Presidenti në Podgoricë

Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, njofton Presidenca e Kosovës.

Në mesin e mysafirëve të shumtë, siç thuhet, pritet të jenë edhe Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Eurazinë, Hoyt Yee, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, si dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

“Presidenti Thaçi fillimisht do të marrë pjesë në drekën e shtruar nga Presidenti malazez, Vujanovic, në Milloçer, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim bilateral”.

“Në mbrëmje, delegacioni kosovar do të udhëtojë në Podgoricë, ku Presidenti Thaçi do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar për përfaqësuesit më të lartë të shteteve, në Villa Gorica, ndërsa në fund do të marrë pjesë në kremtën zyrtare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi në sheshin “Republika” në Podgoricë”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit