Anulohet testi i arritshmërisë në tri komuna

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka marrë vendim për anulimin e testit të arritshmërisë të mbajtur më 21 maj 2016 në komunat: Gjilan, Dragash dhe Hani i Elezit.

MAShT-i ka bërë me dije se përsëritja e testit në këto komuna do të bëhet më 8 qershor nga ora 10:00.

“Vendimi është marrë pas rekomandimit të grupit të ekspertëve të Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, i cili i ka vlerësuar joreale dhe jo të besueshme rezultatet e testit në këto komuna, si dhe administrimit jo të mirë të këtij procesi”, thuhet në njoftimin për medie të MAShT-it.

MAShT-i ka obliguar drejtoritë komunale për arsim në këto komuna, që t’i njoftojnë me kohë nxënësit dhe t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për realizimin e standardeve të pranueshme të administrimit të këtij vlerësimi.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit