23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Te Kisha në Kabash të Prizrenit për shërim të sëmundjeve

Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e mëvonshme historike: në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenaret ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë iliro-dardane dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet.

Arkeologu Shafi Gashi thotë se në fshat gjenden themelet e bazilikave. Historiani Qazim Kabashi shprehet se edhe mikrotoponimet në këtë lokalitet janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit,Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj.

“Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i “Shën Pjetrit”, që në popull njihet si “Kisha e Keqe” e periudhës paleokristiane, shekujve IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra”.

Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërtoi në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në “Sveti Petar”. Në dokumentet serbe, ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumente si objekte serbe.

Besimtarët e shumtë joshen nga gurët, ajri dhe uji i pastër

“Unë kam dëgjuar shumë nga familja ime dhe fqinjët se janë shëruar sëmundjet si vesvesja, veremi e besa edhe sëmundjet e lëkurës. Ajo e gëzuemja (Kisha Ilire) është e fortë dhe nezër s’ka nevojë të bëhet. Mjafton ndonjë pulë apo të ziesh hallvë dhe pastaj çdo gjë rregullohet”, tregon për “Kosova Sot” plaka Xhemile Berisha/kosova sot/

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit