Takim pune në Malishevë për promovimin e barazisë gjinore si prioritet institucional dhe shoqëror

Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës organizoi një takim pune, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave të grave, organizatave Handikos, OJQ “Fatjona”, Komiteti për Komunitete, Zyra Juridike Falas dhe aktorë të tjerë institucionalë dhe shoqërorë.

Takimi kishte si fokus promovimin e barazisë gjinore dhe adresimin e sfidave të përbashkëta për krijimin e mundësive të barabarta në mjediset e punës dhe në jetën shoqërore.

“Qëllimi i takimit ishte që të kontribuojmë të gjithë për krijimin e një mjedisi ku gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë të kenë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tyre të plotë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, përcjell PrizrenPress.

Gjithashtu, në njoftim theksohet se barazia gjinore është një proces i vazhdueshëm që kërkon përkushtim dhe veprime konkrete nga të gjithë aktorët shoqërorë.

“Barazia gjinore nuk është thjesht një qëllim, por një proces i vazhdueshëm që kërkon reflektim dhe veprime konkrete”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, u bë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve shtetërore, komunale, shoqërisë civile dhe artistëve për të promovuar dhe zbatuar barazinë gjinore, duke forcuar mekanizmat përgjegjës për të arritur suksese shoqërore dhe duke krijuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit