai vendos të grabisë dhe të vrasë një grua të vjetër. Ai besonte se kishte të drejtë ta vriste gruan sepse e shihte veten si njeri superior, i cili vazhdimisht e krahasonte veten me Napoleonin dhe justifikonte vrasjen e tij në shërbim të një qëllimi më të lartë. Kjo bindje e njëjtë është përdorur për të filluar luftëra botërore nga njerëz, të cilët menduan se ishin mbi gjithë të tjerët. Vetëm po të ndaleshin një moment dhe të shihnin shkatërrimin që i solli kjo Raskolnikovit.

Puna e Vonnegut gjithashtu iu kushtua dhunës. Ai si një ushtar në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte parë vdekje të tmerrshme dhe shkatërrim, kjo e bëri të kundërshtonte portretizimin e luftës si diçka e thjeshtë, e mira kundër të keqes, Vonnegut e kuptonte se ishte diçka më e madhe. Ai kishte parë me sytë e tij bombardimin e Drezdenit dhe më vonë e përshkroi atë në romanin “Thertorja pesë”. Ky libër dha përgjigjen e vetme racionale ndaj shkatërrimit të papërligjur që ishte në shekullin e 20-të.

Që të dy kishin momentet e tyre të mendjelehtësisë. Humor i zi dhe sarkazma e Vonnegut është e pranishme në çdo faqe të romaneve si “Thertorja pesë” dhe “Cat’s Cradle”.

Karakteret e Dostojevskit shpesh janë të dehur në vetëmohim. Edhe pse portretizuan efektet e tmerrshme të dhunës, armiku i tyre kryesor ishte nihilizmi, duke treguar se njerëzit janë shpesh mizorë, por kjo nuk do të thotë se janë të pavlefshëm. Dostojevski dhe personazhet e tij gjejnë ngushëllim në botën e krishterimit, edhe pse ai shkëlqyeshëm e kundërshton kishën, ndërsa Vonnegut mbështetet në një humanizëm ateist.

Janë dy nga shkrimtarët më të zgjuar dhe argëtues, që trajtojnë pyetje intensive të dhunës dhe se si të jetojmë në një botë moderne që shpesh nuk vlerëson jetën individuale. Dostojevski dhe Vonnegut depërtojnë në gjendjen e njeriut më thellë sesa që e kemi menduar. /Zëri/

Politika po e djeg Republikën

0

Polarizimet mes pozitës dhe opozitës, me pasoja të paparashikueshme

Palët e kanë thelluar konfliktin në mungesë të dialogut

“Situata është e tillë që të ikësh sa më parë nga ky vend, por çështja është ku të shkosh. I gjithë planeti është bërë i pasigurt. Vendet ku tradicionalisht kanë emigruar shqiptarët: Evropa Perëndimore dhe Turqia janë bërë të pasigurta nga terrorizmi”, theksoi analisti Nexhmedin Spahiu

Kriza politike e ka ndarë politikën në dy blloqe, duke përjashtuar dialogun për tejkalimin e saj. Sipas analistëve politikë, kjo është një qasje e dëmshme e një lidershipi të papërgjegjshëm, që po e shkatërron shtetin. Tejkalimi i vijave të kuqe të opozitarizmit demokratik, por edhe kryeneçësia e pozitës për të reflektuar në kërkesat e arsyeshme që janë në interes të vendit, së bashku me qeverisjen e keqe të këtij koalicioni të madh, sipas njohëseve të këtyre zhvillimeve, kanë bërë që edhe qytetarët të jenë armiqësuar me këtë klasë politike.

Analistët konsiderojnë se në rast se opozita vazhdon në këtë mënyrë të kundërshtimit të çdo veprimi të pozitës, derisa pozita këmbëngul kinse vendi nuk ka krizë politike as institucionale, duke bërë improvizime edhe të mbajtjes së seancave në kushte të jashtëzakonshme, atëherë situata vetëm sa do të përshkallëzohet dhe vendi shumë shpejt do të gjendet para zgjedhjeve të reja të parakohshme. “Palët në vend se ta ulin retorikën e konfliktit po e rrisin akoma më lart. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, thotë Nexhmedin Spahiu…/kosova sot/

Ban Ki Moon: Dhuna e djeshme e papranueshme

0

Organi Ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë sot në New York për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm dhe për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Bosht i raportit të fundit për zhvillimet në Kosovë, i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka qenë thirrja për ndalje të dhunës për ç’gjë ai ka akuzuar drejpërdrejt partitë opozitare.

“E dënoj përdorimin e dhunës dhe frikësimin nga partitë opozitare që pengojnë punimet normale të Kuvendit të Kosovës, si dhe sulmet e papranueshme fizike nga ana e aktivistëve të opozitës. Aktet e tilla dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione si dhe imazhin e Kosovës në botë,” thekson në raport Sekretari Ban.

Mbi bazë të këtij reflektimi të Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe mbi zhvillimet e ditëve të fundit, sot pasdite në New York Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë mbi raportin që përfshin periudhën raportuese prej 16 korrikut deri më 15 tetor.

Raporti thekson se janë ‘marrëveshjet e 25 gushtit që kanë nxitur protesta nga partitë opozitare të Kosovës, në përbërje të “Vetëvendosjes,” “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” dhe “Iniciativës për Kosovën”. Sekretari Ban në mënyrë kronologjike ka regjistruar në raport incidentet dhe ndërprerjet e punës së Kuvendit si rezultat i hedhjes së gazit lotsjellës dhe dhunës tjetër të përdorur. Veprimet që janë parë në tetor, sipas Sekretarit të Përgjithshëm janë ‘të papajtueshme me parimet dhe normat e një shoqërie të civilizuar dhe demokratike.’

Në seancën e sotme Kosovën do ta përfaqësojë ambasadorja në Washington DC, Vlora Çitaku, ndërsa Serbia përfaqësohet nga shef i diplomacisë, Ivica Daçiq.Mosardhja e zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi është arsyetuar me nevojën e qëndrimit në Kosovë pas përshkallëzimit të situatës dhe protestave të ditëve të fundit. Kryesuese e radhës në takimin e sotëm do të jetë Britania e Madhe.

Francë, mësuesi plagoset nga tre persona me simbole të ISIS

0

Një mësues i historisë në një shkollë hebraike në Marsejë të Francës është sulmuar me thikë të mërkurën nga tre persona, përkrahës të ISIS-it.

Mësuesi është plagosur në njërin krahë si dhe në këmbë, po është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se njëri nga personat mbante veshur një fanellë me simbole të ISIS-it, transmetojnë mediat e huaja.

Policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët u larguan me dy skuter, ndërsa ende nuk dihet nëse këta tre persona kanë lidhje me autorët e krimit të premtes.

ISIS ekzekuton dy pengje

0

Terroristët e Shtetit Islamik kanë deklaruar se kanë ekzekutuar dy pengje, një shtetas norvegjez dhe një tjetër kinez. Ata nuk kanë dhënë detaje se kur Ole Johan Grimsgaar-Ofstad 48-vjeç nga Norvegjia dhe Fan Jinghuiu 50-vjeç nga Kina janë vrarë.

Menjëherë pas këtij lajmi, kanë pasur edhe reagimet nga të dy vendet e origjinës së të dy pengjeve.

Fillimisht, kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg deklaroi se “trajtimi që i është bërë shtetasit norvegjez nuk bazohet në ndonjë religjion e as ideologji. Ky është një akt barbar. Edhe nëse dhemb, ne nuk duhet të lejojmë kurrë që terroristët të fitojnë”.

Ndërkohë, edhe Ministria e Jashtme kineze përmes një deklarate ka dënuar aktin, duke thënë se janë të tronditur nga ajo çfarë ka ndodhur. Shteti kinez vazhdon të mbledhë informacione në lidhje me vrasjet e fundit të terroristëve të ISIS.

“Rrahman Morina” dhe “Ali Shukria” nuk e zmbrapsin opozitën

0

Arrestimi i deputetëve të opozitës nxit trazira

Pa tërheqjen e marrëveshjeve të 25 gushtit, nuk ka paqe

“Rrahman Morina dhe Ali Shukria i ditëve të sotme duhet ta dinë se arrestimet dhe bastisjet e torturat e familjeve të atyre, që mendojnë ndryshe, nuk do të japin rezultat, siç nuk kanë dhënë as në të kaluarën”, tha deputeti Zafir Berisha

Fillimi i aksionit për arrestimin e deputetëve të opozitës nga Policia e Kosovës, sipas përfaqësuesve të opozitës, nuk do të mund t’i ndalojë ata që të vazhdojnë t’i kundërvihen Qeverisë dhe Kuvendit për të penguar mbarëvajtjen e punës së këtyre institucioneve, deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet për Asociacionin e komunave dhe Demarkacionin.

Për me tepër, opozita paralajmëron se kjo situatë e re e krijuar në vend nuk do të shkojë në funksion të stabilizimit, por vetëm në përshkallëzimin e saj të mëtutjeshëm. Opozitarët theksojnë se me këto veprime të fundit të Qeverisë, që ka urdhëruar instalimin e një shteti policor, me qëllim të arritjes së qëllimit të vet, neutralizimin e opozitës dhe zbatimin e marrëveshjeve të 25 gushtit, Kosova rrezikon të futet në një cikël të pandalshëm të dhunës, pasi që kjo Qeveri është pozicionuar në favor të sakrifikimit të stabilitetit të shteti për hatër të Serbisë.

Deputeti i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, dhe para syve të policisë që po përpiqej të mërkurën për ta arrestuar në sheshin kryesor të kryeqytetit, tha se me këtë Qeveri dhe me këto veprime nuk mund të ketë zgjidhje kompromisi, sepse kjo klasë politike po e dhunon shtetin./Kosova Sot/

Ylli Hoxha: Pse nuk arrestohet Ramadan Muja ?

0

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Ylli Hoxha në emisionin “Click” të RTV 21, ka thënë se arrestimet e deputetëve të opozitës janë politike.

Ai ka pyetur pse nuk po arrestohet Ramadan Muja dhe të dënuarit e tjerë të pushtetit?

“Ramadan Muja është i dënuar dhe në pushtet edhe sot. Pse nuk po arrestohet Muja? ka pyetur Hoxha./PrizrenPress.com/

BE, kontrolle të rrepta në kufijtë e Shengenit

0

Bashkimi Europian i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Francës për të patur një kontroll sistematik edhe të vetë qytetarëve të BE-së në kufinjtë e jashtëm të Shengenit, duke qenë se disa terrorristë që janë kthyer nga Siria kanë penentruar në territorin e BE-së me pasaporta europiane. Këtë e ka konfirmuar komisioneri për punët e brendshme, Dimitris Avramopoulos në një konferencë për shtyp në Bruksel:

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Punët e Brendshme: “Të gjitha shtetet anëtare kanë të drejtë që të vendosin rregulla më të rrepta në kufinjtë e jashtëm të BE-së pa dhunuar parimet themelore të marrëveshjes së Shengenit. Pra, Franca mund të vendosë masa më të rrepta në kufinjë e jashtëm. Ne jemi në favor të masash të tilla edhe nga shtetet e tjera”.

Kmisioneri Avramopoulos ka marrë si shembull trajektoren e udhëtimit të një prej autorëve të atentateve të Parisit.

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Punët e Brendshme: “Ju keni parë që një prej autorëve ka kaluar përmes kufinjve të shumë shteteve anëtare dhe si përfundim arriti në Paris, edhe pse emri i tij ishte në listë. E njëjta gjë ka ndodhur me mungesën e shkëmbimit të informacionit për sulmet e 7 janarit të Charlie Hebdo”.

Komisioneri Avramopoulos ka konfirmuar, se inisiativa për rojet kufitare detare të Bashkimit Europian do të jetë një realitet në dy muajt e ardhshëm dhe këto roje do të shtrihen nga Spanja deri në Detin e Zi. Përveç kësaj, Komisioni Europian ka anonçuar, se në 4 dhjetor, do të jenë industritë e mëdha të internetit që do të mblidhen në Bruksel për të kontribuar në luftën kundër radikalizimit përmes internetit. Brukseli synon gjithashtu të krijojë një listë të llogarive bankare që shërbejnë për financimin e terrorrizmit për t’ia nënshtruar bllokimit.

Tv Klan

Shkatërrohet grupi kriminal

0

Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal, që merrej me përpunimin dhe shpërndarjen e kokainës në kryeqytet. Në pranga kanë rënë 25 persona, që dyshohet se janë anëtarë të së njëjtës organizatë. Përveç llojeve të forta të drogës, policia thotë se ka sekuestruar edhe një shumë të konsiderueshme parash. Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se arrestimet janë bërë përgjatë dy ditëve, mes të cilëve edhe dy vajza. Hetimet janë nisur përpara 6 muajsh nga antidroga e Tiranës dhe Prokurorisë.

Si rezultat i operacionit tw koduar “Epilog”, janë ndaluar, arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 35 persona, si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar në shitjen e lëndëve të forta narkotike heroinë dhe kokainë , por jo vetëm, në zonat më tw frekuentuar të qytetit.

Kështu, janë arrestuar 25 shtetas:

Halil Sallaku, 47 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë
Gëzim Demiri, 40 vjeç, lindur në Kavajë, dhe banues Tiranë
Sonila Dinoshi, 31 vjeç , lindur e banuese në Tiranë
Astrit Beka, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
Alfred Naço, 50 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë
Toni Naço, 18 vjeç, lindur në Athinë banues në Tiranë
Spartak Piciri, 47 vjeç, lindur e banues në Tiranë, më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
Sali Sallaku, 20 vjeç, lindur në Krumë, Has e banues në Tiranë
Indrit Sallahu, 20 vjeç, lindur në Has, Krumë dhe banues në Tiranë
Rudolf Kallbaqi, 32 vjeç, lindur në Durrës e banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
Bledi Çarçani, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
Dardan Jaku, 31 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë
Dardan Prengzi, 30 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë,
Atrias Çizmja, 20 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë
Alkan Markaj, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
Evis Dalanaj, 38 vjeç, lindur në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
Aurora Liço, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
Donard Belaj, 33 vjeç lindur dhe banues në Tiranë
Haki Belaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Eni Malaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
Igli Muhameti, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Armëmbajte pa leje”
Gentian Xhelili, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë
Elis Mali (Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë
Elsi Rroshi, 32 vjeç, lindur në Grmash dhe banues në Tiranë.
Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas:

– E. B., 27 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë

– I. Ll., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

– M. G., 27 vjeç, lindur në Itali dhe banues përkohësisht në Tiranë

– A. O., 24 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë

– R. M., 22 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

Si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë:

– R.D, 21 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

– A.Gj, 35 vjeç, lindur në Milot e banues në Tiranë

– E.M, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë

– B. J., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

– M.A., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.

Nga hetimi ka rezultuar se ky grup kriminal ka vepruar në disa zona të Tiranës, si “Shkolla e Bashkuar”, rruga “5 Maji”, “Tirana e Re”, rruga “Fortuzi”, lagjja “Laprakë”, dhe zonë e ish-Bllokut.

Për një periudhë 2 vjeçare mendohet se ky grup ka shpërndarë lëndë narkotike me vlerë tregu rreth 900 mijë euro. Gjatë zhvillimit të operacionit të shtrirë në kohë dhe hetimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kg dhe 50 gram Heroinë ; 180 doza kokainë ;1 armë pistoletë e markës Zastava ;150 fishekë; 10 automjete të markave të ndryshme ; 30 telefona celularë ;10 mijë euro, peshore elektronike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Tiranë për veprën penale të “Prodhim shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.

Bushati, furnizohej çdo 5 ditë me heroinë dhe e 3-fishonte në laborator

Më konkretisht, Julian Bushati siguronte në sasi të konsiderueshme lëndën narkotike të llojit heroinë tek persona ende të paidentifikuar për momentin. Sasia që merrte tek ky shtetas është rreth 100-200 gram çdo 5 ditw. Me pas, këtë sasi e përpunon në banesën e tij, duke e trefishuar me përbërës të tjerë. Për këtë , ai disponon mjete dhe ka përshtatur njërën dhomë si mini-laborator. Pasi përpunon lëndën narkotike, e dërgon në sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndan me persona të tjerë.

Kol Kllapi se bashku me Sonila Dinoshi, kanë marre një apartament me qira. Sasia e lendës narkotike ndahet në porcione 0.3 gram nga Sokoli dhe Sonila (të dy janë përdorues të lëndës narkotike heroinë dhe krak), duke paketuar rreth 200-250 porcione (copa). Një porcion shitet 1.000 lekë të reja. Xhiroja ditore e kryer prej shtetasve Sokol Kllapi dhe Sonila Dinoshi është 200.000 – 250.000 lekë të reja, fitimi ditor është 90.000 -120.000 lekë të reja.

Julian Bushati shet edhe vetë sasi lënde narkotike të ndara në doza. Për të shitur dozat e lëndës narkotike, ky shtetas përdor shtetasin e identifikuar me emrin Armando Murati, i cili për shitjen e lëndës narkotike, të llojit heroinë, përdor një motor skuter. Duke qenë se cilësia e lendes narkotike ‘’heroine’’ është e cilësisë me te mire ne treg, klientela e përdoruesve është në rritje. Shpërndarja e lëndës narkotike fillon në orën 08.00 të mëngjesit, deri në mbrëmje. Për të shpërndarë lëndën narkotike, Sokol Kllapi ka blerë së fundmi një automjet të vogël për të mos rënë në sy, e tipit “Ford Fiesta”. Në Maj 2015 është bërë e mundur sekuestrimi i një doze lënde narkotike nga Armando Murati. Kjo dozë narkotike u dërgua për ekspertim kimik në laboratorin e Drejtorisë Policisë Shkencore, e cila sjell përgjigjen, ku thuhet se lënda e dyshuar narkotike, e sjellë, tregoi për praninë e heroinës. Në vijim, janë zhvilluar hetime dhe janë konstatuar edhe bashkëpunëtoret e këtyre personave.

18 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)