19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 656

Kurti në Prizren: Do t`i vazhdojmë punët e mira në ngritjen e mirëqenies

0

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim me qytetarët në Prizren. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes është shtrirë sovraniteti në të gjithë territorin e vendit.

“Kurrë kosovarët nuk e kanë pas situatën e sigurisë më të mirë”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar zhvillim në ekonomi dhe shëndetësi si dhe investime në infrastrukturë.

“Për 4 vjet buxheti e ekonomia është rritë, e të cilën e kemi shpërndarë për bujqit e zejtarët. Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar sesa në qeverisjen tonë sepse qeveria jonë ka qenë e do të jetë e të gjithëve”, ka thënë ai.

Kurti premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë siç tha ai, punët e mira në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Marketing

Koalicioni për Familje mban tubim në Prizren, premton ndalimin e martesave të gjinive të njëjta

0

Koalicioni për Familje ka mbajtur një tubim në Prizren, ku theksoi angazhimin e tij për mbrojtjen e familjes tradicionale dhe kundërshtimin e martesave të gjinive të njëjta.

Gjatë tubimit, u prezantuan shtatë shtyllat kryesore të programit, me fokus në fuqizimin e familjes, arsimin dhe shëndetësinë. Një nga premtimet kryesore ishte sigurimi publik shëndetësor dhe rindërtimi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Koalicioni për Familje e cilësoi këtë si një betejë për ruajtjen e vlerave tradicionale dhe bëri thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

 

Kurti në Prizren premton 1 miliard euro për mbështetje të bizneseve dhe prodhimit

0

Gjatë vizitës së tij në rrethin e Prizrenit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar një investim të madh për mbështetje të bizneseve dhe prodhimit.

Ai ka vizituar pesë biznese të suksesshme që operojnë në fusha të ndryshme, përfshirë prodhimin e betonit, veglave dhe telave për prerje me diamant, zdrukthëtaria për profile plastike, prodhimin e plisave dhe printimin dhe prodhimin e reklamave.

“Vëllezërit e Bashkuar janë të parët në Kosovë me certifikim ISO 9001:2000. New Diamond Group eksporton mbi 90% të produkteve të saj, përfshirë Brazilin, Algjerinë, Egjiptin, Spanjën dhe Indinë. Sempro ka zbritur importin e profileve plastike në Kosovë nga 70 deri në 90%, ndërsa eksporton kryesisht në Ballkan dhe Evropë, përfshirë Ukrainën. S-Wool vazhdon të mbajë të gjallë traditën historike duke përpunuar me dorë plisin. APRINT operon në 1500 m² me makineri moderne për printime dhe reklama për ekrane LED”, tha Kurti gjatë vizitës.

“Për mandatin tjetër, kemi planifikuar të mbështesim bizneset për prodhimtari dhe ndërmarrësi me 1 miliard euro. Do të vazhdojmë të bëjmë vend edhe në hartën ekonomike të botës, jo vetëm në atë politike dhe gjeografike”, ka theksuar ai./PrizrenPress.com/

 

AAK-NISMA kërkojnë vota në Shirokë

0

AAK mbajti sot në tubim me të rinjtë e komunës së Suharekës.

Fillimisht të pranishmëve iu drejtuan kandidatët për deputetë që vijnë nga kjo komunë, të cilët u zotuan se do të jenë zëri i të rinjve në parlamenti ne Kosovës nëse ata arrijnë të sigurojnë votat për të zënë ulësen e deputetit.

Ata iu premtuan qendra të inovacionit për zhvillimin e tyre si dhe hapësira të tjera për zhvillimin e talenteve të të rinjve.

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, të rinjve të Suharekës dhe jo vetëm u premtoi bursa për studentë, por këtë e ka thënë edhe nëpër tubime të tjera.

Ai theksoi se çdo i ri derisa të rrijë në tregun e punës ta ketë një status financiar që i bie, do të ketë mbështetje financiare nga qeveria.

 

Haradinaj tubim në Korishë të Prizrenit: Ky fshat do e ketë mundësinë e përparimit të hovshëm

0

Koalicioni AAK-Nisma me partnerët ka mbajtur tubim elektoral në Korishë të Prizrenit.

Haradinaj tha se qytetarëve të këtij fshati i dha fjalën se do ta kenë mbështetjen e shtetit subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.

“Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm”, shkroi Haradinaj në Facebook.

 

Ronaldo ka zbuluar ëndrrën e madhe pas pensionimit

0

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, i cili sot feston ditëlindjen e 40-të, ka thënë se ëndrra e tij është të bëhet pronar i disa klubeve të futbollit.

Superylli portugez nuk ka dhënë ende asnjë indikacion për pension dhe vazhdon të përfaqësojë vendin e tij, si dhe të luajë për Al Nassr në Ligën Pro Saudite.

Megjithatë, ai zbuloi se nuk e sheh veten në një rol trajner apo drejtori, por përkundrazi dëshiron të jetë pronar klubi.

“Nuk ka shumë kuptim të jesh drejtor klubi. Nëse mund të jem pronar i klubit, pse do të isha menaxher, drejtor sportiv apo drejtor?”, deklaroi Ronaldo për Canal 11.

“Është ëndrra ime dhe jam i bindur që do të jem pronar i klubit. Dhe do t’ju them diçka tjetër: shpresoj që të mos kem vetëm një klub, por disa”, shtoi portugezi.

Nëse ai shkon në këtë rrugë, Ronaldo do të ndiqte gjurmët e emrit të tij të famshëm brazilian, i cili zotëron shumicën e aksioneve në skuadrën spanjolle Real Valladolid.

 

 

 

Yje të tjerë ish dhe aktual të futbollit që zotërojnë aksione në klube futbolli përfshijnë David Beckham dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/

Takim pune në Malishevë për promovimin e barazisë gjinore si prioritet institucional dhe shoqëror

0

Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës organizoi një takim pune, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave të grave, organizatave Handikos, OJQ “Fatjona”, Komiteti për Komunitete, Zyra Juridike Falas dhe aktorë të tjerë institucionalë dhe shoqërorë.

Takimi kishte si fokus promovimin e barazisë gjinore dhe adresimin e sfidave të përbashkëta për krijimin e mundësive të barabarta në mjediset e punës dhe në jetën shoqërore.

“Qëllimi i takimit ishte që të kontribuojmë të gjithë për krijimin e një mjedisi ku gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë të kenë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tyre të plotë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, përcjell PrizrenPress.

Gjithashtu, në njoftim theksohet se barazia gjinore është një proces i vazhdueshëm që kërkon përkushtim dhe veprime konkrete nga të gjithë aktorët shoqërorë.

“Barazia gjinore nuk është thjesht një qëllim, por një proces i vazhdueshëm që kërkon reflektim dhe veprime konkrete”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, u bë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve shtetërore, komunale, shoqërisë civile dhe artistëve për të promovuar dhe zbatuar barazinë gjinore, duke forcuar mekanizmat përgjegjës për të arritur suksese shoqërore dhe duke krijuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë./PrizrenPress.com/

 

 

Komuna e Suharekës i përgjigjet raportimit të qytetarëve, rregullon ndriçimin publik në tri lokacione

0

Qytetarët e Komunës së Suharekës kanë paraqitur shqetësimet e tyre për mos funksionimin e ndriçimit publik në tri lokacione të ndryshme.

Për zgjidhjen e këtij problemi ata janë ankuar në platformën Ndreqe.com.

“Raportimit të qytetarëve në platformën ndreqe.com, se nuk është funksional ndriçimi publik në disa lokacione, Komuna e Suharekës i është përgjigjur me ndreqje”, thuhet në njoftimin e kësaj platforme.

 

Aty theksohet se prishjet janë raportuar për lokacionin afër shkollës “7 Marsi” përkatësisht rrugës në drejtim të gjimnazit “Jeta e Re” e QKMF-ja, pastaj tek lagja “Parku i Dëshmorëve” dhe tjetra afër sheshit të qytetit.

“Që të tria tashmë janë rregulluar. Ndreqe.com inkurajon qytetarët që të vazhdojnë edhe më tutje raportimin për problemet në kompetencë të komunës”, thuhet në platformë.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për parregullsitë në vendbanimet e tyre, teksa organet përkatëse konform mundësive po ndërmarrin veprime për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Marketing

Mungon i dëmtuari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit të Komunës së Dragashit

0
Në mungesë të të dëmtuarit D.B., ka dështuar të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren seanca në rastin ku Abdulla Selmani akuzohet se në cilësinë e referentit në Zyrën Kadastrale të Komunës së Dragashit, keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

 

Lidhur me mungesën e të dëmtuarit, avokatja e tij e caktuar me zëvendësim, Anita Qelaj ka deklaruar se i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk ka mundur të paraqitet në seancën e sotme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, seanca u shty për një ditë tjetër.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 janar 2024 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Abdulla Selmani, akuzohet se më 7 nëntor 2021, në cilësinë e personit zyrtar – referent pranë Zyrës Kadastrale të Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose të shkelë të drejtat e këtij të fundit.

Në aktakuzë thuhet se ai ka regjistruar ngastrat kadastrale: P-457, P-1478 dhe P-2138 të Zonës Kadastrale të fshatit Brezne – Komuna e Dragashit – me pronar ekzistues D.B., pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore në emrin e qytetarit H.B., duke ia lëshuar të njëjtit certifikatën e pronësisë më 7 shtator 2021, e cila certifikatë është në kundërshtim të plotë me certifikatën e pronësisë së datës 14 gusht 2018, lëshuar nga po i njëjti autoritet, qytetarit-të dëmtuarit D.B, për të vazhduar më pas, në çështjen juridiko-civile pranë Gjykatës Themelore në Prizren – Dega në Dragash, në mes të palëve D.B. dhe H.B., për çështjen kontestimore në fjalë.

Aktakuza thotë se më 2 nëntor 2021 jashtë çdo autorizimi lidhur me detyrën e tij zyrtare, i akuzuari Selmani përpiloi shpjegimin me shkrim për Gjykatën, të cilën e ka nënshkruar dhe e ka vulosur me vulën zyrtare të autoritetit kadastral, pa e protokolluar fare, ku të njëjtën ia dërgon Gjykatës, në të cilin shpjegim ka paraqitur sqarimet – arsyet e tij se përse i ka regjistruar ngastrat e lartpërmendura kadastrale nga pronari ekzistues D.B. në personin tjetër H.B.

Sipas aktakuzës, për shkak të këtyre veprimeve, të dëmtuarit D.B., i ka shkaktuar dëm në vlerën e ngastrave kadastrale prej 250 mijë euro.

Më këto, i akuzuari po ngarkohet me veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 77, par.1, nënpar.1.1, 1.2, 1,4 dhe 1.4 të Kodit Penal.

Marketing

Arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve në Prizren, sekuestrohet një veturë dhe gjësende tjera

0

Tre persona janë arrestuar të martën pasi gjatë kontrollit në veturë, shtëpi dhe objekete përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë sekuestruar 227.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 70.98 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, 2087.11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 297.32 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur, një veturë, dy peshore elektronike, tre telefona celularë, një fishekë, një kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380€ para të gatshme.

“Si rezultat i punës dhe angazhimeve policore me datë 04.02.2025 në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit në veturë, shtëpi dhe objekte përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: 227.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 70.98 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, 2087.11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 297.32 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur, një veturë, dy peshore elektronike, tre telefona celularë, një fishekë, një kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380€ para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimi tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim policor.

Marketing