16.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 6505

Kuvendi sot ratifikon MSA-në

0

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur për sot seancë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës: “Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër”.

Partitë opozitare, të cilat tashmë një kohë më të gjatë janë duke bojkotuar dhe penguar mbajtjen e seancave të Kuvendit, me kërkesën për anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, kanë paralajmëruar bojkotim edhe të kësaj mbledhjeje.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, me një letër të hapur, mbrëmë ka thirrur Vetëvendosjen, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për shtetin.

Ai u ka bërë thirrje tri subjekteve që, siç ka shkruar, “përkundër dallimeve politike… e që janë legjitime në kontekstin e demokracisë”, të japin kontributin e tyre „në ecjen përpara të Republikës së Kosovës“.

Kësaj iu përgjigj mbrëmë AAK, duke cekur se Veseli “dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë“.

Mbajtja e seancës plenare është caktuar për në orën 10:00, ndërsa paraprakisht, në orën 09:00, rreth Projektligjit për ratifikimin e MSA-së do të debatojë Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane.

Fevziu: Ja lista gazetarëve që paguhen nga PS

0

Nga Blendi Fevziu

“Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

I dashur Bushat,

Lexova dje intervistën tënde për problemin e Lagunës Blu dhe raportin me Aleksandër Frangajn.

Nuk kam dashur asnjë moment të hyj në atë debat dhe as më pëlqen të merrem. Por pasi lexova

sot një shkrim të Andi Bejtes, besoj se është më mirë dhe shumë më në ndihmë të publikut t’i them ca gjëra. Nuk po bëj as intervistë, as shkrim dhe as deklaratë. Po të drejtohem direkt me bindjen se të vërtetat janë të vërteta vetëm kur thuhen deri në fund. Edhe pse qenia njerëzore është

gjithnjë e prirur ta shohë padrejtësinë në një drejtim. Sheh vetëm padrejtësinë që pëson dhe rrallë, ose thuajse kurrë, padrejtësinë që vetë bën ndaj tjetrit. Nganjëherë edhe padashje.

Do doja të të shkruaja për dy gjëra, problemin e gazetarisë në Shqipëri dhe Lagunën Blu, ku që prej 13 vitesh kalojmë pushimet e verës të dy! Do shkruaj shkurt, për të mos i humbur argumentat.

Nuk po shoh t’i lëmoj frazat dhe as do merrem me citime sepse e di që kjo është e gjitha një gjë aq e shëmtuar sa çdo rregullim do të na bënte të dukeshim edhe më të shëmtuar në sytë e publikut.

Por e nis me gazetarinë!

Ti thojë që pyetjet ishin alla Sandër. Thoje edhe që nuk ishin dhënë akuzat dhe nuk mund të jepej

një reagim i Sandrit. Po, ke të drejtë. Në kemi dhënë një lajm 4 ditë më parë për sherrin tek laguna Blu, duke cituar banorët, PD dhe Qeverinë. Kaq. Mund të kishim dhënë edhe më shumë, por nuk

dhamë. Por as media të tjera nuk i kushtuan ndonjë rëndësi të madhe. Do të ta them edhe shkakun përse nuk dhamë por më poshtë. Sa për pyetjet ato ishin standart, të njëjta me të Frangajt dhe s’kishin lidhje me ndonjë qëndrim të caktuar. Ti nuk e imponon dot pyetjen dhe ke një jetë që thua nuk ka pyetje të fajshme. Po kjo s’ka asnjë rëndësi. Po kthehem tek qëndrimet.

I dashur Bushat, çdo gjë në botë është krahasuese. Ti thua gjithnjë që unë nuk matem me ambientin, por me parimet e mia. Unë po matem me ambientin. Me gjej një tjetër media në Shqipëri që sapo boton intervistën e drejtorit të Klan ku ajo është pjesë, të çon edhe ty pyetjet për

përgjigje. Më gjej një media tjetër në Shqipëri, ku ti thua çfarë të duash për pronarin. Madje edhe

gjëra për të cilat nuk je i bindur. Më gjej një rast të ngjashëm me OPINION ku kushdo që vjen thotë çfarë do madje edhe kundër meje, live në TV. Një media tjetër ku drejtuesi lexon edhe komentet

kundër tij të cfarëdo lloji qofshin ato. Në fakt kjo nuk është ndonjë meritë, është thjeshtë detyrim, por më thuaj sa media e bëjnë këtë në Shqipëri?! Në sa media mund të flasësh kundër pronarit, drejtuesit, dhe kujtdo tjetër?!

Më flisje për qëndrimin që duhej të mbaja unë si gazetar. Ti dhe Frangaj keni qenë miq përpara meje, keni një raport tuajin dhe mua s’më takon të futem në mes. Më takon vetëm t’ju jap të njëjtën hapësirë edhe pse më vjen keq që e gjitha shkoi në këtë drejtim. Tani po i kthehem gazetarisë.

Bushat, unë dhe ti kemi mëkatet tona. Po i kemi. Ti mund të më thuash mua se nuk kam dhënë

qëndrimin tënd për Lagunën Blu. Unë mund të të pyesja përse në gjithë këto ditë nuk ke asnjë

shkrim dhe asnjë lajm për tenderin e Dializës?! Madje as kur e denoncon Jozefina Topalli? Përse

në një moment nuk shkruajte asnjë rresht për Fullanin, madje edhe kur e dije situatën e tij?! Përse nuk u shkruajt asnjë rresht për kompanitë e tjerë që mblidhnin borxhet e CEZ veç DIA? Përse nuk the asnjë gjë për kompanitë e interkonjeksionit, edhe kur një gazetare shumë e njohur e OPINION u konfliktua? Këto kam parë unë dhe mund të ti rendisja. Por se kam bërë se më është dukur pa sens. Gazetaria nuk bëhet me ca detaje që mund të bjerren edhe nga mungesa e profesionalizmit

apo ajo e vëmendjes, por nga thelbi! Kthehemi tek Thelbi.

A ke thënë ti, por edhe unë, ndonjë fjalë për fenomenin e shitjes së gazetarëve? Për biznesin e

ndyrë të atyre që përdoren nga politika kundrejt shpërmblimeve? Ti dhe unë kemi parë bashkë një listë gazetarësh nga shumë të njohur e deri anonimë që paguhen nga një parti politike në qeveri.

Madje edhe miq të mitë e të tutë. E kemi folur me dhjetra herë atë listë, por jemi ngushëlluar me

faktin që ne nuk jemi aty. Madje që askush nuk është afruar as të na ofrojë diçka. Po kjo nuk

mjafton. Sepse ne njihemi që prej 30 vitesh dhe ti e di që unë s’kam dashur kurrë për përfitoj nga

statusi i gazetarit dhe besoj e kam bindjen se as ti e disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë. Madje për

ty ka qenë më e vështirë sepse me mua fati ka qenë më bujar. Pronat e vjetra të familjes sime kanë qenë të shumta dhe ato fare pak që arritën të na kthehen më kanë mundësuar një jetë pa kokëçarje. Dhe pa pasur nevoje të tundohem. Ti se ke pasur këtë ndihmë. Por a ekziston kjo

gjobvënie? Ky presion ndaj bizneseve nga gazetarë që janë kthyer thjeshtë në grabitës dhe

shantazhues?! Nëse po, thuaji emrat e tyre! A paguhen këtë njerëz me eurot që politikanët ju

marrin atyre që fusin në punë si mësues dhe infermierë. A janë bërë këta grabitësit direkt të kursimeve të qytetarëve të mjerë, të cilët duhej ti ndihmonin dhe t’ju bëheshin avokat? Hap gazetat dhe shih emisionet ku nuk thuhet asnjë fjalë për ndonjë poltikan që e njohim mirë ne të dy. Hap portalet dhe emisionet e shih që nuk përmendet asnjë nga kriminelët që janë në parlament apo të

fortët që po shkatërrojnë këtë vend. E pra, unë flas çdo natë për ta, me emër dhe direkt. Ndaj nëse ke kriter në një drejtim, duhet ta kesh edhe në tjetritn.

