19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6544

Fatmir Limaj: Në Hagë është hetuar çdo orë e luftës sime

0

Lideri NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se është vërtetuar çdo gjë që ka thënë prej fillimit rreth procesit kundër tij në rastin Kleçka.

“Nuk ka asnjë orë që nuk është hetuar nga Haga. Procesi e mori një epilog nga gjyqtarët eminent në Hagë”, ka thënë Limaj, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, ka shumë gjëra që me kohë dalin se çka ka ndodhur në tërë procesin, mirëpo sipas koha do t’i tregoj të gjitha të vërtetat mbi të edhe pas gjithë akuzave që po i bëhen edhe pas Hagës.

“Pas Hagës, proceset tjera kanë ardhur nga ata individë sepse në Kosovë ka ende njerëz që luajnë me njerëzit me emocionet e njerëzve. Por, me kohë do të vijnë gjërat duke u qartësuar, ka theksuar Limaj në ‘Clik’.

Foto seksi i Lyres

0

Ema Uka është aktore dhe modele, e njohur dhe e dëshmuar në të dyja fushat, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja u aktualizua jashtë mase falë rolit të Lyres në serialin komedi “Oh sa mirë”.

Se Ema Uka është femër “e fortë”, këtë e dëshmon edhe kjo foto që po  publikojmë në “Kosovare”.

Hej, imagjinoni sikur Lyra të zhvishej në serial kaq sa në jetën e përditshme. Nami, namiiii./Kosovarja/

Kamioni shkel një motoçiklist në Suharekë

0

Një kamion ka shkelur një motoçiklist në Suharekë. Viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari derisa ishte duke drejtuar automjetin kamion ‘Iveko’ me targa vendore, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një motoçikletë”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

UPZ arrin marrëveshje me Universitetin R. T. Erdogan në Turqi

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike me Universitetin R. T. Erdogan në Turqi. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Rektori i Universitetin R. T. Erdogan, Prof. Dr. Hüseyin Karaman, të cilët e vlerësuan të rëndësisë së veçantë nisjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë.

Marrëveshja është lidhur për shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat akademike. Gjithashtu është nënshkruar marrëveshje mes dy universiteteve për bashkëpunim në Programin “Mevlana”.

Noel Malcolm u shpall qytetar nderi i Prizrenit

0

Historiani Noel Malcolm u shpall sot qytetar nderi i Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, vlerësoi lartë figurën e Malcolmit për afirmimin ndërkombëtar të historisë së shqiptarëve dhe mbështetjes së madhe të shtetit të Kosovës .

Ndërkaq Noel Malcolm tregoi se në Prizren kishte ardhur për herë të parë në vitin 1989 në rrethana krejt tjera.

“Nuk kam menduar se pas 27 vitesh do të nderohem me këtë çmim”, tha ai.

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka lindur në vitin 1956 26 Dhjetor. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentuar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për

“British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Librat e tij mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History” (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit”.
Gjithashtu u dekorua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu./PrizrenPress.com/

Zyrtare, ndëshkohet klubi i Barcelonës

0

Tifozët e Barcelonës nuk do të kenë të drejtë të shfaqin flamuj të Katalonjës në ndeshjen finalet të Kupës së Mbretit përballë Seviljes që do të luhet ditën e diel.

“Blaugranët” kanë reaguar ashpër kundër vendimit të Ligës së Spanjës, përmes një postimi në uebsajtin zyrtar.

“Nuk pajtohemi me vendimin për ndalimin e flamurit të Katalonjës. Kjo është një goditje ndaj të drejtës së përfaqësimit të lirë. Barcelona gjithmonë e ka mbrojtur të drejtën e saj dhe kërkojmë nga presidenti i shtetit që të ndërhyjë në mënyrë që atmosfera në finalen e Kupës së Mbretit të jetë ajo që të dy klubet e meritojnë”, thuhet në reagimin e Barcelonës.

AAK e Nisma të gatshëm për rinegociim të Asociacionit

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët me liderin e partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limajn janë shprehur këmbëngulës në kërkesat e tyre dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në këtë konferencë për gazetarë, ata folën edhe për protestën e 14 majit, të cilën e quajtën si një mbështetje të qytetarëve në kauzën e tyre.

Numri një i AAK-së tha se dy temat që po e rëndojnë Kosovën më së shumti janë ndërhyrja e Serbisë dhe keqqeverisja.

Ndërsa, lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sipas liderëve të këtyre dy partive, kanë thënë se kjo çështje duhet të rinegociohet, pasi gjykata Kushtetuese e ka gjetur shkalje, duke ndryshuar kështu qëndrim nga koha kur koalicionin opozitar ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, kur ishin kategorikisht kundër këtij asociacioni.

“Janë dy tema që e rëndojnë Kosovën, ndërhyrja e Serbisë në Kosovë dhe keqqeverisja. Protesta e 14 majit dëshmoi mbështetjen e qytetare kundër këtyre dy gjërave”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Në takimin me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, ai tha se ka propozuar që marrëveshja për Demarkacionin të negociohet në Bruksel, por se nuk ka marr ndonjë përgjigje lidhur me këtë propozim.

Ndërsa, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka insistuar se zgjidhja më e mirë të gjitha problemeve, vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Do të vazhdojmë kundërshtimin e kësaj qeverie dhe jemi duke punuar që të shpalosim alternativat tona. Ne mendojmë se e vetmja zgjidhje për të dal nga kriza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Limaj.

Blushi: Kam marrë mesazhe kërcënuese

0

Deputeti socialist, Ben Blushi, denoncoi sot në Kuvend fyerjet që sipas tij kryebashkiaku i Kavajës i bën duke i dërguar mesazhe.

Në fjalën e tij në seancën e sotme, Blushi tha se Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese.

“Kam marrë sms nga Elvis Roshi. Më ka dërguar disa mesazhe kërcënuese në telefon”, tha Blushi.

Duke u drejtuar nga kryeministri Rama, Blushi tha se Roshi ka mbrojtjen e tij.

“Roshin e mbron ti, ndaj ai guxon. Mbi çfarë kriteresh mbahen në punë personazhe të tilla? Pse ia nxin faqen këtij vendi? Pse i mbledh vendit kaq të paaftë?”, tha Blushi.

“Kush është ky? Elvis Roshi apo Ervin Roshi? Kur kam qenë i vogël, nëpër lagjet e Tiranës kam parë plot si ai”, tha Blushi.

Pas kësaj deklarate, nga salla reagoi deputetja Jozefina Topalli, e cila nguli këmbë që kryeministri Rama të jepte shpjegim lidhur me këtë. Topalli ka akuzuar kryeministri Rama se ka futur në administratë të inkriminuar, ndërsa deputeti Sali Berisha u ngrit për të dalë në foltore.

Kjo shkaktoi konfuzion në sallë dhe kryetari i Kuvendi njoftoi për një ndërprerje disaminutëshe.

S’largohet nga Liverpooli

0

Në mediat anglez flitet shumë për largimin e Benteke nga Liverpool.

Por, lojtari mohon thashethemet rreth “divorcit” me ‘Reds’. Benteke se “nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Klopp”.

Benteke verën e kaluar iu bashkua klubit nga “Anfiled” prej Aston Villas, por lojtari nuk ka treguar formën e tij më të mirë në sezonin që mbyll fundjavën e kaluar.

“Kodi i Da Vinçit”, me version të ri për të rinjtë

0

Një version i shkurtuar i librit më të shitur Dan Brown “Kodi i Da Vinçit” do të publikohet për të rriturit e rinj, ka bërë të ditur botuesi i tij.

Libri origjinal, i botuar në vitin 2003, u shit në 82 milionë kopje në mbarë botën dhe është bërë edhe film ku luan aktori Tom Hanks, duke pasur shumën e më shumë se 758 milionë dollarëve.

Përshtatja do të jetë për lexuesit e moshës mbi 13 vjeç dhe do të mbajë pjesën origjinale, e cila eksploron edhe temën e Jezusit.
Libri ka një dizajn të ri mbi të cilin është realizuar.

Brown ka thënë: “Shpresa ime është shpresa ime që përshtatja e ‘Kodit të Da Vinçit’ të nxitë te të rinjtë të njëjtën tronditje të zbulimit që unë kam ndjerë duke eksploruar historinë e fshehur dhe misteret e botës në të cilën jetojmë”.

Në origjinal “Kodi i Da Vinçit” ka kopertina të holla, ka 592 faqe, në krahasim me 768 faqet e librit “Harry Potter book, The Order of the Phoenix”.
Lisa Campbell, redaktore e lajmeve për revistën e industrinë e biznesit të librave “The Bookseller”, ka thënë për BBC-në: “Nga pika e parë tregtare, tregu i fëmijëve dhe librat për të rinjtë janë një zonë e gjallë dhe në rritje të industrisë botuese, kështu që ka kuptim për të Dan Brown që të zgjerohet si një thirrje ndaj këtyre lexuesve”.

“Plus, paraqiten njerëz të rinj në veprën e tij përpara se të dalë filmi për librin e tij të vitit 2013, ‘Inferno’, pasi adhuruesit e tij mezi po e presin librin e tij me ‘Robert Langdon’, për të cilin Dan Brown ka thënë se ishte duke punuar në nëntor të vitit 2014, por që ende nuk ka dalë në dritë”.

“The Bookseller” tregon se librat e botuar për fëmijë (që përfshijnë edhe shitjen e librave edhe për të rinj) është në rritje për 7,45 për qind në 71.9 milionë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2015. Megjithatë, shifrat Nielsen BookScan tregojnë vetëm për shitjen e librave të botuar, dhe jo për librat që shiten online.

Versioni i ri i librit “Kodi i Da Vinçit” i Dan Brown do të dalë në shitje në Britani të Madhe më 8 shtator të këtij viti dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dalë në shitje më 13 shtator