20.9 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6520

Paraburgoset kërcënuesi i gjyqtarit në Prizren

0

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit R.K nga Prizreni. Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale, të pengimit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe veprën penale të kanosjes.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 12.10.2015 në ora 15:00 dhe do të zgjasë deri me datën 12.11.2015”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se me datën 13.10.2015 rreth orës 13:50 minuta e deri nëorën 15:10 minuta, me kanosje serioze pengon personin zyrtar – gjyqtarin në kryerjen e detyrave zyrtare i cili ka qenë duke kryer punën e tij zyrtare – seancën e përmbarimit. Për shkak të situatës së krijuar, gjyqtari detyrohet që ta ndërpret seancën gjyqësore”, bën të ditur Kicaj. /PrizrenPress.com

Zbrazet salla e Kuvendit pas hedhjes së gazit lotsjellës

0

(E plotësuar) Salla e Kuvendit të Kosovës është zbrasur pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Përsëri gaz lotsjellës në Kuvend

Deputetë të opozitës lëshuan sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Pas kësaj, nuk shihen deputetë në seancë.

Kjo është hera e dytë që deputetët e Opozitës, për të bllokuar punën e seancës, kanë përdorur gazin lotsjellës.

Kurti dhe Haxhiu ftohen në Prokurori

0

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu janë ftuar nga Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për tu paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, më datën 22 tetor 2015.

“Prokurori i Shtetit e respekton plotësisht të drejtën demokratike të secilit qytetarë për të protestuar, mirëpo Prokurori i Shtetit është i obliguar që në bazë të ligjit të ndërmerr të gjitha masat nëse protestat shoqërohen me dhunë dhe veprime tjera kundërligjore.

Për këtë arsye dje Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër 5 personave të ndaluar gjatë zhvillimit të protestës, së datës 12 Tetor 2015, ndërkaq për katër të tjerë ka kërkuar masën paraqitja në stacionin policor. Të gjithë këta të pandehur dyshohen se kanë kryer veprën penale: Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 412 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Siç kemi njoftuar opinionin edhe më herët, Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka filluar hetimet kundër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodit të Procedurës Penale, Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë deputetëve Kurti dhe Haxhiu u ka dërguar dje ftesa për tu paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, më datën 22 tetor 2015, për të dhënë deklaratat e tyre lidhur më dyshimet që ju vihen në barrë.

Gjithashtu, në bazë të nenit 151 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale pas thirrjes nga prokurori, të gjithë të pandehurit, e në këtë rast edhe Kurti dhe Haxhiu duhet të paraqiten para Prokurorit të Shtetit, mirëpo të njëjtit mund të paraqesin ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake për të vendosur mbi ligjshmërinë e detyrimit të tyre për t’u paraqitur para prokurorit të shtetit.

Nëse të pandehurit, në rastin konkret Kurti dhe Haxhiu, të cilët janë thirrur me rregull nuk paraqiten dhe nuk e arsyetojnë mungesën e tyre ose kur thirrja nuk ka mundur t’iu dërgohet sipas rregullit dhe kur sipas rrethanave është e qartë se të pandehurit i shmangen pranimit të thirrjes, sipas dispozitës së nenit 175 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtari i procedurës paraprake më kërkesë të prokurorit të çështjes lëshon urdhërarrest.

Prokurori i Shtetit pret që të pandehurit, në rastin konkret Kurti dhe Haxhiu, tu përgjigjen ftesave dhe të kontribuojnë në zhvillimin dhe përfundimin normal të procedurës penale.

Prokurori i Shtetit është i vendosur që të respektoj të gjitha dispozitat ligjore për secilin rast, pavarësisht së kush është i dyshuar për vepër penale, duke respektuar dinjitetin e secilit individ në përputhje me dispozitat ligjore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

Hapet Panairi i Librit “Frankfurti 2015“

0

U hap panairi i 67-të i librit, “Frankfurti 2015”. Përkundër disa paradokseve, festa më e madhe e librit në botë, që grumbullon mbi 7.000 botues të mbi 100 vende të botës, pritet të vizitohet nga 300.000 vizitorë, një rekord shkuar rekordesh ky.

Edhe Kosova është pjesë e këtij panairi, madje këtë vit e përgatitur shumë më seriozisht sesa herëve të tjera, nën kujdesin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe ndihmesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (duke mbuluar vetëm shpenzimet e stendës).

Janë 30 botues, aq sa figurojnë në panotë estetike të stendës së Kosovës në Sallën 5.0 D131, me sipërfaqe 24 m2, tejet impresive me imazhin artistik të Arben Islamit nga Albumi “Majestic Kosova madhështore”. Në ueb faqen zyrtare të panairit (www.book-fair.com) janë 25 botues, por me siguri të dhënat janë të para tre muajve dhe ndërkohë është shtuar interesimi i botuesve kosovarë për të qenë pjesë e këtij eventi të jashtëzakonshëm të librit.

Janë mbi 350 tituj, gjysma e të cilëve të botuar brenda dy panaireve. Spikat sivjet edhe numri i titujve të përkthyer, veçanti e dy botuesve tashmë me emër të Kosovës: Buzukut dhe Kohës, të cilët kanë edhe titujt më të shumtë të botuar dhe të prezantuar.

Botuesi Buzuku sjell edhe Nobelin e vjemëPatrick Modiano, me 11 tituj nga të cilët 7 janë ekspozuar ndërsa të tjerët pritet të dalin së shpejti nga shtypi. Të qenët koherent me rrjedhat botërore të letërsisë dhe të përkthimit është nder dhe privilegj dhe botuesit e Kosovës këtë po e dëshmojnë dita-ditës, përkundër vështirësive jo t ë pakta.

Nga titujt e tjerë do veçonim Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me botimt përfaqësuese shkencore e monografike, sidomos Kosova (shqip dhe anglisht) dhe botime të tjera të akademikëve dhe studiuesve të tjerë.

Po ashtu edhe botimet e Institutiti albanologjik, sidosmos të tri seritë e revistës Gjurmime Albanologjike: Filologji, Histori dhe Folklor dhe etnologji, pastaj botimet e veçanta të punonjësve shkencorë të fushës së gjerë të albanologjisë si “Shqiptarët dhe shqipja” e Qemal Muratit etj.

Instituti i Historisë me botimet e veta ndriçon shumë aspekte të historisë së Kosovës, të asaj të djeshme por edhe më të resë. Do përmendur botimi i materialeve dhe dokumenteve “Nga grupi revolucionar te Fronti i Republikës” me autorë Mehmet Hajrizi dhe Gani Sylaj, një bashkëbotim me Shoqatën e të Burgosurve politikë të Kosovës. Krahas këtij botimi rri bukur edhe libri i Bardhyl Mahmutajt “Mashtrimi i madh”.

Nga botimet e Kohës duhet veçuar librat më të rinj të Veton Surroit, “Emri i autonomisë” dhe “Ambasadori i Melkizedekut”, poezitë e Xhevdet Bajrajt shqip e spanjisht “Copa ime e qiellit – Mi Cachito de Cielo”, “Veç Pavarësi, asgjë më pak – Ibrahim Rugova në shtypin gjermanofon (1989-2006) përzgjedhur e përkthyer nga Enver Robelli, monografitë (albumet) “Monumentet”, 1-2 të Artan Krasniqit, etj.

“Buzuku” ka eskpozuar pos Patrick Modianon, 50 tituj, botimet më të reja të autorëve shqiptarë dhe të huaj: Dan Fante, Roland Gjoza, Janis Ricos, Kujtim M. Shala, Edouard Louis, Veli Karahoda, August Strindberg, J.M.G. Le Clézio, Jean-Paul Sartre, Adem Gashi, Albanë Mehmetaj,Elisabet Kaestli, Nexhat Halimi, Xhavit Beqiri, Visar Zhiti etj.

Ndër tituj e tjerë që duhet veçuar janë edhe monografia “Bekim Fehmiu, Odiseu i Kosovës” përga titur nga Fahri Musliu, “Diferentia specifica” e Ibrahim Rugovës, botim i Fondacionit Ibrahim Rugova, romani i Rexhep Murtez Shalës “Anonim profan wor(l)d’ , “Rrëfimet e maestros” i Agron Y. Gashit, monografia Kosova – Vend për t’u buluar – A Land to Discover e Ismail Gagicës, “Porosia ime për shqiptarët”
e Mark Krasniqit, botime të ndryshme universitare si ato të Universum Press, etj.

Nga dita e parë mund të konkludohet se stenda e Kosovës do të ketë interesin dhe vizitueshmërinë e duhur, një nder dhe privilegj i krijuar me përgjegjësi n ga subjektet botuese të Kosovës por edhe Qeverisë së Kosovës, e cila ndihmoi me 9.500,00 euro (sa ka kushtuar stenda) për përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës në këtë ngjarje të madhe të librit botëror. /KultPlus.com

Studentët bllokojnë Rektoratin!

0

Studentët e Universitetit të Prishtinës e kanë bllokuar Rektoratin që nga ora 8 e mëngjesit të sotëm.

Këtë informatë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook Rifat Krasniqi, senator i senatit të UP-së njëherit organizator i protestës.

“Rektorati është bllokuar nga studentet për të drejtat e tyre, ?#?EjaBashkohuedhe ?#?Ti”, ka shkruar ai.

Kjo bllokadë erdhi si rezultat i mbledhjes së djeshme të këshillit Drejtues të UP-së me ç`rast studentët theksuan se rektori Ramadan Zejnullahu i anashkaloi kërkesat e tyre dhe nuk deshi të merrej me to.

SHIK-u po nxit trazira

0

Mënyra se si është menaxhuar kriza parlamentare nga kryekuvendari Kadri Veseli dhe ndërhyrja e policisë për të arrestuar deputetin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, me pretekstin për t’u dërguar në intervistim nga Prokuroria në mënyrë shumë të parregullt, gjatë orëve të natës dhe pa e dëshmuar autorizimin e Prokurorisë së shtetit, nga deputetë të LDK-së dhe analistë politikë interpretohet si skenar i qëllimshëm i përdorimit të elementeve kriminale të SHIK-ut të PDK-së. Sipas analistëve, këto elemente janë kudo në institucione, në polici, gjykata, prokurori e media, dhe përmes këtyre verimeve synojnë të nxisin trazira, me qëllimin final rrëzimin e Qeverisë aktuale dhe të sjelljes në krye të ekzekutivit të ri të ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, në vend të Isa Mustafës.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i ka thënë gazetës Kosova Sot se këtë skenar e ka hetuar kaherë dhe dyshon se është edhe qëllimi final i krejt këtyre zhvillimeve që po e trazojnë vendin.

“Unë e kam theksuar që nga fillimi se Kadri Veseli jo vetëm që po e toleron ‘Vetëvendosjen’ për veprimet në Kuvend, por ai me mjeshtri po i nxit ata që të krijojnë anarki dhe krizë politike. Në seancën e fundit ai luajti rolin e soditësit të kënaqur në gjithë atë tollovi në Kuvend, duke bërë sehir skenarin e tij për një konfrontim fizik të deputetëve të opozitës me ata të pozitës”, deklaroi Salihaj.

“Skenarët e fundit ishin kryekëput të SHIK-ut, duke krijuar situata shumë të tensionuara, duke arrestuar një deputet pa fletarrest, duke nxitur kështu trazira dhe duke e liruar pastaj atë. E gjithë kjo shërbeu për nxitje dhe inkurajim të ‘Vetëvendosjes’ për të vazhduar trazirat… Këto lojëra të rrezikshme të SHIK-ut nuk i sheh vetëm ai që është i verbër politikisht. U pa qartë se Policinë e Kosovës dhe prokurorë të caktuar i kontrollon SHIK-u dhe bën me ta çfarë të dojë”, tha deputeti Adem Salihaj. /Kosova Sot

Opozita: Do t’i zhbëjnë marrëveshjet

0

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja dhe “Nisma”, janë të vendosura në iniciativën për zhbërjen e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Bllokimi i punës së Kuvendit është mjeti aktual që po përdor opozita, ndërsa, sipas tyre, demonstratat do të jenë të pashmangshme nëse kryeministri nuk i tërheq nënshkrimet nga këto dy marrëveshje.

Opozitarët përmes një komunikate të përbashkët kanë thënë se çdo tensionimi i situatës do të jetë përgjegjësi e pushtetit.

“Protesta jonë në Kuvend do të vazhdojë dhe nuk do të ketë kompromis pa u tërhequr marrëveshjet. Çdo tensionim i situatës, pas këtyre masave policore, është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit dhe e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e tri subjekteve opozitare.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se opozita kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve e ka filluar duke dhënë argumente para qytetarëve se përse janë të dëmshme. Pastaj, sipas tij, kundërshtimi ka vazhduar me organizimin e peticionit dhe me bllokimin e punës së Kuvendit. Ndërsa ka bërë të qartë se opozita është e vendosur që të përdorë atë formë të kundërshtimit që e pamundëson themelimin Asociacionit. /Zëri

Rugova: S’do të tërhiqemi

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës është funksionimi i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë për ‘Epokën e Re’ se seanca e sotme e Kuvendit duhet të mbahet dhe ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ta zbatojë Rregulloren e punës.

Rugova ka bërë me dije se mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe formimi i qeverisë teknike nuk janë opsione të pranueshme.

Ai ka thënë se, pavarësisht sulmeve, kryeministri Isa Mustafa nuk do të tërhiqet dhe pushteti nuk do të ndërrohet në rrugë nëpërmjet dhunës dhe anarkisë.

Seancë me policë

0

Për herë të parë pas një muaji të bllokadës në Kuvend të Kosovës pritet të ndërhyjë policia për t’i larguar nga salla 30 deputetët opozitarë që do të pengojnë zhvillimin e punimeve të Parlamentit. Burimet e gazetës “Zëri” mësojnë se të enjten do të ndërhyjë sigurimi brenda sallës së Kuvendit, kjo pasi opozita ka paralajmëruar që sërish nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës.

Pas gazit lotsjellës, që hodhi opozita javën e kaluar brenda sallës së Kuvendit, Kryesia ka marrë vendim që t’i shtrëngojë masat e sigurisë me kontroll të rreptë të deputetëve me qëllim të mos lejimit të futjes së armëve dhe mjeteve të rrezikshme brenda ndërtesës së Kuvendit.

Vendimit të kontrollit të detajuar do t’i nënshtrohen duke filluar nga kryetari i Kuvendit dhe stafi i tij përcjellës, deputetët bashkë me stafin, ministrat, nëpunësit e Kuvendit, gazetarët dhe gjithë vizitorët, por kjo rregull nuk do të aplikohet edhe për delegacionet e jashtme ndërkombëtare.

Sipas kryeparlamentarit, Kadri Veseli, ky vendim vije më qëllim të mos lejimit të futjes së armëve apo mjeteve tjera të rrezikshme brenda sallës sikurse ka ndodhur javën e kaluar, ku është futur gazi lotsjellës. /Zëri

Kurti: Fotografia e Selimit me Daçiqin është perverse

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin Opinion të Tv Klanit, duke komentuar gjuajtjen me vezë të Petrit Selimit, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, nga aktivistë të kësaj lëvizje, e ka justifikuar plotësisht sulmin.

“Fotografia e Petrit Selimit me Daçiqin është perversitet”.

“Të fotografohesh me një kriminel si Daçiqi, me urdhërin e të cilit janë vrarë mijëra shqiptar, madje edhe fëmijë nën moshën shtatë vjeçare dhe poashtu kemi mijëra të zhdukur dhe të prekur – të dalësh në fotografi me të duke buzëqeshur është plotësisht e papranueshme”.

Petrit_Selimi_Dacic_FOTO-690x380