19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6543

Ja sa femra ka punësuar Shukriu në tre muaj

0

Ish-kryebashkiaku tentoi të mbytej në rezervuar pas publikimit të videoskandalit Lidhur me çështjen ndaj Shukri Xhelilit, Drejtori i qendrës së kulturës në Dibër është rrëfyer se në tre muaj ish kryebashkiaku i ka sjellë katër femra në pozicione të ndryshme të punës.

Drejtori i qendrës së kulturës në Dibër, Veli Vraniçi, është një nga dëshmitarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në procesin gjyqësor që do zhvillohet kundër ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili.

Në dëshminë e dhënë në Prokurori, ai ka rrëfyer se shtetasja A.A., është punësuar në dhjetëditëshin e tretë të muajit mars 2016, si magaziniere në qendrën kulturore të Dibrës.

Në dëshminë e tij, Veli Vraniçi tregon se në tre muajt e fundit me urdhër të Shukri Xhelilit janë punësuar në qendrën kulturore dhe katër femra si, A.A me detyrë magaziniere, S.V, punonjëse bibloteke, A.D, pastruese në muze dhe A.Sh., shkruan “Shqiptarja”. Vajza e skandalit ka treguar se i kanë dhënë një kamera të vogël të cilën sipas saj, ja kanë montuar në kuletën e saj.

Clinton dhe Merkel, propozohen për qytetare të nderit në Prizren

0

Hillary Clinton dhe Angela Merkel, janë propozuar që të shpallen qytetare të nderit në Prizren.

Kuvendarët Naser Bresa (AKR) dhe Azzam Dida (PD) në seancën e fundit të Kuvendit të Prizrenit, kanë rikonfirmuar kërkesën e tyre, që këto dy personalitete të politikës botërore të nderohen në Prizren.

“Këto dy figura të politikës kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, tha Bresa.

Ai ka ftuar kolegët e tjerë që të mbështesin këtë propozim.

“Shpresojmë se ky propozim do të vlerësohet dhe do të marrë dritën e gjelbër nga Komuna e Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Ajshe Shala: AAK-ja në Prizren është privatizuar !

0

Kuvendarja Ajshe Shala ka braktisur AAK-në në Prizren. Ajo tregon se arsye kryesore që e ka detyruar të marrë këtë vendim, ka qenë “privatizimi i Degës së AAK-së”.

“Udhëheqja e Degës së AAK-së në Prizren drejtohet sikur me qenë pronë private e individëve”, tregon ajo për “PrizrenPress”.

Ajshe Shala dje ka dhënë dorëheqje edhe nga Grupi Parlamentar i AAK-së në Kuvendin e Prizrenit. Ajo ka deklaruar se interesin e qytetarëve do të mbrojë si e pavarur.

“Do të vazhdoj me ngulm, por si e pavarur me qenë syri, veshi dhe goja e votuesit dhe qytetarit tim që i dua sepse ata më besuan”, shprehet ajo.

“Qytetarët kurrë nuk më lanë vetëm,prandaj do të punoj që interesin e tyre të përfaqësoj e pavarur”.

Shala tregon se nga themelimi ka qenë pjesë e AAK-së.

“Nga themelimi kam punuar me përkushtim për AAK-në dhe për këtë nuk më vie keq aspak”, thotë ajo./PrizrenPress.com/

Juve e mendon shkëmbimin Morata-James

0

Klubi italian, Juventus është duke e menduar shkëmbimin e Alvaro Moratas me James Rodriguezin e Real Madridit.

Sipas mediave italiane, kampionët e Italisë mund të përfitojnë nga dëshira e Real Madridit për ta kthyer Moratan në Madrid që ta bëjnë të vetin yllin kolumbian, i cili duket se gjatë kësaj verë do të largohet nga “Los Blancos”.

Morata është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë këtu Bayern Munich, Arsenalin dhe Manchester Unitedin

Balotelli te Fiorentina?

0

Liverpooli duket se nuk është i vendosur ta mbajë në skuadër sulmuesin problematin, Mario Balotelli.

Italiani aktualisht është i huazuar te Milani, ndërsa vështirë se drejtuesit e ‘rosonerëve’ do të kërkojnë blerjen e tij të plotë.

Sipas mediave italiane, Liverpool është gati ta përfshijë sulmuesin problematik si pjesë të
marrëveshjes për transferimin e futbollistit të Fiorentinës, Josip Ilicic.

‘The reds’ janë duke u interesuar për sulmuesin` e ‘violas’, i cili ka shënuar 15 gola në këtë sezon

Jeta e shqiptarëve në romanin “E zeza dhe e kuqja” të Krajës

0

Romani “E zeza dhe e kuqja” është një roman më ndryshe për historinë e shqiptarëve ndër vite, duke sjellë para lexuesve një realitet të hidhur të historisë sonë. Romani ndahet në tri pjesë dhe secila pjesë trajton jetën dhe fatkeqësitë që e përcjellin një familje, një vend dhe një komb të tërë. Në këtë roman autori paraqet fatin dhe jetën e shqiptarëve në njëqind vjet, para dhe pas luftërave botërore, e duke ecur nëpër kohë deri te lufta e Kosovës, për të përfunduar në njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Karaktere të botës shqiptare ndër shekuj, ndër vite që sjellin tre breza, fate njerëzore të përjetuara nga njerëz të vegjël, por që autori me mjeshtri krijon me jetën dhe të bëmat e tyre një histori të madhe, gjithmonë me idenë për të mbrojtur vendin edhe nëse duhet të japim jetën. “E zeza dhe e kuqja” është rrëfimi për një të shkuar të historisë dhe për një realitet të hidhur të aktualitetit (pjesa më e madhe e prozës së Krajës është kthimi në histori, kthimi nuk ka synim pohimin por ironizimin, cituar nga Basri Çapriqi).

Te e zeza autori paraqet tragjiken, ku kufiri u bë, por la jashtë një Shqipëri tjetër ( Shqipëri të jashtme Kosovën), kurse e kuqja paraqet Shqipërinë e brendshme (Shqipërinë që u bë). Është roman që lexuesin e fut në botën e njeriut shqiptar, paraqet një jetë pa ngjyra me luftë, humbje e tragjizëm, pa e idealizuar atë.

Romani trajton çështjen kombëtare, religjioze e territoriale të popullit shqiptar. Ngjarjet në roman zhvillohen kryesisht në Shkodër, si dhe në kufiri me Krajën, Taraboshi. Personazhet kryesore janë tri gjenerata të një familjeje: gjyshi, baba dhe nipi.

Te pjesa e parë kemi brezin e parë të gjyshit Halil Bogdani, një njeri me idenë për të mbrojtur kufijtë, mirëpo ide dhe dëshirë kjo që vështirë të realizohej në një kohë kur e liga dhe tradhtia mbizotëronin kudo. Halil Bogdani pa ndonjë arsye konkrete ndërron fenë duke u bëre mysliman, ndoshta ky është ndikimi që kanë lënë pas perandoritë e ndryshme pushtuese. Mirëpo në atë kohë nuk kishte ndonjë ndikim të madh feja, madje religjione të ndryshme në Shqipëri kanë krijuar një ambient ku fatet janë ngatërruar, religjionet kanë bashkëjetuar pasi që hallet e tyre ishin te njëjta: moslëvizja e kufijve, të jetojnë të lirë në tokën e tyre.

Gjithashtu te pjesa e parë, por edhe në të gjithë romanin kemi edhe një numër të madh personazhesh, të cilët me botën e tyre jetojnë në mes jetës dhe vdekjes -(apo qenies dhe mosqenies, cituar nga Zija Çela). Janë njerëz që e pësojnë në tokën e tyre, herë nga pushtuesit e huaj e herë nga të pabesët që e tradhtuan vendin për përfitime personale.

Një karakteristikë tjetër e romanit është vdekja e brezave në kufi, dy brezat e parë, gjyshi dhe baba, kanë fatin e njëjtë të tragjikes. Gjyshi Halil Bogdani vritet duke refuzuar të vendosen kufijtë, vritet nga komisionarët duke lënë pas brezin e dytë – djalin, përkatësisht babën Sali Bogdani.

Sali Bogdani po ashtu bën jetë të vështirë, duke u dënuar padrejtësisht e duke pësuar si gjyshi Halil Bogdani, vritet në kufi nga dy palët partizane, njërën anë pala shqiptare, kurse në anën tjetër pala malazeze. Sali Bogdanin gjithashtu e quajnë tradhtar, pasi i thoshin se ishte ballist, duke ndikuar kjo edhe në jetën e nipit – djalit.

Tërë ngjarjen e rrëfen nipi me të gjitha përjetimet e njeriut shqiptar me dimensionin tragjik të përcjellë ndër breza. Gjuha e romanit është një shkrirje e dialekteve toskë dhe gegë duke e bërë romanin sa më origjinal.

Te pjesa e tretë kemi jetën e nipit, fatin e tij të ndrydhur, tradhtitë që i bëhen duke e mbyllur një njëqindvjetor brezash. Nipi vritet në ish-kufijtë e dikurshëm, por në një kohë tjetër në njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kufi ata që nuk ekzistonin më aty, por që kishin lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e njeriut shkodran. Nipi vritet aksidentalisht nga një ushtarak i pensionuar, duke lënë përgjithmonë këtë botë.

Pra romani “E zeza dhe e kuqja” e Mehmet Krajës paraqet të zezën e popullit shqiptar në njërën anë dhe të kuqen në anën tjetër./Behare Demaku/

Shukri Xhelili: Mendova vetëvrasjen, gruaja më shpëtoi

0

Shukri Xhelili, ish-kreu i Bashkisë së Peshko pisë, i cili u la në “arrest me burg” nga Krimet e Rënda pas publikimit të video- skandalit, ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ky fakt bëhet me dijë për “Gazeta Shqiptare” nga burime të policisë.

56-vjeçari u arrestua pas videos së bërë publike nga 20-vjeçarja me iniciale A. A., e cila e kishte filmuar atë duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Xhelili u arrestua mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Burimet e sipërpërmendura thanë për gazetën se pas bërjes publike të videos dhe para arrestimit, Shukri Xhelili ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në rezervuar, në Dibër.

Këtë fakt, Xhelili ia ka pohuar oficerëve të policisë në dhomat e paraburgimit. Po ashtu, ishkryebashkiaku u ka treguar atyre se ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, e cila e ka ndaluar këtë gjë.

“Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”, mësohet t’u ketë thënë Xhelili oficerëve të policisë. Të njëjtat burime sqaruan se 56-vjeçari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë, është caktuar që në dhomat e paraburgimit ai të qëndrojë i vetëm. Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar edhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush tjetër përveç familjarëve.

“Xhelili është në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai nuk pranon të hajë apo të pijë gjatë kohës që ndodhet në paraburgim”, thanë për “GSH” burime konfidenciale.

Clinton thotë se Trump paraqet “kërcënim” për demokraci

0

Kandidatja demokrate për presidente në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, thotë se rivali i saj republikan, Donald Trump, është “kërcënim” për demokraci dhe se është i pakualifikuar për ta udhëheqë Amerikën.

Në kritikën e saj më të ashpër deri tash, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilllary Clinton, mbrëmë i tha rrjetit CNN se ka konkluduar se Trump “nuk është i kualifikuar të jetë president i Shteteve të Bashkuara”.

Mëtutje, ajo theksoi se “kërcënimi që paraqet Donald Trump është aq dramatik për vendin tonë, demokracinë tonë dhe për ekonominë tonë”.

Zonja Clinton tha se komentet kundërthënëse të Trumpit për myslimanët e bënë më të vështirë për Uashingtonin të punoj me qeveritë në Lindjen e Mesme për ta luftuar terrorizmin.

Donald Trum,p, që kohëve të fundit i ka shtuar kritikat ndaj zonjës Clinton, nuk ka bërë komente të menjëhershme publike lidhur me kritikat në adresë të tij.

Pa i hequr kokat e krimit nuk çlirohet Kosova

0

Sipas analistëve, pastrimi i kësaj skene politike nga të inkriminuarit në krim dhe korrupsion, duke filluar nga vetë kokat politike, është një proces me të cilin duhet dhe do të përballet tash e tutje shteti i Kosovës

Dy hapat e radhës, që shteti i Kosovës po i bën drejt përafrimit të fazës për anë- tarësim në BE, e që janë nënshkrimi dhe fillimi i zbatimit të MSA-së, i shoqëruar edhe me liberalizimin e vizave, e konsideruar një çështje javësh, sipas ekspertëve të sundimit të ligjit dhe analistëve politikë, mbeten zgjidhja e vetme e çlirimit të shtetit dhe kthimit të shpresës së qytetarëve në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duke filluar edhe nga koka e kësaj klase politike të tejkriminalizuar në pushtet që nga paslufta e deri më sot.

Pas MSA-së dhe liberalizimit të vizave, Kosova është një hap më afër integrimit në BE dhe dera e BE-së do të jetë e mbyllur përderisa nuk ndodh edhe pastrimi gjeneral i kësaj klase politike nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani thotë se tani Kosova po hyn në fazën më të rëndë- sishme kur domosdoshmërisht duhet të ndodhë pastrimi i skenës politike, i tërë shoqërisë fillimisht nga keqqeverisja, pastaj nga plaçkitja e buxhetit te qytetarëve, duke rritur paga mujore dhe privilegje për klasën politike, pastaj eliminimin e nepotizmit që ka humbur çdo kuptim të mundshëm të meritokracisë.

“Të gjitha këto duhet të pastrohen nga shoqëria jonë si elemente të një shoqërie të kriminalizuar nga një lidership kriminal, ngase të gjitha së bashku janë gjërat më të shëmtuara që kanë penguar zhvillimin e këtij vendi deri më sot”, theksoi ai../kosova sot/

Koalicioni në krizë

0

Dështimi i seancave plenare për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës, pavarësisht numrave që kanë në Kuvend, analistët po e shohin si pasojë e krizës me të cilën po përballet koalicioni qeverisës. Deputetë të pozitës thonë se ka edhe kolegë të tyre nga koalicioni që nuk dëshirojnë të shkojnë punët si duhet

Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me vështirësi serioze në realizimin e punës së tij, jo vetëm për shkak të bojkotimit nga partitë opozitare, por edhe për shkak të mungesës së deputetëve në koalicionin qeverisës në seanca plenare.

Partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) po dështojnë që t’i mbajnë deputetët e tyre në seanca plenare dhe për këtë shkak po dështon miratimi i shumë ligjeve.

Derisa zyrtarët e lartë të institucioneve të vendit mohojnë që koalicioni është në krizë dhe siç thonë ata, është përgjegjësi individuale e deputetëve të jenë të pranishëm në seanca, analistët politikë e thonë të kundërtën.
Analisti politik, Halil Matoshi, thotë se dy partitë në Qeveri janë duke u përballur me një krizë, prandaj, siç thotë ai, vijnë këto mungesa të deputetëve në seanca plenare që e bëjnë Kuvendin të papërfillshëm. /Zëri/