18.3 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6519

Viets: S’ka bllok opozitar, ka interesa

0

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, është e bindur se brenda opozitës ka interesa të ndryshme dhe se ata nuk janë bllok meqë kanë qëllime që i dallojnë njërin nga tjetri.

Edhe pse opozita ka arritur t’i mbledhë më shumë se 170 mijë nënshkrime, Viets thotë se opozita është pakicë dhe është e bindur se qytetarët nuk do tu përgjigjen thirrjeve për protestë.

Në një intervistë për ‘Zërin’, Viets thotë se pavarësisht bllokimit të punës së Kuvendit gjatë seancave të fundit, kjo nuk i ngjan krizës institucionale, pasi që, sipas saj, partnerët e koalicionit kanë një shumicë stabile në Parlament.

Ajo është e bindur se zgjidhja do të arrihet brenda institucioneve dhe se nuk ka kthim prapa të marrëveshjes. /Zëri/

Prizren: Ka vazhduar rigjykimi për vrasjen e Burim Kryeziut

0

Të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar rigjykimi, për vrasjen e Burim Kryeziut, i cili pas lëndimeve të marra më 2 gusht të vitit 2012, pas një përleshje në mes axhallarëve me djem dhe dajës në njërën anë, dhe familjes së Nuhi Kryeziut në anën tjetër, kishte gjetur vdekjen një javë pas ngjarjes në Spitalin e Prishtinës.

Në seancën e sotme, u dëgjua eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, ku pas pyetjeve të shumta të Kosovare Kelmendit, avokate e Enver Kryeziut, i mllefosur, reagoi prindi i viktimës, Nuhi Kryeziu.

Ai tha, se krejt këto pyetje që po i bëhen ekspertit për plagët që ka marrë djali i tij, i ka pa ditën kritike.

“Krejt këto fjalë çka u thanë sot, unë i kam pa me datë 02.08.2015”

Po ashtu, i emocionuar, ai kishte edhe një pyetje për ekspertin.

“A ka mundur me arritë shkenca që ai njeri që vdes, me ja shti shpirtin prapë”

Eksperti, mjeko ligjor deklaroi se kanë qenë dy grupe plagësh vdekjeprurëse për viktimën, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Fadil Shala, Enver e Artan Kryeziu, akuzohen për vrasjen e Burim Kryeziut, se me 2 gusht të vitit 2012, kanë goditur me mjete të forta, të ndjerin, në pjesët e kokës, duke i shkaktuar vdekjen.

Fadil Shala ishte shpallur fajtor për këtë vepër penale në shqyrtimin e parë dhe ishte dënuar me 15 vite burg, ndërsa vëllezërit Enver e Artan Kryeziu, me nga 12 vite burg.

Por gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rishqyrtim, ndërsa ndaj 12 akuzuarve tjerë, kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë. Seanca e ardhshme u caktua për datën 11 nëntor. /Kallxo.com

Kallet një lokal në Suharekë

0

Një lokal është përfshirë nga zjarri në Suharekë. Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë zjarrëfikësit ku e kanë shuar zjarrin.

Aty për momentin janë edhe policia. Nuk ka pasur të lënduar dhe për dëmet materiale ende po vazhdojnë hetimet.
/therandapost.com/

Të gjithë po tallen me Ballistin

0

Abdi Bushati

Ismail Morina nuk ka qenë kurrë heroi që kërkuan të na shisnin patriotët e shtirë të Tiranës.

Ai nuk është as një simbol, as një pararendës i Shqipërisë natyrale, dhe as njeriu që i dha tre pikët ekipit tonë në Beograd.
Ai është thjeshtë një aventurier pozitiv, në kërkim të famës së shpejtë. Një djalë që mëton të hakmeret ndaj fatit të tij prej emigranti të zakonshëm. Një tifoz në ndjekje të bujës (edhe kur kacavirej mbi telat e stadiumit slloven edhe kur ngriti dronin mbi Beograd edhe kur i tregoi Nev York Times, alltitë e tij pa leje).

Në të gjitha rastet kur ky personazh romanesk është vënë nën dritën e projektorëve, ai ka ka luajtur një lojë që e kapercente peshën që mund të mbanin shpatullat e tij. Në të gjitha rastet kur është shfaqur në publik, ai ka kapërcyer sfidën që mund të përballonte inteligjenca e një njeriu që kish braktisur vinçin në Itali, për të jetuar si tifoz profesionist në Shqipëri.

Dhe tani, përmasa e famës që kërkoi, po i kthehet mbrapsht. Ai e ngriti veten si një dron, përjetoi dehjen dhe ekstazën e lartësisë, por papritmas vuri re që i kishin marrë telekomandën. Ai nuk është më zot i fatit të tij.

Në fakt ky fluturim pa kontroll nisi që në Beograd. Çmenduria serbe, symbylltësia nacionaliste, vrapoi ta konsiderojë aventurën e tij gjysëm mitomane dhe gjysëm çamarroke si një “provokacia” ndërkombëtare. Ai u bë pjesë e një konspiracioni me vëllain e kryeministrit shqiptar për të prishur marëdhëniet mes dy vendeve. Për të u shkëmbyen nota proteste, deklarata të nivelit lartë dhe u shtynë takime dypalëshe me pritshmëri historike.

Këtë famë butaforike të fryrë nga idoitësia e nacionalistëve serbë e përqafuan në sens të kundërt patriotët fallco në Tiranë. Me moton armiku i armikut tim është heroi im, dhe ata pompuan tollumbacen e tyre. “Ballisti” u shndërrua në simbol, bëmat e tij u kthyen në legjenda, orët që kish ndejtur i fshehur në akademinë ushtarake të Beogradit u treguan me detaje, videoselfiet e tij me përgatitjen e “gjëmës” u shpërndanë në celularë. Shkurt ai u shpall një mbajtës i denjë i “flamurit më të bukur në botë” dhe për të shpërblyer patriotizmin e tij u hapën llogari bankare.

Ndaj kur erdhi çasti që serbët të na kthenin vizitën në Shqipëri, fabula e Ismailit aventurier ishte zëvendësuar me atë të Ballistit hero. Aq i madh qe ky kapërcim, aq shumë bujë kish bërë kjo trajektore e denjë për këtë rajon që prodhon më tepër histori sesa është në gjendje të konsumojë, sa për të vendosi ta rëfejë edhe Nev York Times.

Besnik ndaj instiktit që e shtynte drejt famës me çdo çmim, Ismail Morina pranoi të tregojë për të përditshmen e referencës në SHBA. Madje të bëjë edhe shumë më tepër sesa kaq: të pranojë se përpara ndeshjes flakëndezëse të Ballkanit, ai shëtiste i lirë me armë pa leje. Ky qe gabimi i tij fatal. Akti i fundit i një protagonizmi të verbër. Kjo qe dhe pika kur telekomanda e ballistit-dron ra në duar të pamëshirshme. Me të filluan të tallen të gjithë.

E para qeveria shqiptare. Ismail Morinës iu vunë prangat, jo për dy armët që mbante pa leje (atë autoritetet që e kishin në vëzhgim e dinin prej kohësh), por se guxoi ta tregonte këtë fakt botërisht. Ai nuk u burgos se qe shoqërisht i rrezikshëm, ai e pësoi sepse të tjerët mund ta përdornin si të tillë. Ai pati fatin e keq të mendjelehtit që hyn në një bankë me revole plastike dhe që dënohet për të friksuar hajdutët e vërtetë. Ai u përdor si kavie, për të shmangur një eksperiment më të rrezikshëm.

Por loja nuk mbaron këtu. Duke shfrytëzuar zemërimin e patriotëve naivë që protestonin për arrestimin, LSI-a i doli në krah Ballistit, thjeshtë për ti futur një kunjë më tepër Ramës.

Keq e përdori fatin e tij të mjerë edhe ish -kryeministri Berisha. Ai e çoi sarkazmën në skaj duke deklaruar se ndaj Ismail Morinës kish ndodhur një komplot ndërkombëtar dhe se arrestimi i tij i ish kërkuar Edi Ramës nga vetë Aleksandër Vuçiçi.

Jashtë loje nuk mund të mbetej as Lulzim Basha. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm.

Në talljen me fatin e këtij aventurieri të mjerë, që u rokullis nga qiejt e Beogradit në basifondet e qelive shqiptare, nuk nguroi të merrte pjesë as presidenti Nishani. Ai u justifikua se amnistitë i bënte parlamenti dhe se tani për tani Ballisti nuk mund të lirohej dot me firmën e kreut të shtetit.

E ndërkohë që “heroi” është në burg të gjithë vazhdojnë të luajnë, për qëllimet e tyre.

Grupet e tifozëve që duan të fitojnë më shumë peshë, tani që do ndahen edhe biletat për në Francë, kanë filluar të mbledhin firma për lirimin e tij. Opozita, Presidenca dhe aleati i madh i koalicionit qeveritar duan të fitojnë pikë dhe bëjnë sikur përgjërohen për të. Socialistët që i kanë dhe deputetët me armë pa leje, bëjnë rolin e atij që nuk ka kompromis me ligjin. Të gjithë tallen për interesat e tyre, jo me Ismailin e mjerë që gjendet i burgosur, por me aureolën që Ballisti i Beogradit ka lënë midis nesh.

Të gjithë vazhdojnë të luajnë. Ashtu si ekstremistët serb që guxuan ta shpallin terrorrist të rrezikshëm, një aventurier naiv. Ashtu si pseudopatriotët shqipëtarë që gjetën një baner për tu identifikuar. Ashtu si politikanët e të gjitha krahëve sot.

Sepse të gjithë atyre, Ismail Morina, ua la kokën e tij në tepsi gë argjendtë, duke tentuar një histori më të madhe sesa ajo që mund të prodhonte. Një fabul më të gjere se përmasat e tij. Për shkak të hakmarrjes ndaj të shkuarës së vet, sensit ekstrem të lojës, protagonizmit të tij xhenuin, ai u la në dorë telekomandën e Ballistit. Ndaj tani të gjithë e valëvisin si dron.(Lapsi.al)

Huffington Post/ Shqipëria, tokë artistësh

0

Piktori Ali Oseku (foto sipër) ulet dhe pi një kafe në orën 11.00 çdo ditë nga e hëna në të premten, në kafen e bukur të Piazza –s, në perëndim të Tirana International Hotel, në sheshin Harri Truman. Piazza ka qenë bar –restoranti i parë elegant gjatë kohës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Të hënën e 5 tetorit e takova Ali Osekun në kafe Piazza. Po më priste. Piktori i qeshur më inkurajon të pi raki dhe unë i thashë menjëherë po pijes alkolike më popullore në Shqipëri, të bërë nga rrushi dhe kumbullat, pasi tek e fundit kushton vetëm vetëm 150 Lek ose afro 1 Euro. Bashkëshortja e zotit Oseku është menaxhere e kafe Piazza –s. Në vitin 1991 gazeta “The New York Times” u kujtonte lexuesve të saj se afro 18 vjet më parë Ali Oseku ishte piktori më i njohur në Shqipëri në moshën 28 –vjeçare.

I drejpërdrejtë, pozitiv, transparent, konstruktiv, z. Oseku ka lindur në Tiranë në vitin 1944. I burgosur për 3 vjet gjatë diktaturës, z. Oseku pikturoi Enver Hoxhën, portreti 8 me 10 metër, më i njohuri i tij në vitin 1987 pas vdekjes. Për z. Oseku – i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë të moshës 28 dhe 30 vjeç –familja është më e rëndëishmja, pasi i jep stabilitet dhe rehati, mbi të cilën ai ndërton krijimtarinë e tij. Presidenti amerikan Xhorxh Bush, shkrimtari Ismail Kadare dhe kryeministri Edi Rama kanë blerë piktura të tij. Atij i pëlqen të përshkruajë hapësira të hapura me një pasion për strukturën dhe për qëndrueshmërinë.

Pas 30 minutash artisti Ali Oseku më drejton për në studion e ti. Në pjesën e pasme të kafe Piazza, z. Oseku na ngjit në katin e shtatë, një goxha ushtrim i përditshëm ky. Studioja e tij që sheh nga lindja është e ndriçuar dhe sheh nga malet. Në dy dhoma të mëdha dhe të vogla aim ban më shumë se një mijë piktura. Këto ditë, i sapo tërhequr nga Fakulteti i Arteve të Bukura, ai punon rreth 5 orë në ditë. Artisti e heq këmishën dhe vesh një bluzë. Tirandet i mban gjithnjë. Ndez muzikën, është klasike ose xhaz. Njeriu zhduket. Dhe unë takoj gjeniun në uniformën e tij. Ulem divanin dyvendësh të studios së tij. E sodis duke lëvizur nxitimthi, ankthshëm, duke tranportuar telajon e tij 2 me 3 metër nga njëra anë e dhomës së madhe tek ana tjetër. Është në formë. Gjeniu në studion e tij nuk është vetëm një piktor. Ai është filozof, një poet i rrethuar mes literaturën dhe muzikën me të mirë botërore.

Disa ditë më vonë i bëra një vizitë Kledios, dyqanit që gjendet në rrugën Abdyl Frashëri në ish –Bllok – jo larg sheshit Wilson – ku z. Oseku blen bojërat dhe penelat. Jola, shitësja që punon nga mëngjesi deir pasdite më vendos në drejtimin e duhur. Z. Oseku zakonisht vjen çdo tre muaj rreth mesditës, pas kafesë së tij në Piazaz. Ai blen 45 tubetë 200 ml me 45 ngjyra të ndryshme të bojës britnaike Winsor&Newton, të cilën ai e preferon përpara bojërave italiane që gjenden gjithashtu në dyqan. Piktori ka shije, Ëinsor&Neëton renditet e treta në botë për prodhimin e bojërave më të mira, dy të parat janë amerikane. Penelat e tij janë “made in China”. Vepra e tij është “made in Albania”.

Z. Oseku mbështet evolucionin, jo revolucionin. Ai admiron Napoleon Bonapartin, përbuz Maksimilian Roberspierrin. Nuk merret me elitën politike të sotme. Cili është ndryshimi mes një artisti dhe një piktori? – e pyes. “Ledi Gaga është një artiste, më thotë, “unë jam piktor”. I them mirupafshim gjeniut në studion e tij. Ai më thërret “kameradë”. Do të takohemi edhe një herë javët e ardhshme dhe do të pi një tjetër Raki “për shëndetin tuaj”, Maestro.

E pyeta piktorin Ali Oseku cili ishte artisti i tij i preferuar. Ai më prezantoi me piktorin Mikel Temo në kafe Piazza. Z. Temo më shpjegoi që, ndryshe nga gjuhët e tjera, në shqipq një artist që merret me piktorë quhet “piktor”, në krahasim me dikë që merret me ngjyrosjen në idustri apo ndërtim i cili është një “bojaxhi”. Z. Temo ka lindur në vitin 1962 në Korçë dhe e ka përfunduar Doktoraturën e tij për Psikologji Arti në vitin 2000. Ai ka jetuar në Paris në vitet 1996 – 2000 dhe më vonë në Kanada nga 2000 deri në 2015. Ai kombinon portrete mbresëlënës abstrakte dhe realiste.

Piktori Mikel Temo na merr nga kafe Piazza të martën e 6 tetorit 2015 pasi ne kishim mbaruar makianton dhe kishim pirë Raki, e dyta për mua këtë javë. Hipim në Audin e zi A2 me sedilje të kuqe, prodhim i 2005 që e ka blerë të përdorur dhe i drejtohemi studios së tij. Studioja e z. Temo është në zonën e Komunës së Parisit, ku një duzinë piktorësh janë të përqendruar në studio të përbashkëta pak blloqe në perëndim të stadiumit Selman Stërmasi. Studioja e z. Telo gjendet në një pallat të ri pranë tre atelieve të skulpturave. Ai duket i impresionuar nga lartësua e ateliesë, në të cilën u ndërtua monumenti “Nënë Shqipëri” në vitin 1972. Ashtu si z. Oseku, z. Temo është profesor në Fakultetine Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve, ku jep grafik dizajn për piktorët e ardhshëm.

Të mprehta dhe të sofistikuara, pikturat e z. Temo janë ekspozuar në mbarë Europën dhe në Amerikën e Veriut. Ai më shpjegon se një pikturë e tij 0.09 m2 është shitur për 500 euro, po aq sa e Ali Osekut. Në vitin 2004 disa producentë të Hollivudit morën me qera disa piktura të tij abstrakte nga ekspozita e Vankuverit për t’i përdoru në filmin Catëoman, për 15 mijë dollarë. Z. Temo ka studiuar me kryeministrin aktual, Edi Rama, ish –Ministër i Kulturës dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjithashtu një piktor në Tokën e Artistëve.

Bëra një vizitë në Akademinë e Shkencave të martën e 7 tetorit 2015. Akademia e Shekncave ndodhet në një ndërtesë që në fillim u ndërtua si Parlamenti i Parë Shqiptar në vitin 1921, vetëm 9 vjet pasi Shqipëria u bë vend i pavarur pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, pjesë e të cilës ishte për 5 shekuj. Gjatë viteve 1930 ndërtesa ka qenë rezidenca zyrtare e Mbretit Zog dhe familjes së tij, i cili e drejtoi vendin nga viti 1925 derisa Benito Musolini e pushtoi Shqipërinë në vitin 1939. Në akademi takova sekretarin Vasil S. Tole, një muzikant i njohur dhe mik i ngushtë i piktorit Maks Velo. Librat e z. Tole janë shpesh të ilustruar nga z. Velo, çka konfirmon shijen e madhe në veprat e artit. Nga z. Tole mora dy libra arti të z. Velo. 30 minuta më vonë gjendem i ulur me presidentin e Akademisë, Muzafer Korkutin, arkeologun më të njohur të vendit, të specializuar në artin shkëmbor. Shiqja e z. Korkuti është përkthyer me mjeshtëri në anglisht nga përkthyesi Edmon Cane. Z. Korkuti me shpjegon se shkrimtari Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave. Gjithësesi, anëtarët mbi moshën 75 vjeç konsiderohen në pension.

Çmimi Nobel në Letërsi do të jepet gjatë ditës. Ekipi i futbollit të Shiqpërisë do të luajë një ndeshje jektike kundër Serbisë në mbrëmjë. Është një ditë e mbushur plot emocione dhe ankth. U largova në mesditë nga Akademia. Vetëm 5 minuta më vonë mbërrita në Galerinë Kombëtare te Arteve ku më priste Maks Velo. /Jaime Pozuelo-Monfort – Huffington Post – Përgatiti Lapsi.al/

SDC do të realizojë në Rahovec një projekt në shëndetësi

0

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, priti sot në një takim përfaqësuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Debra Stevanson dhe Qamile Ramadani, udhëheqëse e projektit që kjo Agjenci planifikon ta realizojë për ndihmë në kujdesin shëndetësor parësor në komunën e Rahovecit dhe në komunat tjera të Kosovës.

Dobra Stavenson, prezantoi projektin i cili do të zbatohet në komunën e Rahovecit, që ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë dhe ky projekt parashihet të fillojë me fazën fillestare prej nëntë muajsh dhe do të vazhdojë me kohëzgjatje prej katër vite, projekt ka të bëjë kryesisht me kujdesin shëndetësor parësor.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, fillimisht i falënderoi përfaqësuesit e Agjencisë Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për përfshirjen e komunës së Rahovecit në këtë projekt të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë dhe tha se si komunë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në këtë projekt dhe në të gjitha projektet tjera që të cilët janë me rëndësi për banorët e komunës së Rahovecit.

Sipas zyrtarëve të SDC-së, qëllimi dhe objektivi i këtij projekti janë ndarë në tri fusha: në atë të ofrimit primar të kujdesit shëndetësor shërbime cilësore në fushat me prioritet, menaxhimi në nivelin komunal dhe vetëdijesimi i popullatës.

Prizren: Kërkohet Ramadani, arrestohet Krasniqi

0

Policia në Prizren ka arrestuar një person me mbiemrin Krasniqi,gjatë hetimit për shpërdorim të besimit të një personi tjetër me mbiemrin Ramadani.

“Mbrëmë rreth orës 20:00, hetues policorë të Stacionit Policor në Prizren, në vazhdën e hetimit të një rasti për shpërdorim të besimit, ishin në kërkim të personit të dyshuar me mbiemër Ramadani dhe të njëjtin e kishin identifikuar në një automjet së bashku me një person tjetër”, njofton Policia në Prizren.

“Pas ndalimit të automjetit, policët kanë vërejtur që personi me mbiemër Krasniqi që drejtonte automjetin ishte i armatosur me armë zjarri. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar një pistoletë e llojit ”Zastava” me shtatë fishekë dhe një thikë”.

“Gjatë kontrollit të hollësishëm që i është bërë të dyshuarit në stacion, në kuletën e tij është gjetur një bankënotë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”.

“Për të gjitha gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit”./PrizrenPress.com/

Sulmohet fizikisht një polic në Malishevë

0

Një policë është sulmuar fizikisht në fshatin Banjë të Malishevës. Sulmi fizikë ka ndodhur pas që të dyshuarit i ëhstë shqiptuar një dënim për kundërvajtje.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave derisa zyrtarët policorë i shqiptonin një kundërvajtje, i njëjti duke kërcënuar verbalisht ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Haradinaj, Mustafës: Mos shkruaj në Facebook, tërheqi nënshkrimet

0

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për mediat pas ndërprerjes së seancës së sotme të Kuvendit nga hedhja e gazit lotjsellës.

Ai ka thënë se opozita ka kërkuar që të mos mbahet kjo seancë.

“Ata kanë kërkuar që të mos mbahet seanca, insistimi që të mbahet seanca përshkallëzoi gjendjen”

“Isa Mustafa e ka të vetmen rrugëdalje që ta tërheqë njënshkrimin nga marrëveshjet për të normalizuar gjendjen”

Kreu i AAK-së ka deklaruar se kryeministri Isa Mustafa nuk duhet të flasë përmes Faceboook-ut por të zbutet dhe të tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet e arritura më 25 gusht në Bruksel.

Haradinaj është shprehur se as vetë LDK nuk janë pro këtyre marrëveshjeve duke shtuar se dje ka qëndruar me 3 anëtarë të LDK-së të cilët janë kundër kësaj marrëveshje.

Momenti i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend (Video)

0

Pak minuta pasi nisi seanca e Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Kjo gjendje e ka bërë të pamundur mbajtjen e seancës, pasi të gjithë deputetët janë detyruar të largohen nga salla.

Ndërsa kryetari Kadri Vesli, i ka ftuar në një mbledhje të gjithë shefat e grupeve parlamentare për të parë se si do të veprojnë orëve në vazhdim, njofton Klan Kosova.