13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Shënohet Dita e Qendrës Kulturore në Rahovec

Me akademi solemne u shënua sot 28 maji – Dita e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur me rastin e Ditës së Qendrës së Kulturës, tha se sot po shënojmë një ditë të veçantë, Ditën e Qendrës së Kulturës, vend ku mblidhen artdashësit dhe e cila mbanë emrin e heroit të Kosovës, Mensur Zyberajt.

“Kjo ditë është dita e rënies së tij, ose më mirë të themi, dita e ngritjes së tij në piedestalin e përjetësisë, i cili me jetën e tij e mbrojti vlerën e kësaj shoqërie, dhe qytetarëve tanë u?a mundësoi një jetë të lumtur. Ne për shumë vite nuk kemi mundur të organizojmë aktivitete kulturore, i organizonim nëpër odat tona, se ishim të vetëdijshëm se pa bartjen e vlerave kulturore, do ta humbim etnitetin kombëtar. Prandaj ne jemi me fat, bëjmë organizime kulturore lirshëm dhe poashtu edhe frymojmë lirshëm”, tha Vehapi.

Në emër të organizatave të dala nga lufta, ka folur kryetari i Degës së OVL në Rahovec, Vajdin Berisha, i cili tha se dëshmorët e kombit do të jenë përjetësia e kombit shqiptar, ndërkaq drejtori i Drejtorisë për KRS në Rahovec, Gardalin Shtavica, shpalosi aktivitetet kulturore nga fillimi i këtij viti, të cilit kanë qenë me bollëk në krahasim me shumë vite të mëparshme.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Qendrës së Kulturës janë mbajtur edhe aktivitete të tjera në nderim të kësaj dite ku me datë 26 maj është mbajtur një komedi nga trupa teatrale “Qemajl Hajdini” nga Dibra e Maqedonisë, kurse me datat 26, 27, 28 dhe 29 maj është duke u mbajtur Kolonia e Artistëve në pikturë, aktivitet ky me karakter ndërkombëtarë e cila është organizuar nga OJQ ART Studio në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport dhe është duke u organizuar në Muzeun e qytetit të Rahovecit.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, në fshatin Brestoc të Komunës së Rahovecit, tek vendi i quajtur “Mileckes”, u organizua tubim përkujtimor në shënimin e 17-vjetorin të rënies së dëshmorëve Mensur Zyberaj, Habib Gashi, Ismet Gashi, Bedri Berisha dhe Kurtish Hasani.

Për ti përmbyllur aktivitetet, sot do të mbahet mbrëmje muzikore nga grupi “04 Band Live”, në kafiterin Oda Bar në qytetin e Rahovecit dhe fillon nga ora 20:00. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Lajmet e Fundit