9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Zafa konfirmon bashkimin me NISMA-n, flet edhe për koalicionin me VV-në në Prizren

Sot është bërë njoftimi se Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës po ‘shkrihet’ në Nisma për Kosovën.

Mirëpo, deputeti dhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha i kontaktuar nga Indeksonline ka bërë të ditur se kjo nuk është një shkrirje por bëhet fjalë për një bashkim që do të thotë se Bashkimi Demokratik nuk është shkrirë i tëri në partinë e Nisma-s, por ata kanë filluar një bashkëpunim politik.

“Bashkimi Demokratik ka mbajtur mbrëmë një mbledhje të degëve ku edhe janë pajtuar që angazhimi ynë duke qenë pjesë përbërëse e strukturave të fillojë një bashkëpunim me partinë e Nismës, por jo edhe të shkrihet e tëra në NISMA”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Gjithashtu i pyetur se çfarë ndodhë në këtë rast me koalicionin që kanë në Komunën e Prizrenit me Lëvizjen Vetëvendosje, Berisha ka thënë se edhe LDK-ja është opozitë por vazhdimisht ka mbështetur pozitën.

“Në Prizren jemi bërë së bashku për të ndaluar punët e korruptuara të kryetarit të komunës”, ka shtuar Berisha.

Po ashtu ai ka theksuar se hyrja e tyre në asamble është bërë për të forcuar bashkëpunimin në kuadër të asamblistëve dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë.

“Bashkëpunimi ka qenë publik dhe i tillë do të vazhdojë derisa kjo qeveri të largohet”, ka përfunduar Berisha./Indeksonline/

Më Shumë

Lajmet e Fundit