Po këtu, mos ngatërro raportet miqësore me ato të punës. Kritika jote e vazhdueshme ka qenë miqësia ime disa vjeçare me Sali Berishën. Po, unë e kam pasur mik Sali Berishën dhe ajo ka qenë një miqësi që më ka lënë mbresë. Por ti e di që Sali Berisha është pyetur më ashpër se në

çdo studio tjetër në studion time! Këtë e ke në You Tube dhe e vërteton çdo moment. Ti e di që

miqësia ime me Berishën u prish prej emisionit Opinion. E di po aq mirë që 8 muajt e fundit të

qeverisjes së tij qenë shumë të vështira për mua profesionalisht, por unë nuk lëshova asnjë gjë

nga emisioni. Dhe nuk u qarravita kurrë, as u ankova publikisht. Dhe nuk do ta bëj në asnjë rast.

Me vjen keq për një miqësi të humbur, por në jetë miqësitë edhe rrallohen edhe firohen. Aleksandër Frangajn e kam po ashtu mik. Nëse miqësia me të do fironte një ditë, do ikja po aq

qetë, pa u ankuar e pa ngritur zërin për asgjë. Sepse midis miqësisë dhe profesionit, unë kam

zgjedhur këtë të dytin. Me gjithë koston që ka kjo. Petro Marko, pak kohë përpara se të vdiste më

pat thënë: {do gjë të lë në jetë veç veprës tënde. Isha student atëherë. Sapo kisha bërë shkrimin e parë dhe e takova falë Xhevahir Spahiut. Mbase as emrin s’ma mësoi, por më dha një mësim që

s’do ta harroj kurrë. Ndaj unë, i qëndroj veprës sime. Gjykoje atë po deshe dhe krahasoje me këdo.

Dhe e fundit, Laguna Blu.

Nuk kam dashur të përfshihem në atë histori dhe kam hequr dorë prej vitesh nga angazhimi aty.

Unë kam qenë banori i parë i atij fshati në 2002. Ashtu si ti kam një apartament në katin e dytë.

Vitin e parë shihja nga ballkoni një pamje të mrekullueshme, pa asnjë ndalim. Pastaj ata të katit të parë nisën të ndërtojnë gardhe, të rrethojnë toka dhe të zaptojnë territore. Nisën të ndërtojnë

shtesa dhe të devijojnë rrugët. Të gjitha pa leje. Të gjitha në shkelje të ligjit. Nuk qenë hallexhinj.

As njërëz të zakonshëm. Qenë dhe janë elita e këtij vendi. Po cila elitë në fakt? Të gjithë ne aty

përfaqësojmë Shqipërinë që është sot. Ndërtues të mëdhenj, që kanë shkatërruar Tiranën duke

zaptuar gjithçka. Janë 7 nga 11 ndërtuesit më të mëdhenj të Shqipërisë në atë fshat. Secili prej tyre me kate të tëra pa leje në mes të Tiranës. Shkelës ligji do thoshe ti. Biznesmëne të mëdhenj,

tregtarë, që vijnë me makina 200 mijë euro dhe refuzojnë të paguajnë detyrimin komunitar prej 9 mijë lekësh në vit. Që 10 fishin e këtyre lekëve e lenë në tavolina ku dehin doganierët e shtetit, por nuk paguajnë atë rojen e fshatit që ikën në shtepi pa marrë 15 mijë lekshin për të cilin ropatet.

Politikanë që thyejnë cdo rregull komunitar, gjyqtarë që e kanë rrënuar dhe e kanë futur këtë vend të konflikt me papërgjegjshmërinë e tyre, gazetarë që ankohen për të tjerët, por kurrë nuk shohin veten. Kush e ka thyer ligjin Bushat? Unë i pari! Ti i dyti! Të gjithë ne që jetojmë të privilegjuar atje.

E di pse? Sepse ne kemi rrethuar dhe mbajmë ende në izolim, 6 vjet pasi ka dalë ligji një sipërfaqe prej 9 ha! E mbajmë sepse na bezdisin të tjerët. Jemi ne që kemi zënë rrugën e komunës për të dalë në det. Dhe e di, shumë prej atyre që protestojnë trokisnin në derën e Sandrit për të fituar këto privilegje. Për të mos hapçur rrugën, për të mos prishur rrethimin e fshatit. Një fshat milionerësh që refuzojnë të paguajnë 3000 Euro për të blerë ambientet e përbashkëta, Pishinën e fushat. Dhe që mos të paguajnë këto lekë shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të mos zbatuar ligjin.

Merri një për një dhe shihi sa prej tyre janë bërë pronarë të mijëra metrave katrorë tokë komunitare edhe pse s’kishin asgjë. Bëji thirrje Kryeministrit t’i trajtojë edhe këta “Vip” –a si gjithë shqiptarët e tjerë! Ti nxjerrë të bëjnë plazh bashkë me të tjerët dhe të ndalojë izolimin e tyre Brenda një parajse të rrejshme. Ky ëhstë zbatim ligji. Për këtë unë them që Kryeministri është selektiv. Sepse në atë fshat banojnë disa ministra dhe ish Ministra. Ndaj ata nuk I prek ligji. Ajo është Shqipëria që kemi ngritur Andi. Shqipëria e fëmijëve të biznesmenëve, që qarkullojnë me makina sportive që bëjnë më shumë se sa merr rrogë një nëpunës gjatë gjithë jetës. Shqipëria e atyre që janë pasuruar mbi spekullimin dhe që shkeljen e ligjit dhe mos bindjen ndaj tij e dinë privilegj të statusit që kanë. Ndaj e fillova nga vetja duke besuar se sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më mirë do ti bëjmë këtij vendi!

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasje në Rahovec

0

Policia e ka marrë në shtëpinë e tij personin me inicialet M. Sh. që dyshohet se ka kryer vrasjen e një personi në Rahovec më 23 tetor.
Ndrec Dodaj, avokati i të dyshuarit për këtë vrasje e konfirmoi lajmin për KALLXO.com, duke mohuar se i mbrojturi i tij është arrestuar.

“I mbrojturi im nuk është arrestuar, i mbrojturi im është vetëdorëzuar, ku policia e stacionit policor të Gjakovës ka shkuar dhe të njëjtin e ka marrë në shtëpinë e tij rreth orës 18:30,“ tha avokati Dodaj.

Kjo vrasje dyshohet të ketë ndodhur si rrjedhojë e një zënke që ndodhi disa ditë para 23 tetorit, kur dy grupe personash ishin përleshur mes veti.

Malishevë: Mbledhin veshëmbadhje për familjet në nevojë (VIDEO)

0

Rrobat që i morën dhuratë nga qytetarët tani po i vendosin në zyrat e shoqatës.

Kështu Veton Kastrati dhe Lulzim Buzhala po mbledhin veshmbathje për familjet në nevojë të rajonit të Malishevës,njofton Klan Kosova.

Deri më tani janë grumbulluar më shumë se njëzet pako.
Veton Kastrati cili është themelues i organizatës “Vlerë për një të ardhme më të mirë” , thotë se kjo është një nismë që duhet të kryhet para dimrit.

E qëkur ka nisur ky aksion, qytetarët po shfaqen shumë dorëlirë për të ndihmuar.

AAK: Veseli dje mbylli dyert e Kuvendit, sot gjoja thirrje publike

0

Kadri Veseli ka mbyllur dyert e Kuvendit të Kosovës për deputetët hiq më larg se dje. Ka futur më shumë policë në seancë se që ka pasur deputetë dhe ka organizuar të ashtuquajturën seancë në bufe, duke mos i ftuar fare deputetët e opozitës, thuhet në reagimin e AAK-së, për ftesën që Veseli ua bëri opozitarëve për pjesëmarrje në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
“Kadri Veseli po i cilëson 203 mijë nënshkrime të qytetarëve si jovalide. Pra, ai vullnetin e 203 mijë njerëzve e shesh si jovalid!

Kadri Veseli asnjë fjalë s’po guxon ta thotë rreth Asociacionit dhe Demarkacionit. Bash asnjë fjalë të vetme! As pro dhe as kundër! Sikurse këto të mos ndodhnin fare në Kosovë!

Dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë!

Kuvendi është institucion i popullit, jo personal i dikujt!

Opozita nuk po e bllokon këtë seancë për hir të Kosovës dhe popullit.

Ndërsa, Kadri Veseli ka tentuar dje t’ia mbyllë derën deputetëve për në Kuvend dhe vullnetit të 203 mijë qytetarëve në Peticion.

