12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6531

13 studentë malishevas të helmuar në Gjakovë

0

Në mesin e studentëve të helmuar, në konviktin e studentëve “Sadik Stavileci” në Gjakovë, janë edhe 13 studentë nga Komuna e Malishevës, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas drejtorit komunal për shëndetësi, Hajdin Berisha, gjendja e studentëve malishevas, është jo e mirë.

Për këtë qëllim, drejtori Berisha, deri në orët e vona të natës së mbrëmshme, ka qëndruar në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

Sipas tij, mbrëmë në këtë spital kanë qenë të shtrirë shtatë studentë nga Komuna e Malishevës, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre, është jo e mirë dhe kanë shumë probleme pas helmimit.

“Deri sot në mëngjes, shtatë studentë malishevas janë të shtrirë në klinikën infektive të spitalit në Gjakovë, ndërsa tre student të tjerë, gjatë natës së mbrëmshme, në vazhdimësi janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Malishevë, dhe gjendja e tyre është jo e mirë”, ka konfirmuar për Zyrën për Informim, drejtori i Drejtorisë për Shëndeti në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha.

Berisha ka thënë ”se me shqetësim janë duke e përcjellë këtë situatë të krijuar dhe janë në përcjellje të gjendjes së tyre shëndetësore, e cila aktualisht është shqetësuese”./PrizrenPress.com/

LDK në Zhur thotë se drejtoria e shkollës fshehu sulmin ndaj arsimtarit

0

Dega e LDK-së në Zhur ka akuzuar drejtorin e shkollës në këtë fshat për fshehjen e sulmit që iu bë një arsimtari në vendin e tij të punës.

Reagimi i LDK ne Zhur

Dega e LDK-së në Zhur reagon ndaj papërgjegjësisë të drejtorisë së Shkollës në Zhur me ç’rast u sulmua fizikisht në vendin e punës arsimtari i lëndës së gjeografisë, Faton Elezi. Rasti në polici paraqitet nga një qytetar, ndërkaq drejtoria e shkollës është munduar ta fsheh rastin. Kështu është kur në krye të institucionit arsimor emërohen njerëz të pandërgjegjshëm e joprofesionalë.

Dega e LDK-së në Zhur dënon këtë akt jocivilizues duke apeluar në organet kompetente, polici e gjyqësi, që të marrin masa ligjore ndaj aktorëve, përfundon reagimi.

Henry lavdëron United për Ibrën

0

Thierry Henry ka përkrahur Manchester United për lëvizjen në drejtim të Zlatan Ibrahimovic për ta transferuar atë në “Old Trafford”.

Reprezentuesi suedez do ta lë “Parkun e Princave” me 30 qershor dhe Goal ekskluzivisht ka zbuluar me 24 maj se United janë të gatshëm ta bëjnë një ofertë që vlen rreth 34 milionë funte për të nënshkruar me sulmuesin.

Henry ka luajtur me 34 vjeçarin në Barcelona dikur dhe beson se sulmuesi potent mund të ketë një ndikim të madh në futbollin anglez.

Kulti Dylan

0

Figura kult Bob Dylan festoi ditëlindjen. Në mbarë botën ekspertët e muzikës prej kohësh shtrojnë pyetjen nëse dikush mund ta zërë vendin e tij?

“Këngëtari i madh pa zë”, është shprehur dikur dikush për të. Një përpjekje pa rezultat për t’iu afruar sado pak fenomenit Bob Dylan, po ashtu siç ka dështuar edhe përpjekja për ta klasifikuar atë si një këngëtar folklorik apo rocku. Këto përshkrime janë mjaft sipërfaqësore dhe nuk e përkufozjnë artistin Dylan. Një artist, i cili gjithmonë ia ka dalë që t’u shmanget klisheve e të çlirohet prej shabloneve muzikore.

Dylan nuk do të jetë idhull

Duket se konstantja është edhe kthesa. Ai i ofroi tifozëve të vet një kurë radikale të parë pikërisht në vitin 1965 në festivalin Newport Folk Festival. Ishte kjo koha kur ai sapo kish nisur të futej në historinë e muzikës si një ikonë e lëvizjes Folk-, Blues- dhe Protestë, kur papritur Dylani vendosi kitarrën në një amplifikator elektrik dhe u shfaq me një grup tërësisht rocku në skenë. Simpatizanët ishin më shumë se sa vetëm të irrituar: ata e konsideruan koncertin si një tradhëti ndaj muzikës folk dhe e fishkëllyen Dylanin. Deri në këtë periudhë karriera e tij kish kaluar relativisht pa degëzime. Ende me emrin e tij Robert (“Bobby”) Allen Zimmerman që vinte nga Duluth në Minnesota si kitarrist dhe pianist në vitet 50-të ai luante në formacionet rock të shkollës së mesme. Pasionin për lëvizjen e re Folk ai e zbuloi në qytetin, ku kreu studimet, në Minneapolis në vitin 1959. Bob Dylan vinte nga një familje me origjinë hebreje. Autori i këngëve Tramp Woody Guthrie dhe ikona e së majtës në SHBA Pete Seeger u bënë më të rëndësishëm për të se sa Little Richard apo Gene Vincent.

Artisti folk Dylan

Kjo e tërhoqi të riun Dylan në skenën e Nju Jorkut në lagjen Greenwich Village. Këtu ai ra për herë të parë në kontakt me të famshmen Joan Baez, e cila e mori atë me vete në turne. Ai pati kësisoj shansin jo vetëm të interpretojë këngët e tij para një publiku të zgjeruar, por u etablua si një figurë politike proteste. Këngë të ashpra, me shprehje indinjate si “Masters Of War” ose “A Hard Rain’s A-Gonna Fall” e kualifikuan Dylanin për lëvizjen Folk të Protetstës. Bashkë me Joan Baez ai mori pjesë në marshimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Bob Dylan u shkëput prej hijes së mentores së tij edhe influenca e tij në skenë u rrit duke u bërë gjithnjë e më e prekshme. Sipas revistës “Newsweek” Dylan është po aq i rëndësishëm për muzikën pop sa edhe Einsteini për fizikën.

Vite të vështira

Pas një aksidenti me motor në verën e vitit 1966 Dylan u tërhoq nga skena publike, e la pasdore edhe kulturën e protetstës që identifikohej me emrin e tij dhe bashkë me gruan Sara Lowndes e fëmijët u vendos në afërsi të Woodstock pranë Nju Jorkut. Kur atje në vitin 1969 u organizua festivali më i rëndësishëm i dhjetëvjeçarit, pikërisht më i rëndësishmi, pionieri i muzikës rock e pop krahas Beatles dhe Rolling Stones nuk ishte i pranishëm. Kjo shkëputje nga skena ishte për të edhe një çlirim nga kalendari rraskapitës i koncerteve dhe nga stili i jetesës së muzikantëve të rrokut, që i sëmur ata. Vitet 70-të ishin plot luhatje dhe të vëhtira për Dylanin: divorci nga Sara Lowndes, një farë stanjacioni artistik dhe në fund të dekadës përkushtimi ndaj krishtërimit, gjë që tifozët nuk ia zunë për mirë. Edhe në vitet 80-të bilanci është disi i zbehtë: disa disqe pa ndonjë sukses, probleme me alkohoolin, koncerte kaotike. Në kurriz ai ka dy martesa, suksese komerciale me All-Star-Band Traveling Wilburys dhe fillimi i turit të njohur “Never Ending Tour” me 100 koncerte në vit duke nisur nga 1988.

Çmime dhe vlerësime të pafundme

Çmimet e Bob Dylanit as që mund të numërohen: 11 Grammy, Oscar për këngën e një filmi, Çmimi Pulitzer për “kompozime lirike me forcë të jashtëzakonshme poetike”, më 2012 presdienti Barack Obama e dekoron me medaljen “Presidential Medal of Freedom” vlerësimi më i lartë në SHBA. Por Bob Dylan ka qenë aktiv edhe si aktor p.sh. në filmin “Pat Garrett ndjek Billy the Kid” i vitit 1973. Rreth 100 milionë disqe ka shitur ai deri më sot e kjo me siguri që i shkakton vuajtje, sepse janë më pak se ato të shitura nga Justin Bieber.

Në 75 vjetorin e lindjes Bob Dylani ka pushim, “Never Ending Tour” është ndërprerë. Kjo i jep kohë artistit të mendojë, se cili do të jetë roli i tij në historinë e muzikës. Por me siguri që këtë ai nuk do ta bëjë, sepse këtë e bëjnë të tjerët për të. Profesori amerikan i historisë dhe ekspert i Bob Dylanit Sean Wilentz kanjë vlerësim: “Çfarë ka bërë Bob Dylan kryesisht në vitet 60-të: ka shprehur me fjalë ide dhe ndjenja, që njerëz të tjerë nuk do të ishin në gjendje t’i përshkruanin me fjalë.”

Skandaloze: Qeveria me ligj paralel për regjistrimin e serbëve

0

Përpjekja e djeshme e Qeverisë së Kosovës, që përmes një kontrabandës ta fusë në rend dite të seancës plenare, dhe me procedurë të përshpejtuar ta miratojë Kuvendi ligjin e veçantë që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomitë familjare në komunat serbe, të cilat s’kanë marrë pjesë në regjistrimin e vitit 2011, po kundërshtohet nga disa deputet dhe ekspertët të fushës se legjislacionit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Miratimi eventual i një ligji të veçantë për regjistrimin e popullatës me përkatësi serbe, sipas kundërshtarëve të këtij ligji, ka ndezur alarmin se Qeveria në mënyrë të tërthortë po vepron në fuqizimin e bazës ligjore për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, respektivisht të një Republike të re Serbe në dëm të territorit të Kosovës. “Jam kundër procedimit të këtij ligji në Parlamentin e Kosovës. Kosova ka ligj për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare dhe banesave, ka ligjin, e ka bërë regjistrimin në vitin 2011, ai ligj nuk është shfuqizuar, ligji është në fuqi. Një ligj i ri në Kosovë për regjistrim të një pjese të popullatës, në fakt është ligj për regjistrim në një shtet tjetër”, tha deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Berisha e quan Qeverinë “esadiste

Qëndrim kundër këtij ligji, si të dëmshëm për sovranitetin e shtetit të Kosovës, ka edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani. “Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë të bëjë asnjë ligj të një forme të tillë. Kosova është shtet dhe ligji është për të gjithë qytetarët e këtij shteti. Ligjet janë dhe duhet të vazhdojnë të bëhen vetëm si të tilla, jo duke bërë ligje të veçanta për komunitete, ndryshe në momentin që bëhet ligj për komunitete do të thotë se ky veprim tregon që shteti i Kosovës më nuk është shtet”, tha Hasani. ” Për mua ky jo vetëm që është një ligj i papranueshëm, por edhe forma më ekstreme që Qeveria mund të tregojë në dështimin e vet. Është një ligj shumë i keq, prandaj ne nuk duhet ta bëjmë atë ligj derisa e kemi ligjin adekuat për regjistrimin e popullsisë, ai është në fuqi dhe atë duhet zbatuar edhe në këtë rast, jo që të krijojmë ligje të veçanta për komunitete”, tha Nait Hasani për “Kosova Sot”. Edhe deputeti opozitar nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha, është shumë i sigurt që nisma e Qeverisë për bërjen e ligjeve në baza etnike ka për qëllim final arritjen e cakut politik në krijimin e një shteti të ri serb brenda shtetit të Kosovës, sepse është i imponuar nga Serbia…

Të mos heshten ngacmimet seksuale në UP

0

Rektorati ka kërkuar nga studentet që të mos hezitojnë dhe t’i raportojnë profesorët që i ngacmojnë seksualisht. Parlamenti Studentor ka kërkuar ndëshkim të profesorëve

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka vendosur ta suspendojë profesorin e Fakultetit të Edukimit, Rexhep Osmani, derisa të sqarohet akuza ndaj tij për ngacmim seksual ndaj studentes. Drejtues të Universitetit i kanë bërë thirrje çdo studenteje, e cila mund të jetë pre e ngacmimit seksual nga ana e profesorit ta paraqesë rastin në Rektorat.

Ndërsa, Parlamenti Studentor ka bërë të ditur se ky nuk është i vetmi rast që ka ndodhur, por ka konstatuar se studentet hezitojnë t’i raportojnë rastet e tilla ose kanë frikë nga ndëshkimi, hakmarrja e kryesve të këtyre veprave të shëmtuara.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në UP, Afrim Hoti, ka thënë për “Zërin” se Osmani nuk do të dalë para organeve tjera të Universitetit për masa të tjera disiplinore, pasi që ka sqaruar se ai nuk ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune me UP-në, por bashkëpunëtor i jashtëm dhe profesor i pensionuar. “Në kuptimin juridik nuk ka asnjë konsekuencë, nuk ka efekte juridike në mes Universitetit dhe një personi që nuk ka kontratë të rregullt”, ka bërë të ditur Hoti

Diplomacia në regres, dy vjet një njohje

0

Nga dhjetori i vitit 2014 kur Hashim Thaçi u emërua ministër i Punëve të Jashtme, Kosovën e ka njohur vetëm një shtet i pranuar në OKB dhe dy mikroshtete. Sipas opozitës dhe njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacia kosovare ka dështuar me Thaçin dhe zëvendësit e tij në MPJ

Prejse në krye të diplomacisë kosovare erdhi Hashim Thaçi, tashmë president i Kosovës, diplomacia vendore ka shënuar regres. Për 15 muaj sa ka qëndruar si ministër i Punëve të Jashtme Thaçi ka sjellë vetëm një njohje nga një shtet anëtar i OKB-së, Antigua dhe Barbuda, si dhe dy njohje nga mikroshtetet joanëtare të OKB-së, Niue dhe Ishujt Cook.

Përveç kësaj, Thaçi sa qëndroi si shef i diplomacisë kosovare asnjëherë nuk shkoi në zyrën e tij në këtë Ministri, por qëndroi në objektin e Qeverisë duke e shfrytëzuar zyrën e zëvendëskryeministrit, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Ndërkaq, duke e parë që diplomacia nuk çon peshë në këtë strukturë qeverisëse ka tre muaj që nuk ka as ministër të Jashtëm, por vetëm zëvendësministër dhe ushtrues detyre. Sipas opozitës kosovare, në dy vjetët e fundit diplomacia ka dështuar në disa fronte, ndërsa për Qeverinë fitoret diplomatike janë të dukshme./zeri/

Berisha: Koalicioni qeverisës s’e ka jetën e gjatë

0

Kam qenë i interesuar dhe jam i interesuar që opozita të jetë e bashkuar, jo vetëm në këto dy kauza, por edhe në agjenda tjera. Bashkëpunimi tepër i ngushtë për muaj të tërë ngriti atë vetëdijen qytetare në Kosovë dhe u shemben ato dallimet në mes subjekteve politike dhe opozita u bë si një subjekt i përbërë nga partitë politike për të bërë diçka të mirë për vendin, tha Zafir Berisha deputet i NISMA-s për Kosovën për Ora e Fundit të Klan Kosovës.

Berisha shprehu keqardhje për një çarje të opozitës, që sipas tij i dha mundësi edhe presidentit Thaçi ta kapitalizojë këtë.

“Ajo që ndodhi nuk ishte diçka e mirë. Ishte një kundërgoditje e asaj pune dhe shprese. Ajo përçarja e vogël e opozitës ngriti edhe ambiciet e Hashim Thaçit që të del dhe të thotë se nuk ka krizë politike në vend. Duhet të tejkalohen edhe mospajtimet dhe të japin diçka nga vetvetja. Unë po shpresoj shumë që ka vend për bashkim”, tha Berisha, njofton Klan Kosova.

Ai shtoi se Vetëvendosja është dashur ta ketë një qasje vetëmohuese, por ky subjekt humbi një mundësi të madhe, por nuk pranoi se do t’i bashkohet këtij subjekti opozitar.

“Vetëvendosja në rend të parë është dashur ta tejkalojë pak vetveten dhe e ka humbur atë mundësi që ta ketë kryeministrin e vendit. Unë do të jem ithtar që opozita të jetë bashkë. Ato që na bashkojnë janë më shumë se ato që na ndajnë”, tha Berisha.

Ai foli edhe lidhur me mundësinë e kalimit të tij në VV, duke thënë se “unë nuk kam dalë në shitje as në ankand. Unë bashkëpunimin nuk do ta ndali as me VV-në përderisa ka mundësi. Nuk jam për naj akrobacion tani në politikë. Jemi shumë të bindur se këto marrëveshje janë të dëmshme për sovranitetin e vendin dhe nuk ka rrugë tjetër përpos kundërshtimit”, tha Berisha.

Deputeti nga Prizreni deklaroi se koalicioni është duke shkuar drejt fundit

“Në momentin kur opozita po mungon po shihet fytyra e vërtetë e këtij koalicioni. Ky është koalicion i individëve dhe jo i natyrshëm. Ky koalicion, jam i bindur se nuk e ka jetën e gjatë. Dëmet e Hashim Thaçit do të jenë të pranishme me dekada”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

Ajshe Shala: Dega e AAK-së në Prizren, drejtohet nga të dështuarit

0

Kuvendarja Ajshe Shala ka goditur ish-partinë e saj, AAK-në në Prizren. Ajo thotë se në Degën e kësaj dege janë instaluar njerëz e dështuar.

“ Në krye të Degës së AAK-së në Prizren erdhën njerëzit e dështuar, prandaj edhe u largova”, thotë Shala.

Ajshe Shala javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja.

Ajo ka deklaruar se interesin e qytetarëve do të mbrojë si e pavarur.

Shala nuk ka pranuar të tregojë nëse për këto pakënaqësi janë njoftuar organet qendrore të AAK-së.

“Nuk kam cka komentoj më shumë “, ka thënë ajo.

Sipas saj, njerëzit e përgatitur intelektualist janë larguar nga AAK-ja në Prizren.

“Janë larguar sepse udhëheqja e Degës së AAK-së në Prizren drejtohet sikur me qenë pronë private e individëve”./PrizrenPress.com/

Zhduket një fëmijë 9 vjeç

0

Një fëmijë 9 vjeç rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme në qytetin e Durrësit. Familjarët e minorenit bëjnë me dije se Brajan Plaku, rezulton i zhdukur që prej orës 18:00 të së mërkurës.

Gjithashtu thonë se Brajan është parë për herë të fundit në një qendër interneti, në lagjen nr 11, pranë banesës. Ata luten të komunikojnë në numrin e celularit 069 32 91 195.

Zhdukja e minorenit është denoncuar edhe në policinë e Durrësit, ku kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.