14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6499

‘Të jetosh në ishull’, vjen nëpërmjet shfaqjes teatrale

0

Me regji të Arbnesha Grabovci Nixha, romani i njohur “Të jetosh në ishull” i shkrimtarit shqiptar Ben Blushi do të vjen edhe nëpërmjet shfaqjes, shfaqje kjo që do të prezantohet me premierë të mërkurën, prej orës 20:00 në Teatrin “Dodona”.

Në këtë shfaqje me rolet e tyre do të luajnë aktorët: Danjela Marlaj, Enis Metaj e Blerim Hasani, shkruan KultPlus.

Muzikën e shfaqjes e ka punuar Florent Boshnjaku, skenografinë Zake Prevlukaj, dramatizimin Sahadete Beqiri, dizajnin e pllakatit Genc Rezniqi, kostumet Miriam Talia Nixha dhe dizajnin e dritave Skender Latifi.

Dëshmitë kundër Komunës së Prizrenit për tragjedinë e tre vjeçares

0

Komuna e Prizrenit ka pranuar disa herë gjatë këtij viti – dhe gjatë vitit të kaluar – shkresa për të intervenuar tek shtëpitë ku të hënën e humbi jetën vajza trevjeçare.

Por, ajo kishte refuzuar të ndërhynte për ta siguruar zonën.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, i ka dërguar KlanKosova.tv dokumentet që dëshmojnë thirrjet e tyre dhe kërkesat zyrtare për komunën që të intervenojë në rrugën “Marin Barleti”, aty ku trevjeçarja Xheneta Gashi u zu nga muri i një shtëpie dhe gjeti vdekjen.

Madje, kërkesa më e hershme për ndërhyrje ishte qysh më 27 shkurt 2015.

“QRTK kërkon nga Drejtoria për emergjencë dhe siguri dhe nga Drejtoria e inspektorateve që të ndërmarrin masa emergjente në ndërtesën e cila gjendet në rrugën ‘Marin Barleti’ në ngastrën kadastrale nr, 3603. Lokacioni gjendet në Qendren Historike të Prizrenit”, thuhet në kërkesën e dërguar nga Samir Hoxha në drejtim të Komunës.

Në këtë letër, por edhe në të gjitha vërejtjet tjera, theksohet rreziku i lartë që ekziston për banorët e lagjes dhe për kalimtarët e rastit.

Kërkesat nga QRTK gjithmonë ishin cilësuar “me prioritet”, ndërsa e fundit ishte dërguar në janar të vitit 2016.

Komuna e Prizrenit – por as ndonjë drejtori e veçantë brenda saj – nuk është përgjigjur në asnjë nga këto letra dhe kërkesa, ka thënë për KlanKosova.tv, Samir Hoxha.

Të gjitha dokumentet dërguar Komunës Hoxha ka vendosur t’i bëjë publike pasi që në studion e Info Magazinës në Klan Kosova, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, sot e ka thënë pikërisht të kundërtën
Sipas Berishës, është Komuna e Prizrenit ajo që i ka dërguar shkresa Ministrisë për ta sensibilizuar gjendjen për këto shtëpi pranë rrënimit, por nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo, Hoxha e mohon kategorikisht një gjë të tillë.

Ai ka deklaruar për KlanKosova.tv se nëse Komuna ia del ta vërtetojë se shkresat janë dërguar në adresë të institucionit që drejton, atëherë është i gatshëm të japë përgjegjësi penale.

Qysh nga dje, kur ka ndodhur rasti tragjik, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit vazhdimisht e kanë bërë me faj njëra tjetrën, derisa vendi ku ndodhi rasti vazhdon të mbetet në gjendjen e njëjtë.

IMG_8148-2

sam

 

NISMA mbajti Kuvendin Zgjedhor në Malishevë

0

NISMA për Kosovën, edhe sot ka vazhduar me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër degët e saj.

NISMA për Kosovën, sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, ku janë zgjedhur organet drejtuese të degës, Këshilli i degës, delegatët për Kuvend Qendror të NISMA’s dhe kryesinë e degës. Kryetar i NISMA për Kosovën në Malishevë u zgjodh, Ragip Begaj.

Delegatëve të NISMA’s në Malishevë, me nga një fjalë rasti u janë drejtuar, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, shefja e GP NISMA, Valdete Bajrami, deputetët e NISMA’s, Zafir Berisha, Enver Hoti, dhe kryetari i NISMA’s në Malishevë, njëherit kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe folësit tjerë në këtë Kuvend, para delegatëve garantuan mbështetje të fuqishme për strukturat e NISMA’s në Malishevë, me qëllimin më të mirë që Malisheva të vazhdojë të qeveriset nga njerëz të përkushtuar, siç është duke u qeverisur tani nga NISMA për Kosovën.

Kryetari i sapo zgjedhur, Ragip Begaj, falënderoj të gjithë për besimin e dhënë. Begaj tha se, sa është privilegjë është edhe përgjegjësi, andaj kështu të bashkuar të punojmë për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e Malishevës në përgjithësi./PrizrenPress.com/

Hasan Hasani dhe Kujtim Gashi në Prokurori (Foto)

0

Drejtori i Shërbimeve Publike Hasan Hasani dhe Kryesusi i Kuvendit, Kujtim Gashi, janë parë sot para Prokurorisë në Prizren.

Një lexues i PrizrenPress-it i ka dërguar disa fotografi, ku shihet Hasani dhe Gashi para Prokurorisë.

Kryesusi i Kuvendit Kujtim Gashi ka konfirmuar se bashkë me Hasan Hasanin ka qëndruar në Prokurori.

“E kemi pasur një takim pune për rrugën e transitit”, tregon Gashi.

“Nuk kemi qenë në prokurori për çfarë ju intereson juve gazetarëve, por për punë”, shtoi Gashi/ PrizrenPress.com/

2

Ndizen qirinj për Xheneta Gashin

0

Në Prizren, sonte qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjë solidariteti me familjen e tri vjeçares, Xheneta Gashi, e cila ka vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër në këtë qytet.

Njoftimin për këtë, përmes një fotoje në Facebook, e ka bërë anëtari i kryesisë së Vetëvndosjes, Artan Abrashi.

Fotografia që po shihni tregon momentet që qytetarët prizrenas dolën për të ndezur qirinj tek Shatërvani në Prizren.

Në Prizren ndizen qirinj për Xheneta Gashin

Aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë dhe të rinj prizrenas, sonte në ora 21:30, do të ndezin qirinj në sheshin “Shatërvan”, në kujtim të vogëlushes 3 vjeçare, Xheneta Gashi.

Xheneta e humbi jetën tragjikisht pasditen e djeshme, si pasojë e shembjes se një pjesë te një objekti në rrugën “Marin Barleti “ që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Çfarë zgjidhje i kishte ofruar Komuna e Prizrenit familjes para tragjedisë?

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se familja, fëmija i të cilës ka vdekura të hënë nga shembja e dheut nuk është nga qyteti i Prizrenit, por nga qyteti i Suharekës, ndaj edhe zgjedhja për atë familje ka qenë komplekse.

Ymeri tregoi në Info Magazine të Klan Kosovës se komunarët e kishin paralajmëruar atë familje për gjendjen e shtëpive në atë pjesë të qytetit.

“Familja nuk është e Prizrenit është e komunës së Suharekës”, ka treguar Ymeri.

Ai është pyetur nga gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile në Prizren, Kastriot Jahaj, se cila ka qenë zgjidhja që komuna i ka ofruar kësaj familje, por Ymeri tha se nuk ka zgjidhje automatike për këto raste.

“Nuk vijmë me zgjidhje të shpejta pa konsultuar një sërë institucioneve që janë të involvuar në rast”.

“Për keqardhje është vënia në funksion i gjithë potencialit pas ngjarjes tragjike. Ne i kemi dërguar të gjitha raportet ministrisë për atë pjesë”.

