22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Matoshi: Të zbardhet e vërteta për Kadri Veselin!

Partia Demokratike e Kosovës, pas zyrtarizimit të Kadri Veselit në krye të saj, vështirë se mund të dërgohet në opozitë. Analisti për çështje politike, Halil Matoshi ka folur disa fjalë për të parin e PDK-së. Ai thotë se ish-shefi i SHIK-ut rrethohet me shumë enigma të cilat, sipas Matoshit, duhet të zbardhen dhe të tregohet biografia reale.

“Duke e pasur parasysh se Partia Demokratike e Kosovës tash e tre mandate është në pushtet (me koalicione) pas pavarësimit të vendit dhe një mandat para, shihet që është shndërruar në Parti-Shtet dhe është e vështirë të qohet në opozitë. Kadri Veseli vjen në krye të PDK-së si njeri i avanskenës, nga spiunazhi kështu që është pak i njohur si politikan dhe njeri, pra atë e rrethojnë shumë enigma. E për t’u ngjitur në majat e pushtetit shtetëror, ai duhet ta zbardhë së pari jetëshkrimin e tij”, thotë ai.

Më tej, Matoshit shprehet se kryetari i ri i PDK-së do të bëjë reforma në partinë, pasi që shumë zyrtarë të saj kanë hyrë nën “kontrollin” e ndërkombëtarëve.
“Natyrisht që Veseli do të mësyjë rimendimin dhe renovimin e PDK-së sepse kjo parti ka nisë të jetë nën llupën e hetuesve vendor e ndërkombëtar dhe se është në fazën kur po i humb njerëzit e vet kryesor, të cilët dyshohen për vepra kriminale. Mendoj se PDK është në teposhtën e saj të madhe dhe është nisur drejt kalimit në opozitë”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Lajmet e Fundit