19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 653

Krahasimi mes Bashkimit dhe Trepçës

0

Finalja e ProCredit Kupës do të vë përballë Bashkimin dhe Trepçën.

Këto dy skuadra kanë treguar formë të lartë në ProCredit Superligën e Kosovës, duke pasur pikë të barabarta, 34, nga 14 fitore e gjashtë humbje.

Statistikat po ashtu tregojnë shifra afërsisht të njëjta nga 20 ndeshjet e zhvilluara në elitë.

Finalja e 12 shkurtit në Prishtinë, pritet të jetë mjaft interesante dhe me atmosferë të zjarrtë, përcjell PrizrenPress..

Më poshtë janë statistikat nga 20 ndeshjet.

Sa i përket pikëve, prizrenasit kanë 79.2 pikë për ndeshje, ndërsa mitrovicasit 80.65. Në kërcime prizrenasit kanë 39.3 për ndeshje, kurse ‘Xehetarët’ 40.7. Bashkimi ka 19.85 asistime për ndeshje, kurse Trepça 19.2. Bashkimi ka 2.85 bllokada për ndeshje, derisa Trepça 1.85. Për Topa të Vjedhur, Bashkimi numëron 8.3 për ndeshje, ndërsa Trepça 7.5.

Sa i përket gjuajtjeve të lira, Bashkimi ka 380 tentime, ka shënuar 251 herë, kurse Trepça nga 420 tentime, 285 ka shënuar.

Në gjuajtjet për dy pikë, Bashkimi nga 728 tentime, 386 ishte i saktë, derisa Trepça nga 687 tentime, 352 herë shënoi.

Sa i përket gjuajtjeve për tri pikë, Bashkimi nga 1311 tentime, shënoi 573 herë, ndërkohë Trepça nga 1268 tentime, shënoi 560 herë.

Krahasimi                  

Bashkimi              Trepça

Ndeshjet                       20                          20

Pikë                               79.2                       80.65

Kërcimet                      39.3                       40.7

Asistimet                      19.85                     19.2

Bllokada                      2.85                       1.85

Topa të Vjedhur          8.3                         7.5

Gjuajtjet e lira              380/251                420/285

Gjuajtjet për 2 pikë     728/386                687/352

Gjuajtjet për 3 pikë     1311/573              1268/560

 

Ballkani nis me fitore sezonin pranveror, Adetunji siguron 3 pikët ndaj Dukagjinit

0

Ballkani ka siguruar tre pikët e para në sezonin pranveror të Albi Mall Superligës, duke triumfuar 1-0 ndaj Dukagjinit në Suharekë.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi Sunday Adetunji, i cili vazhdon të jetë një pikë kyçe për ekipin kampion.

Me këtë fitore, Ballkani e nis fuqishëm fazën e dytë të kampionatit dhe tashmë përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Gjilanit, ku do të synojë një tjetër rezultat pozitiv./PrizrenPress.com/

 

Drita nis sezonin pranveror me fitore, Krasniqi shkëlqen ndaj Malishevës

0

Drita e nisi sezonin pranveror të Albi Mall Superligës me fitore 2-0 ndaj Malishevës, falë dy golave të Besnik Krasniqit.

Anësori i djathtë shënoi në minutën e 61-të pas asistimit të Almir Ajzerajt dhe vulosi fitoren me penallti në minutën e 78-të.

Një gol i Blerim Krasniqit u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Drita forcon kreun e tabelës me 43 pikë, ndërsa Malisheva mbetet e treta me 30 pikë. Në xhiron e ardhshme, Drita përballet me Prishtinën, ndërsa Malisheva pret Ferizajn./PrizrenPress.com/

 

 

Rruga “Saraçët” në Prizren bllokohet më 11 shkurt për largimin e kabllove dhe vendosjen e ndriçimit “Smart”

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se të martën, më 11 shkurt 2025, nga ora 09:00 deri në orën 16:00, rruga “Saraçët” në Prizren do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të bëhet në segmentin nga Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, për shkak të largimit të kabllove të panevojshme të internetit dhe vendosjes së ndriçimit modern.

“Kabllot që nuk janë funksionale po shkaktojnë ngarkesë të tepërt në shtyllat elektrike dhe si pasojë po deformohen, prandaj do të largohen. Po ashtu, do të vendoset ndriçimi ‘Smart’ për përmirësimin e kushteve në këtë rrugë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

 

OJQ “Jetimat e Ballkanit” shpallet e përgjegjshme për ndërtimin e qendrës komunitare në Prizren

0

Oferta e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare është shpallur si e përgjegjshme nga komisioni përkatës ka njoftuar drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Demiri.

“Komisioni pas vlerësimit të dokumentacionit përkatës të organizatave që kanë aplikuar, shpall si të përgjegjshme OJQ-në ‘Jetimat e Ballkanit’”, thuhet në njoftimin e tij.

Aty theksohet se afati për ankesa është 7 ditë nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

DPMS në muajin janar ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale që të aplikojnë për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare.

“Qëllimi i qendrës sociale-komunitare është të ofrojë përkujdesje për personat në nevojë, rastet sociale, grupet e margjinalizuara dhe të moshuarit. Shërbime përmes një kuzhine popullore, duke krijuar një hapësirë ku ata të ndihen të mbështetur, të përfshirë dhe të respektuar. Qendra duhet të ofrojë gjithashtu aktivitete sociale, kulturore dhe shërbime bazë për mirëqenien e tyre”, thuhej mes tjerash në thirrjen publike, raporton Telegrafi.

Dhënia e pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare bazohet në vendimin e Kuvendit të Komunës të miratuar në korrik të vitit 2024.

Kjo vendimmarrje ishte kundërshtuar nga anëtarë të Kuvendit nga radhët e LVV-së me arsyetimin se prona e sipërpërmendur ka shërbyer si hapësirë publike përkatësisht park për fëmijë. Megjithatë vendimi i KK-së së Prizrenit pati kaluar filtrin e ligjshmërisë nga MAPL-ja.

.

.

 

Nis sezoni pranveror në Superligë, sot dy ndeshje në program

0

Sot (e premte) do të fillojë edicioni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas gati dy muajsh pushim, kështu që tifozët e futbollit kosovarë do të ketë mundësinë t’i shohin dy ndeshje gjatë ditës së sotme.

Pritjes i erdhi fundit dhe tashmë do të fillojmë të mësohemi me futbollin vendor, i cili do të nis gjatë mesditës së sotme.

Kampioni vjeshtor, Drita është nikoqir i Malishevës në ndeshjen që është paraparë të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani e pret Dukagjinin në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Therandë.

Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka do të luajnë të shtunën, teksa ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet të jenën mes Ferizajt dhe Feronikelit ’74.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 12:00.

 

Arrestohen dy të mitur në Prizren, sulmuan 80-vjeçarin dhe ia grabitën 100 euro

0
Policia në Prizren gjatë ditës së enjte ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të mitur, të dyshuarin me inicialet B.S., dhe A.G.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi janë gjetur prova të mjaftueshme.

Të miturit dyshohet se kanë sulmuar një 80-vjeçar dhe i kanë grabitur para me vlerë prej 100 euro./Klan Kosova

 

Vetaksident në Vlashnje të Prizrenit, lëndohet ngasësja dhe dy pasagjerët

0
Në fshatin Vlashnje të Prizrenit,  në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, një ngasëse duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesja dhe dy pasagjerët,  të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

 

Vjedhje e rëndë në Dragash, hajnat marrin një arkë nga objekti

0
Mbrëmjen e së enjtes në Dragash raportohet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt, nga ku kanë vjedhur një arkë.
Policia bën të ditur se rasti u cilësua si vjedhje e rëndë dhe është duke u hetuar.

 

Takimi letrar përkujtimor kushtuar Dr. Yrjet Berishës

0

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” organizon një takim letrar përkujtimor me rastin e dhjetëvjetorit të shkuarjes në amshim të shkrimtarit dhe kritikut letrar, Dr. Yrjet Berisha.

Ky event do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemail Berisha” në Prizren më 7 shkurt 2025, duke filluar nga ora 18:00.

Programi i ngjarjes përfshin:

• Kumtesë për krijimtarinë letrare të Dr. Yrjet Berishës
• Interpretim të poezive të Dr. Yrjet Berishës
• Pikë muzikore (muzikë klasike)
• Lexim krijimesh letrare nga poetët e pranishëm
• Evokime nga të pranishmit
• Fjala përshëndetëse nga familjarët e shkrimtarit
• Kafe dhe mundësi për të biseduar në restorantin familjar “Pashtriku”.