Kokat e paplota dhe historia e mangët

Piktori dhe grafisti Mervan Mustafa ka hapur ekspozitën “Kokat Nëpër Shekuj” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Në hapësirën e galerisë janë ekspozuar 17 piktura të formatit të madh dhe të mesëm nga një përzgjedhje e punës së artistit në tre vjetët e fundit.

Kuratori i ekspozitës Esat Valla tha se ky cikël i veprave është një tendencë e re drejt artit bashkëkohor dhe modern.

“Këtu përfshihen periudhat shekullore të popullit tonë, vuajtjet dhe dramat e kohës të cilat shprehen përmes kokave. Shprehet dhembja, klithma si thirrje, të gjitha këto shprehen në mënyrë dramatike në piktura,” tha Valla.

Sipas kuratorit Valla përmes kokave paraqitet psikologjia e njerëzve, ndjeshmëria, kalimi nga një fazë në një tjetër, përplasjet e jetës, tiparet dhe karakteristikat e njerëzve.

Artisti Mervan Mustafa tha se koka është simbol i realitetit, prandaj ajo nuk është e kompletuar por i mungojnë disa gjymtyrë.

“Njeriu nëpër etapa të ndryshme kohore ka përjetuar shumë gjëra dhe shpesh njeriu në realitet nuk është pranuar me të gjitha ato tipare të cilat i ka pasur mirëpo është pranuar me mangësi. Kjo shprehet edhe përmes pikturave ku koka nuk është e kompletuar me të gjitha gjymtyrët,” tha ai.

Pjesët e gazetave të vendosura në pikturat e artistit nuk ishin kësaj radhe vetëm element i teknikës së pikturimit por bartnin edhe mesazhin se historia jo çdoherë shkruhet ashtu siç është.

“Në disa pjesë të pikturave i kam lënë gazetat ashtu siç e kanë pasur përmbajtjen. Kjo tregon se historia ka mbetur e shkruar, mirëpo shpeshherë realiteti nuk paraqitet njëjtë,” tha ai.

Ekspozita ishte paraparë që të ketë 20 piktura mirëpo për shkak të mungesës së hapësirës janë ekspozuar vetëm shtatëmbëdhjetëpiktura të artistit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 25 qershor. /Kallxo.com/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit