16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Pa i hequr kokat e krimit nuk çlirohet Kosova

Sipas analistëve, pastrimi i kësaj skene politike nga të inkriminuarit në krim dhe korrupsion, duke filluar nga vetë kokat politike, është një proces me të cilin duhet dhe do të përballet tash e tutje shteti i Kosovës

Dy hapat e radhës, që shteti i Kosovës po i bën drejt përafrimit të fazës për anë- tarësim në BE, e që janë nënshkrimi dhe fillimi i zbatimit të MSA-së, i shoqëruar edhe me liberalizimin e vizave, e konsideruar një çështje javësh, sipas ekspertëve të sundimit të ligjit dhe analistëve politikë, mbeten zgjidhja e vetme e çlirimit të shtetit dhe kthimit të shpresës së qytetarëve në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duke filluar edhe nga koka e kësaj klase politike të tejkriminalizuar në pushtet që nga paslufta e deri më sot.

Pas MSA-së dhe liberalizimit të vizave, Kosova është një hap më afër integrimit në BE dhe dera e BE-së do të jetë e mbyllur përderisa nuk ndodh edhe pastrimi gjeneral i kësaj klase politike nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani thotë se tani Kosova po hyn në fazën më të rëndë- sishme kur domosdoshmërisht duhet të ndodhë pastrimi i skenës politike, i tërë shoqërisë fillimisht nga keqqeverisja, pastaj nga plaçkitja e buxhetit te qytetarëve, duke rritur paga mujore dhe privilegje për klasën politike, pastaj eliminimin e nepotizmit që ka humbur çdo kuptim të mundshëm të meritokracisë.

“Të gjitha këto duhet të pastrohen nga shoqëria jonë si elemente të një shoqërie të kriminalizuar nga një lidership kriminal, ngase të gjitha së bashku janë gjërat më të shëmtuara që kanë penguar zhvillimin e këtij vendi deri më sot”, theksoi ai../kosova sot/

Më Shumë

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit