Haradinaj në Prizren: Kosova peng i dy marrëveshjeve të dëmshme dhe korrupsionit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar sërish Prizrenin, me çrast ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

Haradinaj thotë se Kosova po kalon në etapa të rënda kohore, duke mbetur peng i dy marrëveshjeve të dëmshme si dhe nivelit të lartë të korrupsionit.

“Çështja e demarkacionit duhet të analizohet mirë para se ajo të ratifikohet nga Kuvendi, dhe se kjo çështje nuk duhet të kushtëzohet me liberalizimin e vizave, për të cilën gjë jam angazhuar edhe unë personalisht”, theksoi ai.

I pari AAK-së ka thënë se sinjali i dhënë nga SHBA-të që Kosova të përgatitet për Partneritet për Paqe në NATO, është lajmi më i mirë që ka ndodhur për shtetin tonë kohëve të fundit.

“Institucionet janë vonuar në transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, dhe nuk guxojmë më që kjo të vijojë, dhe ka shtuar se edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe vet qytetarët e këtij komuniteti duhet të kenë parasysh se kjo Forcë së bashku me NATO-në do të jetë në shërbim të sigurisë edhe të vet atyre”, tha ai.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri në Prizren gjatë vizitës që i bëri bizneseve tek tregu në lagjen “Bajram Curri”, ndërsa më pas ai ka vijuar agjendën e tij duke vizituar disa familje prizrenase dhe bizneset tjera në tregun e Qylhanit. /TV Prizreni/

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit