22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6516

U bashkuam për Prizrenin, po e vazhdojmë për Kosovën

0

Nga Zafir Berisha

Të nderuar miq, anëtar dhe simpatizantë të BD/së,

Para gjashtë viteve të pakënaqur me rrjedhat politike dhe zhvillimore në vend e veçanërisht në Prizren u bëmë bashkë për t’i dhënë një mendim dhe veprim të ri jetës politike sepse partitë në Kosovën kishin mungesë të dijeve, vizionit dhe vullnetit politik:
Nuk arritën të ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe të konsolidojnë demokracinë në Kosovë.
Nuk arritën të garantojnë zgjedhje të lira e demokratike.
Nuk arritën të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nuk arritën të ndërtojnë administratë efikase dhe profesionale.
Nuk arritën të zhvillojnë sistem arsimor, shëndetësor dhe shërbime të tjera primare.

Arsyet që u bëmë bashkë atëherë vazhdoi të jen evidente edhe sot, prandaj ne kem obligim moral e qytetar përballë të kaluarës ton të lavdishme dhe të ardhmes së fëmijve tan që ti vazhdoim përpjekjet tona për një jet më të mir dhe të dinitetëshme.

Angazhimi i mëtutjeshëm politik dhe organizativë në NISMA për Kosovën është vazhdimsi e punës dhe përpjekjeve që kemi bërë bashkartisht deri më sot.
Pavarsishtë sfidave që na dalin para, ne do të vazhdojmë me vendosmëri në arritjen e objektiva dhe synimeve tona që ti bëjm qytetarët të ndihen krenar në vendin ton.

Kosova, sot ka nevojë për qytetarë të vetëdijshëm të cilët nuk i nënshtrohen presioneve dhe shantazheve të krimit të organizuar në pushtet dhe për këtë duhet guxim qytetarë e intelektual sepse fati i vendit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk guxon të mbetet në duart e parapolitikave të partive në koalicion të cilët e kanë kapur shtetin.

Bashkërisht mundemi…
Me respekt
Zafir Berisha

Veseli në Prizren: Anëtarësimi i 400 të rinjve në PDK, përgjegjësi

0

Në Prizren sot janë anëtarësuar mbi 400 anëtarë të rinj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në mesin e tyre ka pasur edhe aktivist të Vetëvendosjes që i janë bashkuar partisë që tash udhëhiqet nga Kadri Veseli.

Në këtë konferencë që kishte organizuar PDK-ja ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai tha se është krenar që ka kaq interesim që t’i bashkëngjiten PDK-së, duke shtuar se partia që ai udhëheq ka edhe përgjegjësi.

“Shumë urime për 400 anëtarët që iu bashkuan PDK-së. Si kryetar i PDK-së e ndiej vetën shumë krenar por edhe përgjegjës, kur njerëz të ri si sot i bashkëngjitën qëllimit politik të PDK-së. PDK e ka për obligim ta ndryshoj Kosovën, ky është ai mesazhi që të gjithë qytetarët dëshirojnë ta dërgojnë. Kosova do të zhvillohet ekonomikisht dhe do ta përmirësoj ambientin e investimeve”, ka thënë Veseli nga selia e PDK-së në Prizren./Indeksonline/

Veseli takon deputetët e komuniteteve në Prizren

0

Kryetari i PDK, Kadri Veseli, ka takuar sot në Prizren, deputetët e komunitetit turk dhe boshnjak, që vijnë nga regjioni i Prizrenit.

Veseli, bashkëbisedoi me deputetët e komuniteteve dhe vuri në dukje vlerën e bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëkuptimit duke theksuar se kjo vlerë e Prizrenit është edhe vlerë e vendit tonë.

“Kjo vlerë e tolerancës dhe respektimit të ndërsjellë, tashmë ka fuqizuar edhe subjektet tona politike në nivel lokal dhe qendror. Andaj, qëllimet tona të përbashkëta për mirëqenie ekonomike, shtet ligjor dhe integrimit euro-atlantik, me këtë lloj bashkëpunimi, realizohet më shpejtë dhe më sigurtë”, theksoi kryetari Veseli.

Përleshje mes drejtorit të shkollës dhe një arsimtareje në Suharekë

0

Sot në orët e paradites në shkollën “Hasan Prishtina” të fshatit Semetisht të Suharekës është përleshur drejtori i kësaj shkolle me një arsimtare.

Nxënësit e shkollës kanë thënë për Theranda Postin se arsimtarja me inicialet Z.B. është përleshur me drejtorin e shkollës, Hamdi Bytyçin. Përleshja ka ndodhur në ambientet e shkollës. Rastin është duke e hetuar Policia e Kosovës.

Fatmir Limaj: Bashkimi e bën fuqinë (Video)

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkimit të partisë së tij politike me Nismën për Kosovën, të cilën e drejton Fatmir Limaj.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje tani e tutje të gjitha strukturat e partisë politike Bashkimi Demokratik do të veprojnë në kuadër të strukturave të Nismës për Kosovën, raporton gazeta “Epoka e re”.

Fatmir Limaj gjatë një konference për medie, ka thënë se bashkimi i subjektit të Zafir Berishës do ta bëjë Nismën më të fuqishme. “Tani e tutje ne do të vazhdojmë të punojmë edhe me fuqishëm deri në rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Limaj, duke shtuar se këto dy subjekte politike edhe më herët nuk i ka ndarë asgjë, pasi i ka bashkuar gjithçka.

Kurse, Zafir Berisha ka thënë se bashkimi i kësaj partie me Nismën ka qenë vullnet i gjithë aktivistëve të BD-së.
Ai ka thënë se do të bëjë çdo gjë që Prizrenin t’ia kthej qytetarit.

https://www.facebook.com/fatmirlimaj/videos/10154158430739098/

Zafa konfirmon bashkimin me NISMA-n, flet edhe për koalicionin me VV-në në Prizren

0

Sot është bërë njoftimi se Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës po ‘shkrihet’ në Nisma për Kosovën.

Mirëpo, deputeti dhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha i kontaktuar nga Indeksonline ka bërë të ditur se kjo nuk është një shkrirje por bëhet fjalë për një bashkim që do të thotë se Bashkimi Demokratik nuk është shkrirë i tëri në partinë e Nisma-s, por ata kanë filluar një bashkëpunim politik.

“Bashkimi Demokratik ka mbajtur mbrëmë një mbledhje të degëve ku edhe janë pajtuar që angazhimi ynë duke qenë pjesë përbërëse e strukturave të fillojë një bashkëpunim me partinë e Nismës, por jo edhe të shkrihet e tëra në NISMA”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Gjithashtu i pyetur se çfarë ndodhë në këtë rast me koalicionin që kanë në Komunën e Prizrenit me Lëvizjen Vetëvendosje, Berisha ka thënë se edhe LDK-ja është opozitë por vazhdimisht ka mbështetur pozitën.

“Në Prizren jemi bërë së bashku për të ndaluar punët e korruptuara të kryetarit të komunës”, ka shtuar Berisha.

Po ashtu ai ka theksuar se hyrja e tyre në asamble është bërë për të forcuar bashkëpunimin në kuadër të asamblistëve dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë.

“Bashkëpunimi ka qenë publik dhe i tillë do të vazhdojë derisa kjo qeveri të largohet”, ka përfunduar Berisha./Indeksonline/

Selimi: Nuk e ndalova unë takimin e Princit Charles me Ramadan Mujën

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha mbrëmë në një intervistë ka thënë se zëvendësministri i MPJ-së, Petrit Selimi nuk e kishte lejuar takimin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja me Princin Charles.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar vetë zëvendësministri Petrit Selimi.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë.

“Princi Charles sipas programit që kemi marrë nga protokolli në Londër nuk ka pasur takime bilaterale me liderë as në nivel qendror as në nivel lokal. Pra nuk e ka takuar as kryeministrin apo presidentin në zyrë në Prishtinë e as kryetarin e Pejës në zyrë”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se për më shumë duhet pyetur Oborrin Mbretëror në Londër.

Princi Charles dhe dukesha Cronwll vizituan Kosovën muaj më parë ku gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë ata u takuan me ish-presidenten Atifete Jahjaga dhe politikanë vendorë. /Telegrafi/

Prince kishte plane të mëdha para vdekjes së tij

0

Prince ishte në bisedime për të performuar në Glastonbury para vdekjes së tij, këtë e ka konfirmuar themeluesi i festivalit.

Legjenda e muzikës u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Minesota më 21 prill.

Tani është pohuar se ai kishte bërë plane të mëdha në muzikë para se të vdiste.

Sipas The Sun, Prince kishte rënë dakord të takohet me drejtorin e festivalit Michael Eavis në Londër për të finalizuar marrëveshjen.

Michael tha: “Unë e kisha lënë takimin për të takuar agjentin e tij, kjo ishte e gjitha e planifikuar, por ja që kjo nuk ndodhi”.

“Vdekja e tij ishte aq e trishtuar. Ishte një ylli vërtetë që nuk e kemi pasur”.

Unë, Hollande e Kadare në Élysée

0

Kryeministri shqiptar e ka quajtur event madhështorë ceremoninë e dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare nga Presidenti Frances, François Hollande.

Shkrimtari i shquar shqiptar u nderuar në një ceremoni të veçantë nga Hollande me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” dhe në aty prezent ishte edhe Edi Rama i cili ndau sot disa nga momentet më të mira të kësaj ceremonie.

“Dje në Paris me ftesë të Presidentit François Hollande, për një takim mbi ecurinë e bashkëpunimit rajonal në prag të Samitit të Parisit, procesin e integrimit të Shqipërisë e reformës në drejtësi në veçanti, si edhe më pas për eventin madhor të ditës së djeshme: Dekorimi i Ismail Kadaresë me titullin më të lartë qe jepet në Pallatin e Élysée-së, “Komandant i Legjionit të Nderit””, shkroi Rama në Facebook.

Titulli është shpallur që me fillimin e këtij viti, duke përkuar me muajin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Sa i përket fushës së letrave, të njëjtin titull me të ka marë edhe shkrimtari francez Michel Tornier.

Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme. Kalorës, oficer, komandant, oficer i madh dhe Kryq i Madh. Medalja në rastet e civilëve jepet kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencës, politikës, gazetarisë etj.

I konsideruar si një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohore Ismail Kadare, i përkthyer në 50 gjuhë të botës, është nominuar disa herë me çmimin “Nobel” për letërsi. /Politiko.net/

Papa nderon me medalje aktorët

0

Papa Françesku ka dhuruar disa medalje për aktorët amerikanë George Clooney, Richard Gere dhe Salma Hayek.

Këto medalje ai ua dhuroi aktorëve gjatë një ceremonie të mbajtur në Vatikan, për të promovuar punën e fondacionit të frymëzuar nga Papa, Scholas Occurrentes.

Clooney mori pjesë në këtë evenimet sëbashku me gruan e tij juriste, Amal.

Fondacioni, emri i të cilit në spanjisht do të thotë “shkolla që takohen” lidh teknologjinë me artin, me qëllim integrimin social dhe kulturor të paqes.

Papa Françesku kishte krijuar një organizatë të ngjashme, kur ai ishte kardinal Jorge Bergoglio në Buenos Aires, por “Scholas” tashmë u bë një fondacion ndërkombëtar që kapërceu Vatikanin.

“Vlerat e rëndësishme mund të transmetohen nga të famshmit”,- tha një prej organizatoreve, Lorena Bianchetti, duke shtuar se aktorët kishin rënë dakord për të qënë ambasadorë për një prej projekteve artistike të fondacionit.