Normalisht, nuk ka arritur. Dhe, s’do arrijë kurrë!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në Prizren festohet fitorja e Erdoganit

0

Teksa një numër i konsiderushem i qytetarëve kurdë janë mbledhur në qytetin kurd të Diyarbakirit, duke protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Turqi, dhjetëra prizrenas kanë dalë nëpër rrugë të qytetit për të festuar fitoren e AKP-së së presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet parlamentare.

Gazetarët e grupit KOHA në këtë qytet tregojnë se qytetarët kanë dalë në rrugë, me fotografi të presidentit turk e me pankarta të ndryshme po festojnë fitoren në zgjedhje.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se janë numëruar mbi 96 për qind të votave dhe se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare. Nga këto rezultate, AK Partia ka marrë 49.38 për qind me 315 deputetë, raporton AA.

Partia e parë opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) deri më tani ka 25.35 për qind të votave, me 134 mandate.

Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) e opozitës ka marrë 11.97 për qind të votave me 42 deputetë, ndërsa Partia Popullore pro-kurde (HDP) 10.39 për qind, me 59 deputetë.

Ndërkohë 3.86 për qind kanë marrë partitë e tjera të vogla, që nuk përkthehet në asnjë mandat deputeti.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë që për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë: minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur, ndërsa AK Parti që nga themelimi i saj në gusht të vitit 2001, fitoi në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në vend.

Parlamenti turk ka gjithsej 550 vende, kurse pragu minimal që duhet kaluar partitë është 10 për qind. Për formimin e qeverisë nevojitet më shumë se gjysma e deputetëve, ose të paktën 276 përfaqësues.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 njësive zgjedhore, në po aq qytete të mëdha, kurse numri i përfaqësuesve nga çdo qytet vjen sipas kuotave të caktuara në bazë të regjistrimit të popullsisë. Stambolli siguron më së shumti përfaqësues- 88, pastaj Ankaraja 32, Izmiri 26, Bursa 18, ndërsa Konja 14 deputetë.

Opozita: Kushtetuesja e ka humbur besueshmërinë

0

Tri subjektet opozitare kanë deklaruar se nuk janë të qëndrimit se do t’i besojnë shumë verdiktit që do ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me një interpretim ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel, atë të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

Ditë më parë presidentja Atifete Jahjaga kishte dërguar në Kushtetuese këtë marrëveshje për të vlerësuar nëse ka ndonjë shkelje ligjore apo kushtetuese.

Mirëpo subjektet opozitare thonë se kjo gjykatë do të nxjerrë praktika të ngjashme si ato të më hershmet. Ata thonë se kjo gjykatë nuk është e pavarur dhe është e njëanshme., transmeton zeri.info.

Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje thotë se ky subjekt patë dërguar edhe në vitin 2013 marrëveshjen e 19 prillit por pa ndonjë efekt.

“ Në vitin 2013 ne e patëm dërguar në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen e 19 prillit, dhe kjo Gjykatë as nuk e pat marrë në shqyrtim, duke thënë se marrëveshjet e tilla janë jashtë fushëveprimit të Gjykatës Kushtetuese. Pra, është institucion i kapur dhe tashmë e ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin” ka thënë Krasniqi.

Edhe AAK mendon se nuk do të ketë ndonjë rezultat të mirë nga kjo Gjykatë.

Muharrem Nitaj nga ky subjekt, për “Zërin” thotë se Presidentja është dashtë të intervenoj më herët. Ai thotë se Kushtetuesja është e kapur nga pushteti.

“ Në të shkuarën gjykata ka ditur të jetë instrument në duart e urdhërdhënësve politikë. Nëse ndodhë edhe kësaj here e njëjta gjë, më mirë të mos e kishin dërguar ne kushtetuese fare”ka thënë Nitaj.

I një mendimi të tillë është edhe deputetja nga radhët e NISMA për Kosovën, Shukrije Bytyqi e cila thotë se Kushtetuesja do të jetë e një anshme, shkruan Zeri.info.

“Dihet tashmë qëndrimi i gjykatës kushtetuese, kemi pasur edhe praktika të më hershme ku edhe e ka dëshmuar cilësinë e vet kjo Gjykatë. Ne si subjekt nuk presim diçka të mirë nga ky aspekt sidomos nga Gjykata Kushtetuese” ka thënë Bytyqi./ZËRI

A është në pikëpyetje ratifikimi i MSA-së?

0

Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nuk është i sigurt se mund të ndodh gjatë seancës së nesërme.së hënës.
Për t’u ratifikuar kjo marrëveshje duhen 2/3 e votave të deputetëve, mirëpo tri partitë opozitare ende nuk kanë vendosur se a do të marrin pjesë në këtë seancë.

Ata do të takohen në mëngjesin e së hënës për të vendosur për këtë çështje.

Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.

Sipas tij, ratifikimi i MSA-së nuk do të pengohet nga deputetët e opozitës, por ai nuk ka dhënë detaje se a do të marrin pjesë në këtë seancë, ngase sipas tij kjo mbetet që të vendoset nga liderët e partive.

“Për shkak të rëndësisë, nuk do ta bllokojmë seancën. Të hënën, drejtuesit e grupeve parlamentare të partive opozitare do t’i japin detajet rreth qëndrimit të përbashkët në lidhje me MSA-në”, ka thënë Bilalli.

Kurse, Tinka Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se të tri partitë opozitare kanë vendosur më herët që mos të jenë prezentë në seancë për të ratifikuar MAS-në, për shkak se kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje, por sipas saj pjesëmarrja në seancë e deputetëve është duke u diskutuar.

Këtë seancë pritet ta bojkotojë edhe Lista Serbe

15 vjeçarja tenton të hidhet nga pallati pasi e la i dashuri

0

Një 15-vjeçare nga qyteti i Korçës ka tentuar të hidhet nga tarraca e një pallati 10 katësh pas ndarjes nga i dashuri.

Vajza për thuajse 3 orë ka refuzuar të zbresë nga tarraca e pallatit, duke qëndruar e ulur në muret mbajtëse nën kërcënimin e vetëvrasjes, ndërsa ka pranuar të zbresë vetëm pasi ka shkuar i dashuri dhe ka negociuar me të.

Forca të shumta policie, zjarrfikëse, por edhe kalimtarë janë grumbulluar në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të bindin adoleshenten që të mos vetëvritet, ndërsa ajo për tre orë ka bërë rezistencë.

Pak momente para se të zbriste dhe përpjekjesh nga punonjësit e policisë dhe shërbimit social në tarracë, është ngjitur i dashuri i vajzës i cili ka folur me të dhe e ka zbritur nga parvazi para se ajo te rrëzohej.

Menjëherë e reja është dërguar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Erdogani prin në rezultatet e para, merr 53.2% të votave

0

Përfundon procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Turqi, ndërkohë ka filluar procesi i numërimi i votave në rang vendi

Sipas vendimit të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK), procesi i votimit në 32 qytete në lindje të Turqisë – i cili kishte nisur në orën 7:00 – përfundoi në orën 16:00. Ndërsa në qytetet e tjera ku procesi zgjedhor kishte nisur në orën 8.00, ka përfunduar në orën 17:00, sipas kohës lokale.

Votuesit kanë votuar në 175006 vendvotime në të gjithë Turqinë.

Ndër të tjera, ka përfunduar edhe procesi i votimit në pikat doganore për shtetasit turq jashtë vendit.

Mësohet se votimi për qytetarët turq jashtë vendit kishte filluar me 8 tetor dhe kishte përfunduar me 25 tetor në kutitë e votimit të ngritura në 113 përfaqësi në 54 shtete jashtë vendit. Fletët e votimit në këto qendra janë dërguar në Turqi nëpërmjet aeroplanëve dhe postave diplomatike. Këto vota të ruajtura në Bordin e njësive zgjedhore jashtë vendit, do të numërohen me votat e tjera

Në adresën e internetit secim.aa.com.tr do të tregohen në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme. Gjithashtu rezultatet do të paraqiten të shoqëruara nën formën e hartave dhe të grafikëve.

Sipas rezultateve të deritashme prin Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Taiyyp Erdogan.

Zgjedhjet e sotme në Turqi kanë qenë të dytat në pesë muaj, pasi partia e Erdoganit ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë po ashtu të pasuksesshme. /AA/Telegrafi/