Krasniqi: Vetëvendosja duhet të na bashkohet në protestë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka thënë se partia e tij nuk ka vendosur vija të kuqe për koalicion qeverisës me asnjërën parti politike, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës, subjektin nga e cila u shkëput dikur. Sipas tij, qeverisja me qytetarët do të ishte më e rëndësishme, por nëse zgjedhjet mbahen shpejt, atëherë “vija të kuqe nuk ka”.

Krasniqi po ashtu ka folur edhe për largimet e fundit të disa nëndegëve të “Nismës”, të cilat, sipas tij, kanë qenë jodemokratike. Ish-kryeparlamentari kosovar thotë se anëtarët të cilët janë larguar i kanë shërbyer më shumë partive të tjera sesa partisë amë. Sipas tij, këto largime mund të quhen edhe kontrabandime dhe manipulime me njerëz. Por, siç thotë Krasniqi, partia e tij nuk ka dashur të merret me “Vetëvendosjen”, partitë tjetër opozitare, edhe pse të ikurit e “Nismës” i janë bashkuar LVV-së.

ZËRI: Si e shihni protestën e 14 majit, a besoni se do të keni sukses pa një parti tjetër opozitare?

Krasniqi: Edhe partia tjetër opozitare do të duhej t’i bashkohej kësaj proteste sepse protesta i ka kërkesat e njëjta si më herët si opozitë e bashkuar. Kauzat nacionale ka edhe shumë probleme tjera për të protestuar. Një nga to janë keqpërdorimet me pronat shoqërore, me pronat komunale, tjetërsimi i pronave, mosfunksioni i ligjit, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, këto janë problemet për të cilat duhet të protestohet jo vetëm për kauzat nacionale.

Po ashtu kapja e shtetit është shumë e dëmshme, ku kemi edhe korrupsion dhe izolim dhe janë shenja ku kjo qeverisje duhet të dorëhiqet. Pushtetin nuk duam ta marrim me dhunë, por qytetari të vendosë për të ardhmen e tyre.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit