Kisha Ortodokse serbe e Prizrenit mirëpret vendimin e Gjykatës për tokat e Deçanit

Dioqeza e Rashkës – Kisha Ortodokse serbe e Prizrenit ka lëshuar një komunikatë për medie në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për kontestin mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.

Ata shprehin kënaqësi për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tyre është arritur në bazë të fakteve konkrete, transmeton Koha.net.

“Dioqeza e Rashkës-Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe shpreh kënaqësinë e saj mbi padinë e finalizuar dhe vendimin e institucionit më të lartë gjyqësor i cili është arritur në bazë të fakteve konkrete. Gjykata Kushtetuese provuar kompetencën e saj dhe gatishmërinë për të bërë një gjykim të paanshëm i cili e ka mbrojtur në mënyrë të përhershme të drejtat pronësore të Manastirit mbi tokën e tij”, thuhet në komunikatën e kësaj dioqeze.

Vendimi, sipas kësaj komunikate, ka rëndësi të veçantë për qëndrueshmërinë e Manastirit të Deçanit, vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Prona për të cilën bëhet fjalë është 24 hektarë.

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit