Shqiptari kapet me 1.360 kg hashash

Gjykata e Ibazas në Spanjë ka lënë në burg shtetasin shqiptar me iniciale H.F 36 vjeç.

Shqiptari që shihni edhe në foto u arrestua duke transportuar sasinë rekord të 1360 kilogram hashash.

Në fakt, shqiptari ishte në kërkim si dëshmitar në kuadër të hetimeve për një organizatë kriminale shqiptare që merrej me grabitjen e shtëpive luksoze në Kosta del Sol.

Por se autoritetet më tej morën informacion se nga Ibiza në Barcelonë kishte kaluar një kamion që kishte brenda sasi të madhe droge.

Policia ia bllokoi rrugën kamionit dhe zbuloi se personi i cili ishte përgjegjës për transportin e aasiësë së drogës ishte pikërisht shtetasi H.F. /Albeu.com/

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit