19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 652

Suhareka forcohet me Drin Ymerin dhe Destan Bytyqin

0

Klubi i Suharekës ka bërë dy afrime të rëndësishme, duke zyrtarizuar Drin Ymerin dhe talentin e ri Destan Bytyqin si pjesë të ekipit.

Drin Ymeri vjen si një lojtar me përvojë, i gatshëm të sjellë kontributin e tij në skuadër, ndërsa Destan Bytyqi, i lindur në vitin 2004, shihet si një perspektivë premtuese për të ardhmen.

Të dy lojtarët pritet të jenë pjesë e rëndësishme e strategjisë së ekipit për të arritur objektivat e sezonit./PrizrenPress.com/

Malishevë, hajnat i vodhën stoli ari dhe para

0
Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur në Malishevë i kanë hyrë në shtëpi, dhe i kanë vjedhur gjësende.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i kanë vjedhur një shumë parash një sasi stoli ari dhe një kartelë bankare.

Rasti në procedurë hetimore.

.

 

Policia shqiptoi 2281 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2281 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 19 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 29 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

.

 

Përkujtohet shkrimtari dhe kritiku letrar Yrjet Berisha, në 10 -vjetorin e ndarjes nga jeta

0

Kanë kaluar 10 vite nga koha kur shkrimtari dhe kritiku letrar, prof. dr. Yrjet Berisha u nda nga jeta. Në këtë përvjetor të vdekjes, ai u përkujtua përmes poezisë, në një aktivitet të organizuar për nder të veprës së tij.

Dekani i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. dr. Xhafer Beqiraj tha se shkrimtari dhe kritiku letrar, prof. dr. Yrjet Berisha mbetet një nga figurat e shquara të letërsisë shqiptare. Sipas tij, karriera akademike e Yrjetit u zhvillua në mënyrë sistematike.

“Ai kontribuoi në fushën e letërsisë, të kritikës letrare dhe si pedagog në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren”, tha Beqiraj.

Sipas tij, Yrjeti ishte një mendimtar i thellë.

“Ai ia kushtoi një jetë përhapjes së dijes. Ishte pjesë e grupeve kërkimore e shkencore që i dhanë vlerë të shtuar shkencës dhe letërsisë shqiptare”.

“Në fushën e letërsisë prof. dr. Yrjet Berisha është një autor shumë dimensional. Vepra e tij përfshin poezi, prozë dhe dramë”, u shpreh Beqiraj.

Ndërkaq, gazetari dhe publicisti, Demir Reshiti tha se prof. dr. Yrjet Berisha është një personalitet i njohur i letrave shqipe.

“Jeta dhe vepra e tij do të mbesin përherë të gdhendura në kujtesën tonë kolektive”, tha Reshiti.

Sipas tij, tërë opusi i krijimtarisë së Yrjetit reflekton mbi jetën dhe atdheun e tij.

“Një tjetër aspekt i rëndësishëm i krijimtarisë së tij është puna si studiues dhe kritik letrar. Ai ka bërë hulumtime të thella dhe ka shkruar studime të rëndësishme, që kulmojnë me studimin Proza e Martin Camajt, studim ky që është botuar pas vdekjes së autorit dhe që përbën një kontribut të çmuar për letërsinë shqipe dhe teorinë estetike”, tha Reshiti.

Yrjet Berisha lindi më 1955 në Buçe të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prizren. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku magjistroi dhe doktoroi. Ai shkroi prozë, poezi, eseistikë, dhe dramë. Ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Ai ka botuar shumë punime shkencore, si dhe libra letrarë; “Anatomia e vetmisë” (poezi – 1994), “Vetë” (poezi – 1994), “Edhe rastësi” (poezi – 2000), “Ora” (dramë – 2000), si dhe romanin “Ulkiani”, më 2004. Poezitë e tij u botuan edhe në gjuhën kroate, suedeze, rumune, ruse etj. Takimi letrar përkujtimor u organizua nga Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren.

Shkrimtari dhe kritiku letrar, prof. dr. Yrjet Berisha u nda nga jeta në vitin 2015./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe turmë


marketing

 

Mbështetje e fuqishme për 97-shin e LDK-së, Xhavit Ukaj në Dragash

0

Në kuadër të aktiviteteve zgjedhore, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, zhvilloi sot një takim me elektoratin e Dragashit.

Gjatë tubimit në fshatin Bresan, Ukaj falënderoi nga zemra qytetarët e Dragashit për mbështetjen e tyre të fuqishme dhe mikpritjen e ngrohtë.

Ai vlerësoi angazhimin e strukturave të LDK-së dhe shprehu mirënjohjen e veçantë për kryetarin e Komunës, z. Bexhet Xheladini, si dhe të gjitha strukturat e degës së LDK-së për përkrahjen e madhe.

“Sot, në tubimin në fshatin Bresan, takuam strukturat tona në një atmosferë të jashtëzakonshme. Ju jam mirënjohës për besimin dhe mbështetjen ndaj LDK-së, kandidatëve tanë dhe mua si kandidat. Bashkë drejt fitores!” – shkroi Ukaj në një postim në Facebook.

124 LDK
97 Xhavit Ukaj

 

Një 68-vjeçare vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestohet shoferi

0

Një 68-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga vetura paraditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për rastin është arrestuar shoferi i veturës 55-vjeçar, i cili është ndaluar për 48 orë.

Policia ka thënë se fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga Emergjenca e Prizrenit ishte dërguar në QKUK. Pas gati gjashtë orëve, mjekët në QKUK informuan se 68-vjeçarja nuk u kishte mbije.

Sipas njoftimit, shoferi e kishte goditur viktimën në vendkalimin për këmbësor./KOHA/

.

 

Hamza në Rahovec premton 6 miliardë euro investime dhe rritje pagash

0
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte një tubim në Rahovec, ku kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, theksoi angazhimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Hamza premtoi 6 miliardë euro investime kapitale gjatë mandatit të tij, si dhe rritje të pagave për mësuesit, mjekët, policët dhe shërbyesit civil.

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në Rahovec ka thënë se entuziazmi që kanë parë gjithandej vendit është garancë për fitoren e tyre më 9 shkurt.

Hamza garantoi mirëqenie për të gjithë dhe u angazhua për 6 miliardë euro investime kapitale gjatë mandatit të tij.

“Një ekonomi më të mirë, një mbështetje pa rezerva për sektorin privat, sepse për ne ndërmarrësit janë njerëz të mirë, sepse punojnë, punësojnë, dhe kudo në botë për tatimpagues flitet me respekt. Prandaj do t’i pështesim në shumë mënyra, duke krijuar një ambient miqësor për ta dhe investimet e huaja”, tha Hamza.

Ai gjithashtu foli për rritjen e pagave për mësuesit, mjekët, policët dhe të gjithë shërbyesit civil.

“Çmimet janë rritur, rritja e të ardhurave nuk ka ndodhur, është përkeqësuar standardi i jetës, prandaj rritja e 50% të pagave për këta grupe do të bëhet në fillim të mandatit”, theksoi ai.

Hamza tha se garanton që invalidët e luftës nuk do të kenë asnjëherë brengë për trajtimin shëndetësor, dhe veteranëve do t’u njihet e drejta për të punuar dhe për të marrë pensionin njëkohësisht.

Ai premtoi mirëqenie, investim në arsim dhe shëndetësi.  “Mirëqënia e familjës,investimet në arsim, shëndetësi do të mbetën prioritet nën qeverisjën e PDK-së, tha Hamza, teksa premtoi edhe 150 milion euro cdo vit për barnat esenciale.

Hamza tha se lista e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja është më e mira dhe do të përfaqësojë denjësisht qytetarët në Kuvendin e Kosovës./rtk/

 

PDK: Rahovec – je si rrush e zemër

0

Partia Demokratike e Kosovës në krye me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamzën e ka mbajtur tubimin e radhës.

Në një postim në Facebook, shihet një numër i madh i qytetarëve që kanë dalë në këtë tubim.

“Rahovec –  je si rrush e zemër”, shkruan PDK-ja.

Banorët thyejnë rregullat e BBVA

0

Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë thyer rregullin kryesor, të mos flasin për nominimet.

Rozana Radi e ka bërë të qartë se nëse i bie kutia e Pandorës, do nominojë 3 banorë.

Po ashtu, edhe banorët e tjerë, Gerta, Loredana dhe Aldo kanë diskutuar se në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, do nominonin disa banorë. Gerta ka thënë se do dërgonte në nominim Gjestin, Rozin dhe Eglin.

Po ashtu, edhe sot, Rozana iu drejtua Gertës duke i thënë: Pse nuk del kokë më kokë me mua? Nëse të vjen Pandora e bën?

 

Krahasimi mes Bashkimit dhe Trepçës

0

Finalja e ProCredit Kupës do të vë përballë Bashkimin dhe Trepçën.

Këto dy skuadra kanë treguar formë të lartë në ProCredit Superligën e Kosovës, duke pasur pikë të barabarta, 34, nga 14 fitore e gjashtë humbje.

Statistikat po ashtu tregojnë shifra afërsisht të njëjta nga 20 ndeshjet e zhvilluara në elitë.

Finalja e 12 shkurtit në Prishtinë, pritet të jetë mjaft interesante dhe me atmosferë të zjarrtë, përcjell PrizrenPress..

Më poshtë janë statistikat nga 20 ndeshjet.

Sa i përket pikëve, prizrenasit kanë 79.2 pikë për ndeshje, ndërsa mitrovicasit 80.65. Në kërcime prizrenasit kanë 39.3 për ndeshje, kurse ‘Xehetarët’ 40.7. Bashkimi ka 19.85 asistime për ndeshje, kurse Trepça 19.2. Bashkimi ka 2.85 bllokada për ndeshje, derisa Trepça 1.85. Për Topa të Vjedhur, Bashkimi numëron 8.3 për ndeshje, ndërsa Trepça 7.5.

Sa i përket gjuajtjeve të lira, Bashkimi ka 380 tentime, ka shënuar 251 herë, kurse Trepça nga 420 tentime, 285 ka shënuar.

Në gjuajtjet për dy pikë, Bashkimi nga 728 tentime, 386 ishte i saktë, derisa Trepça nga 687 tentime, 352 herë shënoi.

Sa i përket gjuajtjeve për tri pikë, Bashkimi nga 1311 tentime, shënoi 573 herë, ndërkohë Trepça nga 1268 tentime, shënoi 560 herë.

Krahasimi                  

Bashkimi              Trepça

Ndeshjet                       20                          20

Pikë                               79.2                       80.65

Kërcimet                      39.3                       40.7

Asistimet                      19.85                     19.2

Bllokada                      2.85                       1.85

Topa të Vjedhur          8.3                         7.5

Gjuajtjet e lira              380/251                420/285

Gjuajtjet për 2 pikë     728/386                687/352

Gjuajtjet për 3 pikë     1311/573              1268/560