Jahaj për tragjedinë në Prizren: Përgjegjësia dhe turpi janë të qarta – kryetar i dënuar, ministria e papërgjegjshme

0

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Komuna e Prizrenit, Kastriot Jahaj, ka thënë se turpi dhe përgjegjësia për tragjedinë e Prizrenit, ku humbi jetën një fëmijë tre vjeçar nga shembja e një muri në zonën historike të qytetit bie mbi kryetarin e komunës, Ramadan Muja dhe Ministrinë e Kulturës.

Jahaj ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se “kemi një ministri të papërgjegjshme dhe një kryetar të dënuar të Prizrenit”, dhe për të këta duhet të bëhen përgjegjës.

“Për këtë rast duhet të flasë ministri i Kulturës, ministri i Ambientit dhe kryetari i komunës. Përgjegjësia është tek ministrat dhe kryetari i Komunës së Prizrenit. Përgjegjësia është shumë e qartë, turpi është shumë i qartë”.

Madje Jahaj është shprehur i befasuar si është e mundur që ende nuk ka kurrfarë vendimi as nga komuna e as nga ministria.

“Nuk po dëgjojmë nga ministri a e Kulturës dhe Komunës së Prizrenit asnjë vendim të marrë për këtë rast. Prokuroria është dashur të marrë masa menjëherë pas këtij rasti dhe dikush të arrestohej”.

Aliu: Ministria paralajmëroi Komunën e Prizrenit, por asnjëherë nuk morëm përgjigje

0

Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore nga Ministria e Kulturës, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se ministria kishte inspektuar pjesën historike të Prizrenit dhe kishte kërkuar nga organet komunale ndërhyrje për ta siguruar zonën, por Komuna asnjëherë nuk kthej përgjigje tek ministria për këtë çështje.

Ministria, sipas Aliut, kishte kërkuar të sigurohej pikërisht ajo zonë ku të hënën gjeti vdekjen një vajzë tre vjeçare, e cila u zu nga shembja e një muri.

“Ligji për qendrën historike të Prizrenit është në përgjegjësi të Komunës së Prizrenit dhe ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Sa i përket sigurisë publike, ministria e Kulturës nuk është përgjegjëse për siguri publike”, ka thënë Aliu në Info Magazine.

“Shembja e parë ka filluar me 9 janar ne kemi një shkresë për këtë rast, në orët e vona të mbrëmjes kur e kemi monitoruar këtë rast. Ministria e Kulturës me urgjencë ka kërkuar nga komuna e Prizrenit dhe drejtoritë përkatëse të ndërmarrin masat menjëherë. Ne asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për këtë”.

Femra më seksi në botë

0

Kryesonte listën e 100 femrave më seksi në botë të bërë nga revista FHM dhe u raportua se kishte  nënshkruar një kontratë 1 milion paund me kompaninë “Lynx”.

Një kohë e artë për modelen britanike, Kelly Brook, e cila ka ripostuar fotot krejtësisht nudo të realizuara në Mauritius në vitin 2010.

Kanë kaluar 6 vjet nga ajo kohë, edhe pse tani Brook është sërish një nga modelet më të përfolura në botën e showbiz nuk ka arritur të ruaj të njëjtat linja.

Kelly Brook nudo1

Tragjedia në Prizren – Komuna fajëson Ministrinë e Kulturës

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, thotë se mbi Ministrinë e Kulturës bie përgjegjësia për vdekjen e vajzës tre vjeçare e cila u zu nga muret e një shtëpie të vjetër në pjesën historike të qytetit.

Berisha tha në Info Magazine të Klan Kosovës se intervenimet e Komunës në atë pjesë janë të kufizuara.

“Sipas ligjit, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Kulturës, ligji për trashëgimi kulturore e thotë këtë. Përgjegjësia adresohet atje dhe tek një agjencion i ndërmjetëm për trashëgimi që është në kuadër të ministrisë”, ka thënë Berisha

“Ngjarja tragjike ka ndodhur në qendrën historike të Prizrenit dhe veprimet e komunës janë të kufizuara në atë zonë. Ne jemi munduar që atë zonë ta mbajmë sa më të sigurt dhe jemi munduar ta sensibilizojmë opinionin për atë pjesë që është e rrezikshme dhe duhet të ketë kujdes”, tha Berisha.