Diplomacia në regres, dy vjet një njohje

Nga dhjetori i vitit 2014 kur Hashim Thaçi u emërua ministër i Punëve të Jashtme, Kosovën e ka njohur vetëm një shtet i pranuar në OKB dhe dy mikroshtete. Sipas opozitës dhe njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacia kosovare ka dështuar me Thaçin dhe zëvendësit e tij në MPJ

Prejse në krye të diplomacisë kosovare erdhi Hashim Thaçi, tashmë president i Kosovës, diplomacia vendore ka shënuar regres. Për 15 muaj sa ka qëndruar si ministër i Punëve të Jashtme Thaçi ka sjellë vetëm një njohje nga një shtet anëtar i OKB-së, Antigua dhe Barbuda, si dhe dy njohje nga mikroshtetet joanëtare të OKB-së, Niue dhe Ishujt Cook.

Përveç kësaj, Thaçi sa qëndroi si shef i diplomacisë kosovare asnjëherë nuk shkoi në zyrën e tij në këtë Ministri, por qëndroi në objektin e Qeverisë duke e shfrytëzuar zyrën e zëvendëskryeministrit, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Ndërkaq, duke e parë që diplomacia nuk çon peshë në këtë strukturë qeverisëse ka tre muaj që nuk ka as ministër të Jashtëm, por vetëm zëvendësministër dhe ushtrues detyre. Sipas opozitës kosovare, në dy vjetët e fundit diplomacia ka dështuar në disa fronte, ndërsa për Qeverinë fitoret diplomatike janë të dukshme./zeri/

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit